Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Pagëzoni në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt

    "..jeni pagëzuar në Krishtin – me Krishtin jeni veshur"



    Të dielën, me 10 Janar, Kisha Katolike kremton Pagëzimin e Jezusit. Pikërisht për “pagëzimin” e krishterë e për vlerën e tij mund të flasim sot dhe çdo her.

    Sipas Kishes katolike: “Pagëzimi është një sakrament i themeluar prej Jezu Krishtit, me të cilin na falet mëkati i rrjedhshëm dhe të gjitha mëkatet që kemi, na kthehet Hiri shenjtërues i Zotit, bëhemi fëmijët e Tij dhe anëtarët e Kishës”.

    Në bazën e fjalës “pagëzim” qëndrojnë dy fjalë greke të ngjashme “bàpto/baptìzein”, që do të thotë “të zhytesh”.

    Këto dy terma sëbashku me derivatet e tyre përmenden 116 herë në Besëlidhjen e Re. Riti i zhytjes në ujë për pastrimin e shpirtit është një praktikë e lashtë, e përdorur nga të gjitha kulturat fetare. Madje edhe judaizmi i kohës së Jezusit e ndiqte këtë praktikë, siç dëshmojnë vaskat e pishinat e gjetura në Kumran, në bregun e Detit të Vdekur, seli e një bashkësie të njohur hebraike, anëtarët e së cilës quheshin “esenë”. Pikërisht këtu, në vitin 1947 dolën në dritë dorëshkrime biblike e judaike, që u bënë më pas të famshme. Edhe Shën Gjon Pagëzuesi mbarështonte një “pagëzim pendimi” për mëkatet e kryera.

    Me ardhjen e Krishtit, siç thotë edhe vetë shën Gjon Pagëzuesi, pagëzimi merr vlerë të re: nuk është thjesht zhytja në ujë për t’u pastruar nga mëkatet, por është edhe dikimi i Shpirtit të Hyjit, pra fillimi i një jete të re trashendentale. Të katër ungjilltarët, duke përshkruar pagëzimin e Krishtit, përfundojnë me këtë detaj: “Fill pas pagëzimit, Jezusi doli nga uji. Dhe ja! Iu hapën qiejt dhe e pa Shpirtin e Hyjit duke zbritur porsi pëllumb e duke ardhur mbi Të” (Mt 3,16; Mk 1,10; Lk 3,22; Gjn 1,32). Ashtu si me lindjen marrim fizikisht frymën e jetës, ashtu edhe me rilindjen përmes Pagëzimit marrim një frymë, apo shpirt tjetër, atë të jetës që vjen nga Zoti. Për këtë arsye e thërrasim Zotin me dashuri, ashtu siç bënte vetë Jezu Krishti, Biri i Hyjit: “Kemi marrë Shpirtin që na bën bij adoptivë, në sajë të të cilit ne thërrasim: Abba! O Atë!” (Rm 8,15). Abba ishte titulli i gjuhës aramaike me të cilin fëmijët thërrisnin atin e tyre.

    Kjo është e mundur, pasi me pagëzimin brenda nesh ndodh diçka e veçantë, që Shën Pali e përshkruan kështu në Letrën drejtuar Romakëve: “Po a nuk e dini se të gjithë sa jemi pagëzuar në Jezu Krishtin, jemi pagëzuar në vdekjen e tij? Me anë të pagëzimit pra, bashkë me Të jemi varrosur në vdekje që, sikurse Krishti u ngjall në lavdinë e Atit prej të vdekurve, po ashtu edhe ne të jetojmë në jetën e re” (Rm 6,3-4). Këtu kemi imazhin e dy varreve paralele. Në atë prej guri hyn Jezusi i vdekur, prej nga del më pas i ringjallur në lavdi. Në varrin e ujit të pagëzimit hyn njeriu “i vjetër”, i vdekur për shkak të mëkatit, i cili rilind më pas si krijesë e re, i pastruar e me Shpirtin Shenjt në zemër, shenjë e jetës së re.

    Vdekja e ngjallja e Jezusit përsëritet pra, brenda nesh. “Gjithsa jeni pagëzuar në Krishtin – me Krishtin jeni veshur” vazhdon shën Pali në Letrën drejtuar Galatasve (3,27). Për këtë arsye pagëzimi është sakrament, pasi përmes tij vepron vetë Zoti nëpërmjet Birit të Tij dhe, është sakramenti i parë që marrin, pasi përmes tij lindim në një jetë të re. E ashtu siç jemi bij të Adamit si njerëz të vdekshëm, ashtu jemi të gjithë edhe bij të Hyjit përmes pagëzimit e pra, jemi të gjithë vëllezër si në brishtësinë e të qenit njerëz, ashtu edhe në lavdinë që vjen nga të qenit bij adoptivë të Zotit: “Të gjithë ne jemi pagëzuar në një të vetmin Shpirt Shenjt” (1 Kor 12,13). E nga kjo vjen edhe mandati i qartë, që Krishti i drejton Kishës mbarë, duke përshëndetur Apsotujt pas ringjalljes: “Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt!” (Mt 28,19).
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 08-01-2010 më 20:41
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Neser, Solemniteti i e Pagëzimit të Jezusit!

    Kisha Katolike kremton Pagëzimin e Jezusit dhe kujton rëndësinë e Pagëzimit. Njeriu duhet të mendoj se nëse Ati ynë qiellor nuk na jep dorën në Jezusin, në njeriun, mëkati krijon një humnerë që rrezikon të na gëlltisë përgjithmonë.

    Thuhet se Pagëzimi është mister. Ja misteri i Pagëzimit: Zoti ka dashur të na shpëtojë duke shkuar Ai vetë në fund të errësirës së vdekjes.

    E kremtja e Pagëzimit te Jezusit është një festë, që përmban në vetvete një vlerë të jashtëzakonshme zbulese. Zbulon misterin e Krishtit e bashkë me të, edhe misterin e ne besimtarëve të pagëzuar me ujin e shuguruar nga Krishti. Lind nga zemra, pasi Zoti përulet, vdes për ne, e që para se ta bëjë këtë na tregon vullnetin e tij për të na shëlbuar. E gjithë kjo duket në skenën e Pagëzimit, ku Zoti vetë i nënshtrohet ritit të pendimit. E bëri këtë për të na ftuar të gjithëve të kemi konsideratë të lartë për ritin e pagëzimit, me të cilin rilindim në jetë të re.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Gjithë të pagëzuarit janë të thirrur të ecin në rrugën e shenjtërisë!


    Nga Liturgjia


    Pas përfundimit të festës së Krishtlindjes, që tani nisemi udhës sonë shpirtërore drejt Pashkëve. E Pagëzimi i Jezusit përmban fatin e Jezusit, thirrjen apo misionin e tij. Deri dje kemi dëgjuar tregimin e Ungjillit se si ka lindur, prej kujt ka lindur, ku ka lindur e në çfarë kushtet ka lindur.

    Pjesa e Ungjillit të kësaj të kremte na tregon arsyen pse çka lindur Jezusi: për shpëtimin e njerëzimit. Pra në solemnitetin e Pagëzimit të Jezu Krishtit kemi pohimin e Atit që Qiellor që na siguron Ai, Jezusi është shpëtimtar i njeriut, shenjtëria e familjes dhe paqja e botës.
    .
    Për këtë arsye këtyre ditëve jemi kthyer në Betlehem sepse ndjenim nevojën për të shikuar, vështruar e dëgjuar sërish mësimin e Krishtit, mësimin e Tij të parë të madh: artin e dashurisë ndaj Zotit e ndaj njeriut.

    Dhe në aspektin shpirtëror është gjë e bukur të përshkohet pambarimisht udha e fesë, udha e besimit në Zotit drejt Betlehemit, për t’u shndritur vazhdimisht me Dritën e Foshnjës Hyjnore e kështu, si barinjtë e Betlehemit edhe ne ta dëshmojnë gëzimin e ardhjes së Zotit ndër ne e rëndësinë e pranisë së Tij me ne.

    Derisa Krishtlindja largohet, mendoj se në çdonjërin prej nesh ka një nostalgji të madhe për këtë të kremte, për dritën e Foshnjës së Betlehemit, për të mësuar udhën e jetës së vërtetë e mënyrën e pranimit të planit të Zotit, për një jetë të re në përkim me vullnetin e Tij Hyjnor.

    Jemi të vetëdijshëm se koha ecën me të shpejt, fluturon e ne nuk mund të heqim dorë nga detyra e shqyrtimit dhe e kundrimit të tërë jetës së Krishtit në dritën e Shkrimeve të Shenjte biblike. E kështu, Ungjilli na sjell përgjatë lumit të Jordanit, na paraqet Gjon Pagëzuesin, tashmë të rritur, i cili pagëzon dhe pret e përgatitet dhe përgatit zemrën e njerëzve për çastin e takimit aq shumë të pritur me Krishtin Shëlbues.

    Gjon Pagëzuesi, sikur do të dëgjojmë nga tregimi ungjillor, pa frikë, paralajmëron të gjithë se Zoti është afër: “Po vjen pas meje, një më i fortë se unë” (Mk 1,7).

    Këto fjalë edhe për ne janë të rëndishme sepse na përkujtojnë se kuptimi i çdo gjëje është pikërisht në Jezusin e pranishëm në realitetin tonë, këtu konkretisht në çdo jetë njerëzore Zoti vjen, Zoti Është! Jeta e njeriut është pritje e Zotit.

    Këndej të jetosh do të thotë të presësh Zotin. Të vdesësh do të thotë mos pritje e Zotit.

    Gjoni shton: “Unë nuk jam i denjë të përkulëm as për t’ia zgjidh lidhëzat e këpucëve të tija” (Mk 1,7).

    T’i zgjidhësh të mbathurat ishte detyrë e skllavit!. Gjoni e ndjen kaq fortë distancën midis nesh e Zotit, e nuk gjen tjetër figurë apo imazh për të treguar habinë, mrekullimin e vet dhe tërë gëzimin e vet para Zotit që bëhet i afërt.

    Po të mund të përjetonim edhe ne ndjenjat e Gjonit. Po të mund të provonim edhe ne mrekullimin e gëzimin para asaj që shohim e para asaj që dëgjojmë në këtë moment! Sikur të mund të ndjenim tërë madhështinë e të qenurit të krishterë e të takimit të Zotit, në saje të mëshirës së tij falas që ka ndaj nesh.

    Feja ka nevojë për madhështi, për mrekulli, sepse feja është dhuratë. Mirëpo madhështia e mrekulli lind nga përvujtëria e përvujtëria përherë është parakusht në të cilin njeriu mund të takojë Zotin në Jezu Krishtin.

    Pagëzimi i Jezusit në lumin Jordan është një ngjarje e veçantë, Jezusi e përuron jetën publike, e nis misionin e shpëtimit për mbarë njerëzimin qe profetët e parathanë shekuj mëparë. Isaia profet kishte shkruar-parathënë per Jezusin; “Ja, Hyji juaj, qe, Zoti, Hyji juaj, po vjen me fuqi, zotëron krahu i tij: ja, me të është shpagimi i tij, e para tij shpërblimi i tij! Si bariu e kullot grigjën e vet, në dorë i merr qengjat, ngrykë i mbart; i këqyr me kujdes.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-01-2010 më 19:30
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Jezu Krishti që është shfaqja e fundit e shpëtimit të Hyjit



    (Is 40, 1-5. 9-11)

    Pas pesëdhjetë vjetësh mërgimi Hyji e çon popullin e zgjedhur në tokën e tij duke kryer një çlirim të ri. Hyji ka shumë ngut për të dërguar popullin e tij drejt lirisë. Dhe shënon një rrugë të drejtë ndërmjet shkretëtirës së lulëzuar. Një profeci e tillë do të kryhet kur do të arrijë Jezu Krishti që është shfaqja e fundit e shpëtimit të Hyjit.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    “Në shkretëtirë përgatitni udhën e Zotit, rrafshoni në stepë shtigjet e Tënzot"



    Lexim prej Librit të Isaisë profet

    “Ngushëllojeni, ngushëllojeni popullin tim, thotë Zoti juaj! Flisni zemrës së Jerusalemit, dhe klithni atij se mori fund skllavëria e tij, u shpërblye paudhësia e tij, sepse ka marrë prej dorës së Zotit ndëshkim të dyfishtë për të gjitha mëkatet e veta.”

    Një zë lëshon kushtrimin: “Në shkretëtirë përgatitni udhën e Zotit, rrafshoni në stepë shtigjet e Tënzot. Le të ngrihet çdo luginë, le të ulet çdo mal e kodër, rruga e shtrembër le të bëhet e drejtë, e rrëpirëta le të bëhet e rrafshët: do të zbulohet hiri i Zotit, atëherë të gjithë njerëzit së bashku do të shohin se ka folur goja e Zotit!” Ngjitu mbi një mal të lartë, ti që i sjell lajmin e mirë Sionit; grihe me gjithë fuqi zërin tënd, ti që i sjell lajmin e gëzueshëm Jerusalemit! Klith të madhe, mos druaj, thuaju qyteteve të Judës:

    “Ja, Hyji juaj, qe, Zoti, Hyji juaj, po vjen me fuqi, zotëron krahu i tij: ja, me të është shpagimi i tij, e para tij shpërblimi i tij! Si bariu e kullot grigjën e vet, në dorë i merr qengjat, ngrykë i mbart; i këqyr me kujdes.”



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    “Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: përgatitni udhën e Zotit; rrafshoni shtigjet e tij!



    Në të pesëmbëdhjetin vit të sundimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, kur Herodi ishte tetrark i Galilesë, Filipi, vëllai i tij, tetrark i krahinës së Ituresë e i Trakonitidës, Lizania tetrark i Abilenës; kur Ana e Kajfa ishin kryepriftërinj, fjala e Hyjit i qe drejtuar Gjonit, birit të Zakarisë, në shkretëtirë. Atëherë Gjoni e përshkoi mbarë krahinën e Jordanit duke predikuar pagëzimin e kthimit për falje të mëkateve në përkim me sa shkruan në librin e predikimeve të Isaisë profet:

    “Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: përgatitni udhën e Zotit; rrafshoni shtigjet e tij! Çdo luginë le të mbushet, çdo mal e kodër le të ulet; udhët e shtrembëra le të bëhen të drejta e ato gropa‑gropa le të bëhen të rrafshta. E çdo njeri do ta shohë shëlbimin e Hyjit.” (Lk 3; 1-6)




    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Solemniteti i Pagëzimit të Krishtit Zot,
    thirrje përi çdo të pagëzuar të ecën në rrugën e e jetës e të shenjtërisë!



    R.V

    Në festën e Pagëzimit të Jezu Krishtit Zot, Kisha na nxit të jetojmë me thjeshtësi, sinqeritet, dashuri e harmoni vëllazërore, duke pasur si model jete Familjen e Shenjtë të Nazaretit. E kështu na fton të rizbulojmë domethënien dhe bukurinë e Pagëzimit tonë, në të cilin jemi bërë bijë të dashur të Hyjit Atë e të Shenjtënueshmes Trini.

    Duke përshkuar e kujtuar fjalët e ungjilltarëve, Kisha nënvizon se Jezusi foli me Atin qiellor pasi pati marrë Pagëzimin në lumin Jordan. E nuk u lut vetëm për vete, por për të gjithë ne. E atëherë qielli u hap! Nga kjo ngjarje kuptojmë se sa më shumë të jetojmë në bashkim me Jezusin në realitetin e pagëzimit tonë, aq më shumë do të hapet mbi ne qielli, sepse me Pagëzim bëhemi bij të familjes së Zotit.

    Në këtë festë, Kisha ripohoi se të krishterët janë të thirrur të ecin në rrugën e shenjtërisë, e cila u përket gjithë të pagëzuarve. Në vërtet Bashkësia apostolike e vlerësonte Pagëzimin e Krishtit si ngjarje tepër të rëndësishme jo vetëm sepse qe dëftim i qartë dhe i plotë i misterit Trinitar, pra i Trinisë Shenjte Hyjnore, por edhe pse me të nisi misioni publik i Jezusit nëpër udhët e Palestinës e të njerëzimit mbarë. Pagëzimi i Jezusit në lumin Jordan paralajmëron pagëzimin e Tij me gjak mbi Kryq, simbol i mbarë veprimtarisë sakramentore përmes së cilës Shëlbuesi Jezus realizoi shpëtimin e mbarë njerëzimit. Kështu në këtë festë, Kisha e vënë në dukje lidhjen e ngushtë ndërmjet pagëzimit të Krishtit e pagëzimit tonë.

    Përmes Këtij sakramenti ne bëhemi pjesë e Korpit mistik të Krishtit, që është Kisha, vdesim e ringjallemi me Të, vishemi me Të, siç pohon disa herë Shën Pali Apostull. Nga Pagëzimi buron impenjimi për ta dëgjuar Jezusin, do të thotë për të besuar në Të e për ta ndjekaur pas pa fjalë, duke bërë vullnetin e Tij.

    Në këtë mënyrë secili mund të synojë shenjtërinë, cak drejt të cili, siç porosit Koncili II i Vatikanit, janë të thirrur të ecin gjithë të krishterët. Kisha pra, kremton festën e Pagëzimit të Jezu Krishtit Zot. Kanë kaluar mase 2000 vjet që kur edhe Krishti vetë, ndonëse i pamëkat, deshi t’u afrohej brigjeve të Jordanit për të marrë pagëzimin e për t’u solidarizuar kështu me pendestarët në kërkim të shpëtimit të shpirtit të njerëzimit. Me praninë e tij, Jezusi e shenjtëroi këtë rit pagëzimor.

    Kështu pagëzimi nuk do të ishte më thjeshtë rit pendese e pastrimi, sepse përmes Tij shpirti i Zotit e vendos banesën e vet në atë që e merr sakramentin. Ky gjest i Jezusit është pajtim hyjnor me gjininë njerëzore, pas mëkatit të rrjedhshëm. Edhe ne pra, me Pagëzim jemi të pajtuar me Hyjin At përmes Jezu Krishtin dhe të shenjtuar në Shpirtin Shenjt. Që nga Pagëzimi, ne jetojmë përmasën e re të jetës me Zotin, duke gëzuar e shijuar çdo ditë hiret dhe bekimet Hyjnore, e këtë edhe duhet ta dëshmojmë para botës: dashurinë që Zoti ka për ne e të përshkojmë Udhën e jetës që na tregon e propozon Jezusi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-01-2011 më 06:04
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •