Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    GREQI-SERBI : Miqėsia kriminele e dy shteteve

    Roli grek ne masakren e Srebrenices

    nga Daniel Howden

    Ne Athine nje prokuror ka filluar per hetimet paraprake qe do te venin drite mbi rolin e vullnetareve greke ne masakrimin e rreth 8000 muslimaneve,grave dhe femijeve te Bosnjes qe ne ate kohe ishte enklave nen UN ne vitin 1995.Ne dhjetevjetorin e kesaj masakre serbet e Bosnjes e pranojne se eshte bere kjo masaker,ndersa konfirmimi per involmimin grek ne te do te hidhte hije te keqe dhe turp mbi Athinen.

    Greqia ishte pothuajse aleati me i madh i Serbise ne kohen e regjimit te Millosheviqit dhe pergjate shperberjes se ish Jugosllavise,mirepo prezenca e paramilitareve dhe vullnetareve grek duke luftuar perkrah ushtareve serb te Bosnjes nuk eshte hetuar ne teresi.
    Roli i luajtur nga nga brigada e vullnetareve greke ne mizorite dhe masakrat ndaj popullates ne Srebrenice ishin shume te folura dhe te raportuara ne Greqi ne ate kohe.

    Kater anetare te kesaj brigade kishin marre medalje te nderit nga ish lideri i serbeve te Bosnjes ,Radovan Karagjiqi,menjehere pas renjes se Srebrenices.

    Ne nje raport te bere nga Qeveria Holandeze,ku forcat e tyre ishin ate kohe si paqeruajtes ne Srebrenice,ku keto forca ishin shume te kritikuara qe nuk arriten te mbrojne popullaten civile aty,dhe ky raport tregon se si kjo brigade greke menjehere kishin ngritur flamurin grek ne Srebrenice menjehere pas renjes se qytetit.

    Gjithashtu eshte e dokumentuar ne nje video se si grekeet ju dergojne armatim serbeve te Bosnjes ne kohen e sanksioneve.
    Raporti poashtu detajizon komunikimin ne mes te kesaj brigade vullnetare me komandantin e serbeve te Bosnjes Ratko Mladiq,i cili ende kerkohet per krime lufte.Ky i`u kishte thene kesaj brigade qe ta ngrisin flamurin grek ne enklaven e Srebrenices.Ne nje telefonate qe eshte e incizuar degjohet Ratko Mladiq duke `i`u thene atyre vullnetareve qe ta incizojne me kamere ngritjen e flamurit aty per qellime propagandistike.

    Raporti mund te jete diqka e rende per Greqine,qe si duket koheve te fundit eshte distancuar nga Millosheviqi pasi qe ate e kane derguar ne Hage.Greqia pothuajse ska bere asgje per zbardhur keto te dhena dhe mbeshtetjen e vullnetareve grek ne disa nga ekceset me te medhaja qe ndoshen ne lufterat e ish-Jugosllavise.Qeverija greke me heret i injoroi zerat per nje hetim rreth ketyre gjerave.
    Ministri grek i drejtesise Anastasios Papaligouras i kishte thene parlamentit se ndoshta greket kane marre pjese ne keto masakra dhe luftime mirepo ata nuk ishin pjesetar te ndonje force te armatosur.

    Nje artikull i asaj kohe ne te perditshmen greke Ethnos tregonte per "heroizmin" e vullnetareve grek ne Srebrenice ,bile duke inkurajuar edhe lexuesit entuziast qe te paraqiteshin per te shkuar ne keto luftime.



    perktheu per F.SH.-----Fattlumi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ndihma e grekeve dhene serbeve ne kohen e lufterave te territoret e ish-Jugosllavise.Kjo ndihme perfshine edhe mercenaret dhe vullnetaret grek te perfshire ne vrasjet dhe masakret e popujve joserb.


    Interviste me Ingeborg Beugel

    Gazetarja holandeze dhe autorja e disa filmave dokumentar per krimet ne Bosnje, flet per median boshnjake per rolin e turpshem te opinionit grek per krimet ne Bosnje. Autorja Beugel shpalos pervojen e vet me greket qe mohonin se jane krye krime ne Bosne dhe Srebrenice, flet per makinerine propagandistike greke qe i sherbente Milosevic’it, etj.

    Zoja Beugel, ju i keni mbete besnike Bosnes edhe mbas lufte. Ne vitin 2002 keni xhirue dokumentarin me titull 'Ne menyren greke’, ku sjellni perkrahjen qe opinioni grek i ka dhane pa rezerve kriminelave te luftes si Ratko Mladic. Pse?

    Isha e dashunueme ne nji grek qe ishte keshilltar i Melina Mercouri, asokohe ministre e kultures, e cila ne Holande nuk ishte e njoftun vetem si ish yll filmi, por edhe si luftare e madhe kunder diktatures greke. Shkova me intervistuar ne vitin 1983 dhe aty njoftova burrin tim t’ardhshem. Per nji cope kohe jetova me eliten politike greke dhe isha e impresionuar; njerezit rreth kryeministrit socialist grek Andreas Papandreu, si Melina dhe te tjeret, ishin shume intelegjent, plot entuziazem dhe idealizem, t’orientuar internacionalisht dhe ishin kozmopolitane ekstrem. Ishte kohe shprese e progresi mbas atyre viteve terri diktature dhe mbas qeverive egoiste te djathta. Jo vetem Papandreu krijoi nji hallakame te madhe kudo, por aty kah fundi i 80tave qeveria socialiste u tregua joefikase dhe e korruptuar si krejt tjerat, e mbi tanat, pash e kuptova qe populli grek injoronte krejt ato qe ndodhte neper vendet fqinje. Shtypi grek, me disa perjashtime te vogla, imitonte qorras propaganden luftenxitese te Milosevic’it. Greket nuk kishin korrespondenta ne regjionet joserbe, ASNJI, po vetem ne Pale dhe Beograd. Greket refuzonin me lexua shtypin e huaj ose me u informue permes Interneti….Gjate debateve se cka po ndodh ne Serbi, Bosne, Kosove dhe Maqedoni une humba shume miq greke, sepse ata thjesht nuk besonin n’ate qe une deshmoja se kam pa me syte e mi duke udhetuar neper ish Jugosllavi dhe Shqipri. Ata gjithmone u ktheheshin ceshtjeve te pazgjidhuna dhe konflikteve n’Ballkan nga Mesjeta dhe refuzonin me kqyr te sotmen.

    'Per gazetaret greke une isha - armike'

    Njihere, aty ne vitin 1994, udhetova me nji grup zyrtaresh civil greke ne Banjaluka dhe Bihac. Grupi donte t`i dergoje ndihme
    “vllezerve te tyre ortodokse serb”. Me ta ishin edhe nji grup i madh i gazetareve greke te gazetave me te mira.Une isha e vetmja e huaj. Vetura na conte neper fshatra e qytete prej ku ishin perzene me mijra muslimane, por ky grup donte te dije vetem per kishat ortodokse te shkaterruara. Ne nji qytet e gjeta piken e fundit te Kryqit te Kuq qe ofronte vetem miell per muslimanet e lodhun e t’uritur,diku me nji garazh... I solla koleget greke deri te ai vend. Pane ata njesoj cka kisha pare dhe digjuar edhe une: tregime per dhunime, per djegjen e shtepive dhe per pastrimin etnik qe i mbledhte edhe Kryqi i Kuq, ne anonimitet, sepse duhej te jete neutral. Rruges se kthimit pernjihere n’autobus une isha "e injoruara", sepse koleget greke me shihnin si “armike” dhe flisnin per mundesine me m`debuar jashte autobusi dhe me m’lene ne ndonje punkt te ushtareve te dehur serb. Me ‘shpetuan’ dy kolege qe u angazhuan per mua.
    Kur u kthyem n’Greqi, mora me pa se cka kishin botuar koleget e mi greke. Tregimet e tyre ishin krejt ndryshe nga tregimet e mia. Skena me Kryqin e Kuq s’ishte kurkund, s’kishin shkruar asgje per qytetin prej ku 20.000 muslimane ishin detyruar me ike, asgje per mizerite ndaj muslimaneve, por vetem per mundimet prekese te vllezerve serb. Isha e habitur. Si ka mundesi qe shtypi i nji vendi europian me qene aq i njeanshem? I thirra disa nga koleget e mi per me i pyet – pse? Pjesa ma e madhe e tyre me thane se po t’kishin botuar ate qe kisha botuar une, kishin me i debu prej pune.

    Prej ketij momenti une mora shtysen me shkruar per qendrimin grek ndaj luftave ne ish Jugosllavi…

    Thika muslimane, Shqiprija e Madhe dhe solidariteti ortodoks

    Natyrisht, gjate gjithe kohes kam ndigjue argumente greke per rreziqet e ‘thikes muslimane' rreth Greqie – sepse Kosova mundet me ju bashku Shqiprise dhe me krijuar Shqiprine e Madhe, gje qe do ta sillte Greqine n’sendwitch me anmikun e vjeter grek – Turqine. Natyrisht qe ishte edhe argumenti grek per solidaritetin ortodoks dhe urrejtja e vjeter ndaj muslimaneve, aleateve te Turqise. Por une keto gjera kurre s’i kisha marre me seriozitet. Greket luftonin pa “dashuri ortodoske” me vllezerit e vet maqedon rreth emrit te Maqedonise. …Ndjenjat greke kunder muslimaneve boshnjak dhe ndjesite probeogradase me shume dukeshin se ishin inspiruar nga antiamerikanizmi historik i grekeve. SHBA e kishin tradhtuar Greqine mbas Luftes se Dyte Botrore, i kishin ndihmuar luftes qytetare mes viteve 45-49 dhe kishin perkrahe turqit ne Qipro. Prandaj: nese amerikanet ishin me Bosnjen kunder Beogradit, greket atehere do ta benin te kunderten.

    Nderkohe, nacionalizmi grek vetem sa rritej. Djali im gjashte vjec nji dite u kthye nga shkolle tri ore ma vone, i kishte faqet e skuqura. Kur e pyeta cka ka ba, ai me tha se kishte kaluar shume mire: mesuesit i kishin derguar deri te porta – na jetonim ne ishullin e vogel Hydra asokohe – ku ishin detyruar me demonstru. Ju kishin dhane disa parolla dhe u kishin thane te vertisnin: – 'Europe, hiqi duart prej Maqedonie, Maqedonia eshte Greqia'. Djali im s’kishte ide se ku eshte e cka eshte Maqedonia, ishte shume i vogel. Kur shkova ne shkolle qe te ankohem shkaku i ketij indoktrinimi te femijve te pafajshem – me thane, nese nuk te pelqen arsimi grek, mundesh me u kthye n’Holande prej kah ke ardhe. Kur mbas Srebrenices pashe se si shume greke mohojne ate qe kishte ndodh aty, ate pune edhe e bera. U ktheva n’shpi, n’Holande. Me dhimbje, sepse Greqine e kam dashte dhe e dua. Por nuk doja qe femijet e mi te rriten ne nje vend kaq te verbuar e kaq nacionalist…

    N’pushime me Milosevicin

    Mandej ndodhi diqka qesharake dhe e pabesueshme. Ne veren e vitit 1998, isha ne pushime ne shtepine tone n’ishullin Hydra. Derisa isha n’plazh, pashe nje helikopter mbi ishull. Ne qytet ma vone degjova tregimin se nje farmacist kishte shkuar me gruan e tij per te notuar ne gjirin Molos, por nga uji u kishin dale njerez t’armatosur dhe i kishin perzene nga aty. Ishte nje atmosfere e cuditshme ne ishull qe smund ta kuptoja pse, por meqenese ishim n’pushime, e lash te me kajoj.
    Dy vjet me vone, ne vitin 2000, nje shoqe e imja ne ishull foli. Me tha: “ka qene vera e fundit qe Milosevic ka veruar n’ishull”.

    Mandej e mora vesh se Milosevic dhe familja e tij i kkishin kaluar 4 jave si mysafire n’ishullin Molos ne vitin 1998. Milosevic dhe krejt familja e tij kishin ardhur te eskortuar nga policia serbe dhe greke ne fsheftesi te plote, dhe me garancionin e plote te presidentit grek.

    Shume njerez kishin punuar per familjen e Milosevic’it gjate asaj kohe, por askush s’kishte bere ze e s’na kishte treguar as mua e as miqve te mij gazetare.
    Krejt ishulli ishin perbetuar per mos me fole se ka qene Milosevic aty.

    Une isha zhgenjyer thellesisht. Si kam mundur te huq kete rast si gazetare? Kisha vendos te beje dicka per kete pune, por koha kishte kaluar, vemendja e botes tashma ishte zhvendos n’ 9/11, n’Irak e n’Afganistan.

    Se cka ka ndodh pernjimend ne ish Jugosllavi pak kujt me i interesonte.

    Greqia e duerve te pergjakura

    Kur, a po don ti, me therret Takis Michas. Papritmas. Si Zoti prej Makine. Ai ishte njeni prej gazetareve te guximshem grek qe kishte kurajon me ngrit zerin qe dallonte nga tjeret, gja qe kishte bere ate te kete jete te zorshme n’Athine.
    M’tha se e ka shkruar nje liber: “Aleanca profane – Greqia dhe Serbia gjate te nentedhjetave”. Krejt cka doja une te them, ishte ne ate liber. Bile edhe me shume: ai kishte zbuluar se mercenare greke kane marre pjese ne masakren e Srebrenices. Ky ishte shansi im. Fillova te punoj per TV IKON dhe te beje dokumentare. Punedhenesi im ishte shume i interesuar per rolin e Greqise ne luftrat e ish Jugosllavise. Keshtu, n’Tetor te vitit 2002, arrita ta beje dokumentarin tim : “Ne menyren greke”.

    Duhen shume vjet te besh nje film….filmi im shkaktoi reagim t’acaruar n’Holande. Shume holandez verojne n’Greqi dhe s’mund te besonin. Njerezit n’Greqi ishin shume te hidheruar me mua dhe kurre ai film nuk u transmetua ne asnje televizion grek.

    Jam shume krenare qe ky film ka me u transmetuar ne televizionet e Bosnjes…

    'Politikanet greke krenoheshin me krimet e luftes'

    Kur e kisha kryer filmin, ne vitin 2002, kandidati i partise socialiste greke PASOK, qe pretendonte te behej kryetar i nje distrikti t’Athines, e kishte vere fotografine e vet ku ishte bashke me Karadzic’in, ne pllakatin e fushates zgjedhore. Ai ishte njeriu qe e kishte organizuar viziten e Karadzic’it n’Athine, ne vitin 1994, kur krejt elita politike dhe fetare greke e me mija njerez kishin dale ta presin ate.

    …Si mundet nje politikan modern grek te mendoj se me nje kriminel do te fitoj me shume vota? Me gjase, sepse besonte se qytetaret kane me e pelqyer kete pune.

    Shumekush e ka nderruar mendjen sot, por ende sdo te mund te gjeni asnje politikan grek qe pranon te flas se qka ka ndodhur me muslimanet ne Bosnje dhe Srebrenice dhe poashtu shqiptareve ne Kosove.

    Ende ka njerez si zoti Lykourezosa, ish anetar i parlamentit grek dhe avokat me fame n’Athine, i cili e mohon krimin n’Srebrenice dhe e tregon foton me Mladic’in, Karadzic’in e Milosevic’in ne zyren e vet – krejt nje muri ne zyren e tij eshte mbuluar me keto foto.

    Ende n’ishullin Hydra njerezit nuk pendohen se e kane pase mysafir Milosevic’in….
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne videot me poshte jane edhe faktet ne dokumentarin e bere nga Ingeborg Beugel gazetare holandeze dhe gazetarit grek Takis Michas.







  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk e di a po bejne videot.Nese nuk ju qelen ju lutem tregoni.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    videot nuk hapen

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    ja provojini keto








  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Prej prillit te viti 1992 kur filloj lufta dhe deri ne nentor te viti 1995,kane qene nje numer i madh i grekeve prej moshes 18 deri ne moshen 35 vjeqare qe kane marre pjese si vullnetar ne lufterat e bosnjes si vullnetar perkrah ushtrise serbe kunder muslimaneve te Bosnjes.
    Disa qene plagosur,disa ishin edhe ma fat qe shpetuan.Brenda librit "Udhetimi i nje VullnetarI" nga Kiriakos Katharios tregohen edhe emrat e ketyre vullnetareve.



    Njeri nga keta vullnetar ishte edhe Kiriakos Katharios,autor i librit "Udhetimi i nje Vullnetari" e publikuar nga Pelasgos,ne te cilen pershkruan kujtimet e tij nga pjesmarrja e tij ne luften e Bosnjes.

    Ja nje interviste e tij bere gazetes "Eleftheros Kosmos”:

    Z.Katharios,qka ju shtyri juve te lini familjen ne Greqi dhe te shkoni ne Bosnje t`ju ndihmoni serbeve?

    Kjo ishte menyra se si ti ndihmoja vendit tim.Nuk i trgova prinderve.Kur e moren vesh ishin te shokuar.

    A jeni penduar per ate vendim tendin qe keni shkuar?

    Kurre nuk jam penduar e as sdo pendohem.

    Ne Bosnje ,a keni marre pjese ne operacione lufte?

    Ne operacione te medhaja ,jo.Isha i vendosur ne kufi dhe puna jone ishte tta kontrollojme ate sektor.Kemi patrulluar,kemi hyre neper territore muslimane.Nuk kam marre pjese ne fushebeteja te medhaja,vetem ne operacione psikologjike qe i kryenim qdo dite.

    A kishte njesia juaj vetem grek apo kishte edhe tjere?

    Ne njesine tone ishim vetem 2 grek.Mirepo vullnetaret grek ishin te shperndare neper rajone te ndryshme.

    Ne pergjithesi,qfare ishte roli i vullnetareve grek ne Bosnje?A moren pjese greket ne operacione luftarake?

    Po,greket moren pjese ne keto aksione kunder muslimaneve.Ne librin tim pershkruhet edhe nje betej.ka pasur edhe beteja tjera qe nuk jane pershkruar.

    Cili eshte qellimi i publikimit te ketij libri nga ana juaj?

    Qe te kujtohet kjo periudhe.Qe pas nje kohe dikush ta lexoje dhe te dij qe ishin dikur disa grek qe shkuan dhe luftuan atje.Qe te mos harrohet.

    A keni pasur ju te beni diqka me "masakren e Srebrenices"?

    Jo.

    Mirepo disa organizata humanitare dhe individ si Andreas Andrianopoulos po mundohen te ju kriminalizojne juve dhe vullnetaret tjere grek qe ishit ne Bosnje.Qka keni per t`ju thene atyre?

    Nuk kane deshmi kunder grekeve.

    Qka mendoni per masakren e Srebrenices?

    Masakra e Srebrenices eshte nje genjeshter. Te ju tregoj diqka.Historine e ngritjes se flamurit grek ne Srebrenice ate kohe pata dhene nje interviste shtypit ne veren e vitit 1995.

    Per qfare arsyeje e dhe kete interviste?

    Disa me thirren dhe me thane qe ta jepja kete interviste ,pa ndonje arsye te veqante.Ne te vertete disa individ te caktuar,te cilet e qiten ne drite kete fakt ishin aq kriminel saqe edhe emrat e tyre i dhane ne lidhje me ngritjen e flamurit dhe ngjarjen ne Srebrenice.Keta emra ju dhane gazetes "Ethnos".

    Ju mendoni qe asgje sdo te ndodh me keta njerez qe gjinden ne tregimin mbi pjesmarrjen e ketyre grekeve ne luften e Bosnjes?

    Jo,nuk mendoj.

    Duke pasur parasysh arrestimin e disa liderve te nacionalisteve serb qe akuzohen per gjenocid kunder muslimaneve,keni diq per te thene per keta?

    Te ju them diqka.Ka qene nje politike,nje kampanje kunder serbeve ne teresi.Po,ka pasur grek te involvuar ne beteja.Nuk e di se qka kane bere Karaxhiqi dhe Mlladiqi.


    perktheu per F.SH.________Fattlumi


    pjese e marrur nga

    http://www.stormfront.org/forum/show...96681&page=411
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Garda e kriminelit Arkan ku shihen edhe pjesetar grek


    [IMG][/IMG]



    Ushtare grek,rus dhe serb ,dhe prapa tyre shihet vetura private e Arkanit



    [IMG][/IMG]

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ushtare grek


    [IMG][/IMG]


    Ushtare grek dhe serb duke patrulluar kufirin Kosove-Shqiperi


    [IMG][/IMG]




    Kthimi i disa vullnetareve grek ne Thesaloniki nga lufta e Kosoves me uniforma serbe


    [IMG][/IMG]

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Vullnetare grek bashke me ushtare serb duke patrulluar kufirin Kosove -Shqiperi


    [IMG][/IMG]

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •