Si te krijojme nje CD/DVD menu me programe te ndryshme ose programe te te njejtes kategori(AIO) Programe AIO ne pergjithsi jane programe te te njejtes natyre,psh nje grup programesh antispyware,ose nje grup programesh imazh editor,ose nje grup programesh audio,ose nje grup programesh video editor,ose nje grup programesh te krijuara nga e njejta kompani,psh ADOBE AIO,Corel AIO etj
Qellimi i tutorialit eshte krijimi i nje cd je,ose dvd je qe kur e fut ne kompjuter te shfaqe ne ekran nje figure si kjo me poshte.Me klikim ne secilin buton te instalohet nje program.
Per kete tutorial eshte perdorur programi "Autoplay Menu Designer".Shkarkohet programi dhe instalohet. http://www.google.com/search?hl=en&s...&aq=f&oq=&aqi=
Sygjerimi im eshte,ju duhet version i regjistruar.
Ku eshte qellimi i krijimit te disqeve AIO Programe?
1.Per raste formatimi,programet i ke te ruajtura ne disqe.Me formatim nuk humb gje.
2.Qellime organizimi.Disa programe te te njejtes natyre( psh programe editore grafike) i bashkon te gjitha ne nje disk.
3.Specifika perdorimi.Ndodh qe shkarkohen disa programe te te njejtes natyre,per arsye se njeri nga programet ka funksione,tipare qe nuk i kane programet e tjera.Nje program eshte me i mire se sa te tjeret per cilesi pune ne kryerje e nje procesi specifik dhe nje program tjeter ben pune me te mire per dicka tjeter.
4.Krijim koleksionesh,arshivash.
5.Demonstrim,distribucion,marketim.Kompani te ndryshme krijojne disqe AIO instalimi me menu per klentet per ti bere te prezantuar produktet e tyre.
6.Pirateri.
Menuja qe do kete disku do duket si kjo figure.Kjo menu programesh AIO eshte krijuar me kete tutorial.per tutorialin jane perdorur programet si ne figure.Programet jane falas,butonat keygen jane vene thjesht per illustrim,nuk punojne si butona.Tutoriali te jep idene dhe detajet per te krijuar disqe me menu AIO per programe falas si dhe programe me prove dhe celsin perkates(keygenin) per te regjistruar programet pas instalimit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 02-11-2009 mė 19:39
Si fillim krijojme 3 foldera boshe ne desktop.
Klik i djathte ne desktop dhe zgjedh new.....folder si ne figure.Kete veprim e perserit edhe dy here te tjera.
Do krijohen 3 foldera figura e dyte poshte.
Klikon me te djathte ne folderin e pare dhe zgjedh rename(riemerto).Aty shkruan Instalusat e programeve.
Klikon me te djathte ne folderin e dyte dhe zgjedh rename(riemerto).Aty shkruan Imazhe sfondi disku.
Klikon me te djathte ne folderin e trete dhe zgjedh rename(riemerto).Aty shkruan AIO (figurat 1,2,3)
Ne folderin qe krijuam ne desktop "imazhe sfond disku",qe eshte bosh do fusim 5 imazhe.Mund te fusesh me teper nqs do,ska problem.
Hapim folderin ne kompjuter ku kemi imazhet,psh folderin "my documents",ose my pictures,ku te jene dhe e mbajme folderin hapur.Terheqim 5 imazhe ose me shume,imazhet me te bukura me pasterti qartesi dhe cilesi te larte.
Keto imazhe i terheqim dhe i fusim ne folderin imazhe sfond disku si ne figuren poshte.Hapet folderi imazhe sfonde disku dhe do shihen te gjitha imazhet qe futem me terheqjen e miut.
Hapet programi
1.Klik File dhe New
Hapet figura e trete poshte.
2.I vihet pika opsionit,"Create a new project from template".
2.Klik ne ikonen "catalog3am.."
3.Klik ne Finish buton.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 02-11-2009 mė 19:47
Krijoni Kontakt