Te dashur motra dhe vellezer ne Krishtin,
Dihet tashme qe nje pjese e mire e te krishtereve nuk besojne ne pranine e vertete te Jezusit me Trup, Gjak, Shpirt dhe Hyjni ne Eukaristine e Shenjte. Njesoj dihet qe pjesa tjeter e te krishtereve e besojne kete gje. Por, gjithsesi, ka edhe ne kete pjesen kendej nga ata besimtare qe nuk jane fort te vetedijshem per pranine e gjalle te Jezusit ne kete Sakrament t'Shenjterueshem dhe e fyejne Ate me mekate nga me te ndryshmet. Nuk bej perjashtim as une!
Prandaj, m'u duk e arsyeshme qe ta hap kete teme per te gjithe ne qe deshirojme te bashkohemi sa me shume me Zoterine tone e te vetedijesohemi per pranine e gjalle te Tij ne mesin tone me Trup dhe Gjak, Shpirt dhe Hyjni. Ai na pret, atje ne Tabernakull, i heshtur, pa fjale, i fshehur ne nje copez te vogel buke, qe ne ta pranojme ne veten tone, ashtu sic Ai vete deshiron, ashtu sic edhe urdheroi ne Darken e Fundit para 2000 vjetesh.
Ketu do te sjell mrekulli te ndryshme Eukaristike, deshmi, predikime, foto, video dhe lutje. Do te lejohen vetem shkrimet qe kane lidhje me temen dhe kerkoj respektin me te larte per te Shenjterueshmin Sakrament. Per mua personalisht eshte vete Jezusi!
Po e mbyll me kete lutje te bukur qe e lusim zakonisht pas Kungimit ne Kishe.
Shpirti i Krishtit, më shenjtëro mua.
Trupi i Krishtit, më shëlbo mua.
Gjaku i Krishtit, deh më ngij mua.
Ujët e kraharorit të Krishtit, më pastro mua.
Mundimi i Krishtit, më forco mua.
O i ëmbli Jezus, më dëgjo mua.
Ndër plagë të tua më fshih mua.
Mos lejo të ndahem prej teje.
Prej armikut të shpirtit më dil zot mua.
Në fill të vdekjes sime, Ti më thirr mua.
E më urdhëro të vij te Ti,
që me shenjtër të të lëvdoj Ty,
përgjithmonë e motit të jetës. Amen!
Kjo eshte nje lutje e krijuar nga Shen Injaci i Lojoles. Pastaj, mjeshtri i madh Marco Frisina sjell kete version te lutjes ne kenge. Eshte ne latinisht. Thjesht shijojeni.
http://www.youtube.com/watch?v=x2Gy73N4qA0
Te fala ne Krishtin!
Krijoni Kontakt