Kishës katolike shqiptare në Dradani, pra Kosovën e sotme (që është teritor qendrorë i Dardanisë së dikurshme),
është themeluar që në shekullin e parë, pas Krishtit!
Isak Ahmeti
Kishës katolike shqiptare në Kosovë ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mirë, madje mjaft mirë. Në kontekst me këtë duhet të përmendim edhe vitin 325 ku në Konçilin e Nicesë, ku morën pjesë, përveç delegatëve të Papës së Romës, edhe përfaqësuesit e Kishës së Dardanisë (Kosovës). Dhe në mesin e nënshkrimeve të delegatëve të Papës, hasim edhe nënshkrimin e ipshkvit të Dardanisë “Dacus Dardaniae”.
1. Tradita kishtare iliro-shqiptare në Kosovë
Të shkruash për historikun e Kishës katolike shqiptare në Kosovë, përkatësisht në Dardani[1], domethënë të shtetgtosh dhe të hulumtosh nëpër shekuj pjesën më të ndritshme, pjesën më të stuhishme të jetës sonë kishtare dhe kombëtare njëkohësisht. Këtë po e theksoj që në fillim për arsye se Kisha katolike shqiptare në Kosovë, si institucion i organizuar ndër të parët në Evropë, gjatë shekujve ka ndikuar, kur e kur edhe në mënyrë vendimtare, që ta ruajmë identitetin tonë fetar, kulturor dhe kombëtar.
Le të përkujtojmë se nga gjiri i kësaj Kishe kanë dalë edhe klerikë e prelatë të merituar kishtarë, shkrimtarëdhe veprimtarë të mëdhenjë që kanë luftura duke rrezikuar edhe jetën për t`u çliruar nga zgjedha e huaj (P. Budi, P. Bogdani, T. Raspasori, G. Krasniqi, Sh. Gjeçovi, etj.), dhe për të ruajur identitetin fetar, kulturor dhe kombëtar. Vetë Hasi, Pjetër Budi, Andre, Llukë e Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Shtjefën Gjeçovi, Dom Ndue Bytyçi, Dr. Don Gaspër Gjini dhe shumë të Tjerë, që do t`i marrim në shqyrtim në një kapitull të veçantë, tregon se ata, si do të shprehej edhe E. Çabej[2], përfaqësojnë një lulëzim të shënueshëm të shkrimit e të literaturës së Atdheut, pra edhe të Kosovës.
Fakti që këta nuk janë një a dy, po përbëjnë një varg burrash të pendës, na dëshmon se këtu, pra edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, nuk kemi të bëjmë me një dukuri kulturore sporadike, por kemi të bëjmë me një lëvizje mentore. Për këta njerëz, siç është shprehur edhe albanologu më i madh i ditëve tona, Eqrem Çabej[3], e për kohën në të cilën jetuan, atdhe gjuhë e besim ishin një trinom i pandarë dhe ata luftuan duke rrezikuar edhe jetën, për ruajtjen e këtyre vlerave[4].
Është i madhë numri i atyre klerikëve dhe prelatëve kishtarë të Kishës katolike shqiptare të Kosovës që nuk kanë kursyer as jetën për t`i shërbyer Kishës shqiptare, për t`i shërbyer Kombit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Klerikë dhe prelatë të Kosovës jo vetëm që përhapën fjalën e Krishtit në shqipet, por kur e kur ata, si don Gjon Bisaku, Don shtjefën Kurti, dhe Don Luigj Gashi e ngritën e tyre të fuqishëm, për të drejtat e shqiptarëve, deri te Liga e Kombeve në Gjenevë (5 maj 1930). E kontributi i Atë Lorenc Mazrekut, Don Anton Zogajt, Atë Pal Dodajt, Atë Klement Mirajt, Atë Bonaventurë Gjeçajt, Dom Mikel Tarabulluzi, Atë Luigj Palajt, dhe shumë e shumë të tjerëve?
Nga gjiri i kësaj Kishe ka dalë, gjithëashtu, edhe figura e ndritur shqiptare e shekullit (XX), Nëna Tereze, bartëse e shumë mirenjohjeve dhe dekoratave, çmimit Nobel për Paqe dhe tani së fundi edhe beatifikimi i saj.
Kam theksuar edhe më parë se Dr. Dom Gaspër Gjini[5], ka shkruar veprën monumentale Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve[6]. Në këtë studim monografik, që dalon prej tjerëve nga mbarështrimi dhe trajtimi shkencor i problemeve si dhe nga sintetizimi i të dhënave historike-arkivore-shkencore, ai ka paraqitur historinë e dioqezës së Shkup-Prizrenit që kapë një periudhë prej mbi 16 shekujve. Ndonëse ky është studimi i parë që ka një vlerë monumentale, për Kishën e Dradanisë, përkatësisht të Kosovës në veçanti dhe për historinë kombëtare në përgjithësi, aty nuk e kemi të trajtuar edhe historinë e Kishës katolike shqiptare të Kosovës të periudhës së re dhe më të re, veçmas atë të pas Koncilit të dytë të Vatikanit që është poashtu e një rëndësie të veçantë.
Sepse edhe periudha e re dhe më e re e jetës së kësaj Kishe është e mbushur plot me akte heroike e sublime të martirëve të Kishës, të Kombit, e të kulturës shqiptare në përgjithësi. Dhe mu për këtë arsye mund të konstatojmë me plotë të drejtë se istoria e Kosovës dhe jo vetëm e Kosovës, por edhe e popullit shqiptar në përgjithësi, mund të studiohet dhe të shkruhet në mënyrë objektive dhe parimore vetëm ne kontekst të Katolicizmit që, siç thotë edhe shën Pali, ai vetë predikoi Ungjillin që nga Jeruzalemi dhe rrotull deri n`Iliri[7]. Dhe në nahi të Dardanisë, përkatësisht në Arkidioqesën e Prizrenit fenë e Jezu Krishtit e ka përhapur vetë Shën Matheu apostull[8]. Këtë e ka pohuar edhe vetë Farlati në veprëne tij të njohur “Illyricum sacrum”. Aty ai shkruan se Shën Matheu apostull e ka përhapur në Cardani, përkatësisht në Kosovë, fenë e Jezu Krishtit[9].
vazhdon-->
Krijoni Kontakt