Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642

    Myderriz Mulla Haxhi Zeka (1832 - 1902)



    Myderriz Mulla Haxhi Zeka

    Haxhi Zeka (Haxhi Zejneli, 20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) ėshtė udhėheqės i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, luftėtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane nė Kosovė. Ishte djali i Mehmet Abedinit (Biberi) nga Shoshani dhe Zelfije Docit nga Deēani. Lindi mė 20 dhjetor nė fshatin Shoshan tė Malėsisė sė Gjakovės prej nga u shpėrngul me familjen nė Pejė. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe njė nga luftėtarėt mė tė vendosur pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė sė saj territoriale. Nė Kuvendin e parė tė Lidhjes, mė 10 qershor 1878, u zgjodh anėtar i Komitetit Qendror tė saj. Mori pjesė, si komandant ushtarak, nė krye tė forcave tė Lidhjes nė aksionin e Gjakovės, nė shtator 1878 kundėr Mehmet Ali Pashės. Krahas udhėheqėsve tė tjerė politikė e ushtarakė tė Lidhjes luftoi nė fund tė 1879-ės dhe nė fillim tė 1880-ės pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė kundėr forcave tė Malit tė Zi. Nė pranverėn e vitit 1881 mori pjesė nė betejat kundėr ushtrisė sė Dervish pashės.

    Sė bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka mė 1884-1885 udhėhoqi kryengritjet antiosmane tė shqiptarėve tė Kosovės, qė synonin tė rimėkėmbnin Lidhjen dhe tė vinin nė jetė idetė e saj autonomiste. Mė 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen qė pėrfshiu Pejėn, Gjakovėn e vise tė tjera tė Kosovės kundėr dhunės ekonomike e politike tė sunduesve osmanė. Pėr veprimtarinė e tij atdhetare, mė 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri nė vitin 1896.

    Mė 1896-1900 u vu nė krye tė luftės sė popullit shqiptar pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit. Udhėhoqi qėndresėn e armatosur popuIlore qė shpėrtheu nė Kosovė nė vitin 1897 dhe themeloi "Besėlidhjen shqiptare"(1897). Nė bashkėpunim me Komitetin Shqiptar tė Stambollit tė kryesuar nga Sami Frashėri dhe atdhetarėt e tjerė brenda dhe jashtė atdheut, Haxhi Zeka organizoi mė 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejės qė themeloi Lidhjen Shqiptare tė Pejės dhe u zgjodh kryetar i Komitetit tė saj. Nė prill-maj 1899 mori masat pėr thirrjen e njė Kuvendi tjetėr tė pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare mbajtja e tė cilit u pengua nga Porta e Lartė. Pa marrė parasysh kundėrshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive tė Mėdha e tė qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi pėrpjekjet pėr forcimin e Lidhjes gjatė gjithė vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atė.

    Mė 21.2.1902 Haxhi Zeka u vra nė Pejė pabesisht nga Adem Zajmi, njė agjent i vėnė nga qarqet shoviniste serbe, qė patėn edhe pėrkrahjen e autoritete osmane.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642


    Mulla Haxhi Zeka (1832-1902)

    Myderriz, Mulla Haxhi Zeka ėshtė shembull pėr besimtarėt, shembull pėr atdhetarėt, shembull pėr tė gjithė shqiptarėt…


    Shkruan: Mexhid Yvejsi, Gjakovė

    Myderriz, Mulla Haxhi Zeka ėshtė shembull pėr besimtarėt, shembull pėr atdhetarėt, shembull pėr tė gjithė shqiptarėt…

    Lindi nė vitin 1832, nė katundin Shoshan, tė Krasniqės, rrethi i Tropojės, Malėsia e Gjakovės.

    Emri i tij ėshtė Zenel, ndėrsa Myderriz, Mulla janė titujt e tij, siē janė edhe titujt tė tjerė tė tij: Hoxhė e Haxhi…

    Ėshtė djali i Mehmetit, tė Byberajve, qė ishte djali i Abedinit, qė ishte djali i Hysenit, burra tė Malsisė, parardhėsit e Haxhisė, qė ia zbardhi faqėn Shqipnisė…!

    Haxhi Zeka fėmijėrinė e kaloi nė Pejė tė Kosovės, sepse qė nė vitin 1835, familja e tij ishte shpėrngulur nga Malsia e Gjakovės…

    Mėsimet fillestare i kreu nė mejtep, nė Pejė. Si nxėnės, ishte njė fėmijė shėndetlig, por njė fėmijė i dalluar, pėr virtyte, pėr cilėsi, aq sa tė gjithė e kishin lakmi…Njė ditė, Hoxha i tij publikisht kishte thanė:

    "Kur tė rritet ky djal ka me ba namin
    Shtatė kralat kanė me ja ni zanin…"


    Mėsimet e larta i kreu nė Medresėn e Madhe tė Gjakovės, e cila i ka dhėnė dritė krejt Kosovės…

    Mulla Haxhi Zeka, pėrveē qė kreu studimet nė Gjakovė, aty u martue me Rukijen, tė bijėn e familjes sė njohur Canhasi tė Gjakovė dhe mė vonė shkoi nė Pejė pėr tė punuar, me atė njohuri qė kishte mėsuar, studiuar…

    Nė fillim ka shėrbye si hoxhė, imam, mėsues, nė administratėn lokale si nėpunės dhe sekretar i pronės sė familjes shumė tė pasur, Sheremeti tė Pejės, por qė janė me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovės…

    Tė gjitha kėto shėrbime edhe pse kanė rėndėsi, por nuk kanė aq rėndėsi sa ka shėrbimi i tij qė bėri pėr Kosovė, pėr Shqipni…!

    Mulla Haxhi Zeka, edhe pse ishte Myderriz, Mulla, Hoxhė, Haxhi, ky burrė trim malsorė, luftoi me pushkė n'dorė, pėr liri, pėr Shqipni…

    Ka qenė jo vetėm pjesėmarrės, por ndėr udhėheqėsit kryesor nė dy besėlidhjet shqiptare, tė cilat e zgjuan vetėdijen kombėtare, siē ishin "Lidhja e Prizrenit" (1878-1881) dhe "Lidhja e Pejės" (Besa-Besė" (1899)…

    Pėr kėto ngjarje madhėshtore, pėrveē dėshmive historike, ka edhe shumė kėngė, vargje, poezi, ku pėrmendet Haxhi Zeka, si luftėtar pėr bashkim, pėr liri…

    Poeti kombėtar, At Gjergj Fishta, vetė prift katolik, franēeskan, por pėr kėtė hoxhė, qė luftoi pėr vatan, pėr bashkim, pėr liri, pėr Shqipni, ndėr tė tjera, shkruen nė kėte poezi:

    "Dil e piqu n'Haxhi Zekėn
    Grish Kosovėn, bashko Rekėn
    Lsho kushtrimin n'Toskė e Gegė
    Mblidhu tok si kokrrat n'sheg…"

    Ndėrsa nė njė kėngė popullore me titull:

    NA KTI VENI DUHET M'I DALĖ ZOT
    (Kushtuar Myderriz Mulla Haxhi Zekės),
    Kėndohet, shkruhet e thuhet:

    N'grykė t'Pejės, more, u dhez rrfeja
    Shqiptarisė, more, ju forcue beteja.
    N'kam na u ēue, o vėllazėn, Haxhi Zeka,
    Nisi fjalė, more, shqiptarėve po u man:
    - Ngoni knena, o vllazėn shqiptarė,
    N'kit ven juve o qi u kam marrė,
    N'kit ven juve o qi u kam thirrė;
    Fjalė me dhanun, besa-Besėb me lidhė.
    Pėr me lidh-o ni Besė tė Zotit,
    M'i dal n'ball, more, o anmikut t'sodit
    si n'kohėn e Gjergj Kastriotit.
    Na kti veni duhet m'i dalė zot;
    Dy syt, more, ju mbushėn me lot.
    Atėherė Isa koka ēue n'kam:
    - Ngo mor Zekė, unė ēka po t'tham,
    I madh e i vogėl, tanė n'kam m'u ēue,
    Pėr tokė tonė kena me liftue,
    Me derdh' gjakun, more, bash si prrue!
    Kem m'u kallė tan', more, si cigare,
    s'kem me lanė anmik n'tokė shqiptare!
    Fort u gzue, more, trimi Haxhi Zekė
    Nxuerr alltin, more, paj qiti pėrpjetė:
    - Ktu koftė lidhė, more vllazėn, Besa-Besa.
    E na u nisėn trimat, more, ēeta-ēeta,
    shkon t'u pri, more, trim-o Haxhi Zeka.
    Haxhi Zeka o ni zog shqiptari
    O pėr Kosov' o n'luftė ma i pari.


    Pėr veprimtarinė e tij pėr bashkim, pėr liri, pėr njė Shqipni, Mulla Haxhi Zeka u arrestue dhe pėr disa vjet nė Stamboll u internue, por edhe pas lirimit prej internimit nuk u qetėsue, nuk u rehatue, ai vazhdoi me luftue, deri nė Mal tė Zi, pėr Plavė e pėr Gusi…

    Haxhi Zeka, pėrveē se ishte dijetar, atdhetar, luftėtar, ishte humanist, bamirės, besimtar…Si besimtar, ka vizituar Qabenė, vendet shenjta, Mekkėn dhe Medinėn, nė Arabi, ku e fitoi edhe titullin Haxhi. Me titullin Haxhi, emri i tij hyri nė histori…

    Me 16 shkurt 1902, nė Pejė, Mulla Haxhi Zeka u vra nga dora e gjakatarit, Adem Zajmi, kapiten i xhandarmerisė, qė thonė se ishte argat i Serbisė.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Shum,shum e bukur kenga.Gjithashtu dhe shkrimi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •