Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 170
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Brunilda Boēova

    Krijimet mė poshtė janė shkėputur nga libri "Marsi i zbutur nga vetėtimat"


    Mes dy shpirtrave


    Pėrtypur nė ujėra tė mėngjesta…,zgjohem kaltėrsive,
    …,dhe vesa qė mė bie qerpikėve, kėputet copėzave tė lotit,
    Prehėrit shtrin ijet e ndjen lodhjen e brishtė tė mėngjesit.
    Ikur nė lundrime tė klithėta valėsh, krruset kristali i fundit,
    Mbytet si hėnė e vakėt mes reve gri syri i tharė i mallit,
    E mbetet mes dy shpirtrave tė gurtė njė kristal qė tė verbon si dritė qiriri.



    Buzėqeshja e thinjur


    E ndjeva tė mė ikte buzėqeshja, si shi i rrėmbyer,
    Nė pritjen e hidhėt u nda mallgrisuri nė malle,
    Ia ndjeva rrahjen e krahėve prag-degėve tė selvisė…,
    Gjetheve tė saj regjeshin rrezet e njė agimi tė lodhur.
    Iku…,me mėritė e harruara nė sundukun e vjetėr,
    Nė pritje, thinja e parė theu heshtjen e lodhur nė zarf .



    Tik-takeve tė njė nate


    Tani dherazi njė pėlhurė e lehtė kafshohet me retė motake,
    Duke u nisur pėr larg, tretet fjala dimėrake, si rrezja nėn vesė,
    Kėputet njė heshtje e pėrplaset buzėve qė dridhen prej lotėve.
    Kam ikur…,jam ndarė…,dhe heshtja hap pas hapi ndjek hapa,
    Marroset nė vėshtrimet e qiell-kaltrit, syri qė lidh mendime…,
    Tė lėrė nėn letrėn e bardhė firmė shpirtrash tė ndarė, qė dikur...,
    …,dikur preknin tik-taket e vona tė natės, mbuluar nga yjėsia.



    Rrudhave tė poezisė


    Marrosur deri nė dhembje, shket si lot marsi ora e pritjes,
    Rrėzė ftoit dimėrak shfletos fletė libri njė dorė-thinjur poeti,
    Me kohėn nis e troket, koha e njė tjetėr jete, nė dritėz-jetėn jetė.
    Kafshon hijet e mpita, vetmia e shkruar mbi kurriz tė viteve,
    Dhe rrudhave qė koha i ka urtėsuar, fle dita e pafundme e poezisė.



    Nuk tė pashė nė ikje


    Nuk tė pashė nė ikje…,ti ike i pari si klithmė dallgėsh,
    Dhe mbylle fund-harkut tė qėnit i pasur me gėnjeshtėr.
    Nuk tė pashė nė ikje…,frika tė kishte mbėrthyer me kohėn,
    Fleta e bardhė nė dorėn tėnde, s’kishte mė hije-mallesh,
    Pėrtej tė qėnit veht-vetja, dhe ata qė njihje nise ti gėnjeje,
    Nise tė bėje lojėn e tė kėrkuarit…,si atėherė, dikur…,
    Nuk tė pashė nė ikje…,ti ike si gėnjeshtra e verbuar nga hijet.



    Natė mes gjėmimave


    Natėn e preka heshtur nė pragun e dritares lotmbuluar,
    S’kishte yje murrėmėsia e qiellit tė vonė,
    Hėna e mbetur gjysėm zhveshur, meditonte thellė.
    Nata dukej se kishte ardhur dehur kėtė mbrėmje,
    Kafshuar nė eshtėr…,nxirė prej gjėmimave.
    Ja mbulova pa fjalė lotėt qė i binin me ngashėrima !



    Diku…,kujtime tė harruara


    Diku, harruar si udhėtim i largėt qė kthehet memories,
    Diku, pret pėr vite me radhė njė sy i tharė,
    Tharė nga loti e mbėrthyer prej natės qė lidhet pas yjesh,
    Tik-taku i lodhur nėn qelq, thyen heshtjen e vrarė qė vret,
    Ndahet nė thėrrime loti i ngrirė nėn strehėz qerpikėsh,
    Tė nis e hedh radhė kujtime qė s’do tė ishin kthyer kurrė !



    S’ma hidhėron vargun


    Ky i ftohtė i hidhėt dhjetori, s’ma hidhėron vargun e brishtė,
    E mėngjesi pendė-varur nga ngricat e para qesh nė sytė e mi.
    Mbetet metaforė e trembur dimri, njė dritėz e largėt malli,
    Kafshohet nė vėshtrime poetėsh njė klithmė qė digjet shpirtit !
    Ky i ftohtė i hidhėt dhjetori, ngatėrrohet
    si lotėt e marsit nė lulet e kumbullės,
    Merr si i trembur zvarranikė akullnajash qė pikė-pikė grryejnė gurit,
    Mėritė e ditės kėputen nė hijet e rrenėta tė njė dielli dimėrak !



    Kėshtjellat e rreme tė mallit !


    Mė shtrydhet nė qeskė tė lotit, ai lot qė dhimbet pėr tek ty,
    Kėputur fle heshtja qė gjumė s’ka vėnė, friguar qė me kohėn.
    Ti merr pėrdore ah-et qė shpirtit rrahin si kėmbana shekullore,
    …,dhe hija e mendimit tė shkėputet, si vetėtima qė kriset qiellit,
    …,ēahet nė akullnajat e mallit dhembja qė si dėgjohet britma.
    Aty nisin e pėrfundojnė tė parat e tė fundit kėshtjella tė rreme, bregut.
    Mė shtrydhet e shtrembet ai vėshtrim, lodhur si rrezja e parė e marsit !



    Pritje e vrazhdė

    Mė le prerė, me atė vrazhdėsi qė shtroi pritja, tastjerės memece,
    Ikja mbėrthente zaje tė rrudhura nė bregun e thellė tė memories.
    Dita u ngrit me tjetėr fytyrė mbi valėt qė krihnin fjalė-dallgėsh,
    Trembur si flakė qiriri, qė dridhet murit tė lashtė pikon brishtėsia,
    E kapėrcen orė qė thinjen buzė vatre, ku kreh flokėt njė fjollė tymi .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 28-11-2009 mė 13:46

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan brunilda_it pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Andreida (02-04-2016),ilvis pellumbi (12-09-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Brunilda Bocova

    Libri "MARSI I ZBUTUR NGA VETETIMAT" (poezi ne vazhdim)



    Pritje e vrazhdė

    Mė le prerė, me atė vrazhdėsi qė shtroi pritja, tastjerės memece,
    Ikja mbėrthente zaje tė rrudhura nė bregun e thellė tė memories.
    Dita u ngrit me tjetėr fytyrė mbi valėt qė krihnin fjalė-dallgėsh,
    Trembur si flakė qiriri, qė dridhet murit tė lashtė pikon brishtėsia,
    E kapėrcen orė qė thinjen buzė vatre, ku kreh flokėt njė fjollė tymi .



    Ēast mbi letėr

    Gishti i prerė pikonte pikė, mbi letrėn e bardhė,
    Dhe hijen e njė tė marre linte pas-ndarjes, ikur…,
    Njollė e patretshme nė pėrkulje tė viteve,
    Digjet, si fletė e tharė nėn gurė nga klithmėra resh,
    …,pikė-pikė, vazhdonte e s’pushonte
    gishti vargje.



    Zėra hijenash fund-dhjetori


    Nata tretet me yjet nė kupolėn e grijtė…,dhe njė copėz hėne i vezullon brinjėve,
    Vrenjėtėsinė dita m’a shtroi ēarēafit tė bardhė, ku mbi tė zėra hijenash flenė…,
    Mbėrthyer fund-dhjetori, si vetė dhjetor-shtrydhuri nė drithėrima e rrebesh.
    Vetėm mbete nė kafaz tė vetmisė, na le, nuk tė lamė,vetėm mbete, pėrse kaq larg !
    Koha do tė pėrtypet pėr tė mijėtat e sekondit nė vėshtrimin tėnd,
    …,dhe ti pėrsėri s’do tė mė njohėsh,
    s’do tė na njohėsh tė gjithėve .




    Ndarja me emėr

    Mė vrave pa folur, si fjala qė kėputet nė shikim-ndarje,
    Mė vrave si dritėz dielli nė pikė-mėngjesin e lodhur.
    Hije ikur, u tret njė puthje e njomė nė sytė e heshtur,
    Ti more zvarrė nė shpirt, njė mal me pėrqafime,
    S’ishin tė fundit, por tė parat gonxhe malli.
    Me lotė i mbulova nė tė ikurėn e dhimbshme,
    Ikja e kishte emrin ; 14-Shkurti i njė viti plot lot!



    Sofra e yjeve

    I mbėshtolla yjet, i ula rreth sofre…,
    Sofra pėr ta u bė si hėnė e plotė,
    Nga njė copėz poezie u shtrova pėrpara,
    Ngrita shikimin nė hapėsirėn blu…,
    Nė befasi yjet, poezinė m’a ngjitėn lart !



    Vetmia qė thyen gurėt hėnės


    Vetmia ecėn fshehtas dhe gurė thyen hėnės,
    Shtrembėron forca e mallit fjalėt e lamtumirės,
    …, bien si ortekėt e plagosin shpirtra.
    Diku, drithėrimat e zėrit s’i fshehin
    orėt e ndarjes,
    Vetmia ecėn e kthehet pėrgjatė trotuarit tė vjetėr.



    Laga zemrėn…,

    Laga zemrėn, tek pėrpėlitej jeta brigjesh,
    Laga zemrėn, tek ēahej malli ndarjeve,
    Laga zemrėn, tek endej kujtimi, si fija tezgjahut,
    Laga zemrėn…, tė ngrihej e qetė
    mbi dhembjen njerėzore .




    Vetmia kokėshkretė !

    Ka kohė qė vetmia troket pas porte…,
    Prek pa folur e blen heshtjen qė fle brenda,
    Ngre kryet si kallamat qė kėrcasin nėpėr flakė,
    Dalėngadalė, nis t’i nxihen thinjat vetmisė.
    Portės rri e s’shkulet…,kalon nė trishtim.



    J’a ftoha shpatullėn malit !


    J’a ftoha shpatullėn malit…,…,
    Me sy ia tremba gurėt, nisi tė pikonte lartėsia,
    Me harresė ia shkula shkurret e drizat,
    Zbulova mes shkėmbinjėve zemrėn e plasaritur,
    Balsamosur nga pritjet e njė lamtumire.



    U var shpirti, nė litarė gjethesh


    U ēa shpirti, fjala e plagosi hekurave,
    Griste ditėt me forcėn e pafajėsisė,
    Numėronte hapat ku zbriste e pėrplasej loti gurit,
    Zbardhonte sheshi, prej kripėsisė…,
    Ball-ngjeshur nga rrjedhat e lumit.
    Aty u var shpirti, nėpėr litarė gjethesh,
    Tė pinte frymėn e fjalėve tė murosura.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-12-2009 mė 01:58

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Brunilda Bocova

    POEZI NGA LIBRI "MARSI I ZBUTUR NGA VETETIMAT"


    Gardhova ndjenjat


    Gardhova ndjenjat me tel tė sertė…,
    Fija e rrezes mos t’ia prekte trupin,
    Gardhova ndjenjat, aty nė njė “kotec”,
    As puthja e fundit mos t’u shpėtonte kallamave.
    Ngrita kurth pėr dashurinė pa kushte !



    Fati im !


    Me thonj ia nxora sytė fatit tim,
    Dhembje, s’ndjeva unė, por ulėriti shpirti.
    Me thonj ia grisa fytyrėn e fajit fatit tim,
    Vajtoi si fėmija nė djep, e ta lėkundja nisa.
    Me thonj e mbyta shpirtin e fatit tim
    Kur s’diti tė ndalte vajin e pa shkak…,




    Kafshova freskinė


    [COLOR="Teal"]Kafshova freskinė qė mė vinte anės pa folur,
    Memeces sy gri ia treta natėn plot shi.
    Alfabetit tė gjymtuar ,faqe malit ia gdhenda gėrmat.
    Herė me inat forcėn tregonte era ,
    Herė e zhgėnjyer niste rrugė pėr fjalėt e humbura.


    Durimi i penės


    [COLOR="Teal"]Kam ditė frikėsuar nga e paqėna,
    Mureve shkunden krisma heshtjeje,
    Diku kryqėzon mendja fjalėt qė
    tė brejnė ndėrgjegjes,
    Shkatėrroj me heshtjen, durimin e njė pene
    Tremb rrjetėn e lotit, tė eci pa vajtime.
    Frikės t’ia shuaj tė
    dridhėrueshmen miqėsi .


    Nata po vjen…, (16-rroksh)


    Nata po vjen, fjalė-pakėt ulet parvazit me lule,
    Nata po vjen, yje-mangėt hapėsirės shkon habitur,
    Nata po vjen, dritė-zbehtė prej hėnės qepur nga retė,
    Nata po vjen, ndjenjė-thyer nga copėra puthjesh tė ngrira,
    Nata po vjen, ditė-shkurtėr nė fjalėkėmbimet mike,
    Nata po vjen, shpejt si meteor qė bie nga qielli !


    U ula me qiellin !

    E qetėsova qiellin, kur mbrėmja qetėsoi vehten
    Me tė u ula nė qoshe tė tavolinės time,
    Ngjyra krihej nė pasqyrėn e syve tė mi,
    Yjet zunė vend nėpėr gėrmat e harruara,
    …,diku dhe tė fshira nga mos-kujdesja.
    E qetėsova qiellin nė shpirtin e njė poeti,
    Unė, mė e vuajtura, vuaja me kohė vuajtjen e lindur…,
    Nisa tė qetėsoja botė rreth e qark meje,
    Tė merrja frymė prej tyre tė shuaja ah-et e mia !



    …, …, …,

    Shumė larg…, larg prej qiellit kėrkova copėza shprese,
    Frymė-pakėt u shtri dhembja nė sustėn e vjetėr,
    Harkonte trupin e syve, e fjalėt gjysmonte me qepalla,
    Largonte lėkundshėm orėt mbi veten,
    Dita-ditės tretej si fitili nė vaj !



    Kockat e erės

    Era pėrcėllonte trupin nė rrezet e dimrit,
    Nga shtrėngatat, shiu i hollonte belin,
    Maleve prej vetėtimave ndahej copė-copė,
    Kthehej pas stuhisė nė folenė e diellit,
    Tė mblidhte kockat e shpėrndara gurėve .




    Pas xhamit tė luleve


    Ka ditė qė rri, heshtur pas xhamit tė luleve,
    Freskia aromatike e tyre mė pėrkundet
    para syve.
    Diku vesa…, troket nė mendimet e plasaritura,
    Bėn vend, i ushqen,
    tė nxjerr sythe jete aty .



    …, …, …,


    Mbi pianon e vjetėr tėrhoqa gishtat e fjetur,
    Zgjova kohėn e zhgėnjyer nga pabesia njeri,
    Shkunda lotin e djegur nga vitet e brishta.
    Melodisė ju drodh qerpiku i zemrės,
    Nisi tė harkohej…, t’a ndjente ritmin…,
    Me rrahjet e saj ngatėrrohej melodia !



    Palosa vargjet !

    Ia palosa vargjet poezisė nė sirtarin e vjetėr,
    Trupin ua deformova tek i ngjesha me penė,
    I mbylla kujtesės me dryn tė ndryshkur…,
    Ēelėsin e hodha larg…, me tė dhe penėn,
    Mbeta e shkretė me frymėzim tė vrarė,
    Fund-shekulli shkoi i ngarkuar me faje…,




    Largohem me kohėn


    Largohem me kohėn si njė pulėbardhė e shkretė,
    Rrah pėr sė fundi herė, krahėt mbi kaltėrsi,
    Dallgėve t’ua prish trupin e fildishtė,
    Largohem me kohėn udhėve adresė-humbur tė jetės!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  7. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    S’ma hidhėron vargun


    Ky i ftohtė i hidhėt dhjetori, s’ma hidhėron vargun e brishtė,
    E mėngjesi pendė-varur nga ngricat e para qesh nė sytė e mi.
    Mbetet metaforė e trembur dimri, njė dritėz e largėt malli,
    Kafshohet nė vėshtrime poetėsh njė klithmė qė digjet shpirtit !

    Ky i ftohtė i hidhėt dhjetori, ngatėrrohet
    si lotėt e marsit nė lulet e kumbullės,
    Merr si i trembur zvarranikė akullnajash qė pikė-pikė grryejnė gurit,
    Mėritė e ditės kėputen nė hijet e rrenėta tė njė dielli dimėrak !

    Njė shkėputje e vogėl nga qielli letrar i Titulluar "MARSI I ZBUTUR NGA VETETIMAT" vjen nga yllpoezia "S’ma hidhėron vargun " , e cila, ka njė strukturė po aq tė ngjeshur me rrezatim lirik, dhe vezullon , ashtu si mund tė jetė dita e dhjetorit. E si mund tė jetė ajo ditė, kur marsi ( krijuesja), i zbutur nga vetėtimat, bėn pėrgatitjen tė mbulojė me blerim?

    Pėrmes komunikimit tė kėtyre vargjeve del gjendja , krijuesi dhe shoqeria. Po! Ajo shoqėria e narratoreve qė formojnė klane dhe sulen kundrejtė vlerave, tė afshohet nė vėshtrime poetėsh njė klithmė qė digjet shpirtit !

    Pėrkufizim , gjetje unikate e mendjes sė poetes, pėr gjendjen e trishtė qė ka pllakosur, pėr tė mbajtur frenjtė njė strukturė e kulimėve qė ma shumė e vrasin artin me shkarravina, se sa ta kultivojnė ! Ma shumė e degjenerojnė me mbajtje "takimesh letrare" se sa tė manifestojnė horizonte pėr art! Alarm i qėlluar nė artin poetik tė poetes !

    Suksese Brunilda!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Poezi ne vazhdim te librit "MARSI I ZBUTUR NGA VETETIMAT"
    Brunilda S. BOCOVA



    ..., ..., ...,


    Harrimi—emėr tre rrokėsh ,
    HA- njė fjalė qė shemb rini nė shpirt,
    Grryen si kripėsia bregun e gurtė.
    RRI- lėndon fletėn e bardhė egoizmi,
    Merr drejtim tė shtrembėr nė memorie.
    MI- bren kujtesėn nga pak ēdo ditė, deri…
    Deri aty ku koha starton finish nė harrim .



    Rini e pėrjetshme-poezia


    Vargjeve ia plaka dorė-mendjen, fletės,
    Rrudhave si fytyra e njė mali, s’iu tremb poezia,
    Qerpikut tė zgjuar, dridhte pena gėrmat,
    Shpėrtheu pafajėsia tė mbillte rininė .



    Qėllova mėngjesin…,

    Qėllova mėngjesin, me penė ia theva dritėn,
    Qerpikun e heshtur se drodhi flladi i fjalėve,
    U ēua nė kėmbė roja plak…,…,
    Qėllova mėngjesin…, s’foli mė pena,
    Kokė-ulur mbeti, e kapur nga vesa.


    Era pėrtypte cepa yjesh !


    Kėputa njė yll, pikoi galaktika…,
    Lėshonte rreze mendimi mbi gjethet e sfilitura,
    Era pėrtypte me flladet cepat e yjeve,
    Shtrinte shkėmbinjėve degė tė brishta.
    Rrėnjėt ua krihte me orėt e agimit .




    E pash qiellin nė tė gdhirė !

    E pashė qiellin tė gdhihej, pa yje nė agim,
    As hėna s’dukej, e trembur kish’ikur, s’di ku !?
    E pashė qiellin tė vetmuar kėtė mėngjes,
    Me petk tė hollė mjergulle,hedhur mbi supe
    Mbuluar me tė, sikur flinte kaltėrsia…,
    Mbetur jetime nga yjet dhe hėna .

    E pash qiellin tek ēarkonte vesėn,
    e sitte ngadalė mjegullėn e dėndur .

    [/COLOR]

    …, …, …,

    Kėmbeva dhembjen, me njė puthje dashurie,
    Harrova mesoren ndjenjė, qė rritej pa folur,
    Kėmbeva fjalėn, me njė sy tė pėrlotur,
    Humbi kristali qė shkriu heshtjen.
    Kėmbeva shikimin, me njė vallėzim loti
    Humbi dremitjes, gjerdan iu bė kohės .



    Kafshohej freskia

    Kafshohej freskia nė shtrat tė natės,
    Merrte mesazhe e kėpuste gjemba flladesh.
    Lėkundte gjethen e vetmuar nė degė tė yjeve,
    Lulet i ngjiste lart mbi trupat e tyre .


    Gurėve trokisja, thellėsive


    Brigjeve mbeta jetim, si gjurmėt qė s’i fshin dallga,
    Diku, lartėsive kryqėzoja rrugėt e detit,
    Humbisja, thellėsive…, gurėve trokisja me penė,
    Bregut dilja e lodhur nga puthjet e valėve .



    Mall i grisur


    Kam kohė nė pritje e pritja m’u kthye nė zall lumi,
    Kohėn ndrys me orėt e humbura…, …,
    Malli shtrin trupin e vrarė nga heshtja,
    Harrohet nė buzėqeshjet e ēara tė natės,
    Ecėn grisur, nėpėr retė e copėtuara tė qiellit,
    Troket nė ēdo derė bardhėsia mall, tė matet me yjet .


  9. #6
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    brunilda

    SHKOVA YJET NE TELA (marre nga libri "Marsi i Zbutur nga Vetetimat")


    Diku …, jam …,


    Jam…, njė degė lisi qė lėkundet erės,
    Diku…, njė puthje e mbytur nė lakun- ndjenjė.
    Pėr vehten e pėr ju mbyll fletėt e zhubrosura tė njė ditari,
    Tė mos tretem hapėsirės si borė e shkrirė.





    Dorė mbi natė


    Ia tremba gjumin natės nė shtratin plakė,
    Yjet, tė frikėsuar u zhytėn galaktikės,
    Hėna rėnkonte nė sup tė qiellit…,
    Pėrtypte nga vetmia natėn e papluguar, e
    lagte me vesėn e mbrėmjes trupin eshkė.




    E theva qetėsinė…,



    E theva qetėsinė rrėnjė malit tė gurtė,
    Shkurreve tek ngeci, ia kėputa trupin nė blertėsi,
    Ferrave pashė tė strukej humbėtira njeri,
    Thonj-thonj prerė nė “dinjitetin, murg”,
    Ndante qetėsia e mbetur, gėrmat e mbijetesės!





    Shkova yjet nė tela


    Mbi lule e hodha qiellin blu…,…,
    Petaleve tė gjelbra u shtoja nga pak sinqeritet,
    Yjet i lidha gjerdan pas gushe,
    Nėpėr tela mendimi i shkova radhė.
    Vezullimit tė tyre s’iu tremb agimi i ri,
    Pashė diellin tė ngrihej prej ballkonit tim.




    Pėrmbysa shikimin !



    Pėrmbysa shikimin, me val-detin kreha shpirt,
    Mbi kaltėrsi endte sytė dallga qė kridhte rreze,
    Thellėsive luante mes grumbujve tė peshqėve,
    U shkonte pas…, dhe etja ēante buzėt e gurit.
    Pėrmbysa shikimin…, i rrethuar mbeti
    mes gardhit tė detit .



    Aromė lulesh


    E kėputa vėshtrimin e lules qė i vinte aroma nga larg,
    Dhe puthjen e ngelur mbi buzė e gdhenda monument.
    Kisha ikur pa ditė-kthimi, kisha ikur atė mėngjes pėrgjatė bregut,
    Tė rrėmbeja valėn e puthjes qė lanė petalet e lotit.



    Ēast pranė detit

    Udha ishte e gjatė…, vetmia pėrpirė,
    E mbuluar me hije pishash…,
    Njė klithmė rėnė nga degėt,
    Kėputi mendimin e vetėm.
    Trembur nga gjethet e vdekura,
    U mblodh lėmsh rrezja,
    Si vala qė tremb shkėmbin,
    U shtremb drita e mendimit.


  10. #7
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Mllefet e Miqesise qe treten mes Tercinave(vazhdim)

    Mllefet e Miqesise qe treten mes Tercinave (vazhdim)
    (marre nga libri "Metafore mbi vale")

    *** *** ***
    Qau foshnja, djepit e pėrkundi nėna,
    Me fjalė e ledhatime ia mbuloi lotin.
    Qau i rrituri, shtratit tė nėnės s’kish’kush e pushonte.

    *** *** ***
    M’u zhduk qeshja, vetėtimė nė hapėsirė,
    Solli me rrebesh, stuhi e mbolli furtunė.
    Ndjeva t’mė dridhej mendimi, nga kujtesa e hidhur!

    *** *** ***
    Pragut ku u preh trupi i pėrjetėsisė,
    E rrethova me ėndje, mbolla lotėt e mi.
    Dheut enda lule, kurorė te balli yt.

    *** *** ***
    Buzėve mė ngeli, puthja e lamtumirės,
    Ftohtėsia e fytyrės shenjė viteve, do t’mė mbesė.
    Malli do mė bluaj kohėrave, pėr dashurinė qė mė dhe.


    *** *** ***
    Mora qeshjen pėrdore nė rrugėt e hijėta tė jetės,
    Qetėsova shikimin praėn dritės sė qeshur tė syve,
    Mė gėnjeu shpejt, kur m’a mbuloi loti.

    *** *** ***
    Eci e vetmuar nė barin e njomė tė mendimit,
    Krahėt mė shkoliten breg-puthjes qė la kujtimi.
    Aty mė e vetmuar, kur ndiej dallgėt e njė deti.

    *** *** ***
    Rritet fjala agimeve, ku dielli ndėrron stinė,
    Labirintheve tė lotit kristalizohen hapa,
    Meteorė qė s’shuhen, rrugėve tė jetės.

    *** *** ***
    Shpirtit ndjeva zbrastėsinė qė shkaktoi humbja,
    Lundronte mes etjes, pas merrte e derdhte etje.
    Mbeti memories, e ėmbla “nėnė”, ikja.


    *** *** ***
    Zvarrė-zvarrė kėmbėt, kalldrėmeve tė mendjes,
    Lodhin vitet, mes hapave sy mekur.
    Dalin prej vetes tė ndiejnė pak respekt.

    *** *** ***
    Shkėmbinjėve ndau dallga rrezen e diellit.
    Luante mes kristaleve, kryelartė mbi valė,
    Mbrėmjes i hutuar, shkonte perėndimit.

    *** *** ***
    Ra loti i fundit, dheut zuri vend,
    Mbuloi pak nga pak tė qėnit nė kėtė botė.
    Ra loti i fundit, rėnkim mbi tokė.

    *** *** ***
    Shemba vetminė, ku vyshkej pa kuptuar jeta,
    Aty ngrita dorė tė doja, t’mė donit pak.
    Unė do t’ju falja gjysmėn e shpirtit poet.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-12-2009 mė 13:02

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Brunilda BOCOVA - libri " METAFORE MBI VALE"

    Metafore mbi vale (300-tercina) Brunilda BOCOVA

    *** *** ***
    E preka librin, duar s’kisha e marra…,
    Thellė me mendje grreva frazat,
    Nga trokitjet humbėn gėrmat !

    *** *** ***
    Trembem nga ju, se tremben dhe mallet,
    Ushėton, njė shpirt buēet lartėsive.
    Malet ngrenė krye mbi njeriun qė pėrulet.

    *** *** ***
    Fshika forcėrisht sytė qė vranė njerinė,
    Malit qėndisa vėshtrimin e pėrjetėsisė.
    Tė kthehesha…,njė ditė…,njėherė,aty,pėr tė kujtuar!

    *** *** ***
    S’i ndrydhemi kohės, kur ditėt n’a zhvasin jetė,
    Dilemma;Kohė-Jetė, kafshon si e babėzitur trupit tonė.
    Ne dhe pėr pak mbijetojmė, tė n’a ngroh rrezja e marsit.


    *** *** ***
    Dikur, syve dashuria mė ziente me lotėt,
    Dikur, nga dashuria zemra s’ishte e imja.
    Dikur, e dija, e njihja, ē’ishte dashuria !

    *** *** ***
    Fshiva pėrkėdheljet qė endte dora jote,
    Treta shikimet qė jepte puthja e dashurisė,
    Humbėn pritjet qė lagnin lotėt e saj.

    *** *** ***
    Qeshi puthja, ndriti si vesa mbi barin e gjelbėr,
    Ēau shkėmbin shikimi i tejskajėshėm.
    Detit ngjyrėn i dha pėrjetėsia e sinqeritetit.

    *** *** ***
    Mbrėmja deformonte fytyrėn nė pasqyrėn qiell,
    Humbiste dashurisė, yjeve fshihte pritjen-kohė,
    Lagte heshtjen, nxirė nga puset e pritjes.


    *** *** ***
    Ika larg, hapat m’i ēau melodia e lamtumirės,
    Pentagrameve u skalitėn notat e jetės,
    Ēelėsi mori drejtim shpirtit-poet !

    *** *** ***
    M’u zhduk dremitja, sytė tradhėtoi durimi,
    Pėrballė fletės, trembi hutimin e tepruar.
    Grisi me muzė, vargjet jetime…,

    *** *** ***
    Pikonte shiu, nga petla mbi gjethe e kėrcell,
    Lakonte trupin, trėndafilit heshtjedhembur.
    Kur prej trungut u shkėputėn dy petale…,

    *** *** ***
    Jemi larg, shumė larg, sa fjalėt n’a zhdukin shpresėn
    Dyerve tė miqėsisė trokasim pėr pak zgjim.
    Fytyrat shohin heshtur, fund-pikėllimit, largėsi!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-12-2009 mė 13:03

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  13. #9
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Mllefet e Miqesise Treten mes Tercinave (vazhdim)

    Mllefet e Miqesise qe Treten mes Tercinave (vazhdim)
    ( marre nga libri "Metafore mi Vale" )

    *** *** ***
    U vrenjt shikimi, mbi renė qė kapej qiellit,
    Rrokulliste zymtėsinė majave tė larta.
    Kėmbėn zvarrė hiqte, tė dilte nė dritė.


    *** *** ***
    Murit bardhėsinė ia grreva me thonj,
    Hija tė ngrinte krye, mendjes tė zhvaste mendje.
    Mbi mur, ku legjenda ka mbetur hije.


    *** *** ***
    Nata u var mbi dritaren qė heshtėte,
    Aty futi duart, vehtes ti zinte njė vend.
    Qoshes sė dhomės gjeti strehėz, sa u gdhi.


    *** *** ***
    Uji rridhte burimeve, mbi gurė lante kohėn,
    Nga lartėsitė binte, si shkėmbi qė trondiste dheun.
    Zvarriste degėt, tė lagte puthjet e harruara.


    *** *** ***
    Shtegėtoi qeshja ,si dallėndyshet dimrit,
    Brigjeve njomte sytė, me dashuri pėr tė ardhmen.
    Krahėt t’i rrihte fort, me dallėndyshet tė kthehej.


    *** *** ***
    M’u dogj miqėsia, nė duart e sė vėrtetės,
    Malli treste brengėn nė lisharėsen e lotit.
    Rrugė tė re miqėsisė, mos t’i hapte mė.


    *** *** ***
    Fluturimthi shkoi dhe njė ditė nga jeta.
    Ēukiste pa fjalė, nė fjalėt e gdhendura,
    Shtypte e faqoste, fletė-jete nė harresė.


    *** *** ***
    Gur m’u bė qeshja, tė vriste njeriun,
    Plumb m’u bė loti, tė qėllonte zemrėn.
    Shalonte dhembja…, peng merrte vitet.


    *** *** ***
    Errėsirės ia ndjeva hapin, tek vinte qė larg,
    Trokiti si trokėllimė kali, mbi xhamin e bulėzuar.
    Yjet mos t’i sodisja si ēdo natė, frikė prej saj ngujim.


    *** *** ***
    Peshoi loti, si zalli nė fund tė lumit,
    Skaliti kohėn, pas kohe nė kujtesė.
    Aty ndėrroi stinė, si jeta me vdekjen.


    *** *** ***
    Derdhej muza brigjeve pa fjalė tė mendjes,
    Aty kumbonte pellgjeve tė lotit, dora e heshtur.
    Nxirrte nga pak nė dritė, fletėt e zhubrosura.


    *** *** ***
    Ferrava u fsheh fytyra e mėkatit,
    Tė shpėtonte prej fajit, lutesh tė kishte fat.
    Kur doli prej andej, mė e mėkatuar se ē’qe.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-12-2009 mė 13:03

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

  15. #10
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    "Metafore mbi vale"- 300 tercina - nga Brunilda Bocova

    "Metafore mbi vale" - 300 tercina (vazhdim)

    Brunilda S. BOCOVA

    *** *** ***
    Diku, mbi fletė m’u harruan dy vargje,
    Heshta nga inati, kur m’u zhduk kujtesa.
    Mbi gju mbaja fletėn, mbėshtetur si pėr takime !?


    *** *** ***
    Qau syri, buzėve drodhi lotin,
    Me dėnesė vehten e ngujoi nė kristale.
    Qau syri, pėr lirinė qė humbi fjala .


    *** *** ***
    Zhdukur si murg i ngratė, shpellės harrim.
    Kam dy duar tė tė prek, tė tė ledhatoj sė fundi,
    Kam dy sy tė tė lotoj, respektit mos t’i humbas emėr.


    *** *** ***
    Mė lanė nė vetmi, acarit plasa shpirtin,
    Mė lanė nė harresė, dyerve kyēa zemrėn,
    Mė lanė buzė gremine, vetė t’a gjeja rrugėn.


    *** *** ***
    Grykė shpelle, diell m’u bė hėna,
    Rrugėve pa mbarim, asfalt m’u bė lodhja.
    Orė-pritjes, tik-taku trembi heshtjen.


    *** *** ***
    M’u pre’ buzėqeshja tavolinės njeri,
    Doli nė rrugė tė gjerė tė zbulonte veten.
    Ngacmonte muzėn tek sofra poetike.


    *** *** ***
    Qeshi fjala duarve tė artistit,
    Hidhte hapa tė mėdhenj tastjerės kohė,
    Diku ngatėrrohej me veten pėr “modesti”.


    *** *** ***
    U dorėzua mendimi, buzėve tė pafajėsisė,
    Kėrkonte karrige tė mbėshteste fjalėn,
    Shkallėve tek ngjitesh, derdhte dhembje.


    *** *** ***
    Zhvaten mendimet nga njėri tek tjetri,
    Shuken murit tė mendjes e kthehen sėrish pas,
    Kėrkojnė fshehtas mes errėsire, shkak…,


    *** *** ***
    U ēa loti nė valėt e heshtura tė kaltėrsisė.
    Tingullit iu tremb syri, qė qiellit zhduku vėshtrimin.
    Ngatėrrohej dashuria, mes intrigave tė njeriu.


    *** *** ***
    Derdha fjalėt, i hapa mbi shtratin tim,
    Ngeli vendi bosh, shpirtit u bė humnerė,
    Klithma e parė dashurinė, ngriti prej vendi.


    *** *** ***
    Zėrin ia ndjeva vesės tek shkelja barit tė gjelbėr,
    Aty ula kryet, me dorė preka vajtimet,
    Mora rrugė tė re, shkretėtirės ku bluhej guri.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-12-2009 mė 13:04

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar brunilda_it pėr postimin:

    Andreida (02-04-2016)

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •