Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    Te dashur besimtare, qofte levduar dhe nderuar Zoti jonë Jezus Krishti!

    Pasi qe unë lexova dhe kuptova se kishte mjaft tema të rendesihme dhe të dobishme per jeten e nejriut, verejta se kjo temë nuk ishte. Prandaj, po e hap kete teme per te postuar lutje nga "Doracaki Uratesh" i Kishes Katolike ne mënyrë qe të na ndihmon qe të jetojmë me Krishtin dhe uraten ndaj Tij.


    Ky është:
    DORACAK URATËSH
    për Pagëzim, Rrëfim, Kungim dhe krezmim



    L U T J A

    Lutja është bisedë me Zotin, apo lartësim i mendjes dhe i zemrës te Zoti.

    Kemi lutjen mendore dhe lutjen gojore.

    Në çdo lutje më së pari dëgjojmë çka na thotë Zoti neve – duke lexuar Shkrimin shenjt (Biblën), apo duke u përqendruar në frymëzimet e tija, apo në fjalët e tija tashmë të njohura. Pastaj edhe ne Atij i përgjigjemi me fe.

    Në lutjen tonë mund të na ndihmojnë shumë edhe formulat e lutjes, të cilat tradita e Kishës i kultivon me shekuj.

    Ja disa prej tyre:

    vazhdon
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  2. #2
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    LUTJET THEMELORE (Të përditshme)


    Shenja e kryqit: (Para çdo urate bëjmë kryq)
    Në emër të Atit, të Birit
    e të Shpirtit Shenjt. Amen.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  3. #3
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    Citim Postuar më parë nga simonpjetri Lexo Postimin
    LUTJET THEMELORE (Të përditshme)


    Shenja e kryqit: (Para çdo urate bëjmë kryq)
    Në emër të Atit, të Birit
    e të Shpirtit Shenjt. Amen.

    Ati ynë, që je në qiell,
    u shenjtëroftë emri yt,
    ardhtë Mbretëria jote,
    u bëftë vullnesa jote:
    si në qiell, ashtu në tokë!
    – Bukën tonë të përditshme
    na e jep sot.
    Na i fal fajet tona,
    si i falim ne fajtorët tanë.
    E mos na lër të biem në tundim,
    por na liro nga i Keqi.
    Amen.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  4. #4
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    Të falemi Mari, hirplote, Zoti me Ty!
    E bekuar je mbi të gjitha gratë,
    e i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi!
    – Shenjta Mari, Nëna e Tenzot,
    lutu për ne mëkatarët,
    tash e në fill të vdekjes sonë.
    Amen.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  5. #5
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
    – Si ka qenë në fillim,
    ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  6. #6
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    O Jezusi im, na i fal mëkatet tona,
    na shpëto prej flakës së ferrit,
    e çoji në qiell të gjithë shpirtrat,
    por sidomos ata, që kanë më shumë nevojë
    për mëshirën tënde.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  7. #7
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    Lutja Engjëllit Rojës
    O Engjël i Zotit, që je rojtari im,
    pasi Zoti ynë, për mëshirë të vet,
    më ka lënë në rojë tënde,
    ti sot më shndrit, më mbaj,
    më ruaj e më sundo. Amen.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  8. #8
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    Lutja për të vdekur:
    Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!
    – E u ndrittë drita e pambaruar!
    Pushofshin në paqe!
    – Ashtu qoftë!
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  9. #9
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Lutja është bisedë me Zotin!

    Puna e pendimit
    O Zoti im, po më vjen keq
    me gjithë zemër
    për të gjitha mëkatet
    që i kam bërë:
    se kam bjerrë parreizin,
    kam merituar ferrin.
    Por më fort po më vjen keq
    se të kam fyer Ty,
    o e Mira e pambaruar,
    që kaq fort më ke dashur.
    Mëshirë, o Zot!
    Më fal, o Zot!
    Po të jap fjalën,
    me ndihmë tënde,
    që mos të fyej më kurrë. Amen.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  10. #10
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Besojma apostolike:

    Besoj në Tenzon,
    Atin e gjithpushtetshëm,
    Krijuesin e qiellit e të tokës.
    E në Jezu Krishtin,
    Birin e tij një të vetmin,
    Zotin tonë,
    i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt.
    U lind prej Virgjrës Mari.
    Pësoi mundimet nën Poncin Pilat.
    U vu në kryq, vdiq e u varros.
    Zbriti mbi ferr.
    Të tretën ditë u ngjall së vdekuri.
    U ngrit në qiell.
    Rri në anë të djathtë të Tenzot,
    Atit të gjithpushtetshëm.
    Andej do të vijë
    për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.
    Besoj në Shpirtin Shenjt,
    Kishën e shenjtë Katolike,
    shoqërinë e shenjtërve,
    faljen e mëkateve,
    ngjalljen e të vdekurve
    dhe jetën e pasosur.
    Amen.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •