Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Kisha Katolike është bashkësi e besimtarëve

    Drita e popujve është Krishti, ky popull është bashkësi në Krishtin!



    Koncili II. Vatikanas Kushtetutës dogmatike për Kishë ia ka dhënë titullin: Lumen gentium (= Drita e popujve). Teksti i Kushtetutës fillon kështu:

    “Drita e popujve është Krishti. Prandaj ky Koncil i Shenjtë, i mbledhur në Shpirtin Shenjt, ngrohtësisht dëshiron që kjo dritë, e cila pasqyrohet nga fytyra e Kishës, t’i shndrisë të gjithë njerëzit, duke shpallur Ungjillin çdo krijese”.

    Dogma e fesë së Kishës varet nga dogmat për Krishtin. Kisha s’ka dritë tjetër përveç asaj të Krishtit. Kisha është sikur Hëna, krejt drita e së cilës është vetëm pasqyrim i dritës së Diellit.

    Po ashtu gjithçka besojmë për Kishë, varet nga besimi në Shpirtin Shenjt, i cili është burim i çdo shenjtërie dhe i cili shenjtëron Kishën.

    Besimi se Kisha është e shenjtë, katolike, një e vetme dhe apostolike – është i pandashëm nga besimi në Trininë Shenjte: në Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt. Krejt besimi ynë është në Zotin.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kisha është në Planin e Zotit



    Fjala “Kishë” rrjedh nga fjala greke: (ekklesía) që do të thotë: tubim, bashkësi... ‘ (ekklesía kyriaké) = bashkësia e Zotit.

    Nga kjo fjalë rrjedh edhe fjala Ekleziologji.

    Fjala ‘në forma të ndryshme kaloi edhe në gjuhë të tjera: latinisht “Ecclesia”, frangjisht “Église”, italisht “Chiesa”; ndërkaq në gjuhë të tjera fjala Kishë u zhvillua nga fjala anglisht “Church”, sllovenisht “Cerkev”, kroatisht “Crkva”, gjermanisht “Kirche”, shqip “Kishë” – dmth. “e Zotit”, apo: bashkësia e besimtarëve që i takon Zotit.

    Kisha është:
    1) bashkësia e besimtarëve që besojnë në Krishtin;
    2) ndërtesa, në të cilën takohet dhe lutet bashkësia e besimtarëve të krishterë.

    Kisha Katolike është bashkësi e besimtarëve
    a) që besojnë në Krishtin,
    b) që janë pagëzuar me ujë dhe
    c) që janë në bashkim me papën e Romës, si zëvendës të dukshëm të Krishtit në tokë, si pasardhës të shën Pjetrit dhe si epror suprem të të gjithë të krishterëve të botës.


    Prandaj: Ekleziologjia është mësim për Kishën Katolike si bashkësi të besimtarëve.

    Me fjalën Kishë mund të shënojmë:
    1) bashkësinë liturgjike të besimtarëve (pjesëmarrës në meshë, sakramente, shërbesën e fjalës, lutje zyrtare të Kishës...);
    2) bashkësinë e besimtarëve të një vendi ose krahine (famulli, ipeshkvi...);
    3) bashkësinë e përgjithshme të besimtarëve të krejt botës.


    Këto tri domethënie janë të pandashme. Krejt Kisha është populli i Zotit në botën mbarë, i cili mblidhet në vende të ndryshme në bashkësi liturgjike, ku ushqehet me Fjalën dhe Korpin e Krishtit dhe kështu edhe vetë bëhet Korpi mistik i Krishtit.


    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-11-2009 më 11:20
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Simbolet e Kishës



    Qe në Besëlidhjen e Vjetër populli i zgjedhur quhet populli i Zotit. Ky është simboli kryesor i Kishës edhe në Besëlidhjen e Re – vetëm se në BR Krishtin e shohim si kryet e këtij populli, i cili kështu bëhet Trupi (Korpi) i tij. Janë edhe shumë simbole tjera të Kishës, marrë nga jeta baritore dhe bujqësore, nga ndërtimtaria, familja...
    Kisha është vathë, hyrja e së cilës është vetëm Krishti.

    Ajo është edhe grigjë, bariu i së cilës është vetë Zoti. Krishti është Bariu i mirë, i cili e jep jetën e vet për dele.

    Kisha është ara e Zotit, vreshti i tij.
    Hardhia është Krishti.
    Besimtarët janë shermendet.
    Krishti ua jep jetën dhe frytshmërinë.
    Pa të nuk mund të bëjmë kurrgjë.

    Kisha simbolizohet edhe me ndërtesë. Krishti ishte guri, të cilin njerëzit e qitën jashtë përdorimit, por ai u bë guri i këndit, guri i themelit, mbi të cilin është ndërtuar Kisha, shtëpia e Zotit, në të cilën banon familja e Zotit. Ajo është banesë e Zotit mes njerëzve - tempull i shenjtë. Në atë tempull shpirtëror jemi ndërtuar edhe ne si gurë të gjallë. "Ju jeni tembpull i Hyjit".

    Kisha është Qyteti i shenjtë, Jerusalemi i ri, i cili zbret “nga qielli, prej Hyjit, i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet” (Zb 21, 2).
    Kisha është Jerusalemi qiellor, Nëna jonë (Gal 4, 26), e fejuara e papërlyer e Qengjit të papërlyer (Zb 19, 7; 21, 2. 9; 22, 17), të cilën Krishti e ka dashur dhe e ka flijuar vetveten për të që ta shenjtërojë (Ef 5, 25-26).



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Fillimi, themelimi dhe dërgimi i Kishës




    Kisha prej fillimit ishte në plan të Trinisë Shenjte, e pak nga pak, shkallë-shkallë, u realizua gjatë historisë së shëlbimit. Ishte përgatitur në BV, në popullin e zgjedhur. U themelua nga Jezu Krishti, u zbulua me ardhjen e Shpirtit Shenjt, e do të përsoset në mbarimin e botës.

    Vullneti i Zotit është vepër, e cila quhet botë;
    qëllimi i Zotit është shëlbim, i cili quhet Kishë – thotë shën Klementi i Aleksandrisë.
    Mëkatin e engjëjve dhe mëkatin e njerëzve Zoti e lejoi – që ta tregojë madhërinë e forcën e dashurisë së vet ndaj botës. Këtë dashuri e zbuloi nëpër Jezu Krishtin, e vazhdon ta zbulojë nëpërmjet Korpit të tij – nëpërmjet Kishës.

    Bashkimi i popullit të Zotit fillon nga momenti kur mëkati i njeriut e prishi bashkimin e tij me Krijuesin e me të afërmin.

    Zotit “në çdo kombësi i pëlqen ai që e ka frikën e tij dhe që e zbaton drejtësinë” (Vap 10, 35).

    Përgatitja e largët për ardhjen e Krishtit dhe për Kishën e tij fillon me thirrjen e Abrahamit. Përgatitja e afërme fillon me zgjedhjen e popullit izraelas për popull të Zotit (me besëlidhje me të në malin Sinaj). Izraeli do të simbolizojë bashkimin e ardhshëm e të gjithë popujve.

    Mirëpo profetët e qortojnë izraelin se e ka shkelur Besëlidhjen dhe paralajmërojnë Besëlidhjen e re dhe të amshuar. Këtë Besëlidhje e themeloi Krishti.

    Detyra e Jezu Krishtit ishte që në plotësinë e kohës ta kryejë planin e Atit për shëlbimin e botës. Ai atë e kreu duke e predikuar ardhjen e Mbretërisë së Zotit dhe duke themeluar Kishën, e cila është Mbretëri e Zotit në tokë, e pranishme ndër ne në mister.

    Fara dhe fillimi i Mbretërisë së Zotit është Kisha, “grigjë e vogël” (Lk 12, 32) e atyre që besojnë në Krishtin.

    Jezusi i zgjodhi 12 apostuj, që përfaqësojnë 12 fise të izraelit, në krye me shën Pjetrin, që – bashkë me nxënësit e tjerë të tij – të jenë pjesëtarë të dërgimit të tij, të pushtetit të tij dhe të fatit të tij, këtu në tokë dhe në Mbretërinë qiellore.

    Plotësimi i shëlbimit u bë me vdekjen e Krishtit në kryq. Prandaj thuhet se Kisha lindi nga kraharori i Krishtit të kryqëzuar, kur nga zemra e tij rrodhi ujë dhe gjak. Anticipimi i kësaj plotësie është themelimi i Euharistisë (të Enjten e Madhe), kurse zbulimi i Kishës u bë me anë të Shpirtit Shenjt, ditën e Rrëshajëve, kur u zbulua roli i saj shëlbimprurës për të gjithë popujt dhe për të gjitha gjuhët e botës.

    Ky Shpirt gjithmonë e dërgon Kishën që ta shpallë shëlbimin të gjithë popujve. Prandaj ajo me natyrë të vet është Kisha misionare. Shpirti Shenjt e mëson dhe e udhëheq Kishën me dhurata të ndryshme hierarkike dhe karizmatike – që të mund të jetë fillimi i Mbretërisë së Zotit në tokë.

    Mirëpo, Kisha do të përkryhet vetëm në lavdinë qiellore, me ardhjen e dytë të Krishtit. E deri në atë moment ajo “vazhdon shtegtimin e vet nëmes përsekutimit të botës dhe të ngushëllimit të Hyjit” (thotë shën Augustini). Sepse Kisha është e vetëdijshme se përkyerja e saj, dhe nëpër të edhe ajo e botës, nuk do të bëhet pa sprovime të rënda...



    vazhdon..>
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Misteri i Kishës




    Kisha është institucion “teandrik” (= njëkohësisht hyjnor dhe njerëzor).
    Ajo është në histori, por e tejkalon historinë.

    Ndërkaq vetëm me sytë e fesë në realitetin e saj të dukshëm mund të shihet edhe realiteti shpirtëror, bartës i jetës hyjnore.

    Kisha është bashkësi e fesë, e shpresës dhe e dashurisë, bartësja e së vërtetës dhe e hirit të Krishtit. Ajo njëkohësisht është:

    – shoqëri, organizëm, hierarki – dhe Korpi mistik i Krishtit;

    – shoqëri e dukshme – dhe bashkësi shpirtërore;

    – Kishë tokësore – dhe Kishë poseduese e të mirave qiellore.

    Dmth. një realitet i shumanshëm, i kombinuar nga elementet njerëzore dhe hyjnore!



    Kisha me natyrë të vet është;
    njerëzore dhe hyjnore,
    e dukshme dhe e padukshme,
    e zellshme në punë dhe e dhënë pas përshpirtërisë (lutjes, meditimit...),
    e pranishme në botë, por sikur udhëtare.

    Në të elementi njerëzor gjithmonë është i nënshtruar elementit hyjnor,
    elementi i dukshëm atij të padukshmit,
    veprimtaria lutjes,
    e tashmja ardhmërisë.

    Apo, sikurse thotë shën Bernardi:
    “Përvujtnia dhe madhëria;
    tenda e cedrit dhe shenjtërorja e Zotit;
    banesa tokësore dhe pallati mbretëror i qiellit;
    shtëpia nga llaçi dhe kështjella e perandorit;
    trup i vdekshëm dhe tempull drite;
    përbuzja e mendjemëdhenjve dhe e fejuara e Krishtit!”

    Kisha është mister i bashkimit të njerëzve me Zotin: Kisha është bashkuar me Krishtin si e fejuara me të fejuarin e vet... Ky bashkim realizohet me anë të dashurisë, e cila nuk mbaron kurrë (1 Kor 13, 8). Gjithçka në Kishë është drejtuar kah shenjtërimi i gjymtyrëve të Krishtit.




    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-11-2009 më 11:03
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kisha – Populli i ZOTIT


    Megjithëse Zotit i pëlqen çdo njeri që bën drejtësi dhe megjithëse ai mund të shëlbojë secilin njeri veçanërisht, atij i pëlqeu ta shëlbojë njerëzimin si bashkësi, si popull. Prandaj më së pari e zgjodhi për vete popullin izraelas, i cili ishte figura e popullit të ri të Zotit, të mbledhur prej të gjitha kombeve – sikurse edhe Besëlidhja e Vjetër me izraelasit ishte figura e Besëlidhjes së re dhe të amshueshme nëpër Krishtin. Këtë popull të ri nuk e bën NJË mishi e gjaku, por Shpirti i Hyjit, i cili e bashkon nga racat e kombet e ndryshme në një popull të vetëm në Krishtin, në Kishë.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Cilësitë e popullit të Zotit



    Ky popull dallohet nga të gjitha bashkësitë fetare, kombëtare, politike dhe kulturore, që ekzistonin gjatë historisë së njerëzimit:

    Ky është populli i Zotit. Zoti nuk i takon asnjë populli, por ai prej atyre që dikur nuk ishin popull, e krijoi për vete një Popull: “popull i zgjedhur, meshtari mbretërore, komb i shenjtë” (1 Pt 2, 9).

    Anëtar i këtij populli kurrkush nuk bëhet me lindje fizike, natyrore, por me lindje mbinatyrore, “prej së lartit”, “nga uji dhe Shpirti Shenjt” (Gjn 3, 3-5) – dmth. me fe në Jezu Krishtin dhe me pagëzim.

    Kryet e këtij populli është Jezu Krishti, i Shuguruari, Mesia. Pasi Shpirti Shenjt, me të cilin është shuguruar Mesia, rrjedh nga Kryet edhe në krejt Trupin, ku popull, Trupi mistik i Krishtit, është “populli mesianik”.

    Gjendja e këtij populli është dinjiteti i lirisë së fëmijëve të Hyjit, pasi në zemrat e tyre – porsi në tempull – banon Shpirti Shenjt.

    Ligji i tij është urdhri i ri: të duam njëri tjetrin ashtu sikurse Krishti na ka dashur ne (Gjn 13, 34).

    Dërgimi i tij është të jetë kripa e tokës dhe drita e botës. Ky popull për krejt gjininë njerëzore është më e forta farë e bashkimit, e shpresës dhe e shëlbimit.

    Qëllimi (caku) i tij është Mbretëria e Zotit, të cilën vetë Zoti e ka filluar këtu në tokë, e cila duhet të rritet dhe të përhapet, e në mbarimin e kohës Zoti do ta bie deri te plotësia (përsosmëria).

    Ky popull është popull priftëror, profetik dhe mbretëror – pasi ka pjesëmarrje në shërbesën e Krishtit Kryeprift, Profet dhe Mbret.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kisha – Korpi mistik i Krishtit



    Të krishterët janë bashkuar me Krishtin në detyrën e tij, në vuajtjet e tija dhe në gëzimin e tij. Ai është hardhia, besimtarët janë shermendet (Gjn 15, 5). Ai bëhet një me ne edhe me anë të Korpit e Gjakut të vet: “Kush ha Korpin tim dhe pi Gjakun tim, qëndron në mua e unë në të” (Gjn 6, 56). Më në fund, pasi u ngrit në qiell, ai nxënësve të vet ua dërgoi Shpirtin Shenjt, që të gjithë vëllezërit në mënyrë misterioze t’i bashkojë në një trup të vetëm, në Korpin mistik të vetin, që quhet Kishë.


    Kisha është tejet ngusht lidhur me Krishtin, në mënyrë të trifishtë:

    1) Është vetëm një trup i Krishtit. Të gjithë besimtarët me pagëzim bëhen gjymtyrë të atij trupi. Edhe të gjithë sakramente të tjerë, e sidomos Kungimi, e forcojnë këtë bashkim. Janë gjymtyrët e ndryshme me rolin e ndryshëm, mirëpo kjo nuk krijon ndarje, por dashurinë, e cila tejkalon të gjitha dallimet.

    2) Krishti është Kryet e këtij Korpi, e Kishës (Kol 1, 18). Të gjithë besimtarët duhet të mundohen t’i përngjajnë Krishtit, derisa ai të formohet në ta (Gal 4, 19). Krishti kujdesohet për rritjen e Kishës dhe e secilit besimtar. Të gjithë rriten kah Ai. Krishti dhe Kisha (= Kryet dhe Korpi) së bashku janë “Christut totus” – “I tërë Krishti”: aq ngusht janë lidhur Krishti dhe Kisha. Janë bërë një!

    3) Kisha është e Fejuara e Krishtit. Krishti vetveten e krahasonte me të Fejuarin, me Dhëndrin (krh. Mk 2, 19). Shën Pali e paraqet Kishën dhe secilin besimtar, dmth. çdo gjymtyrë të Korpit, si të Fejuarën, të “fejuar” me Krishtin Zot, që të bëhet me të një Shpirt i vetëm (krh. 1 Kor 6, 15-17; 2 Kor 11, 2).

    Shën Augustini thotë: Pasi Krishti dhe Kisha janë vetëm një Korp komplet, atëherë çkado që bën Kryet ose gjymtyrët, mund të themi se bën Krishti: Krishti si Kryet dhe Krishti si Korp (Trup). Ata më nuk janë dy, por një trup i vetëm (krh. Ef 5, 31-32; Mt 19, 6). Kështu Krishti si Kryet quhet “i Fejuari”, kurse Krishti si Korp quhet “e Fejuara”...



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kisha – Tempulli i Shpirtit Shenjt




    Në trupin njerëzor banon shpirti i njeriut. Ai e mban së bashku dhe e ringjall. Po ashtu edhe në Korpin mistik të Krishtit, në Kishë, banon Shpirti i Krishtit, Shpirti Shenjt. Kështu Shpirti e bën Kishën “Tempull të Hyjit të gjallë” (2 Kor 6, 16). Ky Shpirt gjymtyrët e Korpit të Krishtit i mban bashkë ndër vete dhe me Kryet, me Krishtin. I njëjti Shpirt Kishës ia jep jetë.

    Shën Ireneu shkruan:
    “Ku është Kisha, atje është edhe Shpirti i Krishtit. Atje ku është Shpirti Shenjt, atje është edhe Kisha dhe çdo hir.”

    Shpirti është burim i çdo veprimi shëlbimprurës. Ai e ndërton Kishën me fjalën e Zotit, me sakramente, me hire të ndryshme, me virtyte si edhe me hire të veçanta, që quhen “karizma”.

    Karizmat janë hiret – dhuratat e Shpirtit Shenjt, të cilat i aftësojnë besimtarët për t’i kryer detyrat e ndryshme në Kishë. Shërbejnë për të mirën e Kishës dhe të krejt njerëzimit. Duhet të pranohen me mirënjohje si nga ana e atyre që i marrin, po ashtu edhe nga ana e të gjithë besimtarëve. Ato duhet të përdoren me dashuri, e cila është masa dhe kriteri i të gjitha karizmave.

    Hirarkia - eproret e Kishës duhet të kujdesohen mos ta “fikin” (mos ta ndalin, mos ta pengojnë) Shpirtin: të jenë të kujdesshemdhe të kujtojnë; "Secili merr dhuratë të veçantë të zbulesës së Shpirtit Shenjt për të mirën e përbashkët". (krh. 1 Kor 12, 7)


    Dhuratat janë të ndryshme, por Shpirti Shenjt është i njëjtë ‑

    edhe shërbesat në përhapje të Ungjillit janë të ndryshme, por Zoti është i njëjtë ‑

    po edhe mënyrat e veprimit janë të ndryshme, por Hyji është i njëjtë ‑ Ai bën gjithçka në të gjithë.

    Secili merr dhuratë të veçantë të zbulesës së Shpirtit Shenjt për të mirën e përbashkët.
    Dhe njëmend, Shpirti Shenjt i jep njërit fjalën e urtisë, kurse i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fjalën e dijes; po i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fenë, një tjetri prapë, i njëjti Shpirt Shenjt, i jep dhuratën e shërimeve;

    një tjetri pushtetin për të bërë mrekulli, një tjetri profecinë, një tjetri aftësinë të dallojë shpirtrat, një tjetri zotësinë e gjuhëve të ndryshme, një tjetri shtjellimin e gjuhëve.

    E të gjitha këto i bën një i vetmi Shpirt Shenjt duke i ndarë veçanërisht secilit ashtu si Ai do. (1 e Kor 12; 4-11)



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 28-11-2009 më 08:36
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kisha - Një e Vetme



    Kisha është një e vetme – pasi ka vetëm një burim: Trininë Shenjte, në të cilën një Zot i vetëm është bashkim i tre personave hyjnore: bashkim i Atit dhe i Birit në Shpirtin Shenjt.

    Kisha është vetëm një – sepse ka vetëm një Themelues, Jezu Krishtin, i cili me kryqin e vet krejt njerëzimin pajtoi me Zotin dhe krijoi bashkimin e të gjithëve në një Popull dhe në një Trup (GS 78).

    Kisha është një e vetme edhe sepse ka vetëm një “shpirt”: Shpirti Shenjt, i cili banon në të dhe e drejton, krijon bashkimin e besimtarëve në Krishtin. Ai është themel i bashkimit, i unitetit, të Kishës.

    Në një të vetmen Kishën e Krishtit ekzistojnë dallimet e mëdha të kombeve, racave, kulturave, gjuhëve, shërbimeve, karizmave, kushteve dhe mënyrave të jetës... Traditat e ritet e ndryshme të Kishave janë të ligjshme dhe vetëm e pasurojnë Kishën, e nuk e rrezikojnë bashkimin e saj.

    Bashkimin e Kishës e rrezikon vetëm mëkati (mungesa e Krishtit) dhe pasojat e tija. Për këtë arsye shën Pali na qorton: “Mundohuni ta ruani bashkimin e Shpirtit me lidhjen e paqes” (Ef 4, 3).

    Lidhjet që e bashkojnë Kishën në një të vetme janë të ndryshme, por “mbi të gjitha është – dashuria! Ajo është lidhësa e përsosmërisë” (Kol 3, 14).



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-11-2009 më 15:33
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •