-
Studim i Fakteve dhe Ligjit ne rastin e Kosoves Shqiptare
Arsyeja pse po hap kete teme te fundit, qe konsiton ne nje perkthim relativisht te gjate i dokumentave ligjore te pergatitura nga Qendra Nderkombetare e Shkences Ligjore te Shadow International ne Kombet e Bashkuara eshte ndergjegjesimi i opinionit dhe mediave te Kosoves mbi te drejtat Nderkombetare Ligjore te Kosoves Shiptare te cilat jane manipuluar, fshehur, ose nuk jane marre parasysh nga sistemet nderkombetare cdo here qe Statusi i Kosoves eshte vene ne pyetje.
Ne kohen qe kemi plane Ahtisaar e madje Ban ki Moon te mbeshtetura ne bazamente te PASAKTA LIGJORE, shpresoj qe keto te drejta te qartesohen per ndergjegjesimin e opinioni kosovar e shqiptar ne menyre qe bashkesia nderkombetare te vihet perballe kerkesave te qarta e legale legjitime te popullit shqiptar i cili eshte trajtuar si placke tregu historikisht.
Stdumi eshte nje dokument legal dhe pra i ndertuar me kete gjuhe. Pervec aspektit legal i cili mund/duhet shrytesuar nga instancat legale shqiptare, permban gjykime te kontekstit te kaluar historik, gje qe per mendimin tim e ben kete jo vetem informues por edhe interesant per lexuesin e thjeshte.
______________
Sipas Parag.38 (1.c dhe 1.d)
te Statutit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise
dhe Parag. 62.1 te
Ligjeve te Gjykates
LIGJSHMERIA E PERDORIMIT TE FORCES
Permbajtja:
A. Baza legale per dorezimin e ketij Studimi te Faktit dhe Ligjit - parag 1-10
B. Faktet e historise ligjore te Kosoves Shqiptare, qellimisht te papublikuara per te humbur orientimin e Gjykates - parag. 11-38
C. Pika Ligjore qe duhet te merren ne konsiderate nga Gjykata - parag. 39-48
A. Baza Legale per dorezimin e ketij Studimi te Faktit dhe Ligjit
1. Ku ne KAPACITETIN si organizem i Qendres Nderkombetare te Shekencave Legale, SHADOW Kombet e Bashkuara nis me faks ne 11.5.1999 nje aplikim qe duhet degjuar ne raste te tilla te ceshtjeve AMICUS CURIAE, qe permajne arsyen e aplikimit dhe llojin e informacionit qe eshte synuar ti nenshtrohet Gjykates,
2. dhe KU ne 12.5.1999 Shadow Kombet e Bashkuara dergon nje leter per vemendje personale tek Gjykatesi zv. President Christopher Weeramantry, qe operon soi President ne raste te tilla, ne te cilen theksohej kerkesa per t'u pranuar si nje Amicus Curiae kryesisht per faktin se kombi Shqiptar Kosovar per hir te se cilit u detyrua perdorimi i forces, nuk ishte degjuar.
3. dhe KU Gjykata deklaroi me 12.5.1999 se e mbyll Deshmine Publike,
4. dhe KU Shadow Kombet e Bashkuara ka marre nje leter me 14.5.1999 nga Zevendes-Regjistrari i Gjykates per llogari te Zevendes- Presidentit te Gjykates, n ete cilen Zevendes-Regjistrari i referohet paragrafeve 36 dhe 65 te Statutit te Gjykates, te cilat ne asnje lloj menyre nuk lidhen me kerkesen per t'u degjuar si Amicus Curiae, keshtu qe nuk mund te thuahet se Gjykata mori vendim ne kete kerkese specifike,
5. dhe Ku Gjykata eshte e obliguar te plotesoje konditat a) njohje e mjaftueshme e faktit b) degjimin e gjithe paleve te ndikuara ose se paku njohje te interesave te tyre (parimet kryesore te ligjit si burimi kryesor i ligjit nderkombetar bashkekohor- parag 38.1.c i statutit te Gjykates, ne lidhje me klauzolen e fundit te parag. 62.1 Ligjet e Gjykates, dhe c) pranimin si nje prej burimeve te ligjit, mesimet e publicisteve me te kualifikuar te kombeve te ndryshme (parag. 38.1 i Statutit te Gjykates), keshtu qe pason se ky Studim (perkthmi ketu-shenim i javan) nuk ka te beje me parag. 40 te Ligjeve te Gjykates dhe injorimi i permbajtjes se ketij bie ne kundershtim me provizionet e paragrafeve te cituar me lart,
6. dhe KU Gjykata dhe cdo gjykates i vecante jane nden detyrimin per te marre vendim lidhur me pranimin e ketij Studimi dhe permbajtjes se tij sipas rovizioneve qe jane dhene ne parag.5 te ketij Studimi.
7. dhe KU Gjykata dhe cdo gjykates i vecante nuk jane te detyruar t'ja bejen te ditur kete Studim paleve ne gjykim (Jugosllavi-Kosove-Nato - shenim i javan), sepse Gjykta sipas parimeve te ligjit nuk eshte e detyruar te komunikoje burimet e ligjit nderkombetar qe perdor per te arritur ne kuptimshmeri dhe gjykim.
PRANDAJ
8. Ne plotesimin e kesaj detyre si kujdestar i te drejtave njerezore te kombeve dhe te ligjshmerise nderkombetare, dhe mbi bazen e provizioneve (si ne parag.5) te Statutit dhe Ligjeve te Gjykates, Shadow Kombet e Bashkuara i paraqet kete Studim te faktit dhe te ligjit gjykatesve te Gjykates, si grup dhe individualisht.
9....
10....
-
-
B)
B) Faktet qe lidhen me historine legale te Kosovareve Shqiptare te cilat nuk jane paraqitur me qellim qe te gobohet GJykata
11. Studimi i ketij grupi faktesh ishte i nevojshem nga: a) deklarata false e bere nga RFJ lidhur me statusin e Shqiptareve Kosovare, b) statusin e gabuar te Shteteve pergjegjese qe lidhen me kombin Kosovar Shqiptar dhe Kosoven Shqiptare c) shkeljen ligjore qe u atribuohet ketyre Shteteve.
Fakti legal se Kosova Shqiptare eshte subjekt i padise ligjore te ngritur nga RFJ eshte i qarte. RFJ dhe Shtetet pohojne qe Kosova Shqiptare formon kontekstin e e subjektit ne fjale te sjelle para gjykates. Injorimi i ketij fakti legal do te thote kosiderim i padive dhe gjykimi ne to ne mungese te kontekstit, qe perben nje shkelje te principeve te pergjithshme te ligjit te cilat lidhen me funksionet juridike dhe nje gjykim te drejte. Faktet legale dhe historia legale e Kosoves Shqiptare jain kontekstin e duhur te padise, pa njohuri dhe vleresim mbi te cilen, vendimi i Gjykates do te behet i bazuar ne investigime jo te plota, keqkuptime dhe mungese drejtesie.
HISTORIA LEGALE E KOSOVES SHQIPTARE SI PJESE E SHQIPERISE DERI ME 1913
12. Shiptaret jane pasardhes te Ilirianeve, te cilet jetonin ne perendim dh ene qender te Ballkanit, e cila perfshinte ate qe njihet si Slloveniua, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, dhe Shqiperia e 1912. Ata kishin shtetin e tyre me fuqi detare te konsiderushme.
13. Illyria, qe njihet si Albania qe ne shekullin e 11, ishte subjekt i invadimi dhe okupimit nga shume tribe dhe vende finje. Eshte me rendesi te vihet ne pah se Kosova Shqiptare ka ruajtur karakterin gjitheperfshires Illyrina/Albanian.
13.1 Prendoria Romake pushtoi Ilirine ne shek 2 pes, dhe me vone prezantoi Kristianizmin.
13.2 Emigrimi jugor i Slaveve barbare ndodhi rreth shekujve 4-6, ndersa Serbet barbare ne shekullin e 7.
13.3 Ne shek.14, tribet Serbe, duke kerkuar fanatikisht ekspansion me cdo kusht, sulmuan dhe pushtuan edhe me shume pjese te Shqiperise, perfshi Kosoven, dhe
prezantuan Ortodoksizmin me denim me vdekje per Katoliket dhe me gjenocid (per here te pare) mbi Shqiptaret. Ata e kthyen Kosoven ne qender te okupimit, sepse Kosova eshte qendra e pasur kulturore e politike e Shqiperise. Keta u debuan nga Shqiperia, perfshi edhe Kosoven , si rrjedhoje e rezistences se mobilizuar Shqiptare ne 1319, ta pasuar nga krijimi i Shtetit Feudal Shqiptar te Balshajve me 1371.
-
-
13.4 Otomanet pushtan Shqiperine nga 1389 deri me 1912, dhe po ashtu kolonizuan Greqine, Maqedonine, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinen, dhe Serbine dhe prezantuan Islamin me bashkejetese paqesore te tere feve dhe kombeve. Ata e ndane Shqiperine ne 4 vilajete, nje nga te cilet ishte Kosova, secila me administraten e vet nden Porten e Larte. Otomanet nuk paten kurre kontroll total mbi Shqiptaret, dhe humben kontrollin gjate shtetit te themeluar nga Skenderbeu ne 1443-1468. Ata e njohen Shqiperine (Arnavutluk) dhe i quajten banoret e saj Albanian (Arnavut), perfshire edhe banoret e Kosoves. Pretendimi se Kosova banohej nga Turqit eshte nje genjeshter e paster. Perleshjet clirimtare te Shqiptareve nuk reshten kurre dhe u thelluan gjate levizjes kombetare Shqiptare ne 1830-1870.
13.5 Perpjekjet clirimtare te Shqiptareve shtyne Serbet te bejne plane kolonizuese per Serbine e Madhe me qellim qe te zevendesojne Perandorine Otomane ne territorin Shqiptar. (shenim i javan- Ky paragraf eshte per ata "shqiptare" qe na tregojne se Serbet luftuan turkun ndersa Shqipet qene miq te tij. Ne fakt historia qe shkruajne te huajt per, deshmoka se jane Shqiptaret luftuan Turqit nderkohe qe Serbet luftuan per te vjedhur rezultatin, pra Serbine e Madhe ne tokat Shqiptare post invadimit Turk!). Projekt Plani "Nacertanije" ne 1844 i hartuar nga ministri i brendshem Serb, Ilija Garasanin, eshte i njohur. Ai propagandonte krijimin e Serbise se Madhe per te pasur dalje ne Adriatik permes agresionit, pushtimit dhe gjenocidit.
13.6 Perpjekjet clirimtare te Shqiptereve terhoqen vemendjen e Rusise, qe nden pretekstin e "permiresimit" te kushteve te Kristianeve te nderhyje ne Ballkan duke i shpallur lufte me Turqise ne Prill 1877. Serbia, Mali i Zi dhe Rumania ju bashkuan nje operacioni gjenocidal te ndermarre kunder Shqiptareve per here te dyte, qe u pasua nga pushtimin i pjeseve te Shqiperise, te aprovuara nga Traktati Ruso-Turk i Shen Stefanit (Shkurt-Mars 1878) dhe me pas nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit (Korrik 1878). Ky ishte akt shkeputjes nga nje Fuqi Koloniale tek nje Fuqi Koloniale tjeter, pra qe e trajtonte Kosoven si nje koloni.
13.7 Ne 1871-1881 Shqiperia u be nje shtet de-facto (shtet faktik, por jo ligjor- shenim i javan ) me nje Qeveri te Perkohshme, organe kushtetuese, ushtri dhe organe te puneve te jashtme.
13.8 Ne 1910 nje shoqate sekrete e Serbise se Madhe e quajtur "Bashkim ose Vdekje" (Dora e Zeze) themelohet per te zgjeruar ekspansionin e Serbis ene Ballkan permes Gjenocidit, dhe pee te hedhur bazat e ideologjise Serbe for ekspansionizem gjenocidal, ose ekspansion perms gjenocidit.
13.9Paversisht nga nderhyrja Ruse dhe Serbe, Shqiperia cliroi veten nga pushtuesit Otomane dhe deklaroi veten si shtet i pavarur ne 28 Nentor, 1912, duke perfshire edhe KOSOVEN.
________
Shenim i javan: Kjo perkthehet qe Flamuri i Kuq me Shkabe ka qene flamuri zyrtar i tere trojeve te Shqiperise, perfshi Kosoven dhe 28 Nentori 1912 festa e pavaresise te tere trojeve te Shqiperise, perfshi Kosoven.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-11-2009 mė 12:36
-
-
HISTORIA LIGJORE E KOSOVES QE PREJ SHKEPUTJES NGA SHQIPERIA NE 1913 DERI NE FUND TE LUFTES SE IB :
PENGESA E PARE E SHTETESISE SE KOSOVES SHQIPTARE
14. Gjasat per ribashkimin dhe pavaresine e Shqiperise shtyne Serbine, Greqine dhe Malin e Zi, te cilat kishin bere tashme plane per ndarjen e Shqiperise me ndihmen e Fuqive Perendimore perandorake, t'i deklarojne lufte Perandorise Osmane, te pushtojne territoret Shqiptare, dhe te zbatojne operacione gjenocidale kunder popullit Shqiptar (masakra, djegje fshatrash, ekzekutim dhe djegje te njerezve ne te gjalle, perfshire gra e femije, etj.). Konspiracioni i Serbise me Fuqite perandorake manifestohej si me poshte:
14.1 Duke i emertuar keto krime vetem si nje "konflikt", Konferenca e Londres (Djetor 1912- Gusht 1913) e Fuqive perandorake (Britani, Gjermani, Rusi, Austro-Hungari, France dhe Itali) e ndau Shqiperine. Pas pikepamjeve te Austro-Hungarise dhe Italise, Fuqite vendosen krijimin (?!) e nje shteti Shqiptarqe do te udhehiqej nga nje princ Gjerman, por u ndau rreth 40% te territorit te saj popujve te vendeve fqinje ne menyre te tille qe ajo qe mbeti te mos ishte pjesa vitale: Kosova, zemra e saj, qendra politike aktive dhe e pasur ju nda Serbise, Cameria -Greqise, dhe ende territore te tjera shqiptare Malit te Zi, Maqedonise e Serbise.
14.2 Krimi i ndarjes dhe shkaterrimit te Shqiperise u krye pavaresisht Apelit te bere nga Shqiptaret tek Fuqite i cili u diskutua ne British House of Commons, e qe permbante detaje te gjenocidit te trete.
14.3 Shkeputja e territoreve Shqiptare , perfshi Kosoven bazohej ne te drejten barbare te fitores dhe te plackes se luftes, pavaresisht prej faktit se territoret Shqiptare kishin cliruar vetveten, permes betejave te armatosura te 1912, nga Perandoria Otomane, ose ndonje prej fqinjeve. Kjo shton ne faktin se njohja e Kosoves Shqiptare eshte nje identitet i pavarur nga Sebia.
14.4 Pretendimet e tjera te bera ne Memorandumin e Qeverise Serbe ne Konferencen e Londres, lihdte me ato qe quhen "te drejta historike", ndersa okupimi Serb dhe kolonizimi i Kosoves Shqiptare ne shekullin 14, dhe ndertimi i kishave aty, nuk mundet te gjeneroje te drejta, perndryshe te gjithe invaduesit dhe okupuesit ne histori, duke ngritur ndertesa per qellime fetare, do te kishin te drejten te ri-invadonin dhe te ri-okuponin gjithe territoret qe kane invaduar dhe pushtuar ne histori. Ne se kjo do te lejohej, Turqise i duhet lejuar te ri-okupoje dhe ri-kolonizoje Kosoven Shqiptare, sepse kishte qen aty qe nga 1389 deri me 1912dhe po ashtu kishte ngrehur ndertesa per qellime fetare.
14.5 Shtetesia e Kosoves Shiptare si pjese e shtetit Shqiptar te deklaruar ne 28 Nentor 1912, u pengua nga krimet e permendura te Serbise dhe Fuqite perandorake.
14.6 Serbia you pergjigj kryengitjes legjitime te Kosoves Shqiptare ne 1913 me nje gjenocid te katert; i cili u bekua nga Ministri i Carit Rus ne Beograd.
14.7 Shperthimi i LIB u dh apretekst ushtrive Austro-Hungareze, Franceze, Italiane,Greke, Malazee, dhe Serbe te okupojne gjithe Shqiperine.
14.8 Pas LIB, Britania, Franca dhe Italia paraqiten ne Konferencen e Paqes ne Parisnje plan per te zhdukur Shqiperine e shqyer duke i ndare territoret e saj mes fqinjeve, por planit i vuri veton Presidenti i SHBA Woodrow Wilson.
14.9 Shiperia e copetuar keq formoi nje qeveri te re ne Kongersin Kombetar te Janarit 1920 ne Lushnje, dhe u pranua ne Ligene Kombeve ne Dhjetor 1920 me ndihmen e Britanise.
14.10 Serbia me detyroi perfshirjen e Kosoves Shqiptare ne Dhjetor 1918 duek deklaruar Mbreterine e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve.
14.11 Betejat e 191801919 per pavaresi te Kosoves Shqiptare u derrmuan nga Serbia permes operacionit te peste gjenocid , perfshire edhe importimin e Serbeve koloniste , dhe deklarimin e lufttareve te lirise "bandite".
14.12 Ne Traktatin e Shen Zhermenit te 1919, Fuqite perandorake arovuan krimin e aneksimit me dhune te Kosoves Shqiptare nga Mbreteria e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve, me kusht qe shteti kolonizues " te marre masa per te siguruar mbrojtjen e plote te jetes dhe lirise te te gjithe banoreve" (Preambula, parag.9), pavaresisht apelimeve dhe raporteve qe Fuqite kishin marre mbi masakrat e kryera nga Serbet kunder kombit Kosovar Shqiptar. Traktati paraqet me shume prova te identitetit te vecante te Kosoves Shqiptare nga Serbia dhe nga Mbreteria e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve.
-
-
NDEN LIGEN E KOMBEVE DHE DERI NE LIIB:
NJOHJA DHE PERSERI PENGESA E DYTE JUGOSLLAVO-SERBE E SHTESISE SE KOSOVES SHQIPTARE
15. Pavaresisht anullimit te ndarjes se Kosoves Shqiptare nga Shqiperia dhe njohjen e pavaresise se saj nga Konventa e Liges se Kombeve, ajo mbeti e Kolonizuarnga Mbreteria e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve sic evidentohet nga fakte me poshte:
15.1 Liga e Kombeve (sot OKB- shenim i javan) u krijua ne 1920 per te korigjuar efektet demtuese te ligjit te vjeter nderkombetar barbar dhe per te shenuar lindjen e nje ligji te ri. Per kete arsye, parag.20 i Konventes deklaroi "null and void" (anulluar dhe prishur) te gjithe vendimt e Fuqive te cilet nuk jane ne perputhje me kete Konvente. Per me shume, me parag.22.4 i Konventes pavaresia e Kosoves Shqiptare njihet sipas provizioneve, me kombin Shqiptar qe perbente 83% te gjithe popullates sipas te dhenave statistikore te vete Qeverise Serbe kolonialiste.
15.2 Ne kundershtim me statusin e pavarur te Kosoves Shqiptare nden Konventen e Liges se Kombeve, ajo mbeti ne viete 1918-1941 e aneksuar me dhune nga Mbreteria e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve dhe ishte zyrtarisht e deklaruar dhe trajtuar si koloni, gje qe deshmon pavertesine e pretendimit Serb se i takon Serbise ose Jugosllavise, ose se eshte pjese e te dy atyre.
15.3 Kolonizimi Serb i Kosoves Shqiptare ne 1918-1941 u zbatua permes implantimitt te koloneve Serbe, vjedhje te burimeve te konsiderueshme natyrore, perdorimi i bandave Serbe, masakrave periodike, deportimeve te detyruara te qindra mije Shqiptareve autoktone dhe uzurpimin e tokave dhe shtepive, persekutimit mendtal dhe ekonomik, terrorit dhe likuidimit; qe perben gjenocidin e gjashte, ne te cilen Turqia (nje aleate e Serbise qe prej Luftes se Dyte te Ballkanit Lindor ne 1913) mori pjese duke importuar 250,000 ne 300,000 Shqiptare te deportuiar me dhune nga Kosova Shqiptare, pas nje marreveshjeje te nenshkruar ne Stamboll ne 1838 per te deportuar 40,000 familje nga zonat ruraleme pretekstin se keta qenkeshin te gjiteh Turq, dhe tokat e tyre te beheshin prone e Qeverise Serbe koloniale (paragrafet IV dhe V te kesaj marreveshjeje).
15.4 Nenshtrimi i kombit Shqiptar te Kosoves Shqiptarendaj agresionit Serb, ndalimi i gjenocidit nuk u kryen nga Serbia si pasoje e konfliktit me kete komb, por si nje akt i lire i paramenudar dhe me plan te detajuar, te mbeshtetur nga ideologjia e dominimit gjeocidal e cila eshte pjese dhe pakete e kultures politike Serbe, dhe eshte e mire evidentuar nga mesimet e "mendimtareve" udheheqes Serbe, nje nga te cilet Vaso Cubrillovic i cili ne 1937 i dorezoi Klubit Serb te Kultures ne Beograd nje raport te titulluar "Crrenjosja e Arnauteve" (sic quhen Shqiptaret ne Turqisht), bazuar ne debimet e 1878 e krimet kunder atij kombiqe permbante nje plan te detajuar te kolonizimit te Kosoves Shqiptare, mes territoreve te tjera Shqiptare, dhe metodat per te shfarosur, per te zhvendosur me dhunedhe shkaktuar braktisjen nga ai komb, dhe uzurpimin e tokave te tij, permes perdorim te "forces brutale", nden kontrollin e Trupes se Pergjithshme te Ushtrise Serbe dhe nga autoritetet shterore dhe "bandat" para-militare ne bashkepunim, si edhe themelimin e "kolonisteve te rinj" me "pune te detyruar per projektet publike" si....Hitleri.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-11-2009 mė 18:03
-
-
16. Gjate LIIB identiteti i vecante i Kosoves Shiptare u njoht dhe ajo u ri-njesua me memedheun, Shqiperine, gje qe deshmohet nga faktet qe vijojne (shenim i javan: kjo eshte per vemendje speciale nga komunstet e shek 21 te Shqiperise):
16.1 Ne 1941 Partia Komuniste e Jugosllavise e lidhi Komitetin Rajonal te Kosoves direkt me Komitetin Qendron, pra duke njohur keshtu identitetin e vecante dhe autonomine e Kosoves Shqiptare.
16.2 Gjate LIIB Kosova Shiptare u ri-njesua me Shiperine e okupuar nga Italia dhe prandaj u clirua nga pengesa dhe kolonizimi Serb-Jugosllav, dhe ri-njesimi me memedheun u deklarua dhe u pranua me dekret te Gushtit 1941 nga Italia.
16.3 Ne vazhdim, kombi Shqiptar i Kosove Shqiptare u detyrua te rezistoje jo vetem presencen Italiane, por edhe rikthimin nden pengesen Serbe ndaj shtesise dhe deshires per vete-vendosje, si edhe ekspansionizmit gjenociadal Serb.
16.4 Parti Komuniste Jugosllave afirmon se ajo "nuk do te braktis ekurre principet...se cdo popull ka te drejte per vete-vendosje deri ne shkeputje", sic u tha nga lideri i saj JB Titone artikullin e tij te 1942 te titulluar "Pyetja Kombetare ne driten e e Luftes per Clirim Kombetar".
16.5 Keshili i Clirimit Kombetar Antifashist i Jugosllavise, i mbajtur ne Jajce ne nentor 1943, hodhi bazat e krijimit tet Jugosllavise Federale, perfshire edhe Kosoven Shiptare, por me vetedije pa e percaktuar statusin e saj.
16.6 Kosova Shqiptare i rezistoi ri-kolonizimit nga Jugosllavia dhe adoptoi rezoluten e Konferences te Clirimit Kombetar Komunist te Kosoves me 31 Dhjetor 1943-2 janar 1944, te njohur si Konferenca e Bujanit, e cila konfirmoi te drejten e Kosoves Shqiptare per te vete-vendosje, shkeputje nga Jugosllavia dhe per te mbetur e bashkuar me shtetin Shiptar, sic ishte proklamuar ne Lidhjen e Dyte te Prizrenit ne Shtator 1943. E ashtuquatuara Rezolute e Bujanit basohej drejtesisht ne Karten e Atlantikut 1941 ne te cilen Fuqite e Aleances konfirmoninrevendikimin e te te drejtes per vete-qeverisje, sovranitet dhe integritet territorial te te gjithe kombeve te cilet qen "deprivuar me dhune" nga kjo gje.
16.7 Per te mbeshteturkryengritjen e armatosur te kombit Shqiptarte Kosoves Shqiptare kunder okupacionit Italian, Partia Komuniste e Jugosllavise deklaroi njohjen e Rezolutes se Bujanit duke shtuar se kishte te drejte te mbetej edhe nden Jugosllavi, duke e lene statusin e ardhshem te mjegullt, por megjitheket beri terror dhe masakra kunder ketij kombi duke perdorur bandat Cetnike per gjenocid te ndihmuara nga forcat okupuese italiane, te cilat shenojne gjenocidin e shtate kunder atij kombi, dhe qe u zbatua sipas planit te gjenocidit te hartuar nga Draza Mihajlovic, komandant i pergjithshem i bandave cetnike te gjenocidit dhe minister i lufte si qeverise Jugosllave ne mergim.
16.8 Opracioni gjenocildal prezantohet ne a) Proklamatene leshuar nga Gjenerali i gjenocidit Serb Draza Mihajlovic, qe pohon qellimin si "...krijimin e Jugosllavise se Madheme Serbine e madhe qe duhet te jete etnikisht e paster brenda kufijve te Serbise, Malit te Zi, Bosnje-Hercegovines, Srijen dhe Backes...duke pastruar gjithe territorin e Shtetit nga minoritetet kombetare dhe elementet jo -nacionaliste..." dhe b) letra e Milos N. Jovanovic, nje komandant cetnik, qe pohonte:"As nje musliman i vetem nuk duhet te qendroje mes nesh. Gjithe ata Katolike te cilet kane bere mekate ndaj popullit tone, si edhe intelektualet dhe ata qe jane superiore ekonomikisht ne do t'i shkaterrojme pa meshire."
16.9 Nga fundi i LIIB, Ushtria NacL Komuniste Jugosllave vendosi q eme 2 dhe 14 Shtator 1944 te transformoje Trupen Kryesore te Kosoves Shqiptare ne nje Trupe Operacionale dhe t'ja atashoje Trupes Kryesore te Serbise, pra duke zhgraduar statusin e Kosoves Shiptare nga lidhja direkte me Autoritetin Jugosllav.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-11-2009 mė 18:52
-
-
Tė shpreh konsideratėn mė tė lartė pėr kėtė punė tė madhe !
Tė lumtė !
-
-
16.10 Terheqja e forcave gjermane nga Shqiperiane Nentor 1944 rezultoi me ushtrite Jugosllavo-Serbe a) te shkaterrojne re-njesimin e shtetit Shqiptar, b) re-kolonizimin e Kosoves Shqiptare dhe tokave te tjera Shiptare te cilat ju aneksuan me force Malit ne Zi dhe Maqedonise ne 1913, dhe 3) ne shtypjen e popullit Shqiptar te Kosoves duke ndermarre orecionin e tete gjenicidal, qe perfshinte masakra, deportime dhe dhune, nden pretekstin se atyre u mungonte “levizja e fuqishme” gjate LIIB, se ishin bashkepunetore me fashizmin, dhe ishin “reaksionare” te komunizmit. Shkurt, Ushtria Partizane Jugosllave e udhehequr nga Tito tradhetoi Ushtrine Na-Cl Kombetare Komuniste Shqiptare, sic ndodhi ne Rusi ne emer te revolucionit socialist.
16.11 Gjenocidi ne fjale dhe operacionet penguese (te pavaresise- shenim i javan) jane ne vazhde te te ashtuquajturit plan gjenocidal paraqitur Qeverise se Serbise.
16.12 Kombi Shqiptar i Kosoves Shqiptare u revoltua ndaj ushtrise gjenocidale Jugosllavo-Serbe, dhe anetare te Komisionit te Hetimeve u ekzekutuan ne vend nga ushtria gjenocidale, e cila i shtoi masakrat dhe djegjen e fshatrave.
16.13 Ne menyre qe te pengoje te drejten e patjetersueshme per vete-vendosje te kombit Shqiptar te Kosoves Shqiptare, Ushtria Partizane Jugosllave e udhehequr nga Tito imponoi me 8 Shkurt 1945 nje administrate ushtarake ne Kosoven Shqiptarem dhe vendosi, po ashtu ne Prill dhe Korrik 1945, qe te behej nje rajon autonom brenda Serbise Federale, gje qe sjell evidence a) mbi faktin se Kosova nuk doli si nje rajon nga brenda Serbise b) dhunimin dhe keqesimin kolonial te statusit te parnuar te Kosoves si nje njesi e vecante e Jugosllavise Federative, e barabarte me njesite e tjera, perfshi Serbine.
16.14 Administrata ushtarake Jugosllavo-Serbe e imponuar ne Kosoven Shqiptare vazhdoi dhe intensifikoi fushaten Jugosllavo-Serbe te terrorit dhe gjenocidit per here te nente.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 17-11-2009 mė 08:09
-
-
SIPAS KARTES SE KOMBEVE TE BASHKUARA: NJOHJE,
E MEGJITHEKETE NJE PENGESE E TRETE JIGOSLLAVO-SERBE, E SHTETESISE SE KOSOVES SHQIPTARE.
17. Konkluzionet e Traktatit te Kombeve te Bashkuara te San Franciskos 1945 udheheqin ne ngjarjet dhe konsideratat qe pasojne:
17.1 Karta e Kombeve te Bashkuara doli si nje traktat I njohjes te te gjithe kombeve dhe te drejtes se tyre te patjetersueshme per vetevendosje te plote dhe te lire, per siguri, dhe zhvillim.
17.2 “Memorandumi i Shqiptareve” ishte dorezuar ne 28 Korrik 1946 ne Konferencen e Paqes, ku pohohej padrejtesia e bere ndaj kombit Shiptar duke i aneksuar me dhune pjese te medha te territoreve te veta, perfhsi Kosoven Shqiptare, tek vendet fqinje, dhe qe kerkonte qe keto territore te ri-njesohen per te formuar nje shtet Shiptare, perndryshe Shqiperia e njohur ne 1913 do mbetet nje nje ekzistence jo-efektive dhe pavaresia e saj do te jete jo-effektive.
17.3 Duke dhunuar Karten e Kombeve te Bashkuara, Kushtetuta Federale e Jugosllavise e 1946 e aneksoi me dhune Kosoven Shaiptare, por shtoi, se nedn Paragrafin 1, kombet e saj kane te drejte te zbatojne lirisht te drejten e vetevendosjes, qe ne par me kombet e tjera te RSFJ dhe se ka te drejte per shkeputje.
17. 4 Me qellim qe te ruaje lidhjet kolonialiste, si ne rastin e Rusise komunsite dhe Kines komuniste, kushtetutat e RSFJ te 1946, 1953, 1963, dhe 1974 e klasifikonin rajonin autonom te Kosoves Shqiptare nden Republiken e Serbise. Ky klasifikim nuk ka asnje baze legale per arsyet ne vazhdim:
a) Kushtetutat e RSFJ te 1953, 1963, dhe 1974 (Nr.1 I Principeve Baze) riaktivizonin te drejten e cdo kombi perberes, pershire edhe kombin Shqiptar, per vetevendosje dhe ndarje.
b) Kushtetutat ne fjale e njihnin Kosoven Shqiptare si nje nja dhjete entitetet sovrane perberes te RSFJ me te drejta te barabarta sovrane dhe me fuqi per te marre pjese, sebashku ose vecmas nga entitet e tjera ne strukturat federale te RSFJ, perfshire edhe Keshillin Ekzekutiv Federal dhe Presidencen dhe amendamentet e kushtetutes federale.
c) Sipas kushtetuatve ne fjale, dhe ne fakt, Kosova Shqiptare, njelloj si shtate njesite pjesemarrese te RSFJ, ruante karakteristikat e nje “shteti”: kufij te percaktuar te cilet nuk mund te ndryshoheshin pa pelqimin e saj, kushtetuten e vet, asamblene e popullit te saj qe quhej “Organi me i Larte i autoritetit shteteror te nje province autonome”, (paragrafi 105 i kushtetutes se 1946), trupin e vet ekzekutiv, forcat e saj te mbrojtjes, dhe sekretarin e vet per pune te jashtme. Disa nga keto te drejta u bene nga Kushtetutat e RSFJ te 1953 dhe 1963 subjekt te aprovimit nga Serbia, ne kundershtim dhe ne dhunim te njohjes kushtetuese te RSFJ per te drejten e vetevendosjes, te kombit Shqipater te Kosoves Shqiptare, por te gjithe te drejtat e Kosoves, si autonomia e plote, u rishqyrtuan perseri me amendamentet kushtetuese te RSFJ ne 1967, 1968, 1971, dhe 1972.
d) Te njejtat kushtetuta te RSFJ pohonin se Republika e Serbise nuk kishte te drejte legale te ndryshonte statusin e Kosoves Shqiptare te akorduar nga vete keto kushtetuta.
17.4 Kjo padyshim qe bere si aplikim i ligjit nderkombetar te vetevendosjes dhe ckolonizimit, sic beri Bashkimi Sovjetikme kombet e kolonizuar me pare nga Preandoria Cariste, te cilat u detyruan te mbeten brenda asaj qe u njoh si shtetit i ri komunist Rus.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 17-11-2009 mė 08:37
-
-
Nje konsiderate e larte per kte punim te shkelqyer
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt