-
SHIK-u I Serbise Dhe Shqiptaret(1)
Serbia dhe fqinjet Minonin Luften e Shqiptarve per Mevetesi
Prof.dr.Sabri Rexha
Me se dhjete shekuje fqinjesie dhe kontakti ne mes serbve dhe shqiptarve krijuan raporte te ndryshme reciproke dhe aktiviteti informativ.Per keteveprimtari ne mesjeten e hershme nuk kemi shume te dhena,por eshte e ditur se pase pushtimitsllave ne trojet me shumice shqiptare filloi presioni dhe aktiviteti i ngjeshur serb per konvertimin e shqiptarve kryesishte nga katoliket ne ortodokse si mjet fillestar per asimilimin e tyre.Perandori Dushan do te ndeshkonte deri ne vdekje dhe me konfeksimin e pasurise te gjithe ata qe nuk pranonin besimin ortodokse dhe kishin zyrtare serbe.Per te aritur keto qellime te mbrashta antishqiptare atij i duheshin dhe bashkpuntore nga radhet e shqiptarve,numri i te cilve nuk dihet.Pushtimet turke nderprene kete presion fizik dhe propagandues.pra edhe nevojen per bashkpuntore nga mesi i shqiptarve.Tani ata u shfrytezuan per te ruajtur kishat dhe manastiret e mbetura serbe(ndonese shumica me bazament paraserb)dhe me kete dhe interesant serbe per t u rikthyer ne Kosove.Nje angazhim maksimal te Shik-ut(Sherbimet Informative e Kunderinformativ)te Serbise fillon nga mesi i shek.XIX kur lindi shteti serb dhe aspiratat hegjemoniste per te pushtuar dhe ndare me fqinjet trojet shqiptare dhe pertritjen e Perandorise se Dushanit.Tani e tutje Serbia beri qmos per te gjetur bashkpuntor nga radhet e shqiptarve per te realizuar interesat nacionale e shteterore.Shkaqet dhe pasojat e rekrutimit te shqiptarve per te bashkpunuar me Serbin dhe per interesat serbe do te shihen ne vijim.Ajo qe bie ne sy esht fakti se Serbia asnjeher nuk bashkpunoi me levizjen shqiptare si tersi,por vetum me njerze te caktuar dhe te njohur si karieriste, te shitur per pare apo duke shfrytezuar naivitetin e atyre qe binin pre e genjeshtrave dhe mashtrimeve serbe,Ajo iu shmangej patriotve te vertete dhe luftes se perbashket shqiptaroserbe kunder shtypjes turke.Personat e komprementuar,me intersea personale dhe pa ndjenja kombtare ishin ne shenjester te intersimit te tyre per bashkpunim.
Shqiptare dhe serbet duke jetuar shekuj me rradhe ne fqinjesi apo te perzier ndonse kishin intersa te perbashkta antiturke asnjeher pas shek.XIX nuk arriten te koordinojn interesant.Shqiptaret pa shtet te tyre pak ose aspak nuk punuan ne planin informativ-kunderinformativ,dersa Serbia aktivitetin propaganistik e zgjeronte ne gjithe trojet shqiptare,tek fqinjet dhe fuqite evropiane te interesuara pe dobesimin dhe debimin e pushtuesve turq nga Ballkani e gjetiu.Serbia permes te SHIK-ut, elementit te pakten serb si dhe bashkpuntorve shqiptar insistonte per te penguar qdo levizje shqiptare per autonomi,bashkim ne nje vilajet apåo pavarsi qe si thoshin do te ishte vdekje-pruerse per intersat serbe dhe per dalje ne bregdetin shqiptar.
Nga mesi i shek.XIX kur serbo-malazezet filluan luftrat pushtuese ne emer te "Kryqit te shenjte" si lufte antimuslimane dhe antishqiptare dhe ne kuader te saj dhe perpjekjet per te siguruar bashkpuntore shqiptar te konfesionit katolik dhe me vone edhe musliman.Nisur nga aspiratat per perteritjen e Perandorise se Dushanit,Serbia zgjeronte kthetrat e veta ne trojet shqiptare nepermjete bashkpuntorve te blere me pare,arma te dhuruar apo premtime se do t i caktonte si udheheqes te rajonit ku vepronin ose kishin pronat e tyre.
Ne anen tjeter shqiptaret pa aspirata per t u zgjeruar ne teritorin me shumice sllave nuk dihet te kishin zhvilluar aktivitete propagandistik dhe siguruar bashkpuntor sllave per keto interesa.Kjo i beri te mbeten inferiore dhe perhere te mashtruar nga propaganda serbe.Per keto arsye shqiptaret nuk ariten ta zbulojne me kohe qellimet e fqinjeve sllave aq me pak te pengohet realizimi i aspiratave pushtuese dhe antishqiptare.Shqiptaret duke mos pasur aspirata pushtuese,politik dhe konvertuese lejuan inflitrim te njeanshem te spiunve sllave , te cilet rekrutonin bashkpuntor nga radhet e shqiptarve.
Keshtu vertetuan thenien e N.Makiavelit:"Shteti pa ambicie nuk mund te qendroj ne mese shteteve me ambicie(pushtuesi-S.R)"Serbia dhe shtetet fqinje me aspirata antishqiptare bene dhe dhane shume per te siguruar bashkpuntor dhe mbeshtetes te interesave te veta nga elementet shqiptare te shitur,qe cenoni intersat kombtare e ndonjeher binin ne gracke propagandues te fqinjeve nga naiviteti fetar..Jo rastesisht Serbia nuk pranoi bashkpunim me perpjekjet antiturke te Ali Pashe Tepelenes apo Bushatlinjeve ne Vilajetin e Shkodres.Bile, kurdo kishte mundes lajmronte Porten mbi aktivitetin e tyre dhe e nxite kunder shqiptarve,minonte luften e tyre dhe perpjekjet per perkrahjen nderkombtarter.
Nepermjet bashkpuntorve te saj Serbia dhe fqinjet tjer minonin luften e shqiptarve per mevetesi.Shume shqiptare i ndihmuan fqinjet e tyre per pavarsi,por sa nga fqinjet i ndihmuan shqiptaret per pavarsi ateher dhe tani?!
Sa pati Serbia dhe fqinjet tjer bashkpuntor nga radhet e shqiptarve aventurir dhe me intersa te ngushta personale me siguri nuk do te dihet kurre me saktesi.Por,do te permendim vetum disa qe njihen nga literatura dokumentet arkivore serbe e shqiptare sa per ilustrim.
Eshte e njohur se nga viti 1844 Serbia si pretenduese e idese pansllave filloi te angazhoj ne politiken e jashtme agresive drejtuar ka trojet shqiptare.
Programi politik serb i parapar ne "Naqertanjen" e Garashaninit nxiste politik antishqiptare e me kete dhe u shtua interesimi per te gjetur propagandues te ideve te veta nder shqiptaret.Nepermjete tyre duhej te ngulitej "miqesia"ne mese dy popujve.Ata synonin qe sa me shume te lavdronin Mbretrin serbe dhe te pengoninndikimin austriak dhe italian sidomos ne radhen e popullsis shqiptare katolike.(vijon)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 07-02-2010 mė 16:50
-
-
vazhdimi (2)
Sa i Paguante Serbia Bashkpuntoret Shqiptar?!
Ne perputhje me interesat serbe,me 1865,pas lirimit te Gasper Krasniqit nga burgu i Stambollit,u pertrine kontaktet e tij me I.Garashaninin per ye kordinuar veprimet.
Ne pranvere te vitit 1866 Serbia u percaktua per disa kotakte edhe me shqiptar musliman.Kontaktet u bene me Xhelal pashe Zogun e Matit,nje njeri qeper ka karakteri u konvenonte intersave serbe.
Serbia permese"agjentve tregtare",qe me 1846 vendosi kontaktet me priftin shqiptar Gasper Krasniqi,i cili pastaj u angazhua per te rekrutuar bashkpuntore tjere.Per keto qellime prifti Gasper gjeti mirkuptim te kreu i Mirditese Bib Doda,qe pranoi nie oferte te tij per bashkpunim dhe propagande serbe.Sipas te dhenave,Gasper Krasniqi mbante korrespondence ne gjuhen latine me I.Garashaninin(minster i punve te jashtme te Serbise)Angazhimi i tij dhe Dodes ishte ne perputhje me "Kushtetuten e propaganduese ne "viset jugore(Sangjakun e Novi Pazarit,Kosove dhe Shqiperi veriore" me qellim te nxitjes se kryengritjeve sipas interesit te tyre ne ilegalitet te plote.
Shqiptaret e besueshem dhe bashkpuntorete ishin te obliguar qe nepermjete njerzve te caktuar,ne kohe te caktuar te dergonin te dhena relevante per ndikimin e tyre,disponimin e masese,reliefin e te dhena te tjera per ngjarjete aktuale Gasper Krasniqi ne cilsin e njeriut te besuar personalishte vizitoi Beogradin ne pranvere te vitit 1849 dhe bisedoi me Garashaninin.Ate e njoftonte per pergaditjen e shqiptarve per kryengritje antiturke dhe per gjendjen e popullsise ne Shqiperin veriore.Aty mori per obligim perhapjen e propagandes serbe ne Shqiperi dhe sipase nevojes te beje pergaditje per kryengritje popullore.Pas kthimit ne Mirdite ai i shkroi nje leter Garashaninit,me te cilen e njoftonte per poziten e popullates se Mirdites,varfrine dhe armete qe dispononin.Ai lajmronte se ka angazhuar tre njerze te rekrutuar,dy ne Spaq dhe nje ne Orosh.
ngaqe kishin ndikim te madhe ne popull.Ne leter kerkonte te holla nga Serbia per vete ndihmesin Domazeun dhe permende nje njeri te angazhuar per perhapjen e propagandes serbe te quajtur Georgije Boshkoviq,pa theksuar se ku vepronte dhe sa ishte ndikimi i tij.
Greqia"i lejoi"Serbise aktivitet propagandistike ne shqiperin veriore,deri ne Durres dhe Elbasan
Ne dhjetor 1849 drejtuesi propagandes serbe per Hercegovinen,Malin e Zi dhe Shqiperi, Matija Bani,me nje leter lajmronte I.Garashaninin per nje marreveshje te ndermjetsuar nga ai,ne mes te Vlladikes se Malit te Zi dhe Bib Dodes.
Aty thuhet se per shkak te rendesise se veqante,bashkpuntori ne Shqiperi paguhej me shume se ne vendet tjera:ai merrte 4000 grosh.
Me 1850 ne sherbim te propagandes serbe vihet dhe Mark Prolekshi nga familja trashigimtare e krerve te Mirdites.Ky burre 25-vjeqar qendroi disa muaj ne Mal te Zi,kurse ne nentore 1851 shkoi ne Beograd.Ai kishte premtuar Garashaninit se ne raste nevoje eshte i gateshem t i vere ne dispozicion 2.000 ushtar.Per rendesin e tij per propagande serbe tregon fakti se ai qe pranuar edhe nga princi i Serbise,Aleksander Karagjorgjeviq.
Pas ketij agresivitet propagandistik serb dhe vendosjes se ndikimit te disa krer shqiptar te Shqiperise veriore,ku Serbia pretendonte te siguronte ne bregdetin shqiptar pasoi nje periudhe e mbajtjes se kontakteve siperfaqsore,por jo edhe zgjerimi i aktiviteti propagadistik.Dobesite e bredshem,lufta per pushtet,Lufta e Krimese dhe orietimi kah Bosnja e kufizuan angazhimin serb per pune propagandistike ne trojet shqiptare. Nga fundi i viteve te 50-ta te shek.XIX perseri zgjohet intersimi serb per veprimtari propagaduese ne trojet shqiptare.Tani,perveq bashkpuntorve nga elementi shqiptar katolik u shtua intersimi dhe per bashkpuntoret nga elementi musliman ne Kosove.Nga viti 1861 qeveria serbe"Arnautllekut" i kushtoj vend te veqante ne planin e propagandes.
Sipas marrveshjes me konkurrenten per zgjerim ne trojet shqiptare,Greqine,Serbise iu lejua aktivitetet propagandistik ne Shqiperine veriore deri Durres dhe Elbasan.Ne perputhje me intersat serbe,me 1865,pase lirimit te Gasper Krasniqit nga burgu i Stambollit,u perterin kontaktet e tij me I.Garashaninin per te kordinuar veprimet.Ne pranver te vitit 1866 Serbia u percaktua per disa kontakte edhe me shqiptaret musliman.
Kontaktet u bene me Xhelal pashe Zogun e Matit, nje njeri qe per kah karakteri u konvenonte interesave serbe .Ai u premtonte se si pasardhes i Skenderbeut do te mblidhte 15.000 ushtar ne rast te ndonji lufte tjeter antiosmane.Ai kishte marre per obligim te organizonte kryengritje te armatosur ne Shqiperi kurdo te shtrohet nje kerkes e tille.Kontaktet e tij me Serbin ishin zhvilluar me ndermjetesimin e njifar Naum Sidojes nga Reka e Dibres.Naumi ishte qe me pare ne sherbim te propagandes ruse.Ai pase kontakteve me Jovan Ristiqin,(i cili kishte kontaktuar me Xhelal Zogun ne Stamboll)shkoi edhe ne Beograd per te biseduar rreth marrveshjese per bashkpunim.Nga ana tjeter Xhelali beu,pas kthimit nga Stambolli ne Shqiperi ,i mbetur pa te holla, iu drejtua Serbise per t i dhene 1000 lira dhe si garanci i ofronte asaj nje qiflik ne bregdet qe vlente tri here me shume se parat qe kerkonte.Naumi kishte ndermjetesuar te Garashanini per t ia dhene parate e kerkuara(VIJON)
-
-
Vazhdimi (3)
TEZAT ANTISHKENCORE SERBE NDAJ IDETITETIT TE SHQIPTARVE
Sipas nje raporti te Ilija Markoviqit nga Uzhica te vitit 1871 ,theksonte se kishte pasur edhe disa kontakte individuale dhe kishte marre besen shqiptare nga disa krer te Pejes dhe te Rozhajes. Sipas pohimit te tij,ai kishte kerkuar nga kshilli i regjences serbe per t u derguar nga 50 duket dhe nga nje revolver,Ali Age"Galiqit"ne Rozhaje dhe Ibrahim Zajmit ne Peje.Serbia u kishte premtuar atyre se do t u lejont te sundonin ne viset"e pushtuara",se do t u jepte te holla per mbajtjen e ushtarve etj.Keta si kompesim e kishin dhene besen se do te luftojn kunder Perandoris me kushte e permendura Ali Aga kishte premtuar se do te pergatis 3.000 ushtar, dersa Ibrahim Zajmi premtonte 2000 ushtar dhe se do te jene aleat te Serbise kur do te fillonte lufta.
Serbia iu shmangej kontakteve me kryengritjen shqiptare
Gjate viteve 1872-1875 Serbia iu shmang kontakteve e lidhjeve me shqiptar sidomos me levizjen e rezistences shqiptare me ritje.Sidoqofte,nuk u nderpre te gjitha perpjekjet per propagand ne viset shqiptare.Ne mars 1873 hotjanet iu grejtuan Ministrise Jashtme te Serbise per bashkpunimin.Ne emer te Hotit kishin shkruar leter bajraktari Qun Mula dhe Mirash Hasi,derisa letren ne serbi e dergoi Leke Ivanaj.Tani kur raportet e serbise me Perandorin turke ishin te mira,ajo iu shmangej konfrontimeve eventuale duke perhapur propaganden serbe,Prandaj Serbia nuk ia dha ndonje pergjigje.Ne kete kontekse Serbiaiu shmangej dhe kontakteve me kryengritesit shqiptar per te mos ndikuar ne masovizimin e levizjes dhe daljes se saj jasht ndikimt serb.
Nga fundi i vitit 1873 ne sherbime te propagandes serbe paraqitet i permenduri.Hasan Koka,i cili i ankohej Veznikovit se jane shkeputur lidhjet me Serbin,ndonse sa ishte ne Stamboll ishte lidhur me Hitrovin dhe se para pese mujash bashke me djalin e pashait te Mirdites kishin lidhur besen me te.Ne gjysmen e dyte te vitit 1874 nje nepunse i perfaqesise serbe ne Stamboll lajmronte se permes te kapitenit malazez,Gjoka Pejkoviqit kishte takuar ne nje kafene te Stambollit,kapitenMarkun,vella i Bib Dodes,derisa heren e dyte lajmronte se e kishin ftuar ne shtepin e tij Markun dhe Prenk Bib Doden (djalin e Bib Dodes).
Nga fundi i vitit 1875 kur veq konfliktit serbo-ruso-turk i afrohej koha, Serbia beri qmose te aktivizoj kontaktet me bashkpuntoret shqiptar qe ta ndihmonte ate.U vune kontaktet me kapedan Markun,Xhela Pashen dhe sidomos u interesuan per perkrahjen e Prenk Bib Dodes,te cilin e ftonin ne serbi per t u marre vesh rreth luftes eventuale.
Ne kete menyre Serbia perveq mesuesve serbe dhe priftrinjeve te kishes ortodokse serbe qe vepronin si agjent te saj ne trojet me shumice shqiptare shfrytezonin dhe elemente te degraduar shqiptar qe per interesa karreriste apo materijale viheshin ne sherbime te interesave serbe.Per fat te keq shihet se shume shqiptar rane ne gracken e SHIK-ut serb dhe i sherbyen atij per te realizuar interesat antishqiptare. Ne shume raste duke shfrytezuar besen shqiptare arrini te mbronin kishat dhe elementin sllav ne detin shqiptar.
Keshtu kryemurgu i Manastirit te Deqnit,Danillo ,gjate kryengritjes se pare serbe(1804)bazuar ne mbeshtetjen shqiptare te cilve u la ne bese kishen,udhtoj per ndihma materijal ne Bullgari e Palestine.Duke spekuluar me besen shqiptare dhe traditen per te mos e thyar ate,Serbia arrinte te organizonte propaganden,agjenturat dhe aksionet diverzante per vrasjen e patriotve te mirfillte shqiptar.Keshtu Mehmet Zajmi patrullonte neper mahallet serbe ne Peje dhe rrethin per te brojtur ata.Nga Rugova ne mbrojtjen e patrikanes se Pejes u vrane gjasht vet
uq Elezi,djali i tij Veseli,biri i Veselit,Zhuji(iquajtur nga kallogjerete serbe Sulo Vojvodiq) dhe Beke Asllani e Kaplani.
Diplomacia serbe nuk kursente asgje per aktivitetin propagadistik ne trojet shqiptare.Per ne pune te tilla ne viset jugore (Sangjak,Kosove e Maqidoni) kishin parapare fondin sekret prej mese 300.000 frangash.Perfaqesuesit serb ne Prishtin kishte vene kontaktet me Ismail beun qe paraqitej si i pari i fisit gashit.Ky plak dinjitoz servonte ne popull"drejtesin serbe",mbante flamurin serb dhe fotografin e kralit te serbise.Edhe Mali Zi per interesa te veta ne Kosove dhe shkoder si dhe per interesa serbe ishte angazhuar per ndikimin mbi shqiptaret dhe ngjarjet ne trevat shqiptare.Per keto qellime ajo ishte angazhuar te siguronte bashkpntor shqiptar.Keshtu ne gusht te viti 1881 dergoi ne Malesine e Shqiperise veriore(Nitaj e Mertur)nje njeri konfident dhe i ftonte ata te bashkepunojne me Malin e Zi duke premtuar nga pese lira dhe nje martin.Ky njeri sekret kishte kontaktuar edhe me kreret e Krasniqes,te cilve Peter Emilio nga Zymi u preferonte te mos punojne sipase propozimeve te Malit te Zi.Emisaret malazez kishin depertuar edhe ne Hot ku arrrijne te rekrutojne disa njerze per bashkpunim me qellime qe me hollat e Malit te Zi te bejne qregullime e akte dhune,sidomos ne kufirin shqiptaro-malazeze.Nje njeri i tille ishte Prenk Nuri nje aventurir nga Mirdita.Per propagande nder shqiptar qeveria e varfer malazeze paguante nga dhjete napolan per kreret bashkpuntor dhe nga pese per pasuesit e tyre.
Serbet synonin t i armiqesonin shqiptaret me te gjithe
Emisaret malazez,si Stefan Vukotiq,Toma Bratiq dhe Ivan Periq Nikolla duke njohur veshtersit,kerkesat dhe mentalitetin shqiptar kishin arritur qe ne trojet shqiptare te rekrutojne dhe krijojn nje rrjete te tere bashkpuntoresh si:Arif Sylen,Sadri Fetahu,Brahim Xheme Fetahu,Bajram Sherifi dhe Ali Rashia.Ne sherbim te tyre ishin dhe
jok Doda(kusheri i larget i Prenk Bib Dodes),Prenk Tuzi(nga Mirdita)dhe Simon Doda(qe shpesh qyhej Luigj Njanci,aventurir qe shpesh udhtonte ne Mal te Zi dhe Itali).Propaganduesit serbo-malazez sa akuzonin shqiptaret per te gjitha te ligat gjate sundimit turk dhe si antiserb,aq i lavdronte ata qe bashkpunonin me ata.Ata lansonin teza per shqiptar pa indentitet kombtar,te eger e te pa kulturuar nga ana tjeter i akuzonin ata per kinse"shqiptarizimin e serbve".Po keto jane gjera qe nuk perputhen.Kjo nuk kishte kuptim,ngaqe nje popull pa idetitet kombtar dhe i pa kulturuar, dhe pa kishen autoqefale,pa shkolla ne gjuhen amtare dhe pushtet,asesi nuk kishte mundesi ta asimilonte nje popull tjeter,si serbet,qe kishin perkrahjen te pa kufizuar te kishes serbe,te shtetit serbe dhe kishin shkolla e tyre.Ata ne asnje menyre nuk flisnin per sllavizimin e shqiptarve gjate sundimit mesjetar serb dhe konvertimit te tyre fetar.Qellimi i vertet i propagandes serbe ishte
hellimi i armiqesise serbo-shqiptare,malazezo-shqiptare,shqiptare-turke dhe se fundi armiqesimin shqiptaro-shqiptar per te penguar luften e tyre per autonomi dhe pavarsi shqiptare.Serbia per interesa te veta kishte arritur te rekrutonte dhe gjeneralin e rojes kufitare,Hamdi Pashen,inspektor i kufirit.Per pune e tij ai ishte dekoruar me urdhrin"Sveti Sava" te klases se dyte,dekoraten "Takova"te klases se pare dhe si mik i Serbise pretendonte per urdhrin"Shqiponja e bardhe",Sipas funksionit qe kishte ai ndihmoi shume propaganden serbe nder shqiptar,depertimin e armeve iligale per pakicat serbe,e kete e pranonte dhe konsulli rus,Mashkov.(vijon)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 08-02-2010 mė 12:29
-
-
Vazhdimi (4)
Serbia Perpiqej t`i Perfitonte Patriotet Shqiptar Me Para
Serbia duke u mbeshtetur ne minoritetin serb,kishen ortodokse dhe bashkpuntoret shqiptar deri me 1904,kishte futur ne kosoven nente grupe teroriste,2.000 pushke,500 revolvere dhe sasi te theksuar bombash dhe muncioni.
Propaganduesit serbe dhe bashkpuntoret shqiptar,duke shfrytezuar mospajtimet shqiptaro-turke ne fillim te shek.XX,nxitnin dhe me shume shqiptaret kunder pushtetit turk,dersa nxitnin nga ana tjeter Perandorin turke per dhune ndaj shqiptarve te rebeluar e kryeneq.Gjakosja ne mes tyre pa dyshim ishte ne interes te Serbise e Malit te Zi per te dobesuar te dy palet para luftes eventuale.Bile,ne te gjitha rastet Serbia nxiste pakicen sebe qe te vihet ne anen e turqve per dobesimin e shqiptarve.Jo rastesishte diplomacia serbe perkrahte dhunen e shtruar te Turgut Pashes dhe i porosiste serbet lokale te informojn dhe ndihmojne ate kunder shqiptarve.
Shtrirja e "Dores se Zeze" ne Kosov
Me 1910, duke iu ofruar Luftes Ballkananike,Serbia intensifikoi perpjekjet per te siguruar bashkpuntore nder shqiptaret e Kosoves ku ishin pretendimet fillestare per pushtimet serbe.Ajo kishte arritur ta bente per vete dhe Hasan Hysen Budakoven,i cili filloi te zhvillonte propagand pro-serbe.Per kete atij i ishte siguruar strehimi ne serbii gjate operacionve turke per shuarjen e kryengritjeve.Me 1911 Serbia synoi qe nepermjete Iliaz Age Vuqiternes(Agushi)te vriste Hasan Prishtinen qe e konsideronte armik te interesave sebe,por ai nuk e mori nje pergjegjesi te tille.Kjo perpjekje perputhet me formimin e organizates serbe"Bashkimi ose Vdekje",qe u quajte "Cerna Ruka"(Dora e Zeze),e cila filloi te degezohej dhe ne Kosove.Keshtu Serbia krahas pergaditjeve per agresion te armatosur ne trojet shqiptare,zhvillonte dhe agresion propagandistik antishqiptar.Serbia nepermjete organve zyrtare dhe jo zyrtare,sidomos SHIK-ut serb,bente q mos per te nxitur turqit kunder shqiptarve,per perqarje ne levizjen shqiptare dhe per ruajtjen me qdo kusht te pakices serbe ne Kosove nga shumica absolute shqiptare.Per keto qellime ajo beri gjithqka per te siguruar besen e feudalve shqiptar dhe disa krerve naive qe pa vedije dhe njohuri per qellimet serbe ishin vene ne sherbime te interesave serbe. Te tille permenden: Riza beg Kryeziu,Sokol Baci dhe Mirash Luzi.Vetum per Luzin Serbia kishte shpenzuar 100.000 dinare.Ajo permes Adem Zajmit(familja Zajmi si bashkpuntore e serbis u permend dhe me heret) arriti ta vrase dhe patriotin shqiptar Haxhi Zeken.veq kesaj,Serbia duke u mbeshtetur ne minoritetin serb,kishen ortodokse dhe bashkpuntoret shqiptar deri me 1904,kishte futur ne Kosove nente grupe terroriste,2.000 pushke,500 revolvere dhe sasi te theksuar bombash dhe municioni.Ne aktivitetin informativ ne fillim te shek.XX edhe Mali i Zi ishte tejet aktiv dhe per pune i duheshin bashkpuntore shqiptar.Nje diplomat i Vjenes kisht raportuar Vjenes zyrtare se shume njerze ishin derguar ne Grude, Hot dhe Kastrat per te perfituar kreret shqiptar, te cilet ftoheshin per te vizituar princ Nikollen.Sipase tij,konsulli Petar Pllamenace ndodhej ne Male te Zi dhe komunikonte telegrafisht me Isuf beun, i cili qe tash e ndiente veten mekembes te Malit te zi ne Shkoder.Nje njeri i fort per Malin e Zi padyshim mbetej Sokol Baci, i angazhuar per te rekrutuar bashkpuntor te tjere ne radhete e shqiptare.Per punen e tij ai merrte dymbdhjete napolone florinje ne muaj dhe ndihma te tjera per qka ishte pasuruar dukshume..Princ Nikolla me ndermjetesimin e Ilija Pllamenacit(ish.minister i luftes)kishte kontaktuar ne Cetine dhe Isuf Ibrahim beun i premtonte atij se ne Shkoder kishte 1500 veta te pushkes dhe do te ishin ne sherbim te interesave malaziase.
Shqiperia - arene e sherbimeve agjenturore
Krahase zjerimit te kryengritjes shqiptare dhe rrezikut qe Perandoria turke te leshonte pe para tyre zgjerohej dhe rrjeti propagandistik serb.Qelimi i saj ishte thellimi i armiqesise shqiptaro-turke,nxitje e Turqise per qetesimin dhe qarmatosjen e shqiptarve dhe pervetesimin i krerve shqiptar per interesa te veta.Jo rastesisht Dimitrije Tucoviqi theksonte :"Ndoshta nuk ka pasur kurre vende ne bote ku do te kishin vepruar aq shume agjente te huaj sa ne Shqiper".Pa dyshim,me te shumti ishin ata nga serbia,qe duke shfrytezuar nevojen e shqiptarve per perkrahje ,arme dhe azil ne rast te pershkallezimit te represionit turk perpiqeshin me premtime te pasivizojn rezistencen antiserbe ne rast te luftes eventuale dhe pastaj thoshte Pashiqi do te shohim q`eshte rendi e qetesia.Ne kete drejtim kishte angazhim te veqante per te pervetsuar Isa Boletinin,Bajram Currin,Negjip Dragen,Sadik Ramen etj Pashiqi u premtonte arme dhe para,kuptohet ne sasi te kufizuar qe kryengritja qe te mos ariji sukeses para se te nderhyne serbia,ende e papergaditur per lufte dhe pa arritur aleancen ballkanike.Per keto qellime ministria e jashtme e Serbise kishte derguar ne Kosove 30.000 dinare per t u shperdar krerve shqiptar,si Hasan Prishtina,Isa Boletinit e Bajram Currit,por agjentet e saj kishin lajmruar se perpjekjet e tilla jane te kota.Megjithate,perpjekjete serbe per mashtrim me premtime nuk u ndalen.
Serbia dhe me vone Jugosllavia borgjeze dhe ajo socialiste e bellafaquar me shumicen absolute shqiptare,ishte angazhuar me tere forcen propagandistike qe qellimet e veta t i realizoje duke rekrutuar shqiptar te "ndershum"dhe bashkpuntor te pushtetit ushtarak-policor ne vazhdimesi.Duke shfrytezuar jo vetum elemente kareriste e te shitur,por edhe mashtrime dhe propaganden premtuese,si dhe naivitetin e disa krerve shqiptar qe i prinin levizjes antiturke,ajo ndikoi dukshum ne rrjedhat e levizjes shqiptare per autonomi dhe pavarsi.Ajo aktivitetin e vet e kishte drejtuar ne tri segmente:se pari ,sigurimin e elementit tejet te vogel sllav nga sulmet e shqiptarve;se dyti,konfrontimin e shqiptarve ne mes veti rreth rruges se rezistences antiturke; dhe se treti armiqesimin shqiptaro-turk me qellim te dobesimit te dy palve dhe sigurimin e qendrimit asnjanes te shqiptarve ne rast te konfliktit te aleatve ballkanik dhe forcave perandorake turke ne Ballkani,Mund te thuhet se keto qellime kryesisht u arriten dhe fale kesaj dhe suksesi luftarak i shpejt i Serbise dhe aleatve ballkanik me 1912.Kjo mun te ilustrohet me faktin e kontakteve qe kishte siguruar kapiteni Radoje Pantiq ne mese Isa Boletinit dhe Sadik Rames me Begdan Radenkoviqin dhe Dragutin Dimitrijevic - Apis(udhehqes i organizates famkeqe qetnike serbe"Dora e Zeze") dhe te Bozhin Simiqit me Idriz Seferin ne Karadak,ne prag te luftes ballkanike.
Ata kishin per qellim qe prej tyre te sigurojne besen shqiptare (qe per fat te keq u jepej dhe armiqesi te perbetuar te shqiptarve,ngaqe nuk kishin informacione per individe dhe qellimet serbe qe nuk nguronin te jepin premtime as nder mend nuk e kishin t i plotesojne).(vijon)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt