Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 107
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tironce_Moderne
    Anėtarėsuar
    25-07-2002
    Vendndodhja
    Nga "Ha mer dhe ika"
    Postime
    109

    MESAZH: nga wsf

    kenga "mesazhi" nga west side family..booo ca kenge ta heq trurin. mua me eshte fiksuar keq, cdo mengjes cohem duke kenduar ate kenge ..
    -Kush di me shume info rreth ketij grupi???? ose ndonje foto per te na shuar kuriozitetin, se i kam fiksim, jo per gje!
    Kunja!! Kunja!! Kunja!! ;)

  2. #2
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Edhe mua me pelqen shum :"Mesazhi" Po e deshe po te shkruaj edhe textin mgjth e din te gjith Hec se e kendojme bashke

    Zgjohem ne mengjes me afshin tend
    Gjysma e vetes sime me mungon
    Sdu ta pranoj po e pranoj
    nuk jam nuk je nuk ekzistojm

    Dhe trupi do me ftohet ne kete nate
    Ku jane prekjet e tua te me ngrohin prap
    Tani nuk jam,nuk jemi ne
    Sa ftohte kete nate,sa ftohte kete nate

    ne cdo hap qe hedh (ne mendjen time je ti)
    dua te te harroj (po prap je ti)
    sdua ta pranoj veten time nuk e di
    dhe kur cdo gje e vogel ndodh ne cdo veprim pa ti
    ndodhem 1 moment midis teje dhe meje
    nuk e di ne me doje a ne me urreje
    se je ti ne keto vargje se je ti ne keto nota
    se je ti ,pa ty, nuk ka kuptim te te harroja


    Cdo moment qe mar frym(je ti)
    Cdo moment qe jetoj(je vtem ti)
    Je gjithcka,cfare kam
    Plotesim i shpirtit tim
    ja cfare dua
    sdu ta humbas je vetem ti

    Dua te shof 2 syte e trembur,
    dua te puth buzen e cmendur
    dua te te shof,
    dua te te puth ty si ateher
    *2 here kjo strofa

    vetem 1 moment degjo
    dua te shoh,te njoh dua te di
    je ti qe komplikon
    je ti qe thua jo,
    je ti qe thua po
    capken, po nuk mundem,
    dakort te jem gjithmone
    je ti qe ben jeten time
    kompleks e
    ndonjehere nuk me kupton
    ndonjehre skupton as veten
    po prap te urrej, te dua ne 1 kohe ,
    kakohe qe te njoh babe,
    dua te njoh babe

    e Cdo moment qe mar frym
    Cdo moment qe jetoj
    Je gjithcka,cfare kam
    Plotesim i shpirtit tim
    ja cfare dua
    sdu ta humbas je vetem ti

    zgjohem ne mengjes me afshin tend.....
    Te dua se s'te urrej dot......

  3. #3
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    hey kam degju qe kan bere buje te madhe keta, biles njerin prej tyre Doctor Florin sic e quanin ne fillim e kam pat njoft,,,por dini gje eshte ne internet kjo kenga..??
    LuM i RrEmByEr

  4. #4
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Djemtė e "West side family" nuk arritėn tė marrin ndonjė nga ēmimet e mėdha tė festivalit. Megjithatė ata mundėn tė rrėmbejnė publikun, sė bashku me kėngėn e tyre qė ka njė histori mė vete. "Historia e kėsaj kėnge nė fakt zė fill nga njė histori e gjallė. Ėshtė njė kėngė qė ėshtė bėrė pėr mua". Kėshtu nis e rrėfen Landi, djaloshi i grupit "West side family", mbi historinė e kėsaj kėnge, e cila pėrpara se tė ngjitej nė skenėn e festivalit, kishte pushtuar radiot e televizionet. Kėnga qė u kthye nė hit brenda pak kohėsh, nuk e pati tė vėshtirė tė tėrhiqte vėmendjen nė sallėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve.



    Pėrkundrazi, qė natėn e parė tė festivalit kėnga magjike 2002", kėtė kėngė e kanė kėnduar bashkė me tre djemtė e grupit, pjesa mė e madhe e sallės. Vetė djemtė ishin tė pėrgatitur pėr njė sukses tė tillė. Ndėrsa e vetmja barrierė pėr ta nė kėtė garė tė kėngės, ishte ajo, juria qė do tė pėrzgjidhte, kėngėt fituese pėr nė natėn e tretė, e mė tej do tė votonte pėr tre ēmimet e para.
    Kjo ishte mė e vėshtira pėr ta. "Megjithėse ne nuk i morėm pikėt qė dėshironim, sėrish themi se jemi tė kėnaqur. Tė paktėn kėnga ka shkuar atje ku duhet. Ne e kemi rrėmbyer publikun",- thonė djemtė, duke dashur ta lėnė mėnjanė shumėn e pikėve tė mbledhura nė kėtė votim.

    Ajo mė e rėndėsishmja pėr ta ka qenė reagimi i kryetarit tė bashkisė, i cili, i ulur pas krahėve tė jurisė ka reaguar me habi gjatė gjithė procesit tė votimit, ndaj kėsaj kėnge. Ky adhurim i kryebashkiakut Rama ndaj kėngės sė tyre, ka qenė njė shpėrblim i madh pėr ta. Dukej se ai kishte kapur pikėrisht atė qė duhej nė kėngėn e tyre, atė ritmin magjik, qė kish rrėmbyer shumė e shumė njerėz..Ndėrsa historia e kėsaj kėnge zė fill me njė pendesė.

    Ėshtė njė mesazh lėnė dikujt ndaj tė cilit gjithēka duket se ėshtė mė e gjallė se kurrė, njė nevojė pėr ta pasur afėr a pėr ta pėrqafuar si dikur. "Kjo kėngė ėshtė bėrė pėr mua. Dhe nė tė vėrtetė unė dua tė puth e tė shoh sytė e dikujt, tamam si atėherė. Ndėrsa tani ėshtė pikėrisht ai "dikush" qė unė nė kėto momente ia ndjej shumė mungesėn",- thotė Landi. Mė tej ai shpjegon se nuk do tė kishte dalė nė kėtė spektakėl. Por falė dy djemve tė tjerė tė grupit ( Mirit dhe Florit) kishte pranuar dhe kishin dalė nė kėtė skenė.

    Kėngėn e ka shkruar Flori, ose siē thonė ata Doktor Flori. Dhe siē pohon vetė ai, kėngėn nuk e ka bėrė pėr vete, por pėr Landin, pėr gjendjen e tij tė dikurshme, pėr njė humbje e njė mungesė qė kishte ai."Shpresoj tė ketė kaluar",- thotė ai me tė qeshur. Ndėrsa pa e humbur fillin e bisedės Landi ndėrhyn pėr tė falenderuar "atė pjesė tė publikut qė mė ka ndjekur me adhurim gjatė gjithė kohės, e pėr ata anėtarė tė jurisė tė cilėt mė vlerėsuan maksimalisht.

    Dua tė pėrshėndes tė gjithė ata qė e ndjejnė ashtu siē e ndjej edhe unė muzikėn e tė gjithė ata qė e pėlqejnė kėtė kėngė". Ndėrsa pėr kryebashkiakun Rama, ai ka njė falenderim tė veēantė. "Dua ta falenderoj pėr reagimet e tij nė disa prej vlerėsimeve tė jurisė. Mendoj se ka pasur tė drejtė, sepse ai nuk nguron ta shprehė njė gjė qė e mendon si tė padrejtė",- thotė ai.

    Dhe minuta mė vonė ndėrsa spektakli ishte drejt fundit, dhe po bėhej ndarja e ēmimeve tė mėdha, djaloshi me pantallona tė kuqe i "West side family" ka marrė njė pėrshėndetje tė veēantė nga kryebashkiaku Rama. "Mendoj se sonte e kam zbuluar kandidatin e ardhshėm pėr kryetar bashkie. Ėshtė ai djali me pantallona tė kuqe i "West side family",- tha Rama. Ndėrsa nga pas kuintave, djemtė pėrqafonin njėri-tjetrin e qeshnin me tė madhe.
    Te dua se s'te urrej dot......

  5. #5
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Grupi eshte i perbere nga 3 cuna: Landi, Doktor Flori dhe Miri.
    Jane nga 22 vjec dhe jan ne universitet. Landi eshte me i lezetshmi kurse Doktor Flori edhe me i rendesishmi i grupit.
    Landi eshte per Juridik, kurse Flori ne Institurin Bujqesor (Kamez).
    Do bejne nje studjo te tyren. Moren pjese tek "Kenga Magjike" dhe mori cmimin "Millenium"
    Te dua se s'te urrej dot......

  6. #6
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Kurse persa i perket shkarkimit te kenges, me duket se gjehet edhe do mundohem ta gjej! Ia vlen shum, jo per gje!
    Te dua se s'te urrej dot......

  7. #7
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    hey e gjeta ku eshte ajo kenga....shkoni tek www.albrap.tk dhe eshte aty WSF...ciao
    LuM i RrEmByEr

  8. #8
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    edhe une mbaroj per ate kenge, per dite e degjoj, nuk shkoj kund pa e degjuar ate kenge. po as un nuk po mundem te di diqka me teper per ate grup. grup simpatik, dhe shume kendojne mire.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Tornado
    Anėtarėsuar
    03-08-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    16
    Kengen mund ta shkarkoni duke klikuar ne lidhjen me poshte

    Kliko ketu per ta shkarkuar kengen Mesazh

  10. #10
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Epo meqe e gjetet dhe tekstin dhe info dhe mp3 po ju pershendes me "Mesazh"...po pershendes dhe veten me ate rast
    Have fun!
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiperia ne konferencen Islamike
    Nga alproud nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 20-08-2014, 15:59
  2. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  3. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  4. Hakmarrja, vritet nėna e emigrantit
    Nga GiSHteZa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:24
  5. E sikur tė uleshim tė flisnim vėrtet me Islamin?
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •