Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Familja Libohova

    Historia e panjohur e njė prej familjeve mė tė mėdha dhe mė tė famshme tė Shqipėrisė dhe pinjollėt e saj qė mbajtėn funksione tė larta nė Perandorinė Osmane

    Familja e famshme Libohova qė sundoi Janinėn pėr 200 vjet

    Dashnor Kaloēi

    Babai im Ihsan Libohova, i cili kishte mbaruar shkollėn fillore dhe atė unike nė Stamboll dhe Korfuz dhe ishte diplomuar pėr Drejtėsi e Shkencat Politike nė Sorbonė e Romė, kur u kthye nė Shqipėri drejtoi gazetėn "Tirana" dhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut ai shėrbeu pėr shumė vjet si prefekt i klasit tė parė nė Pogradec. Pas kėsaj pėr punėn e mirė qė kishte bėrė nė Pogradec, Zogu e solli nė Ministrinė e Brendshme nė Tiranė duke e emėruar si Drejtor tė pėrgjithshėm pėr Bashkitė dhe Komunat nė atė digaster. Ndonėse pas pushtimit fashist tė vėndit, babai im nuk pranoi qė tė shėrbente pėrsėri nė administratėn shtetėrore, por u mbyll nė shtėpi duke u marrė vetėm me studime, nė nėntorin e vitit 1944, ai u arrestua nga forcat partizane tė cilat na nxorrėn edhe ne nga shtėpia duke na e sekuestruar tė gjithė atė vilė ku sot ndodhet rezidenca e ambasadės sė Maqedonisė".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn". ėshtė 60-vjeēari Servet Libohova, njė nga pasardhėsit e familjes sė famshme Libohova, e cila njihet e konsiderohet si njė nga familjet mė tė vjetra dhe mė tė pasura gjatė gjithė historisė sė Shqipėrisė. Po cila ėshtė e kaluara dhe origjina e familjes Libohova, cila ka qenė pozita shoqėrore e politike qė ka pasur ajo familje qė nga viti 1403 kur ėshtė njohur pėr herė tė parė e deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar? Cilėt kanė qenė burrat mė nė zė qė ka nxjerrė ajo familje, ēfarė funksionesh dhe postesh patėn mbajtur ata nė periudhėn e perandorisė osmane dhe mė pas me krijimin e shtetit tė ri shqiptar? Cili ka qenė qėndrimi i saj politiko-shoqėror gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut dhe pėrse regjimi komunist i Enver Hoxhės e persekutoi nė mėnyrėn mė barbare atė familje tepėr tė njohur, duke i pushkatuar, burgosur dhe internuar pasardhėsit e saj deri nė vitin 1990 ?

    Kush ishte Ihsan Libohova

    Pas Mufid bej Libohovės i cili ka qenė dhe njė nga pinjollėt mė tė famshėm tė familjes Libohova, apo siē ėshtė njohur ndryshe familja e "Asllan Pashėllinjve", nga ajo derė e njohur kanė dalė edhe shumė burra tė mėnēur tė cilėt u shkolluan dhe diplomuan nė universitetet mė prestigjoze tė Lindjes e Perėndimit, tė cilėt mė pas u kthyen nė Shqipėri duke dhėnė kontributin e tyre nė tė gjitha funksionet e detyrat qė iu ngarkuan nė administratėn e lartė tė shtetit shqiptar qė nga qeveria e parė e Ismail Qemalit, ashtu dhe gjatė viteve tė Monarkisė. Ndėr ata pasardhės tė asaj familje, pas Mufid bej Libohovės, janė tė njohur edhe Servet bej Libohova, Ekrem bej Libohova, Maliq bej Libohova, Asaf bej Libohova, Dr, Shefqet bej Libohoha, Ihsan bej Libohova, Ajet bej Libohova, Enver bej Libohova, Neki bej Libohova, si dhe dy vėllezėrit binjakė Kapllan dhe Arsllan Libohova. Lidhur me jetėn, shkollimin dhe karrierėn e njėrit prej pinjollėve tė kėtij fisi tė njohur, tė quajtur Ihsan Libohova, i cili gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut shėrbeu nė administratėn e lartė tė shtetit shqiptar, i biri i tij, 60-vjeēari Servet Libohova, dėshmon: "Babai im, Ihsani, u lind nė vitin 1901 nė qytezėn e vogėl tė Libohovės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė. Mėsmiet e para tė shkollės fillore ai i mori nė qytetin e Gallatasarait nė Turqi dhe mė pas ndoqi shkollėn e mesme nė gjimnazin francez tė Korfuzit. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme me rezultate tė shkėlqyera, Ihsani u dėrgua pėr tė ndjekur studimet e larta nė Francė, ku dhe u diplomua shkėlqyeshėm nė degėn e Jurisprudencės pranė Fakultetit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Sorbonės. Pas diplomimit, Ihsanit, i propozuan qė tė punonte si pedagog pranė atij universiteti, por ai nuk pranoi dhe u kthye nė Shqipėri. Ihsani nuk qėndroi mė shumė se njė vit nė Shqipėri, pasi iku pėrsėri nė Itali, ku pėr katėr vjet me rradhė ai ndoqi studimet nė fakultetin e Shkencave Politike pranė universitetit tė Romės. Pas kėsaj, aty nga viti 1930, babai u kthye nė Shqipėri pasi kishte mbrojtur dy doktorata dhe njihte shkėlqyeshėm disa gjuhė tė huaja.

    (..vijon)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    vazhdimi...

    DOSSIER II

    Dėshmia e 60-vjeēarit Servet Libohova, pinjollit tė familjes sė famshme gjirokastrite, e cila i dha Shqipėrisė shumė politikanė, diplomatė e burra tė tjerė tė shquar qė u diplomuan nė Perėndim

    Ihsan Libohova, studenti i Sorbonės qė punoi si hamall nė Zallin e Kirit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė familjes sė madhe Libohova, e cila njihet dhe konsideriohet njė prej familjeve mė nė zė dhe mė tė vjetra nė tė gjithė historinė e Shqipėrisė. Sipas shumė dokumenteve tė zbuluara kohėt e fundit nė arkivat e Ministrisė sė Vakafeve tė Stambollit, si dhe studjuesve tė huaj, turq, grekė e italianė, ėshtė bėrė e mundur qė tė hartohet e gjithė pasqyra e pemės gjenealogjike e kėsaj familje tė vjetėr shqiptare. Po kėshtu nė pėrpilimin e asaj peme gjenealogjike, janė shfrytėzuar edhe studimet e profesorit tė famshėm tė historisė, Azmi bej Janina, (kushėririt tė afėrt tė familjes Libohova, i cili ka shėrbyer edhe si prefekt nė Stamboll) si dhe kujtimet nė dorėshkrim tė Mufid bej Libohovės, njėrit prej pinjollėve mė tė famshėm tė kėsaj familje, i cili qė nga viti 1912 pati shėrbyer si Ministėr i Brendshėm, i Jashtėm dhe i Financave ne qeveritė shqiptare tė atyre viteve. Sipas tė gjithė kėtyre dokumentave, tė cilat u mblodhėn dhe u sistemuan prej Ajet Libohovės nė vitet '40, stėrgjyshi i parė i kėsaj familje ka qenė Miko Sqyfteri, i cili rreth vitit 1403 pati shėrbyer si mbikėqyrės i rrugės qė kalonte nėpėr Elbasan. Mė pas djali i tij, ndėrroi fenė dhe u shėndrua nė myslyman dhe nipi i tij, Alush agai, pasi u pasurua nė Maqedoni erdhi dhe u vendos nė qytezėn e Libohovės nė rrethinat e Gjirokastrės. Qė nga ajo kohė e deri nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar, shumė nga pinjollėt e kėsaj familje tė njohur si "Asllan Pashėllinjtė, u pasuruan dhe mbajtėn funksione tė larta nė perandorinė osmane dhe nė shtetin e ri shqiptar tė krijuar pas shkėputjes nga Turqia.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Gjatė kohės qė babai ishte me studime nė degėn e Shkencave Politike tė universitetit tė Sorbonės nė Francė, ai kishte miqėsi tė ngushtė me intelektualin e famshėm francez Daladje, i cili mė pas u zgjodh pėr disa mandate me rradhė nė postin e kryeministrit tė Francės. Pasi u kthye nė Shqipėri aty nga mesi i vitit 1930, babai im, Ihsan Libohova, i cili ishte diplomuar dy herė duke mbrojtur doktoraturat nė Sorbonė dhe Romė, u vendos nė Tiranė ku hapi njė gazetė tė pavarur tė cilėn e titulloi "Gazeta e Tiranės", kujton 60 vjeēari Servet Libohova, lidhur me babanė e tij, Ihsanin, i cili nė fundin e viteve '20, u diplomua nė universitetet e Sorbonės dhe Romės

    Libohovitėt e diplomuar nė Itali
    Po kėshtu pėrveē Ihsan Libohovės, edhe tre vėllezėrit e tij: Enveri, Asafi dhe Shefqeti, u diplomuan nė universitetet e Perėndimit. Lidhur me kėtė dhe karrierėn e tyre profesionale nė vitet qė pasuan, Servet Libohova dėshmon: "Ashtu si babai, edhe tre vėllezėrit e tij, studjuan dhe u diplomuan nė universitetet italiane. Enveri u diplomua pėr Agronomi nė universitetin e Bolonjės, ndėrsa xhaxhai tjetėrm Asafi, u diplomua pėr Jurisprudencė nė universitetin e Romės. Po kėshtu edhe xhaxhai tjetėr, Shefqeti, u diplomua dhe u doktorua nė Drejtėsi pranė universitetit tė Romės dhe mė pas kur erdhi nė Shqipėri, u mor me avokati. Nga tė tre xhaxhallėrėt e mi qė u diplomuan nė Itali, vetėm Asafi nuk u kthye mė nė Shqipėri pas diplomimit, pasi ai qėndroi nė Romė ku jetoi deri sa vdiq nė vitet '60. Ndryshe nga tre vėllezėrit e tij qė u morėn me avokati e agronomi, babai im. Ihsani, e vazhdoi karrierėn e tij duke punuar nė administratėn e lartė tė shtetit shqiptar. Kėshtu pas disa kohėsh qė babai punoi nė drejtimin e gazetės "Gazeta e Tiranės", ai u thėrrit nga Mbreti Zog dhe u caktua me detyrėn e nėnprefektit tė Pogradecit. Pas katėr vjetėsh qėndrimi nė Pogradec, nė atė detyrė ku Ihsani la njė emėr tė mirė, Mbreti Zog e thėrriti pėrsėri nė Tiranė dhe e emėroi me detyrėn e Drejtorit tė Bashkive dhe Komunave pranė Ministrisė sė Brendshme. Nė atė detyrė babai shėrbeu pėr vite me rradhė dhe aty nga viti 1937, ai u martua me nėnėn tonė, Fazilet Vėrlacin, tė bijėn e politikanit e deputetit Shefqet Vėrlaci i cili nė fillimin e viteve '40 u bė kryeministėr i Shqipėrisė. Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia, babi nuk pranoi qė tė shėrbente mė nė administratėn e shtetit shqiptar tė asaj kohe. Kėshtu gjatė gjithė periudhės sė pushtimit fashist tė vėndit, Ihsani, nuk u mor me asnjė punė shtetėrore, por u mbyll nė shtėpinė e tij duke u marrė vetėm me studime. Gjatė atyre viteve familja jonė, hyri dhe banonte nė vilėn e re, (aty ku sot ėshtė rezidenca e ambasadės sė Maqedonisė) tė cilėn babai me nėnėn kishin filluar ta ndėrtonin aty nga fundi i vitit 1937, pasi kishin blerė tokėn-truall. Pėr ndėrtimin e asaj vile ata shpenzuan kursimet e tyre nga pasuria qė kishin trashėguar nga prindėrit, si dhe trashėgiminė financiare tė gjyshes sonė Qanie Libohova (Toptani)", kujton Servet Libohova, lidhur me karrierėn e babait tė tij Ihsanit, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, si dhe tė tre xhaxhallarėve qė ishin diplomuar nė Itali.

    Dėnimi i Ihsanit nė Gjyqin Special
    Po cili ishte fati i Ihsan Libohovės, i familjes dhe i vėllezėrve tė tij, pas mbarimit tė Luftės dhe ardhjes sė komunistėve nė pushtet? Lidhur me kėtė, Servet Libohova dėshmon: "Aty nga nėntori i vitit 1944, kur akoma nuk kishte mbaruar Lufta, vila ku banonte asokohe familja jonė u rrethua e gjitha nga forca tė shumta partizanėsh. Pas kėsaj, 17 prej tyre tė armatosur me automatikė, hynė brenda me zhurmė tė madhe duke na trembur ne fėmijėve tė vegjėl. Nė atė kohė aty ndodhej, babai, nėna, si dhe unė me dy motrat: Seresi e Vesta, tė cilat ishin pak mė tė mėdha se unė. Partizanėt sapo hynė brenda, arrestuan babanė dhe ne na nxorrėn menjėherė nga shtėpia vetėm me rrobat e trupit, duke na thėnė qė tė shkonim ku tė donim. Pasi na e sekuestruan tė gjithė shtėpinė e madhe me tė gjitha mobiljet e plaēkat qė ndodheshin brenda, unė me nėnėn dhe dy motrat mbetėm nė mes tė katėr rrugėve pa ditur se ku tė shkonim. Ne mundėm qė tė nxirrnim nga shtėpia vetėm disa plaēka dhe kjo gjė u bė e mundur vetėm pasi paguam njėrin nga partizanėt qė kishte gradėn e kapitenit, i cili ishte ngarkuar qė ruante shtėpinė. Nė atė kohė qė ne na nxorrėn nga shtėpia, vilėn tonė tė madhe ia dhanė Presidentit tė Shqipėrisė, Omer Nishanit dhe gruaja e tij fisnike qė ishte me origjinė austriake, u thoshte shpesh njerzve qė shėrbenin aty: "Kujdes, ruajeni kėtė shtėpi se ėshtė e huaja dhe njė ditė do tė vi pėrsėri ta marri pronari i saj". Ndėrsa babai ndodhej nė burgun e Tiranės, ne na hapi derėn dhe na strehoi familja njohur tiranase Tufina, tė cilėt u treguan shumė bujarė me ne dhe nuk donin t'ja dinin fare se komunistėt na kishin cilėsuar si familje reaksionare. Ndėrsa babai doli nė Gjyqin Special dhe u dėnua me dhjetė vjet burg, ne si familja qėndruam tek Tufinat, deri aty nga viti 1956 kur na hoqėn nga Tirana. Babai e vuajti dėnimin nė kampet e tmershme tė Kėnetės sė Maliqit dhe nė Beden tė Kavajės, e mundi tė lirohej qė andej vetėm nė vitin 1950, duke pėrfituar nga disa amnisti qė u dhanė asokohe pėr tė dėnuarit politik. Gjatė kohės qė ishte nė burg, babai u sėmur rėndė dhe mundi tė shpėtonte nga vdekja, vetėm nė saj tė Dr. Zymės, i cili mori pėrsipėr operimin e tij. Pas daljes nga burgu babai punoi si punėtor me lopatė duke bėrė llaē nė ndėrrmarjen e ndėrtimeve "Muhamet Gjollesha", ku paguhej shumė pak dhe gjatė gjithė atyre viteve ne mbetėm nė gjėndje tė mjerueshme ekonomike. Asokohe ne jetonim me ato pak tė ardhura qė na kishin mbetur pa na i sekuestruar dhe duke shitur ato pak plaēka qė kishim mundur qė tė nxirrnim nga shtėpia nė vitin 1944 kur na e sekuestruan. Hakmarrja e komunistėve nuk mbaroi vetėm me familjen tonė, por ata i vazhduan goditjet edhe ndaj vėllezėrve tė babait tim, si dhe shumė familjeve tė tjera tė fisit Libohova. Kėshtu pas dėnimit tė babait, nė vitin 1946, komunistėt arrestuan xhaxhanė tim, Dr. Shefqet Libohovėn, i cili ishte diplomuar pėr Drejtėsi nė Romė. Ndonėse Shefqeti ishte plagosur nė demostratat e rinisė antifashiste gjatė Luftės, atė e akuzuan pėr tentativė arratisje dhe e dėnuan nė fillim me vdekje dhe mė pas me 101 vjet burg. Shefqeti vdiq nė burgun e Burrelit dhe nuk la asnjė fėmijė, pasi nuk ishte i martuar. Para arrestimit tė Shefqetit, komunistėt kishin ekzekutuar edhe kushėririn e parė tė babait, Xhevat Libohovėn, i cili kishte mbaruar Akademinė Ushtarake nė Itali. Po kėshtu nė ato vite u arrestua dhe u dėnua edhe kushėriri tjetėr i yni, Elmaz Myfid Libohova, i cili kishte mbaruar Liceun e Korēės dhe kur studjonte atje, i jati i tij, ia kishte lėnė nėn kujdestari Enver Hoxhės. Elmazi me gjithė familjen e tij jetoi deri vonė i internuar nė fshatin Tresh tė Lezhės dhe kur vdiq, e varrosėm vetėm unė me babanė tim, Ihsanin", kujton Servet Libohova lidhur me dėnimin e babait tė tij, Ihsanit si dhe me persekutimin e shumė familjeve tė tjera tė fisit Libohova.

    Si na ndihmuan familjet shkodrane
    Aty nga viti 1956, familjen Libohova e hoqėn nga Tirana dhe e internuan nė qytetin e Shkodrės. Lidhur me kėtė dhe qėndrimin e asaj familje nė atė qytet, 60-vjeēari Servet Libohova dėshmon: "Me ndihmėn e mikut tė familjes sonė, Hamit Tafilicės, ne mundėm qė tė sistemoheshim nė qytetin e Shkodrės, duke u vendosur nė njė shtėpi me qera nė Rrugėn "Luigj Gurakuqi". Asokohe mezi e rregulluam qė tė shkonim nė qytetin e Shkodrės, pasi ai qytet lakmohej shumė nga familjet e internuara, duke u konsideruara si parajsė, nė krahasim me qytetet e tjera tė Shqipėrisė ku i dėrgonin familjet e internuara. Gjatė asaj kohe qė ne shkuam nė qytetin e Shkodrės, familja jonė mbeti shumė keq nga gjėndja ekonomike dhe si fillim ne mundėm tė jetonim duke siguruar vetėm bukėn e gojės, nė saj tė punės sė nėnės sonė e cila qepte xhamadanė pėr familjet malėsore. Ato xhamadanė qė qepte nėna, dilte dhe i shiste e zonja e shtėpisė ku banonim ne, por pėrsėri gjendja jonė ekonomike mbetej mjaft e vėshtirė. Pas kėsaj babai mezi mundi qė tė fillonte punė duke u marrė me shtrimin e rrugėve me gurė dhe mė pas si hamall, duke ngarkuar e shkarkuar makinat me zhavorr nė Zallin e Kirit.

    Nė atė punė babai punoi deri aty nga viti 1963 kur mbushi moshėn e pensionit, por atė pension qė ia garantonte ligji, atij nuk ia dhanė asnjėherė, duke e lėnė pa asnjė tė ardhur. Po kėshtu dhe ndonjė ndihmė finaciare nė dollarė qė na vinte asokohe nga familja e nėnės sonė (Vėrlaci) qė jetonte nė Itali, shteti na i thyente me njė kurs shumė tė vogėl. Por gjatė gjithė atyre 35 vjetėve qė familja jonė jetoi nė qytetin e Shkodrės, pati njė ndihmė mjaft tė madhe morale nga shumė familje shkodrane, si ajo e Uran Anamalit, Hamza Dervishit, Rauf Ēangės, Pjerin Prek Dedės (Axhės), Flamur Selmanit, Eduart Pėrjakut, Njazi Mukės, Leopol Shkrelit, Malo Dervishit, Xhevat Hajdarit etj. Pas daljes nga burgu babai u vetėizolua nė shtėpi dhe aty vinin dhe e vizitonin disa nga miqtė e tij mė tė ngushtė, si Dom Injac Dema, Hamit Tafilica dhe profesori i matematikės Muhamet Hoxha, i cili ishte diplomuar nė Francė. Tė tre kėta intelektualė tė njohur qė babai i konsideronte si njerėz tė mrekullueshėm, nuk ia ndanė asnjėherė Ihsanit dhe iu gjetėn atij nė ditėt mė tė vėshtira", e pėrfundon rrėfimin e tij, 60-vjeēari Servet Libohova, pinjolli i njėrės prej familjeve tė tė vjetra dhe mė tė famėshme nė tė gjithė historinė e Shqipėrisė, e cila u persekutua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Ashtu si i gjithė fisi i tij, edhe Servet Libohova, gjatė viteve tė internimit nė qytetin e Shkodrės, mundi qė tė punonte vetėm si hamall nė Stabilimentin e Sharrave, apo siē njihet ndryshe nga shkodranėt si "Fabrika e shaljanėve".

    1. Marash Vata, i Shkrelit 14-15 dhjetor 2001
    2. Mehdi Frashėri, kryeministėr 7-8-9-10 janar 2002
    3. Nasuf Bej Novosela, Kolonjė 11-12 janar 2002
    4. Margilajt e Trieshit, Tuz 25-26 shkurt 2002
    5. Eshref Boēari, Vlorė 2-3 mars 2002
    6. Filip Ēeka, Shkodėr 9-10 mars 2002
    7. Javer Bej Hurshiti, Gjirokastėr 16-17 mars 2002
    8. Gjin Pjetėr Pėrvizi, Kurbin 23-24 mars 2002
    9. Familja e Isa Boletinit, Kosove 26 mars 2002
    10. Familja Dema, Dibėr 22-23 qershor 2002
    11. Familja Kokoshi, Vlorė 2-3 korrik 2002
    12. Familja Pustina, Dibėr 9-10 korrik 2002
    13. Familja Mul Bajraktari, Shkodėr 26-28 gusht 2002
    14. Familja Benussi, Shkodėr 6-7 shtator 2002
    15. Familja Dibra, Dibėr e Madhe 10-11 shtator 2002
    16. Familja Bezhani,Vlorė 7-8 tetor 2002
    17. Familja Ndreu, Dibėr 25-26-28 tetor 2002
    18. Familja Metalia, Tropojė 22-23 nėntor 2002
    19. Familja Hobdari, Tiranė 10-11 dhjetor 2002
    20. Familja Sefa, Lushnje 23-24 dhjetor 2002
    21. Familja Fratari, Mallakastėr 9-10 janar 2003
    22. Familja Klosi, Mallakastėr 15-16 janar 2003
    23. Familja Derralla, Tetovė 18- janar 2003

    ------

    Gazeta Shqiptare
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    DOSSIER

    Historia e gruas sė Mufid bej Libohovės, ministėr i Brendshėm nė kabinetin e Ismail Qemalit. Dėshmia e nipit tė tij, Mufidit tė ri qė tregon persekutimin e familjes Libohova

    Ollga Schweizer, danezja qė shpėtoi 100 burra tė Libohovės
    Pasi jetoi pėr 5 muaj nė stallėn e lopėve, Ollga u internua nė Shijak. E braktisur nga familjarėt dhe e ndarė nga djali qė ndodhej nė burg (ndėrsa djali i madh, Kemali, ishte konsull nė Bari), danezja punonte nė fushat misrit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    Njė histori e vėrtetė dashurie. Kėshtu e kanė pasė quajtur mė parė e kėshtu e mbajnė mend edhe sot banorėt e Libohovės, ēiftin Mufid dhe Ollga Libohova, danezen qė erdhi nuse nė fshatin e tyre. Tė tjerė e tregojnė Ollga Schweizer, tė huajėn qė u shua nė Shqipėri, njė grua tė fortė qė ka shpėtuar 100 libohovitė nga pushkatimi, ndėrsa rrėfejnė me dhimbje historinė e tmerrshme tė pas vitit 1944, qė e pasoi gruan e ish-ministrit tė Brendshėm tė Ismail Qemalit.

    Kampe internimi, punė nė fusha misri dhe presioni psikologjik e ndoqėn danezen qė u quajt "gruaja e Libohovės" pėr shumė vite me radhė. Nipi i Mufid bej Libohovės, Mufiti i ri tregon pėr "Gazetėn Shqiptare" tė gjitha vuajtjet dhe historinė e hidhur tė gjyshes sė tij, vuajtje tė cilat i pėsuan mė pas edhe pasardhėsit e familjes bejlere Libohova.

    Danezja shqiptare
    Madamė Ollga kish lindur mė 1886-n nė Danimarkė. I ati i saj ishte ushtarak dhe gjatė luftės me rusėt e bardhė u detyrua tė ikte, duke zgjedhur Parisin si vendqėndrimin e tij tė ri. Ollga, si vajzė e re dhe e dhėnė pas artit, zgjodhi tė studiojė pėr piano e, si pasojė, i ati e dėrgoi nė Stamboll. E Turqia u bė shkaku i njohjes sė Mufidit me studenten, dashuri e cila e solli danezen Ollga nė Shqipėri. "Ka qenė fundviti 1908 fillimviti i 1909-s kur gjyshi me gjyshen mbėrritėn nė Shqipėri. Qė prej asaj kohe madamė Ollga nuk u largua mė nga vendi i bashkėshortit tė saj", thotė Mufid Libohova (i riu). Ish-ministri i Brendshėm kishte njė djalė me gruan e parė, Malikun, ndėrsa me Ollgėn pati njė tjetėr djalė qė u quajt Elmas. Fatkeqėsisht historia mes beut nga Libohova dhe danezes Ollga u mbyll shpejt. Nė vitin 1927 Mufid bej Libohova ndėrroi jetė, por kjo nuk e ndau Ollgėn nga vendi ku jetoi pėr shumė vjet me bashkėshortin, Shqipėrinė. "Frenat e shtėpisė i mori zonja Ollga, tė cilėn tė gjithė ne e donim jo si gruan e Mufidit, por si pjesėtare tė fshatit tonė", na thotė njė banor i vjetėr i Libohovės.

    Garancia e gjermanėve
    Nė fillim tė vitit 1944, kur gjermanėt kontrollonin pothuaj tė gjitha zonat e vendit, Libohova ruhej vetėm nga dy roje. Duke njohur gjuhėn gjermane, Ollga Schweizer hyri nė bisedime me gjermanėt, duke i bindur se fshati nuk kishte tė bėnte me partizanėt. Deri nė muajin maj tė po atij viti Libohova mbeti si njė ishull i paprekur. Gjatė asaj kohe fshatarėt mbanin me bukė edhe ndonjė partizan fshehurazi. Nė operacionin e qershorit u prek edhe Libohova. Dikush spiunoi se nė fshat mbahej njė partizan i plagosur. Pas njė kontrolli tė befasishėm nė shtėpinė e kallėzuar, ai u gjet. Tė nesėrmen Libohova u mbush me ushtarė, tė cilėt i nxorėn tė gjitha familjet te rrapi i madh nė qendėr tė fshatit. Kapiteni gjerman, pasi bėri prezent arsyen e prezencės sė tyre nė fshat, e urdhėroi skuadronin tė pushktonte 100 burra. "Edhe sot burrat mė tė vjetėr tė Libohovės na e tregojnė se si gjyshja ime, zonja Ollga, hyri mes 100 burrave qė do tė pushkatoheshin dhe skuadronit, duke e kėrcėnuar oficerin se, nėse ai do t'i vriste burrat, mė parė do t'i duhej tė qėllonte mbi tė", thotė Mufidi (i riu), duke shprehur me krenari veprimin e sė gjyshes. Si pasojė e ndėrhyrjes sė danezes, 100 burrat shpėtuan, ndėrsa dėnimi ishte djegia e fshatit. Pas ēlirimit, pikėrisht nė vitin 1945, me urdhėr tė Petrit Dumes, familja e Mufid Libohovės duhej tė shpėrngulej nė njė stallė lopėsh, ku ndenji pėr 5 muaj radhazi. "Atėherė librat mė me rėndėsi tė gjyshit i morėn, ndėrsa i detyruan gratė e Libohovės qė t'i nxirrnin kazanėt e rrobave nė sheshin kryesor e zjarrin ta bėnin me librat tanė. Biblioteka jonė ka pasur 2500 volume, si dhe dokumente tė rėndėsishme historike nga koha e marrėdhėnieve me Turqinė.

    Persekutimi i gjatė i bejlerėve
    Pasi jetoi pėr 5 muaj nė stallėn e lopėve, Ollga u internua nė Shijak. E braktisur nga familjarėt dhe e ndarė nga djali qė ndodhej nė burg (ndėrsa djali i madh, Kemali, ishte konsull nė Bari), danezja punonte nė fushat misrit. Djali i Ollgės me Mufidin, Elmasi, nė '45-n u kthye nga Italia, ku kryente studimet, duke shpresuar pėrmirėsimin e situatės. Teksa ishte strehuar nė njė prej hoteleve mė nė zė nė kryeqytet e njihej me gjendjen nė vend, ai u arrestua me tri akuza: tentativė pėr arratisje, axhitacion e propagandė dhe grup armiqėsor, duke u dėnuar me 11 vjet burg. Qė pas vitit 1949 deri mė 1958-n Ollga jetoi e internuar nė fshatin Tresh tė Lezhės. Pas daljes sė tė birit nga burgu, danezja jetoi disa kohė me tė nė fshat. Nė dhjetor tė kėtij viti ajo vdiq nė moshėn 77-vjeēare dhe u varros nė fshatin Zejmen tė po atij qyteti. Nga punėt e rėnda edhe i biri i saj, Elmasi, vdiq nė vitin 1977. Nė atė kohė gruaja e tij ndodhej nė hetuesi tė Lezhės. Pėr kėtė ngjarje Mufidi i ri kujton: "Babai punonte nė fushė me tensionin 28. Plus sėmundjes, babain e tronditi edhe marrja nė hetuesi e nėnės sime, e cila u akuzua dhe dėnua me 5 vjet heqje lirie se gjoja paska thėnė qė dikur ka pasur 30 dele. E kjo nuk ishte aspak e vėrtetė, pasi familja jonė nuk e kishte zakon tė tregonte ē'kishte e kjo mbi tė gjitha pasi na njihnin tė gjithė shumė mirė".

    Nga martesa e Elmasit lindėn tre djem: Enveri, Kemali dhe Mufidi (i riu). Persekutimi vazhdoi deri te nipėrit e ish-ministrit tė Brendshėm, Mufid bej Libohovės, qė mė pas mori dhe postin e ministrit tė Jashtėm e atė tė Financave. I riu tregon se nga viti 1985 deri nė vitin 1987 ėshtė ndaluar dy herė. "Nė vitin 1990 arriti dhe pika kulminante. U arrestova nga Zef Loka dhe pėr njė muaj ndiqesha ng pas. Nuk e dija se ē'do tė bėhej me mua, dėgjoja vetėm se e kishin me ne, me atė shtresė e cila pėr pushtetin e atėhershėm paraqiste probleme. Nuk e di se si kam shpėtuar nga ajo "valle" e vdekjes", shprehet Mufidi i ri, ndėrsa ende kur kujton atė kohė pėrshkohet nga era e keqe qė s'i ikėn dot nga mendja. Me gruan e tij u martua tė premten, ndryshe nga zakoni ynė, ndėrsa tė hėnėn i hipi avionit pėr nė Austri. Nga vendi i ftohtė Mufidi i ri u kthye vetėm para pak javėsh, pėr t'u rikthyer sėrish atje. Ollga Libohova dhe djali i saj, Elmasi, prehen nė kodrat e buta tė Tufinės. Vetėm nė vitin 2001 u bė e mundur tėrheqja e eshtrave tė nėnės e tė birit nga Zejmeni i Lezhės. Varri i tyre ėshtė rrethuar me njė gardh tė ulėt e kjo vetėm nga halli. Mufidi na tregon se familja e tyre nuk donte kurrė ta rrethonte varrin, pasi ata gjithė jetės kanė marrė frymė brenda telave me gjemba, por kėtė e bėnė qė lopėt e bagėtitė tė mos e shkatėrronin mė varrin e Ollgės dhe tė Elmasit. Tė paktėn ata tė pushojnė nė paqe pas kaq shumė vjetėsh. Kjo pra ėshtė historia e shkruar shkurt e familjes sė Mufid Libohovės, ish-ministrit tė Brendshėm tė Ismail Qemalit, dhe familjes sė tij, mes vuajtjeve, problemeve dhe persekucionit qė i ndoqi edhe pas vdekjes.


    Gazeta Shqiptare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja cfar thote kjo pjestarja Familjes Libohova mes tjerash:

    ""Atėherė librat mė me rėndėsi tė gjyshit i morėn, ndėrsa i detyruan gratė e Libohovės qė t'i nxirrnin kazanėt e rrobave nė sheshin kryesor e zjarrin ta bėnin me librat tanė. Biblioteka jonė ka pasur 2500 volume, si dhe dokumente tė rėndėsishme historike nga koha e marrėdhėnieve me Turqinė. ""


    Tmerr.. cfare masakre historise tone..

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Myfid bej Libohova
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 04:24
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •