Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Engjėll Koliqi

    Tė nderuar miq!

    Kjo ėshtė kopertina e librit tim tė ri qė doli nga shtėpia botuese 'Rugova Art'. Libri u promovua nė 5-6 Qershor nė Lecco tė Italisė dhe titullohet 'Ylli i Dardanisė rrezaton tokė e qiell'. Njė monografi kushtuar tė madhes Nėnė Terezė.

    Nderime e pėrqafime Engjėll Koliqi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 11-06-2010 mė 08:51 Arsyeja: Shkronjat e mėdha nė internet konsiderohen si 'ulėrima'.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482
    Urime.
    Ku mund te gjehet libri,se mbase dhe e lexojm.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Engjell Koliqi

    Ju falenderoj tė gjithė ju, qė ishit pjestarė nė kėtė libėr.

    Nderime,
    Engjėlli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 11-06-2010 mė 08:53 Arsyeja: Pėrse e shikon tė arsyeshme tė ulėrish?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Urime z. Koliqi !!

    Faleminderit pėr kėtė libėr me kaq vlera!!!

    Uroj qė sė shpejti t'u kemi dhe nė mesin tonė pėr njė aktivitet promovues tė kėsaj vlere siē ishte nėnė Tereza.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 11-06-2010 mė 08:56

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Nė Manifestimin Kulturor, Me Rastin E 100 Vjetorit Tė Lindjes Sė Nėnė Terezės,

    NĖ LECCO TĖ ITALISĖ U PROMOVUA DHE U VLERĖSUA I MREKULLUESHĖM LIBRI PUBLICSTIK I ENGJĖLL KOLIQIT
    “YLLI I DARDANISĖ RREZATON TOKĖ E QIELL” (5-6-qershor 2010)


    Pėr kėtė kremte tė madhe kushtuar letėrnjoftimit tonė nė botė – Nėnė Terezės, kishin ardhur bashkėkombasė tanė nga vise tė ndryshme tė Italisė, nga vende tė shumta europiane dhe mysafirė nga Shqipėria, nga Kosova e nga Mali i Zi. Nė promovimin e librit folėn: Don Dr Lush Gjergji – biografi numėr njė i Nėnė Terezės, i cili pėr Te ka shkruar 15 libra, Gjon Ballabani – profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe dhe Brunilda Boēova – shkrimtare e mirėnjohur nga Fieri, me 13 libra tė botuar.

    Shkruan: Beqir CIKAQI
    Treviso, qershor 2010

    Nė fundjavėn e parė tė qershorit – tė shtunėn dhe tė dielėn e 5 dhe 6 tė kėtij muaji, nė Lecco tė Lombardisė, mėrgata shqiptare organizoi njė kremte madhėshtore kushtuar Gonxhe Bojaxhiut – Nėnė Terezės, nė 100 Vjetorin e lindjes sė Saj. Shoqatat vendore “Nėnė Tereza” dhe “Stublla”, ēdo gjė kishin pėrgatitur me kohė, qė gjithēka tė shkojė mbarė, ashtu siē me tė vėrtetė e meriton e Lumturuara Nėnė Tereza. Ishin ftuar shqiptarėt – edhe ata tė mėrgatės, edhe nga atdheu. Kishin ardhur shumė mysafirė nga rrethet e Milanos, tė Bergamos, tė Breshės, tė Viēencės, tė Trevizos, tė Padovės, tė Veronės e tė Triestės, si dhe mėrgimtarė nga Gjermania, nga Zvicra, nga Kroacia, nga Sllovenia, nga Austria... Nga Shqipėria kishte ardhur drejtori i shėrbimeve sociale tė Qarkut tė Tiranės – Lulzim Konēi dhe shkrimtarja fierake – Brunilda Boēova, nga Kosova kishte ardhur i pazėvendėsueshmi Don Dr Lush Gjergji, profesori dhe veprimtari i dėshmuar – Mustafa Hoxha, i cili ėshtė edhe pjesėmarrės i librit qė u promovua dhe veprimtari stubllas – Zef Simoni, nga Mali i Zi kishte ardhur arqipeshkvi i Tivarit – Shkėlqesia e Tij Imzot Zef Gashi, i cili udhėhoqi meshėn solemne nė 100 Vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės, nė bazilikėn e Shėn Nikollit nė Lecco, qė ishte stėrmbushur me afėr 2000 besimtarė e mysafirė. Kishin ardhur edhe shumė italianė pėr ta nderuar shenjtėreshėn shqiptare nė kėtė superjubile.

    Tė shtunėn, nė mbrėmjen e hershme ėshtė zhvilluar tribuna shkencore kushtuar Nėnė Terezės, ku tė ftuarit specialė, nė teatrin famullitar tė zonės sė Lecco-s – Magianico ligjėruan temat e tyre speciale, tė pėrgatitura pėr kėtė superjubile. Cristina Siccardi – shkrimtare nga Torino shtjelloi temėn “Gjithēka filloi nė tokėn time”, duke argumentuar se shenjtėrimi i Nėnė Terezės kishte filluar nė fėmijėrinė e saj, nė familjen e shenjtė Bojaxhiu – nė vendlindjen e saj, pra nė tokėn shqiptare. Don Valentino Salvoldi – profesor universitar i filozofisė dhe teologjisė shtjelloi temėn “Nė shėrbim tė jetės, mbi gjurmėt e Nėnė Terezės”, duke argumentuar poashtu se shenjtėrimi i Saj filloi nė Kosovėn e saj tė vuajtur por krenare e duke i ftuar tė gjithė qė tė mundohemi t’i pėrngjajmė asaj me gjestet tona dhe me dashurinė e mirėfilltė universale. Salvoldi shkoi aq larg, saqė tha se bashkėkombasit e Saj, tė udhėhequr nga Rugova i urtė e plot dashuri pėr njeriun dhe popullin e tij, me mėsimin e Gonxhes – shėn Terezės ia dualėn tė lirohen pėrfundimisht nga prangat e robėrisė serbe dhe ta bėjnė shtetin e tyre, duke ripėrtėrirė Dardaninė Antike. Adriano Stasi – shkrimtar nga Lecco e anėtar i Akademisė Papėrore Mariane, ligjėroi nė temėn “E madhe pa kufi”, ku ndėr tė tjera tha se populli shqiptar ishte dhe do tė jetė gjithherė i bekuar nga mrekullitė e kėsaj bije tė pavdekshme tė Tokės sė Shqipėrisė. Me bekimin e bijės sė vet – tha Stasi – ky popull po marshon drejt pėrspektivės dhe po realizon aspiratat kombėtare, duke marrė edhe hire nga qielli, nga Nėnė Tereza e Madhe. Ndėrkaq Don Dr Lush Gjergji – vikar i pėrgjithshėm i Ipeshkvisė sė Kosovės e kryebiografi i Nėnė Terezės, me 15 tituj librash, tė botuara nė shumė gjuhė botėrore, shtjelloi temėn “Nėnė Tereza – figurė shembulore e popullit shqiptar”, duke theksuar se mrekullitė e Nėnės nuk do i mungojnė kurrė popullit tonė dhe se ne do tė mundohemi deri nė fund t’i ngjasojmė zemrės sė saj tė madhe.

    Tribunėn e ka shpallė tė hapur kryetari i Shoqatės “Stublla” – Zef Krista, kurse nė emėr tė popullit vendas ka pėrshėndetur kryebashkiaku i Lecco-s – Virginio Brivio, i cili ndėr tė tjera ka thėnė se institucionet dhe populli i kėtushėm ndjehet krenar qė nė mesin e tyre ka njė komuinitet tė madh bashkėkomasish tė Nėnė Terezės, qė janė pasuri e madhe pėr kėtė shoqėri. Tribunėn, me valle speciale me motive nga njė kėngė pėr Nėnė Terezėn e ka freskuar artistikisht grupi i sapoformuar i valltarėve “Fluturat”, ndėrkaq shoqatat organizuese tė kremtes kanė shtruar pėr mysafirėt njė koktej freskues.
    Nė orėt e vona tė mbrėmjes, nė teatrin e bukur tė franēeskanėve “Cenacolo”, rreth 70 artistė tė Kompanisė CPO’93 – nga Osnago, kanė shfaqur spektaklin muzikor-artistik “Lapsi i vogėl i Zotit”. Ishte njė spektakėl qė zgjati afėr tri orė dhe qė kishte njė nivel artistik shumė tė lartė dhe tė kėndshėm.
    Tė dielėn e 6 qershorit, kremtja vazhdoi nė bazilikėn e Shėn Nikollit, me meshėn solemne kushtuar sė Lumes Nėnė Tereza, tė bashkėcelebruar nga shumė priftėrinjė shqiptarė e italianė, udhėhequr nga arqipeshkėvi i Tivarit – Shkėlqesia e Tij Imzot Zef Gashi. Megjithėse e madhe, bazilika ishte e stėrmbushur me besimtarė e mysafirė shqiptarė e italianė, sepse pėr ta nderuar Nėnėn Shqiptare tė mbarė botės, atje ia kishin mėsy mbi 2000 persona.

    Pasi u krye mesha, kremtja vazhdoi nė njė sallė tė bukur, nė zonėn e Lecco-s – Pescarenico, pikėrisht nė sallėn “Officina della Musica” (Punėtoria e Miuzikės), nė via Plava, nr. 5. Nė sallė kishin arritur mbi 600 persona e disa qindėra kishin ngelur nė ambientet e jashtme, sepse nuk kishte vend pėr tė gjithė tė interesuarit.
    Aty kremtja vazhdoi me pikėn kulminante – me promovimin e librit tė autorit Engjėll Koliqi, kushtuar Nėnė Terezės nė kėtė superjubile tė lindjes sė Saj – “Ylli i Dardanisė rrezaton tokė e qiell”, botuar kėto ditė nė Shtėpinė Botuese “Rugova Art” nė Prishtinė. Promovimin e udhėhoqi moderatori Adrion Andreja, i cili sapo ka mbaruar fakultetin e shkencave politike nė Universitetin e Milanos. Nė tavolinėn e stolisur me lule dhe me disa libra tė sapoarritura nga Prishtina, ishin ulur kryebiografi i Nėnė Terezės e recenzenti i librit – Don Dr Lush Gjergji, Arqipeshkėvi Zef Gashi, Don Marjan Demaj – misionar nė Lucern tė Zvicrės dhe profesori Gjon Ballabani. Pastaj aty erdhi edhe shkrimtarja fierake Brunilda Boēova.

    I pari fjalėn e mori Don Lushi, i cili ndėr tė tjera tha, mė sa vijon:
    “...Librin qė sė shpejti do ta keni nė dorė, dhe unė shpresoj jo vetėm nė dorė por edhe nė zemėr, ėshtė njė pėrmbledhje e mrekullueshme qė bėri Engjėll Koliqi, duke nxjerrur tė vjetrat dhe tė rejat – siē thotė Shkrimi Shenjtė dhe duke paraqitur tiparet karakteristike tė Gonxhe Bojaxhiut – tė Motrės Tereze, tė Nėnės Tereze, tė sė Lumes Tereze dhe sė shpejti tė Shėn Terezės Sonė – e thėrrasim e Kalkutės, por Ajo ėshtė dhe mbetet gjithmonė e jona... Si e kam lexuar, si e kam kuptuar dhe si dua tė jua paraqes unė kėtė libėr? Nė rend tė parė ėshtė njė pėrmbledhje e krijimtarisė mbarėshqiptare kushtuar Nėnė Terezės... Kjo ėshtė pika e parė. Engjėlli e bėn njė gėrshetim, njė pėrpilim, njė pėrmbledhje, njė orkestėr tė krijuesve shqiptarė... Karakteristika e dytė e kėtij libri ėshtė – Engjėll Koliqi nuk ndalet vetėm te shqiptarėt, sepse Nėna Tereze ishte dhe do tė mbetet gjithmonė bijė, motėr dhe nėnė shqiptare, por Ajo ėshtė bėrė edhe Nėnė e mbarė botės. Prandaj, Engjėlli merr edhe gjėrat e bukura, tė cilat i ka thėnė bota, sidomos personalitetet e shquara tė botės mbarė, ndėr tė cilėt ishte Papa Gjon Pali II, pastaj personalitetet e njohura – drejtues tė vendeve mė kryesore tė botės, si – Bill Clinton, Tony Bleer, Jack Chirac e mandej edhe personaliteti me i madh i pėrgjithshėm dhe i tė gjitha kohėrave, i kulturės sonė, qė ishte, ėshtė dhe mbetet gjithmonė kryepersonalitet i kulturės sonė – pėrfaqėsuesi dhe ambasadori ynė nė botė – Ismail Kadare, si dhe shumė tė tjerė. Dhe pjesa e tretė – karakteristika e tretė e kėtij libri, ėshtė se Engjėlli shkruan nė ndėrgjegjen e njeriut. Nuk mjafton ta dijmė ēka kanė shkruear shqiptarėt pėr Nėnėn Tereze, nuk mjafton tė dijmė ēka ka shkruar bota pėr Nėnėn Tereze. Por Nėna Tereze e ka njė fjalė, e ka njė porosi pėr ēdo njeri – prandaj pėr ēdo shqiptar, vėlla e motėr. Dhe shih pėr kėtė ky libėr mund tė lexohet jo vetėm me sy, jo vetėm me mendje, por mbi tė gjitha – me zemėr. Mu pėr kėtė e pėrgėzoj autorin Engjėll Koliqi dhe dėshiroj qė ju ta merrni sa mė parė dhe tė filloni qė pėrmes kėtij libri tė shoqėroheni me Nėnėn Tereze, sepse Ajo ėshtė e Lume, Ajo ėshtė e gjallė, Ajo ndėrmjetėson pėr popullin tonė e pėr Kishėn tonė. Ajo lutet pėr ne... Nė NėnėnTereze e kemi modelin e vuajtjes e tė flijimit, modelin e dashurisė, e cila kalon ēdo kufizim. Vetėm dashuria do ta shpėtojė botėn, dhe – pa dashuri e flijim – do tė na thoshte sot Nėna Tereze – jeta nuk ka kuptim.
    Ju falemnderit pėr vėmendjen dhe Engjėllit urime tė pėrzemėrta”!

    Pastaj e mori fjalėn profesori i gjuhės dhe letėrsisė shqiptare nga Stublla, edhe ai mėrgimtar nė Lecco – Gjon Ballabani, i cili lexoi vėshtrimin e tij special, tė titulluar “Nė kulmin e dashurisė rrezet e shenjtėrisė”. Gjoni vėshtrimin e tij tė kritikės letrare e kishte ndėrlidhur me ecjen iliriko-shqipatre nėpėr shekuj – nė histori dhe ndėr tė tjera tha: “...Ne, mėrgimtarėt shiptarė qė jetojmė nė Lecco e rrethinė sot jemi mė tė lumtur, sepse nga gjiu ynė, pėr Nėnėn doli njė dhuratė shumė e vlefshme. Ėshtė ky libri i krijuesit tė vyeshėm Engjėll Koliqit, qė e titulloi: “Ylli i Dardanisė rrezaton tokė e qiell.” Po ta marrim e ta studjojmė qėllimin dhe porosinė e autorit, qė ta ketė njė simbolikė mė tė gjėrė me theks tė veēantė, se nė harkun e lashtėsisė buron edukata e shėndoshė e ilirisė, qė populli ynė e ruajti me njė zell e pėrkushtim tė pakrahasueshėm gjatė historisė sė pėrgjakshme. Njė popull besnik ndaj Hyjit dhe atdheut me edukatėn fetare e kombėtare e kuptoi se nė kulmin e dashurisė, zemrėn e njeriut e ngrohin rrezet e shenjtėrisė. Nga tė gjitha kėto vuajtje e martirizime, populli ynė u kalit nė sprova dhe i dhuroi botės njerėz tė luftės dhe tė paqes. Po i veēojmė: Gjergj Kastriotin – Skėnderbeun, i cili ishte atlet i Krishtit, nė mbrojtjen e krishtėrimit, njėherit pararojė e Europės, gjatė sundimit otoman. Figura tjetėr ėshtė personaliteti i famshėm, qo sot po e pėrkujtojmė nė 100 – vjetorin e lindjes sė Gonxhe Bojaxhiut – Nėnė Terezės, e cila e pushton botėn me dashuri. Portretin e kėsaj Gruaje, nėpėrmjet simbolikės sė Yllit tė Dardanisė, autori don ta mbajė nė lidhje me kulturėn e lashtė ilire duke na i pėrkujtuar shenjtėrimin e martirėve tė Dardanisė qė fillon me: Shėn Florin dhe Shėn Laurin; si dhe me shenjtėr tė tjerė tė Ilirisė: Shėn Prokulin, e Shėn Maksimin, Shėn Niketėn e Shėn Jeronimin, si dhe shumė shenjtėr tė tjerė tė njohur e tė pa kanonizuar nga ana e kishės prej popullit iliro – shqiptar, ėshtė personaliteti mė i ndritur Nėna Tereze, e cila frymėzon e ngroh me rrezet e dashurisė. Gjatė strukturimit tė kėsaj vepre autori ka derdhur tėrė mjeshtėrinė prej krijuesit – prej pėrvojės sė gazetarit dhe prej pėrvojės sė pedagogut, na bėnė me dije se edukata e shėndoshė fetare dhe familjare tek shqiptarėt ėshtė orientimi mė i pėrsosur i dashurisė dhe shenjtėrisė. Kur jemi te cilėsimi i librit mund tė radhitet nė rangun e njė monografie apo tė njė antologjie pėr Nėnėn e Madhe tė shekullit tė XX. Duke lexuar parathėnien e librit, ia zgjon kureshtjen lexuesit, qė me etje mė tė madhe tė nxjerrė mėsimin dhe porosinė e librit, shumė i respektuari Don Lush Gjergji, mė bėnė pėrshtypje kur thekson se: realizimi i njė ėndėrre tė madhe pėr ta botuar njė monografi ku do tė pėrfshiheshin edhe autorė opinionesh e shkrepėtimash artistike pėr Nėnė Terezen, nga Shqipėria, sepse kur e kishte botuar monografinė “Lule pėr Nėnėn”, nė 75 - Vjetorin e lindjes sė Saj – mė 1985, kjo gjė ishte e pamundur, sepse Shqipėria ishte e mbyllur hermetikisht nga diktatura e tmerrshme komuniste. Kjo punė e bėrė ishte nevojė e kohės dhe meriton njė mirėnohje pėr njė angazhim kaq profesional tė studiuesit tė mirėnjohur Engjėll Koliqi, pėr hartimin e kėsaj vepre kapitale.
    Duke realizuar njė vepėr tė madhe, autori ia ka dalur t’ia percjellė opinionit mesazhin e Nėnės pėr Dashuri ndaj Zotit dhe ndaj njeriut nevojtar. Ėshtė mjaft tėrheqėse dhe me njė domethėnie tė thellė piktura e Kryemjeshtrit shqiptar Ibrahim Kodra, qė artisti do tė mundet t’i kuptojė porositė e krijuesit dhe porositė e Nėnės. Vlen tė theksojmė se nė kėtė libėr mundemi t’i gjejmė edhe mesazhet e opinionet e personaliteteve tona institucionale, religjioze e letrare, si: Dr. Sali Berisha, Dr. Fatmir Sejdiu, Dr. Rexhep Meidani, Sabri Koēi, Don Dr. Lush Gjergji, tė ipeshkėvinjve Imzot Angelo Masafra, Imzot Rrok Mirdita, Imzot Nikė Prela, Imzot Mark Sopi, Imzot Dodė Gjergji, Imzot Zef Gashi, Imzot Hil Kabashi, Ismail Kadarea, Visar Zhiti, Ali Podrimja, Mirko Gashi, Naim Kelmendi, Ramadan Musliu e tė tjerė. Autori kėtė mesazh e ka pėrcjellė bukur edhe pėrmes opinioneve e shkrepėtimave artistike tė personaliteteve tė diasporės sonė – tė Mark Shkrelit, Kozeta Zylos e Drita Bojaxhiut nga SHBA, tė Vitore Stefa – Lekės, tė Pashk Ballabanit, tė Baki Ymerit, tė Shefqet Dibranit, tė Jeton Kelmendit, tė Mimoza Salit, tė Agim Gashit, tė Pal Sokolit, tė Beqir Cikaqit, tė Gėzim Muēollit, tė Arsim Mulliēajt, tė Xhavit Mahmutit e tė tjerėve nga Europa. Sidomos duhet ēmuar edhe kontributi i madh i Pandeli Paskos – Kutelit, qė pėrmes intervistės me tė vėllain e Nėnė Terezės – Lazėr Bojaxhiut, tė vitit 1979, ka shprehur vuajtjet e mėdha shpirtėrore qė Nėnė Terezės ia kishte sjellė diktatura komuniste e Shqipėrisė, duke mos ia mundėsuar tė jetė pranė Nėnė lokes - Drane e Motrės Age, as nė ēastet e fundit tė jetės, te shtrati i vdekjes, megjithė lėvizjet e mėdha diplomatike, nuk mundet ta realizonte kėrkesėn...
    Jashtėzakonisht bukur ėshtė pėrshkruar edhe kontributi i Nėnė Terezės pėr Shqipėrinė dhe popullin shqiptar dhe kontributi i Saj i pamohueshėm dhe historik pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, me dėshiminė e ish presidentit amerikan Bill Clinton. Me kėto fakte, nė mėnyrė mjeshtėrore mbyllen gojėrat e aventuristėve tė tėrbuar, qė mundohen ta mohojnė dhe ta zhvlerėsojnė shenjtėrimin e Nėnė Terezės dhe kontributin e pamohueshėm historik qė Ajo ka dhėnė pėr kombin e vet, derisa jetonte nė kėtė botė, mes nesh.
    Autori i librit, Engjėll Koliqi, me njė pėrkushtim e devotshmėri ka derdh mundin dhe aftėsinė e tij intelektuale, qė duke krijuar kėtė vepėr madhore, na ka afruar dhe dhuruar dashurinė e Nėnė Terezės. Padyshim se ia ka arritur qėllimit sepse, personazhi pėr tė cilin shkruan ėshtė i dashur e tėrheqės, pa dallime ndaj: ideologjive fetare e politike; pa dallime nė etni, gjuhė, ngjyrė... Unė do tė thoja se ēdo familje duhet ta shfrztėzojė rastin t’i blej tė gjitha librat e Nėnė Terezės. Nė veēanti libri “Ylli i Dardanisė...” ėshtė libėr pėr tė gjithė, sepse me shumėllojmėrinė e temave qė trajton nė prozė, poezi, fotografi tė ndryshme tė veprave tė artit figurativ, kanė mundėsi ta kuptojnė nė buzėqeshjen e saj pranimin e jetės dhe nė rrudhat e fytyrės sė Nėnės vėrejmė dashurinė nė veprim... Padyshim libri i Engjėll Koliqit “Ylli i Dardanisė...”, meriton njė studim dhe vlerėsim kritik mė tė denjė.
    Duke pėrmbyllur kėtė vlerėsim, e falenderojmė autorin e librit Engjėll Koliqin, pėr kėtė vepėr kolosale, me urimin dhe dėshirėn pėr punė tė ardhėshme, qė tė na sjellė vepra me nivel tė lartė tė stilit europian.
    Nuk mundemi ta pėrfundojmė kėtė promovim tė librit dhe kėtė manifestim tė 100 – vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės, pa i falėnderuar shoqatat dhe tė gjithė ata qė kontribuan nė publikimin e kėtij libri shumėdimensional e tė pėrgatitur me mjeshtėri tė rrallė, posaēėrisht autorin pėr idenė e shkėlqyeshme, pėr gjurmimet e mėdha shkencore-historike e pėr mbledhjen e nektarit tė bukur pėr ta vezulluar nė kėtė pėrvjetor pėr Shenjtėreshėn tonė tė Madhe dhe veprėn e saj tė shenjtė. Njė pėrshėndetje speciale kam edhe pėr biografin Numėr Njė nė Botė tė Nėnė Terezės – Don Dr. Lush Gjergjin, qė dha kontributin e Tij shumė tė ēmueshėm dhe tė lartė, me njė parathėnie, siē di ta bėjė vetėm Ai. Siē thotė edhe vetė titulli, vėrtetė Ylli i Dardanisė rrezatoftė gjithmonė nėpėr shekuj e nė amshim tokė e qiell e qoftė shembull tipik i njerėzisė dhe shenjtėrisė, nė kėtė botė dhe nė botėn e amshuar, ashtu qoftė!”

    Pastaj fjalėn e mori shkrimtarja e re, e ardhur posaēėrisht pėr kėtė manifestim nga Fieri – Brunilda Boēova , e cila poashtu e vlerėsoi lartė kėtė libėr, duke cilėsuar qė nė titullin e vėshtrimit tė saj – vlerė mbi vlera, njė libėr monument. Zonjusha Boēova, me pėrvojėn e saj letrare, me 13 libra tė botuar, nė kritikėn e saj letrare, ndėr tė tjera ka thėnė: “...Krenaria , pėr kėtė dhuratė—suprizė , jo vetėm kėtu ku jemi mbledhur pėr t’a promovuar , por edhe mė gjerė ku do tė rrezatojnė mendimet rreth kėtij botimi , si vetė titulli i librit pėrtej viseve tė kaltra shqiptare dhe mė gjerė, pra : «Ylli i Dardanisė rrezaton tokė e qiell» , i autorit Engjėll Koliqi, ėshtė dhe do tė mbetet brezave pėr tė Madhen Nėnė Tereza njė shkrim monografik jetėsor me pėrmasa jashtė dimesionales !
    Ky libėr i shenjtė…, por i shtrenjtė do tė shprehesha mė qartė, pėr figurėn e Saj pasuron jetėn , shpresėn e forcon besimin tek brezat pėr dashurinė dhe burimin e pashtershėm tė lutjeve qė Ajo kishte ndaj tė madhit Zot , dhe qė Ajo nuk i humbte kurrė ato (shpresat) nė udhėn e sė drejtės mbėshtetur rrėnjėve tė thella tė besimit nė Zot! Ёshtė nė nderin e tėrė brezit tė ri tė nderojnė dhe respektojnė Shenjtoren Shqiptare, Nėnė Tereza. Figura tė tilla historike shenjtėruese pėrcjellin tek ne mesazhe tė mėdha pėr qėllimin fisnik tė jetės, paqen dhe lumturinė, dashurinė dhe mirėkuptimin , qytetarinė dhe progresin, pėr tė cilat ajo luftoi dhe shėrbeu tėrė jetėn e saj…., dhe nuk u kthye kurrė pas nė misionin e saj fisnik! Ёshtė njė krenari e vaēantė kombėtare dhe mbarėkombėtare, qė njė grua e rritur dhe e edukuar nė njė vatėr shqiptare, sot tė ketė pėrmasa tė tilla, qė tė tėrheq vėmendjen e botės dhe tė bėhet shembull i gjallė i mirėsisė dhe lumturisė . Dhe ja sot, me kėtė libėr qė ne kemi nė duar kemi pėrmbushur njė ėndėrr tė madhe jo vetėm tonėn, por dhe tė vetė Z. Koliqi - publicistit dhe poetit tė lirikave tė dhembjes pėr jetėn dhe dashurinė, qė rėnkojnė pėr atdhedashurinė dhe kohėn e shkuar, ku me pėrkushtim ka bėrė njė punė tė kujdesshme nė artikulimin material tė tė dhėnave dhe i ka renditur ato nė libėr, si ai “kopshtari i moēėm” qė kujdeset pėr lulet e tij dimėr-behar qė tė jenė nė gjelbėrim !
    Gėrshetimi i materialeve nė libėr ka vetėm njė emėr Engjėll Koliqi! Ideimi i autorit me kėtė libėr me vlera tė larta patriotike, ku historia, humanizmi, dashuria dhe shenjtėrimi i figurės sė Nėnė Terezės nė kėtė 100-Vjetor tė Lindjes sė Saj, ka krijuar njė mozaik tė vaēantė vlerash, qė Ajo i meritonte dhe i kishte krijuar, si mes njerėzve tė thjeshtė dhe figurave tė nderuara publike tė mbarė botės!...
    ... Botimi i kėtij libri nga z.Koliqi, me kėtė Figurė Madhore ia rritė mė tepėr vlerat si vetė autorit, por dhe tė gjithė ne, pjesė e Saj , Vlerė mbi Vlera! Nėnė Tereza, ky simbol i Paqes dhe Dashurisė ėshtė njė emblemė qė ngrihet nė shkallė mbinjerėzore , me vepėr tė madhe dhe tė pavdekshme - Qindvjetori i Lindjes! Kujtimi i Saj vjen sot tek ne , si dhe nė mjaft popuj tė botės, i gjallė, si njė monument shpirtėror i pavdekshėm. Mundi dhe dashuria e autorit pėr nxjerrjen nė dritė tė kėtij libri ėshtė gdhendur nė ēdo rrudh-mendimi tė tij , si mjeshtėria qė i ka dhėnė ballinės dhe piktori ynė i Madh Ibrahim Kodra!...
    ... Mbi tė gjtha me librin : «Ylli i Dardanisė rrezaton tokė e qiell», tė autorit Engjėll Koliqi, Nėnė Tereza (Gonxhe Bojaxhiu), do tė mbetet edhe njė dritė mė tepėr nė shpirtin e ēdo shqiptari, si dhe njė figurė qė nuk njeh kurrė dimensionalitet pėr kontributin e Saj tek ne nė Shqipėri, por edhe nė pavarsinė e Kosovės! Pėcjellshmėria e ēdo mesazhi ėshtė dhėnė i gjallė dhe bėhet mė kumbues nė penėn, letrėn, mendjen dhe fjalėt pėrcjellėse tė vetė autorit: «Ajo ėshtė Ambasadorja e sė Vėrtetės dhe e Dashurisė, e Drejtėsisė …….” dhe kjo vlerė e Saj nuk ka, as nuk do te ketė kurrė Ēmim…………… - thotė autori, sepse mbi tė gjitha qėndron Fisnikėria e Saj dhe Rrezaton Ylli i Dardanisė si nė Tokė e Qiell, dhe ashtu do tė rrezatojė dhe libri i Engjėll Koliqit, brezave!”

    Pastaj e ka marrė fjalėn autori i librit, i cili nuk ka folur shumė pėr librin, veēse ka falėnderuar tė gjithė ata qė kanė dhėnė kontributin e tyre tė ēmueshėm – moral, autorial e material, nė bėrjen e kėtij libri. Nė radhė tė parė ka falėnderuar Dom Lushin, i cili e ka motivuar dhe e ka ndihmuar nė kėtė projekt madhor. Pastaj ka falėnderuar Fatos Faslliun, qė ia ka siguruar tė botojė pėr herė tė parė nė ballinėn e kėtij libri, pikturėn e kryemjeshtrit tonė tė artit – Ibrahim Kodra. I ka falėnderuar tė gjithė pjesėmarrėsit nė libėr – ata qė ishin tė pranishėm dhe ata qė nuk ishin, si dhe shoqatat shqiptare nė mėrgatė, qė pėrfaqėsoheshin nė kėtė ngjarje tė madhe. Engjėlli pastaj, duke falėnderuar shoqatėn e kėtushme, qė e sponzorizoi botimin e librit, apeloi te tė gjithė ta marrin me njė ofertė financiare, sepse ēmim nuk i ka vėnė, duke theksuar se tė gjitha mjetet financiare tė grumbulluara nga ky libėr, Shoqata do i pėrdorė pėr t’i ndihmuar tė sėmuarit dhe nevojtarėt nė Kosovė e nė Shqipėri. Rrjedhshėm e theksoi porosinė e tij, qė e shkruante edhe nė autografėt e tij nė libėr – mesazhi i dashurisė sė Nėnė Terezės u zbatoftė nė zemrat tona.

    Nė fund autori apeloi te tė gjithė tė pranishmit qė t’i hapin zemrat nė drejtim tė nevojtarėve e tė pėrmbushin kėshtu dėshirėn dhe amanetin e Nėnė Terezės, duke i pėrngjarė sado pak Asaj e duke ecur binarėve tė traditave tona tė shenjta kombėtare.

    Pastaj vogėlushja Rinesa Maliqi, nga Shoqata “Kosova e Lirė” me seli nė Magenta tė Milanos recitoi mrekullueshėm njė poezi speciale pėr Nėnė Terezėn, pėr ēka u duartrokit frenetikisht nga qindėra tė pranishėm. Pastaj autorit tė librit iu bėnė dy dhurata speciale. Lulzim Konēi ia dhuroi njė portret tė Nėnė Terezės, tė blerė special pėr kėtė rast nė Tiranė, kurse Gafurr Buduri (piktor prizrenas qė vepron nė Milano e qė ka punuar shumė me Kryemjeshtrin Ibrahim Kodra), ia dhuroi njė pikturė tė Nėnė Terezės me njė fėmijė, tė pikturuar special pėr kėtė rast.

    Kėtė promovim tė bukur e zbukuroi edhe programi shumė i kėndshėm artistik, i realizuar nga Ansambli i shoqatės “Sofra Shqiptare” dhe nga Grupi i Valleve “Fluturat”. Duhet veēuar kėngėt e bukura e speciale, tė kėnduara nga Gjergj Kaza, Luan Qokaj, Majlinda Xhelili-Kapidani, Luz Koliqi e tė tjerė. Tė pėrmendurit kėnduan kėngė tė bukura pėr Nėnė Terezėn, pėr historinė tonė tė lavdishme kombėtare dhe kėngė lirike. Programin e udhėhoqi Ndue Qokaj, kryetar i Shoqatės “Sofra Shqiptare”, i cili edhe foli mbi figurėn madhore tė shenjtėreshės sė Dashurisė – Nėnė Terezės.
    Organizatorėt kanė ofruar pėr tė gjithė tė pranishmit ushqim e pije gratis, vetėm me oferta qė do tė pėrdoren nė misione humanitare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ekoliqi : 22-06-2010 mė 02:37

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Foto nga zhvillimi i aktivititetit ne Lecco nė Manifestimin Kulturor, me Rastin E 1

    Foto nga zhvillimi i aktivititetit ne Lecco nė Manifestimin Kulturor, me Rastin E 100 Vjetorit Tė Lindjes Sė Nėnė Terezės!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Vazhdimi i Fotove nga zhvillimi i aktivititetit ne Lecco.......

    Vazhdimi i Fotove nga zhvillimi i aktivititetit ne Lecco.....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Fundi i Fotove nga aktivititeti ne Lecco.....

    Foto nga aktivititeti festiv ne Lecco.....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ekoliqi : 22-06-2010 mė 03:16 Arsyeja: Foto nga aktivititeti festiv ne Lecco....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Fundi i Fotove nga zhvillimi i aktivititetit ne Lecco.....

    Fundi i Fotove nga zhvillimi i aktivititetit ne Lecco.....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •