Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vrasesit me pagese

    nga Korrieri..


    --------------

    Profesioni: Vrases me pagese



    Kush jane njerezit e gatshem per te vrare nje person me te cilin nuk kane asnje njohje, kundrejt nje shume te hollash. Si funksionon nje mekanizem i tille, -ekzekutime nga killera profesioniste, ekzekutimet per llogari te nje grupi kriminal nga antare te tij dhe ato nga adoleshente. Lista e vrasesve me te njohur me pagese

    Ferdinand DERVISHI

    Zakonisht veprojne kur nje person eshte bere pengese per ekzistencen e metejshme biologjike apo ekonomike te nje personi apo grupimi njeresish. Ndersa qe jane aktive, kjo vertetohet te pakten nga dy raste te diteve te fundit. Ne Shkoder forcat speciale te policise prangosen Valmir Hoxhen, te akuzuar te disa vrasje, nje pjese te te cilave me pagese, ndersa ne Tirane policia para pak ditesh arrestoi tre persona te akuzuar per vrasje me pagese duke pretenduar se jane autore te nje ekzekutimi te dyfishte te pazbardhur ne fundin e vitit te kaluar. Natyrisht qe me te fuqishmit jane ata qe veprojne per llogari te nje grupimi te forte kriminal dhe me te predispozuarit per te rene ne duar te policise vrasesit adoleshente, qe me shume jane joshur nga nje shuk te hollash.

    Vrases me pagese ne kuadrin e nje grupimi kriminal

    Keta jane me te rrezikshmit. Kohet e fundit jane duke vepruar ne Tirane dhe ne Vlore me shume sukses. Ne Tirane qe nga fillimi i nentorit te vitit 2002 ka te pakten kater raste te vrasjeve te bujshme pa autore. Vrasje enigme te perllogaritura deri ne imtesine me te vogel per te dale me sukses dhe qe te bejne te mendosh se nuk jane kryer vetem nga killera profesioniste. Por nga te tille te ruajtur nga nje bande e tere qe ka perllogaritur gjithcka, qe nga levizjet e vrasesit, ekzekutimin ne kohen dhe vendin e duhur, terheqja pa pasoja apo edhe pretendimi dhe realizimi i tij edhe ne rast se autori bie ne duar te drejtesise. Kjo metode organizimi eshte me e larta dhe me e rrezikshmja. Ndersa paga per killerat nuk eshte e madhe. Ata veprojne nen kuadrin e nje kupole, qe u ofron mbeshtejten e nevojshme ekonomike ne menyre racionale.

    Vrases profesioniste

    Keta jane te rralle dhe aktualisht pothuaj te panjohur. Njihen pak raste te veprimit te tyre jashte lidhjeve me grupime kriminale. Killera te tille paguhen nga njerez qe keta nuk i kane njohur me pare. Objektivi eshte "heqja qafe" e personave qe kane hasem dhe nga te cilet u rrezikohet jeta, apo keta jane konkurente ne te njejten fushe biznesi. Raste te vrasjeve te tilla njihen pak. Ne vitin 1997 disa aksione te tilla i ka ndermarre ne Tirane killeri i njohur nga Berati, Altin Dardha. Nderkohe qe edhe per te sapoarrestuarin ne Shkoder Valmir Hoxha, policia lokale pretendon se vepronte ne te njejten menyre, pra pa e njohur porositesin, por vetem te hollat qe ofronte. Mendohet se keta paguhen me shifra te larta.

    Vrases adoleshente

    Keta jane me te humburit. Zakonisht bien pre e ofertave te njerezve jo shume te ekuilibruar ne vendimet e tyre. Karakteristike e tyre eshte se deshtojne ne aksionet e tyre vrastare ne shumicen e rasteve dhe pothuaj te gjithe bien ne duar te policise. Dy adoleshente nga nje rreth verior i vendit u kapen ne Tirane nga Komisariati 3 pas nje plagosjeje. Te dy pohuan se ishin paguar per vrasjen nga 1 milion leke te vjetra. Ne Elbasan ne fillim te vitit te kaluar u perserit nje skene e tille nga dy adoleshent, te cilet perfunduan ne duart e policise.

    Vrsesit me te njohur me pagese

    Tirane

    Naim Zyberi, disa vrasje me pagese ne Tirane, i njohur ne vitet 1991-1997

    Elidon Kotorri, rreth 5 vrasje me pagese ne Tirane, i akuzuar nga policia, 1999-2000

    Berat

    Altin Dardha, mbi 60 vrasje, i njohur ne vitet 1994-1998, e njohur nje vrasje me pagese ne Qafen e Sokolit (Rrogozhine, ekzekutimi i Tanit te Sanies)

    Dritan Zhuka, rreth 10 vrasje me pagese ne Berat, Fier, Vlore ne vitet 1996-2001

    Vlore

    Elton Tato, rreth 18 vrasje me pagese kryesisht ne Vlore,

    i njohur en vitet 1997-2002

    Gazmend Brraka, disa vrasje me pagese ne Vlore, Durres ne vitet 1997-1999

    Lushnje

    Dritan Vila, mbi 4 vrasje me pagese ne vitet 1998-2002 ne Lushnje


    -----------------------




    ...dhe nuk u ka hyre gjemb ne mullaqe ketyre banditve..
    Ligji qe denon kapital eshte hequr.
    Ata nuk tremben...jeten e kan ne xhep..si do qe te vi puna...
    Ata vrasin ke te duan..dhe viktimat jane pa asnji mbrojtje dhe ne se kapen..gje qe ndodh rralle..ata perseri kane krahe..
    Shoket..Familjet..avokatet..gazetaret e nepunsit e korruptuar jane Mbrojtesit e tyre te sigurte perballe ndonji gruaje qyqare e ndonji nene te mjere nga pala e viktimes..

    Turp.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2002
    Vendndodhja
    london
    Postime
    29
    epo mire
    pune eshte dhe ajo,
    njeriu di vete ti zgjedhi rruget e jetes,
    ca me shkolle,
    ca me pune te mire,te paster,
    ca me droge,c
    a me prostituta,
    ca me korrupsion,
    ca me dhenien e vizave,me cmime qe nuk e mendon,
    ca me vrasje,
    eca,etc,etc.

    si do te ushqehet njeriu,
    do gjeje nje menyre,

    jeta eshte e veshtire,por pak me dhimbje
    por do kaloje.
    oktapodi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oktapodh sa kok e madhe je. ja shoket e tu jane ata zyrtaret e Tiranes.
    Vet mbajn bodigarda dhe populli ne meshire te vrasesve.
    E provovsh plumbin e vrasesve meqe i adhuron.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Vrasesit me pagese, "mobilizojne" komisariatet e policise ne rrethe

    Policia e Tiranes, ka perfunduar identifikimin e kater te dyshuarve te tjere si vrases me pagese. Sipas disa burimeve mesohet, se ne baze te informacioneve te grumbulluara nga agjentet e zonave, mesohet se te dyshuarit duke e ndier rrezikun e prangosjes se tyre, kane levizur jashte kryeqytetit. Kesisoj, Policia e Tiranes, ka kerkuar bashkepunim ne veprimet e saj nga homologet e tyre ne rrethe, per mbikqyrjen dhe kapjen ne kohe te te dyshuarve. Aktualisht mesohet se kater te dyshurit identitetet e te cileve mbahen teper sekret nga policia per shkak te hetimeve, mendohet se veprojne ne dy banda si vrases me pagese. Burimet shprehen se inspektoret e krimeve te Policise se Tiranes, jane ende ne fazen e grumbullimit te provave, per faktimin e akuzave te renda per te dyshuarit, nderkohe qe neper disa komisariate jane derguar fotot e te dyshuarve dhe urdhezimi eshte ne mbajtjen ne mbikqyrje te rrepte te te gjitha veprimeve te ketyre te dyshuarve.
    -----------------------
    --------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    LUSHNJE/ Policia: Pistoleta u gjet nė makinėn e viktimave, Sokol Ēela e Gentian Kulla

    Arma e pengmarrėsve ishte e killerit me pagesė, Dritan Vila


    Aurora Damini

    LUSHNJE

    Zbulohet origjina e armės qė iu gjet nė makinė dy tė vrarėve nė Lushnjė ditėn e martė, Sokol Ēelės dhe Gentian Kullės. Ajo ėshtė pėrdorur nga kileri me pagesė i qytetit my-zeqar, Dritan Vila, i arrestuar nė majin e vitit tė kaluar nga policia, pasi ishte i dėnuar nė mungesė pėr vrasjen e njė gruaje nė Kuēovė, si dhe ėshtė akuzuar pėr disa vrasje e plagosje nė Lushnjė.

    Vila, me origjinė nga Kuēova, ka pohuar vetė nė polici, se ka vrarė e plagosur -kundrejt pagesės- nė emėr tė Enver Dondollakut, njėrit prej njerėzve mė tė afėrt tė Aldo Bares. Arma qė u gjet nė makinėn e viktimave sė tė martės, ishte e Sokolit dhe ishte pėrdorur nga Vila. Ndėrsa pistoleta tjetėr, tė cilėn Muharrem Tulaci ia rrėmbeu Gentianit nga dora, sipas Drejtorisė sė Policisė nė Fier, ishte e tė njėjtit grup, por ende nuk ėshtė zbuluar ndonjė vrasje e kryer me tė.

    Pistoleta

    Pasi ėshtė marrė pistoleta nė bencin e viktimave tė 11 shkurtit, janė bėrė edhe ekzaminimet e nevojshme. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė fierake kanė bėrė tė ditur se sektori i specializuar ka bėrė ekzaminimin balistik tė armės sė gjetur nė autoveturėn e dy viktimave dhe ka rezultuar se ka kjo pistoletė e kalibrit 9 mm ėshtė pėrdorur edhe nė krime tė tjera pėr vrasje tė mbetura nė tentativė ndaj Ermal Veliut, mė datė 24.6.2001, si dhe tė shtetasit tjetėr Bernard Linatopi, mė datė 16.4.2002 nė qytetin e Lushnjės. Por me kėtė armė mendohet tė jenė kryer edhe disa vrasje tė tjera, tė cilat i ka pranuar vetė Vila. Por kjo vėrtetohet edhe nga njė deklaratė e shefit tė Komisariatit tė Lushnjės vitin e kaluar, Daut Braēes, i cili i ka drejtuar uniformat blu nė njė periudhė qė nė qytetin myzeqar janė bėrė disa vrasje e plagosje pėr tenderin e pastrimit tė qytetit. "Vrasja e Ilir Boriēit nė muajin shkurt, si dhe plagosja e Judmir Trifkės, Artur Shehut dhe Bernard Linatopit kanė tė njėjtin motiv, si dhe janė kryer nė tė njėjtėn mėnyrė: nga armė me silenciator", ka thėnė pranverėn e vitit tė kaluar Braēe. Pra, logjikisht, arma e gjetur nė automjetin ku ndodheshin dy tė vrarėt, Ēela dhe Kulla, mund tė ketė bėrė edhe vrasje tė tjera dhe nga i njėjti person, Dritan Vila. Nga burimet policore tė Fierit nuk ėshtė bėrė e ditur mėnyra e rėnies sė pistoletės sė Vilės nė dorė tė Gentian Kullės, por, sipas burimeve zyrtare, ai ka qenė ndėrmjetėsi qė i ka lidhur dy tė rinjtė me Enver Dondollakun dhe miqtė e tij.

    Vrasjet

    Prej disa vitesh nė qytetin e Lushnjės janė bėrė disa vrasje, njė pjesė e tė cilave kanė mbetur pa motive. Por ka pasur edhe mjaft plagosje. Kėshtu, mė 24 qershor 2001, sipas policisė fierake, Dritan Vila, me pistoletėn me silenciator qė u gjet nė makinėn e pengmarrėsve-viktima tė tregtarit Muharrem Tulaci, ėshtė plagosur, Ermal Veliu. Ndėrkaq, nė muajt e parė tė vitin 2002 nė Lushnjė janė bėrė edhe disa vrasje e plagosje, tė cilat, sipas policisė, kanė tė njėjtin motiv, autor dhe mėnyrė vrasje. Nė kohėn e kėtyre ngjarjeve shefi i Komisaratit tė Lushnjės nė atė kohė, Daut Braēe, pati konfirmuar se "kėto vrasje bėhen pėr tė njėjtin motiv dhe nga e njėjta dorė". Kėshtu, nė bazė tė ekzaminimit balistik, ka rezultuar se pistoleta nė fjalė ėshtė arma me tė cilėn ėshtė plagosur edhe Bernard Linatopi, mė 16 prill 2002. Sipas uniformave blu, kėto ngjarje janė tė lidhura me njė tender pastrimi pėr qytetin, nė tė cilin kanė marrė pjesė firmat: "Kondor-2", "Hidrotem", "Gledis" "Pegaso" dhe "Akoalba". Ndėrsa "kurbanėt" e tenderit ka qenė tė vrarė: Ilir Boriēi dhe Alfred Pirra, si dhe janė plagosur: Judmir Trifka, Artur Shehu dhe Bernard Linatopi.

    Dritan Vila

    Ka qenė viti 1997 kur, si shumė tė tjerė, edhe 28-vjeēari u armatos nė depot e Kuēovės. Pak ditė mė vonė ai vrau njė grua pėr arsye ende tė paqarta dhe qė nga ajo kohė ai u largua nga qyteti i tij i lindjes. Ndėrsa gjykata e ka dėnuar nė mungesė me 12,5 vjet heqje lirie. Nga Kuēova ka shkuar nė Lushnjė, te disa tė afėrm tė tij. Aty ai ėshtė njohur me Enver Dondollakun e shokėt e tij, me tė cilėt ėshtė bėrė bashkėpunėtor, pasi nė atė kohė ishte e vetmja rrugė pėr t'i shpėtuar arrestimit nga policia. Dhe qė nė atė kohė nisi tė "mbijetojė" duke bėrė vrasje me pagesė. Ka qenė `98-a kur Dondollaku i ka dhėnė "porosinė" e parė Vilės, pėr njė ekzekutim nė mes tė qytetit. "Ka qenė data 23 nėntor e vitit 1998. Enveri mė mori nė telefon dhe mė tha tė shkoja nė X lokal. Aty ndodhej njė person i vetėm nė njė tavolinė. Mė tha t'i ulesha afėr. Sapo shkova unė, erdhi njė fuoristradė tip "KIA". Nga ajo zbritėn dy persona. Hynė nė derė dhe mė thanė: 'Qėlloje'. E qėllova me pistoletė me silenciator duke e lėnė tė vdekur. Mė pas mėsova se viktima ishte shefi i krimeve tė Lushnjės, ndėrsa dy personat e "KIA"-s ishin Bledar Haxhia e Artur Sulēe (tė ekzekutuar mė vonė)…" Kjo ka qenė pak a shumė edhe skema e veprave tė tjera tė kryera nga Vila, i cili ka vrarė mė pas Nosh Gjolajn e Alfred Pirrėn dhe ka plagosur Bernard Linatopin. Nė bazė tė urdhrave tė Dondollakut, Vila e linte pistoletėn nė vende tė ndryshme, armė kjo qė u gjet tė martėn pranė trupit pa jetė tė Sokol Ēelės.

    ------------------------------
    ----------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #6

    22 personat e cilėsuar si vrasės me pagesė

    22 personat e cilėsuar si vrasės me pagesė

    Shkruar nga Aulona Kadillari

    e shtunė , 23 maj 2009

    Si organizohet vrasja dhe mėnyrat pėr tė kryer kėtė krimė?

    Pėr ta ėshtė njė punė qė duhet tė bėhet, pasi nė xhep marrin shuma tė mėdha parash. Qėllimi i tyre ėshtė tė qėllojnė mbi objektivin pėr tė cilin janė paguar. Por jo vetėm kaq, nuk duhet qė tė lėnė gjurmė, kjo pėr tė realizuar njė “punė tė pastėr”, siē thuhet nė gjuhėn e tyre. Deri tani, sipas njė raporti tė Policisė sė Shtetit janė identifikuar 22 persona, tė cilėt kanė marrė para nė dorė pėr tė kryer njė vrasje, apo edhe grabitje tė ndryshme tė cilat kanė sjellė pasoja tė rėnda. Ata nuk e njohin viktimėn e tyre, dinė vetėm emrin, banesėn si dhe aktivitetin. Vetėm kaq ju mjafton pėr tė kryer punėn e paguar nga persona tė tjerė. Por, sipas policisė, nuk janė vetėm kėta personat e cilėsuar si autorė tė paguar, pasi uniformat blu janė duke punuar pėr tė zbardhur edhe vrasje tė tjerė tė kryera nga profesionistė, vrasės tė paguar. Kėshtu, dje ėshtė vėnė nė pranga Flamur Hida, i cilėsuar si vrasės mė pagesė, por edhe autor i vrasjes sė biznesmenit italian Stefano Rosi.

    Vrasės me pagesė

    Njė shumė tė hollash nė adresė tė tyre i bėnė ata killera profesionistė. Njerėzit e gatshėm nuk kanė asnjė njohje apo konflikt me personin qė kanė nė shėnjestėr tė tyre. Po kush janė kėta? Mosha e tyre, por jo vetėm kaq, tė akuzuar dhe tė identifikuar si vrasės me pagesė, disa prej tyre janė vrarė pikėrisht nga dorė e paguar. Ata qė dikur kanė vrarė pėr dikė, kanė qenė vetė viktimė e pagesės.

    Si organizohet vrasja

    Mund tė quhet njė punė e kryer mirė pėr dėrguesin, pasi killeri me pagesė kryen porosinė duke mos lėnė asnjė gjurmė nė vendin e ngjarjes. Punė e mirė pėr ekzekutorin ėshtė edhe kur policia nuk arrin qė tė zbardhė vrasjen. Sipas organit tė akuzės, vrasėsit e paguar ose siē mund tė quhen ndryshe edhe profesionistė, janė tė kujdesshėm kur kryejnė vrasjen, duke mos i lėnė shteg uniformave blu pėr identifikimin e tij. Burimet pohojnė se zakonisht killerat e paguar pėrdorin pistoletė me silenciator, madje pėr tė zhdukur ēdo gjurmė vėnė nė pėrdorim edhe eksplozivin. Kėta janė tė rrallė dhe aktualisht pothuaj tė panjohur. Objektivi ėshtė "heqja qafe" e personave qė kanė hasmėri dhe nga tė cilėt u rrezikohet jeta apo kėta janė konkurrentė nė tė njėjtėn fushė biznesi.

    Mėnyrat

    Janė nga mė tė ndryshmet, por tė menduara fare mirė nga autorėt. Kjo pėr tė mos lėnė asnjė gjurmė dhe pėr tė bėrė siē thuhet nė gjuhėn e tyre "njė punė tė pastėr". Njė nga mėnyrat mė tė pėrdorshme nga autorėt e kėtyre vrasjeve ėshtė pėrdorimi i pistoletės me silenciator. Vendosje e njė moszhurmuesi nė qytėn e pistoletės sė armės bėn qė autorėt e njė krimi tė kryejnė vrasjen e mė pas tė largohen nė mėnyrė fare tė qetė pėr tė mos u vėnė re nga personat pėrreth. Njė tjetėr mėnyrė qė pėrdoret ėshtė ajo e snajperit. Njė vrasje farė perfekte, pa lėnė asnjė grimcė gjurme qė policia apo edhe prokuroria ta zbulojė. Njė shėnjestėr me anė tė njė dylbiu nė zemėr tė viktimės e kryen kėtė krim nė mėnyrė perfekte. E jo vetėm kaq, nė fund tė punės autorėt shpėrblehen. Por, nėse do tė mos lėsh as nishan nė vendin e ngjarjes, eksplozivi ėshtė fare mirė.

    SILENCIATORI
    Pothuajse nė tė gjitha rastet kur kryhen vrasje me pagesė, pėrdoret pistoleta me silenciator, pėr tė fshehur tė paktėn zhurmėn.

    SNAJPERI
    Njė armė qė ka njė shėnjestėr mjaft tė saktė dhe distanca e largėt nga e cila mund tė qėllohet me tė, humb ēdo gjurmė tė autorėve.

    EKSPLOZIV
    Ėshtė pėrdorur vetėm njė rast, pėr vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut tė tij, Artan Arsi. Por ėshtė njė nga mėnyrat qė pėrdoret nė vrasjet me pagesė.

    PARATE
    Paguhen shuma tė mėdha parash tė cilat i jepen autorit qė ka kryere vrasjen. Kjo bėhet pasi ai tė ketė kryer “punėn” e tij dhe tė ketė pėrfunduar ashtu siē e kanė porositur.

    Shuma mė e madhe e paguar pėr vrasje

    Deri mė sot policia ka arritur tė vėrtetojė se shuma mė e madhe qė paguhet njė killer ėshtė 150 mijė euro, ndėrsa mė e vogla 5 mijė euro. Ndėrkohė, nuk pėrjashtohet edhe shuma tė tjera. Madje sipas burimeve disa persona nė nevojė pėr para arrijnė tė kryejnė vrasje edhe pėr shuma qesharake parash.

    Vrasėsit e cilėsuar me pagesė

    1. NAIM ZYBERI, dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesė nė Tiranė, nė vitet 1991-1997
    Ėshtė vrarė nė Itali nė vitin 1997

    2. ELIDON KOTORRI, dyshohet se ka kryer vrasje me pagesė nė Tiranė, nė vitet 1999-2000
    Ndodhet nė burg, i dėnuar me burg pėrjetė

    3. ALTIN DARDHA, dyshohet se ka bėrė mbi 60 vrasje me pagesė, nė vitet 1994-1998
    Ėshtė vrarė nė Janinė tė Greqisė

    4. DRITAN ZHUKA, dyshohet se ka kryer rreth 10 vrasje me pagese nė Berat, Fier, Vlorė nė vitet 1996-2001
    Ėshtė vrarė nė Berat nė vitin 1997

    5. ELTON TATO, dyshohet se ka kryer rreth 18 vrasje me pagese, kryesisht nė Vlorė, i njohur nė vitet 1997-2002
    Ėshtė vrarė nė vitin 2002

    6. GAZMEND BRRAKA, dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesė nė Vlorė, Durrės nė vitet 1997-1999
    Ndodhet nė burg, i dėnuar me burg pėrjetė

    7. DRITAN VILA, dyshohet se ka kryer mbi 4 vrasje me pagesė nė vitet 1998-2002 nė Lushnjė
    Ndodhet nė burg, i dėnuar me burg pėrjetė

    8. VALMIR HOXHA, dyshohet se ka kryer dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesė
    Ndodhet nė burg, i dėnuar me burg pėrjetė

    9. JULIAN AGOLLI, dyshohet se ka kryer dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesė nė vitin 1997
    Ėshtė vrarė nė vitin 2005 nė Tiranė

    10. ILIR MEMIA, dyshohet se ka kryer dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesė nė vitin 1997
    Ėshtė vrarė

    11. ARDIAN RAMA, dyshohet se ka kryer dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesė nė vitin 1997

    12. DRITAN REXHEPI, dyshohet se ka vrarė nė vitin 1999
    Ėshtė arrestuar nė Holandė

    13. ELVIN HOXHOSMANI, dyshohet se ka vrarė nė vitin 1998
    Ėshtė arrestuar nė Durrės

    14. SELMAN HETI, dyshohet se ka vrarė nė vitin 1998
    Ėshtė arrestuar nė Durrės

    15. SPARTAK KLATHI, dyshohet se ka vrarė nė vitin 1999
    Ėshtė arrestuar nė Durrės

    16. ALBAN NELI, dyshohet se ka vrarė nė vitin 1999
    Ėshtė arrestuar nė Durrės

    17. GUXIM ĒALA, dyshohet se ka vrarė nė vitin 2007
    Ėshtė arrestuar nė Fier

    18. FATLUM GOSTIVARI, dyshohet se ka vrarė nė vitin 2007
    Ėshtė arrestuar nė Durrės

    19. SAJMIR BAKO, dyshohet se ka vrarė nė vitin 2007
    Ėshtė arrestuar nė Elbasan

    20. ARMANDO HASANI, dyshohet se ka vrarė nė vitin 2005
    Ėshtė arrestuar nė Durrės

    21. SOKOL HALILAJ, dyshohet se ka vrarė nė vitin 1999
    Ėshtė arrestuar nė Tiranė

    22. FLAMUR HIDA, dyshohet se ka vrarė nė vitin 1998-2009
    Ėshtė arrestuar nė Tiranė nė 2009

    Shifra

    22 vrasės me pagesė janė cilėsuar nga Policia e Shtetit deri tani. Ata dyshohet se kanė kryer krime tė ndryshme duke marrė nė dorė shuma tė mėdha parash, nga persona tė tretė.
    1998 ėshtė viti i cili dyshohet se janė kryer mė shumė vrasje pe pagesė. Kėshtu pas viti tė trazirave 1997, viti qė pason vjen sjell edhe “boom” vrasjesh.
    6 tė vrarė rezultojnė deri tani nga tė cilėsuarit si vrasės me pagesė nga policia. Njė pjesė e kėtyre vrasjeve ende nuk janė zbardhur nga uniformat blu.

    EMRI: Flamur
    ATESIA: Xhemal
    MBIEMRI: Hida
    MOSHA: 29 vjeē
    VENDLINDJA: Tiranė
    VENDBANIMI: Tiranė
    PSEUDONIMI: I njohur ndryshme Lenci
    AKUZA: Vjedhje me armė me pasojė vdekje
    Plagosjes me dashje
    DENIMI: 20 vjet burg
    ARRESTUAR: 22 maj 2009

    Hetimet e prokurorisė pėr tė cilėsuarin si vrasės me pagesė

    Policia: Flamur Hida i implikuar nė vrasjet e bujshme
    Pas njė kėrkimi 13 vjeēar mė nė fund policia e Tiranės ka vėnė nė pranga tė cilėsuarin si vrasės me pagesė Flamur Hidan. Burime nga policia mėsohet se veē dėnimeve qė ka marrė pėr vrasje dhe pėr vjedhje me dhunė, 29-vjeēari do hetohet edhe pėr vrasje tė tjera tė ndodhura nė Tiranė vitet e fundit. Policia pohon se ai dyshohet pėr grabitje tė shumta tė bizneseve tė mesme dhe vrasjeve tė bujshme nė kryeqytet, tė cilat nuk kanė njė autor. Por pėr tė fajėsuar Hidan nė kėto vrasje e grabitje, policia nė bashkėpunim me prokurorinė do duhet tė mbledh prova tė mjaftueshme. Kėshtu mesa duket pėr 29-vjeēarin, veē tre dėnimeve tė njė pas njėshme qė ka marrė nga gjykata e Tiranės, tashmė do tė pėrballet edhe me akuza tė tjera.

    Operacioni

    Njė operacion i koduar “I harruari” ka bėrė kapjen nė flagrancė tė Flamur Hidas, 29 vjeē, i njohur ndryshme me pseudonimin Lenci. I cilėsuar si vrasės me pagesė nga policia, ai ishte person i shpallur nė kėrkim nga viti 1998. Njoftimi pėr shty i policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se Hida qėndronte i fshehur nė kryeqytet dhe nė rrethinat e saj, duke vėshtirėsuar kėshtu kapjen e tij, pėr shkak tė pėrdorimit tė identitetit tė rremė, si dhe tė mos posedimit nga ana e policisė tė fotografive tė tij tė azhornuara.

    Dėnimet pėr Hidėn

    I kėrkuari Flamur Hida, nė bazė tė vendimit tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė tė datės 13 tetor 1998, e ka dėnuar me 12 vjet e 6 muaj burgim, pėr veprat penale tė vjedhjes me armė me pasojė vdekjen si dhe tė mbajtjes pa leje tė armėve luftarake. Hida nė bashkėpunim me Nazmi Avdillari janė autor tė vjedhjes me pasojė vdekjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Ku bashkėpunėtori i tij nė kėtė vrasje, Nazmi Avdillari aktualisht ndodhet i dėnuar mė burgim tė pėrjetshėm. Po ashtu ėshtė dėnuar me vendimin e Gjykatės sė Apelit Tiranė, mė datė 28 janar 2002, me 20 vjet burgim, pėr veprat penale tė vjedhjes me armė tė kryer nė bashkėpunim, ndaj Bedri dhe Agim Ago. Ndėrkohė qė me vendimin e datės 18 korrik 2007, tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, ėshtė dėnuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, pėr veprat penale plagosjes me dashje dhe tė armėmbajtje pa leje ndaj Aqif Lamit.

    Armėt e sekuestruar tė Flamur Hidas

    Gjatė momenteve tė ndėrhyrjes sė forcave tė policisė, Hida ndodhej i fshehur nė njė banesė nė rrugėn “Komuna e Parisit” Tiranė. Gjatė kontrollit tė ushtruar ėshtė kapur nė flagrancė sė bashku me tė vėllain e tij, Fatmir Hida, tė cilėve ju gjetėn njė sasi e konsiderueshme armatimi dhe municionesh luftarake si njė armė zjarri automatike tip Skorpions, njė pistoletė mod - 54, me njė krehėr me 7 fishekė, dy silenciatorė, njė pistoletė “BELGIUM” me njė krehėr me 11 fishekė, njė pistoletė “BERETA”, njė pistoletė elektrike (paralizues elektrik), dy krehėr pistolete me 8 fishekė, njė kallėp tritoli sė bashku me kapsollėn elektrike si dhe njė certifikatė personale e falsifikuar qė e pėrdorte pėr identitet tė rremė, si mjet identifikimi.

    Vrasja

    Nė bashkėpunim me Nazmi Avdillarin ka bėrė qė Flamur Hida, nė vitin 1998 tė vras biznesmenin italian, Stefano Rosi. Madje pėr kėtė vepėr penale ėshtė dėnuar se bashku mė Avdillarin.

    Kėrkimi

    Policia e Tiranės ka shpallur nė kėrkim Flamur Hidėn pėr njė sėrė vjedhjes me dhunė. Madje pėr kėto vepra penale ai ka marrė edhe dėnimin nga gjykata.

    Arrestimi

    Pas 13 vitesh kėrkim policia ka mundur qė tė vendos nė pranga mė tė superkėrkuarin pėr kryeqytetin Flamur Hidan. Sė bashku me tė ėshtė vėnė nė pranga edhe vėllai.


    tirana observer

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    ...dhe nuk u ka hyre gjemb ne mullaqe ketyre banditve..
    Ligji qe denon kapital eshte hequr.
    Ata nuk tremben...jeten e kan ne xhep..si do qe te vi puna...
    Ata vrasin ke te duan..dhe viktimat jane pa asnji mbrojtje dhe ne se kapen..gje qe ndodh rralle..ata perseri kane krahe..
    Shoket..Familjet..avokatet..gazetaret e nepunsit e korruptuar jane Mbrojtesit e tyre te sigurte perballe ndonji gruaje qyqare e ndonji nene te mjere nga pala e viktimes..

    Turp.
    Me sa shoh une,Brari e ka bere ne plan t'i heqe qafe ca komunista ketu ne forum
    Denimi kapital eshte fshire nga kushtetuta,por kjo nuk e pengon te gjeje zbatim ne forma joligjore.Zoterinjte qe permende me siper,kane qene dhe jane te gjithe permbarues te shtetit.Si ajo qeverri qe na la shendene,edhe kjo e sotmja qe ti e ngre ne qiell,mbajne pas vetes persona te tille sepse ju nevojiten per te mbjelle terror ne popull.Ne kete lloj forme jane mesuar ta zoterojne pushtetin te nderuarit,politikanet tane!Mjafton tu hedhesh nje sy maskoteve qe mbajne neper fushata per te kuptuar se c'njerez votojme.Procesi zgjedhor ne shqiperi po shnderrohet gjithnje e me teper ne nje ritual te neveritshem.Cuditem me disa qe flasin me pasion te madh per parti e per programe e per fushata...

  8. #8
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Jam shume kurioz te shoh ndonje foto te Altin Dardhes. Kam kerkuar ne inernet por skam gjetur gje.... di ndonjeri te ma tregoje kush ka qene?
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-09-2008
    Postime
    11
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    ...

    4. DRITAN ZHUKA, dyshohet se ka kryer rreth 10 vrasje me pagese nė Berat, Fier, Vlorė nė vitet 1996-2001

    Ėshtė vrarė nė Berat nė vitin 1997

    ...

    Ky paska qene me spektakolari ...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34
    Citim Postuar mė parė nga kledi_tr Lexo Postimin
    Ky paska qene me spektakolari ...
    paska qene vertet spektakolar se paska vrare edhe pas vdekjes ...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Dua universitet me pagesė?
    Nga Letersia 76 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 01:28
  3. Londer-Dy vrasėsit shqiptarė me pagesė nė gjykatė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 12:36
  4. Online me pagesė?
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 16:37
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 15:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •