Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Violeta Allmuēa

    NJĖ JETĖ

    Iki nga hijet e statujave
    nėn hirin e mbytur
    fytyra e vdekjes mė pret
    nė stacionin e fundit.
    Nė drithėrimėn e trupit
    zbuloj formėn time
    tek rrėfehet e shkuara
    dhe krijohet e ardhmja.
    Kam afro njė jetė
    qė kėrkoj tė jem
    nė stacionin ku mė presin
    fytyrat e tė dashurve.

    JETA

    E puthe nė ajėr
    Krejt trupin tim
    Gjersa e humbe
    Ritmin e frymės
    Ndjeje erė mali

    E PĖRDITSHMJA

    Blej herėt gazetėn e mėngjesit
    Macja kėrcen me bishtin e saj
    Mik tė pėrveēėm gjen njeriun
    Unė pres zėrin qė mė mungon
    Ajo ulet ngadalė nė gjunjėt e mi
    Gėrricim bashkė fjalė me thonj
    Derisa e pėrditshmja shpėrbėhet

    ASKUSH

    Jam e zhgėnjyer
    nga rėnia e gjetheve
    degėt e zhveshura
    u ngjajnė imazheve
    mėngjeseve nėn shi
    rindez cigaren e fikur
    askush nuk e hap
    muzeumin e zjarreve...
    Eci ngarkuar me jetėn
    dua tė ruaj gravitetin
    largoj ankthet, dilemat
    mbetur diku tek vetja
    ujra tė thella kujtimesh
    mė rrjedhin nėpėr trup

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Violeta Allmuēa.

    Ka lindur nė Bulqizė nė 1965. Ka mbaruar studimet e larta nė Gjuhė – Letėrsi dhe ka punuar disa vjet mėsuese letėrsie nė shkollat e mesme. Ėshtė shkrimtare, autore e disa librave. Pas viteve ’90 ka botuar: “Sytė e Dritės” poezi, 1994; “Era e pasionit” roman, 1996; “Zonjusha nėn mjegull” roman, 1998; “Jetoj me zjarrin” poezi, 2000; “Hije gruaje” publicistikė pėr Kosovėn, 2001 (botuar nė italisht dhe anglisht).

    Violeta edhe pse e re nė krijimtarinė artistike ka tėrhequr vėmendjen e kritikės nė Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi. Ėshtė lakuar si stil i veēantė nė antologjinė e kritikės Ballkanike. Dhe shpirti i ndjeshėm i shkrimtares V. Allmuēa nuk mund ta pėrkundė dhimbjen nė romane dhe ese, vetėm kur ajo ėshtė nė grahėm. Violeta kėrkon tė jetė serum pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė, pėr ta nxjerrė nga gjėndje Kome, kėtė dhimbje qė ka pllakosur njė pjesė tė mirė tė shoqėrisė sonė tė traumatizuar shpirtėrisht, moralisht dhe fizikisht. Dhe kėshtu Violeta bėhet “viktimė” e ėndrrės sė saj, pėr tė ndihmuar njerėzit e barktisur dhe tė lėnė nė udhėkryq. Ka kryer kurse specializimi pėr mbrojtjen e gruas dhe fėmijės nė Angli dhe SHBA. Ėshtė drejtore ekzekutive e Qendrės sė terapisė sė sjelljes me qendėr nė Tiranė, por aktiviteti i saj mbulon tė gjithė kufijtė e Shqipėrisė.

    Qendra qė drejton aktualisht jep ndihmė pėr vajzat dhe gratė nė luftėn kundėr trafikimit tė mishit tė bardhė. Kush nuk e njeh Violetėn, sidomos nė Shqipėrinė e mesme dhe tė jugut, ku dhe fenomeni i trafikimit ėshtė mė evident. E kush nuk e ka ndjerė dorėn e ngrohtė tė saj, ku me ndėrhyrjet ka bėrė qė t’i zbusė dhimbjen kėtyre familjeve fatkeqe, duke i ingranuar nė jetėn normale. Sa e sa herė, zonjusha e vockėl i ka pėrplasur dhėmbzėt e saj me dhėmbėt e shtetit, dhe ajo ka fituar e sigurtė me forcėn e saj, pėr atė qė bėn. Violeta ėshtė njė ndėrlidhėse dhe organizatore shumė e zonja me donatorė e fondacione bamirėse jashtė shtetit, pėr t’i ardhur nė ndihmė financiarisht viktimave nė fjalė. Dhe magjia e shpirtmadhėsisė sė saj i “hipnotizon” ata, para projekteve nė “destinacion” tė Violetės. Dhe kohėt e fundit ka mundur “tė lidhė” pas dhimbjes sė viktimave, njė fondacion kroat, tė cilėt para njė muaji i kanė ardhur nė ndihmė familjeve tė ngujuara nga gjakmarrja (nė zonėn e veriut) me ushqime dhe veshmbathje. Dhe kėto ndihma do tė vazhdojnė sėrish, duke pėfshirė aktivitetin bamirės edhe nė zonat mė tė thella tė veriut, si nė Kukės, Pukė, Tropojė etj. Kjo nismė e ndėrmarrė nga Violeta, ėshtė njė pėrvojė humane e njerėzore, qė atė e bėn njė njeri qė ka fituar dashurinė dhe respektin, duke parė tek ajo njė dritėz shpėtimi. Ndryshe nga OJQ apo Shoqata e misionarė tė legalizuar e vetquajtur si shpėtimtarė pėr tė dėmtuarit e fenomeneve tė ligėsive dhe ngjarjeve gjurmėhidhura qė nėnshkruajnė vetėm viktima tė pafajshėm. Dhe kėto organizata dhe shoqata mbinė si kėrpudhat ēdo ditė, pėr interesa tė ngushta, tė cilat abuzojnė me shpirtgurėsi dhe shfrytėzojnė dhimbjen e njerėzve fatkeq, duke mbushur xhepat e tyre. Ky realitet na vret me shėmtinė e pėrballjes sė pėrditėshme ndaj dhimbjes sė gjorė qė ulėret… dhe kėrkon ndihmė nga njerėz qė nė ndėrgjegjen e tyre, ka rrahje zemrash me tė vėrtetė njerėzore qė dinė tė sakrifikojnė edhe gjėnė mė tė shtrenjtė, gėzimin e jetės sė tyre. Njė ndėr ta, ėshtė edhe Violeta Allmuēa ku prania e saj ėshtė kudo, me shpirtin e saj tė madh, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė trojet etnike ku jetojnė shqiptarėt. Violetėn e gjen pranė dhimbjes sė tragjedisė nė Kosovė, nė fshatin Poklek nė familjen e Fadil Muēollit, (ku ka ndodhur tragjedia mė e madhe nė luftėn e Kosovės) ku nda 70 pjesėtarė tė familjes sė tyre janė djegur barbarisht 53 anėtarė tė saj. Violetėn e gjen nė shtėpinė e Adem Jasharit, nė Kosovė. Atė e gjen nė mitingjet pėr lirimin e tė burgosurve politikė nė Kosovė mė 6. 8. 1999.

    Violeta Allmuēėn, me dhimbjen e varur mbi shpinė e gjen kudo. Ajo i ndjek fėmijėt jetim tė Kosovės edhe nė njė shtėpi jetimore nė Tetovė (tė ngritur me ndihmėn e saj). Tė pėrshkruash aktivitetin human tė saj nuk mundesh ta shkruash me njė artikull nė gazetė, sepse ajo ėshtė njė shtegtare e bamirėsisė, qė kudo qė shkel shpėrndan flatra gėzimi pėr jetėn. Si nėnė Tereza, qė gėzimin e jetės sė saj e shkriu me urinė e tė uriturve kudo nėpėr botė, duke u bėrė simbol i njerėzimit. Edhe Violeta, me shpirtin dhe karakterin e fortė qė karakterizon bulqizaken, trupvogėl, ka vendosur qė gjithė jetėn e saj ta investojė pėr tė shėruar e ndihmuar plagėt e dhimbjes, qė janė ulur kėmbėkryq nė Shqipėri. Me guxim qytetar e profesional mund tė them, pa e tepruar se Violeta po bėhet njė Nėnė Terezė e dytė, ajo po rend drejtė madhėshtisė sė bamirėses mė tė madhe tė botės, Gonxhe Bojaxhiut.

    Fatime Kulli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •