Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 192
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Për dasmën e synetisë shpenzon 200 mijë euro!

    Shkup, 3 gusht - Në kohën kur kriza globale ekonomike ka përfshirë gjithë botën dhe shumë njerëz ndjejnë pasojat serioze të saj, qoftë edhe gjatë përpjekjes për të siguruar nevojat elementare të jetës, disa qytetarë nuk i shmangin shpenzimet e qindra mijëra eurove për një dasmë sa më të veçantë dhe të pazakontë.
    Në fshatin Debresh të Gostivarit prej dy ditësh po organizohet një syneti, për të cilën mendohet se janë shpenzuar rreth 200 mijë euro. Grupe folklorike, këngëtarë të njohur të estradës shqiptare, madje edhe rreth 100 pehlivanë, që kanë ardhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe Maqedonia, janë vetëm disa nga aktivitetet e pazakonta të këtij organizimi. Por, këtyre shpenzimeve marramendëse i është shtuar edhe angazhimi i helikopterit, pasi babai kishte vendosur që djalin ta shëtiste me helikopter përpara synetisë.“I përshëndes të gjithë mysafirët dhe këngëtarët që kanë ardhur sonte në këtë festë të madhe. Ju përshëndes me gjithë zemër, ju falënderoj me gjithë zemër.. Ma keni bo zemrën mal, ishalla ua kthej të gjithëve për të mirë”, tha Shazo Ferati.
    Sabri Fejzullahu, Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Ermal Fejzullahu, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, ishin vetëm disa nga rreth 15 këngëtarët e ftuar në dasmën e familjes Ferati. Edhe këngëtarët ishin mjaft të kënaqur nga ky organizmin.
    “Nuk kam kënduar nëpër dasma, mirëpo sinqerisht u mahnita shumë. Nuk mund t’i them dasmë përveç se një festë shumë e madhe... një madhështi, se kisha besuar se do të jetë e llojit të tillë”, u shpreh Leonora Jakupi për Alsat-M .
    “Për mua është një dasmë shumë e veçantë e cila ndodh shumë rrallë, zakonisht kombinohemi në dasma shumë emra të ndryshme, por kështu kombinime me kaq shumë këngëtarë nuk ka pas”, theksoi Shkurte Fejza.
    Edhe pse organizuesit e dasmës nuk kanë dashur të tregojnë për shumën e shpenzuar, mendohet se shifra arrin deri në 200 mijë euro. Familja Ferati jeton në Zvicër dhe është pronare e një firme private. Por dasmat e tilla me harxhime marramendëse janë bërë zakon për këtë periudhë dy mujore verore, veçanërisht në fshatrat e Gostivarit. Pak kohë më parë në fshatin Gradec, edhe një nuse është marrë me helikopter, angazhimi i të cilit ka kushtuar mbi 30 mijë euro.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    sju paska bo edhe shtrejt

  3. #3
    Hajde **** fshatar ,hajde.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    o vella niher njeri behet sinet,me te thane edhe martohet njehere se di ?,per ata ai me martese ka shpenzuar me pak se ai qe u be sinet LOL
    (sipas meje budallaki)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Shkojne leket tek trapat
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shum harxhime jan duke u bo per dasma , tani edhe ato qe skan mjaftushem , po harxhojn shum , me shum se sa e kan xhepin.

    Nuk di si asht ne vende tjera , por mendoj se ne Maqedoni harxhohet me se shumti .

    Gostivari esht njeri nga reonet me te pasura ndoshta ne mbar shqiptarin .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    du dhe une me u ba synet .

    kush po i harxhon 200 mije euro per mua , se behem synet une ?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Shum harxhime jan duke u bo per dasma , tani edhe ato qe skan mjaftushem , po harxhojn shum , me shum se sa e kan xhepin.

    Nuk di si asht ne vende tjera , por mendoj se ne Maqedoni harxhohet me se shumti .

    Gostivari esht njeri nga reonet me te pasura ndoshta ne mbar shqiptarin .

    Kane tradit pastiçerin ...me kan thene qe i mbani dhe per shume qeflinj
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Shkojne leket tek trapat : p
    E po trapi gjo e modhe

    Kot ska kushtu 200 mije Euro

    Po brisku besoj se prej florini do ket qen
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  10. #10
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Genjeshter , nga ato qe vetem gogolat i hane.

    Posi jo mer , fshatari , cuditerisht miliarder , po harxhoka 200 mije euro per synetin e djalit.

    60 mije euro shpenzoi vajza e sulltanit te bruneit per datelindjen e saj , e babai i saj ka aq lek sa per te blere tere maqedonine bashke me fshatarin e kamur te saj

    pallavra

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •