Meqenese jemi ne periudhen para Krishtlindjes, po hap kete teme ku mund te shkruajme tekste kengesh (tradicionale ose te reja) si dhe histori Krishtlindjesh qe mund te dime. Po e hap me nje himn tradicional orthodhoks qe shpreh me fjale te thjeshta Misherimin e Perendise, se si ky misherim shihet nga syte e besimtareve
Ja Krishti lind, lavderojeni
Ja Krishti prej qiellit vjen, dilni priteni
Ja Krishti mbi dhene, lartesohuni
Zotit pra i kendoni lart e mbi dhe
Dhe me ngazellime perhymnojeni popuj me mall dhe me lavdi
Perpara nga jetet, lart ne qiell
Ti ke lindur prej Atit si Bir
Dhe tani prej Virgjereshes, si nje foshnje u shfaqe
O Krisht Perendi te falemi
Ti qe na lartesove o Zot me nder, o Zot i shenjte je
Shkop nga rrenja e Jeseut je
Edhe lule prej asaj
Ke lulezuar prej Hyjlindeses
Prej malit hirplote dhe te dendur me lisa
U misherove prej Marise dhe linde o Perendi
Zot i fuqishem, lavdi me Ty
O Zoti i paqes, o At me hir
Per shpetimin e njerezve,
engjellin qe paqen hyjnore sjell
E dergove permbi dhe.
Sot pra te udhehequr me drite Perendie
Qe me nate ngrihemi dhe lavderojme Njeridashesin
Si Profeti Shen Jona, pasi u gelltit ne det
Prej peshkut te madh,
Doli dhe nuk u nga
Gjithashtu tani dhe Fjala e qiellit Jezui Shpetimtar
Shkoi nga gjiri i Virgjereshes dhe Hyjlindeses
Dhe u misherua pa pesim dhe nenen e la te pacenueshme
Tre djemte qe u rriten besemire
Trimerisht perbuzen urdherin e shtypesit
Nga furra edhe zjarri nuk u tremben aspak
Por ne flake dhe ne prush me kenge faleshin :
« O Perendi ateror je i bekuar »
Furra veseplote na tregoi nje shembull te cudise
Qe shkeli natyren
Se ajo s’i dogji tre djemte qe i priti,
Ashtu dhe zjarri i qiellit s’e ngau Virgjereshen aspak,
Pra le ta hymojme e le t’i falemi:
“Bekoni te gjithe Zotin me ze te madh
Dhe e lartesoni permbi te gjitha jetet”
Mister te cuditshem, shoh dhe s’e marr dot vesh
Se si qiell nje shpelle ndrin,
Fron Kerubik u shfaq Virgjeresha
Dhe grazhdi i vogel e nxuri Ate qe bota nuk e nxe
Krishtin Perendi, e madheshtojme pra me kenge sot
Krijoni Kontakt