Ai u lind ne Aleksandri ne vitin 298 nga prinder pagane dhe perqafoi Krishterimin. Papa i Aleksandrise, Shen Aleksandri, profetizoi se ai do kishte nje pozicion te larte ne Orthodhoksi.
Para se te arrinte moshen 20 vjecare, shkroi nje traktat "Mbi misherimin" ku konfirmonte se Jezu Krishti ishte Perendi dhe Njeri. Ne vitin 319, kur Athanasi ishte ende dhjakon, nje prift me emrin Arios filloi te predikonte se ka qene nje kohe kur Jezui nuk ka ekzistuar, pra nuk ishte lindur ende prej Atit.
Athanasi ju pergjigj se lindja e Birit prej Atit, sikurse dhe shqiptimi i Fjales, eshte nje marredhenie e perjeteshme midis Tyre dhe jo nje ngjarje ne kohe. Keshtu pra filloi lufta e Krishterimit Katoliko - Orthodhoks kunder herezise se Ariosit.
Athanasi luftoi kunder arianizmit gjate gjithe jetes se vet. Si nje dhjak ai e shoqeroi Aleksandrin e Aleksandrise ne Keshillin e Pare Ekumenik qe u mbajt ne Nikea ne vitin 325. Ne kete Keshill u shpall Besorja e Nikeas dhe u anathemua Ariosi dhe pasuesit e tij. Sipas kishes Kopte, Athanasi ishte autori kryesor i formulimit te Besores, ndaj i eshte dhene dhe titulli: Mbrojtes i Besimit!
Ne 9 Maj 328, ai u be peshkop i Aleksandrise pas Aleksandrit, duke u bere keshtu patriarku i 20-te i Kishes se Aleksandrise. Ne kete pozicion qendroi per 45 vjet, nga te cilat 16 i kaloi ne mergim. Meqenese Arianizmi kishte uljet ose ngritjet e veta, Athanasi u debua nga Aleksandria te pakten 5 here, duke u rikthyer serisht me vone. Kjo coi dhe ne shprehjen e famshme: "Athanasius contra mundum", dmth "Athanasi kunder botes". Vitet e tij te mergimit, te cilat armiqte e besimit i mendonin per ta shkaterruar, Perendia Triadik ja ktheu ne vite bekimi, sepse gjate ketyre viteve ai jetoi ne periferite e Egjiptit dhe njohu shume eter te shkretetires. Ai shkroi dhe jeten e Shen Andonit te Madh, qe sherbeu si frymezim per jeten murgjerore ne Lindje dhe Perendim.
Athanasi ishte po ashtu i pari qe identifikoi 27 librat e Testamentit te Ri, sepse ne ate kohe qarkullonin disa lista te ndryshme, por lista e Athanasit ishte ajo qe u njoh me vone ne menyre universale si bashkesia e librave te Testamentit te Ri, nga nje seri sinodesh.
Ai fjeti ne Zotin ne 2 Maj 373. Varri i tij, kur ruhen reliket e tij, eshte nen katedralen e Shen Markut ne Kajro. Shenjtori u varros fillimisht ne Aleksandri por trupi i tij i shenjte u transferua me vone ne Itali. Papa Shenuda III i riktheu reliket e Shen Athanasit ne Egjipt ne 15 Maj 1973, pas vizites se tij historike ne Vatikan dhe takimit me Papen Pali VI.
Me poshte eshte himni i kushtuar ketij shenjtori:
O at i shenjte Athanas,
si nje shtylle e Orthodhoksise
e refuzove marrezine heretike te Ariosit
duke insistuar qe Ati dhe Biri jane te njejte ne esence,
O at i nderuar, lutju Krishtit Perendi te shpetoje shpirtrat tane.
Varri i shenjtorit ku ruhen reliket e tij, ne Katedralen e Shen Markut ne Kajro
![]()
Krijoni Kontakt