Tashme eshte krejtesisht e qarte se 1.450.000 shtetas kosovare me 15 nentor te ketij viti do te kene rastin qe te zgjedhin kryetaret e komunave dhe anetaret e kuvendeve komunale ne 38 komuna,sa mendohet se do te organizohen zgjedhjet.
Keto zgjedhje jane te parat qe organizohen ne Republiken e Kosoves,pas shpalljes se pavaresise se saj me 17.2.2008.Gjithashtu,jane te parat zgjedhje sipas legjislacionit kosovar dhe ne organizim te strukturave vendore,pushtetit kosovar.
Keto zgjedhje jane sprova e pare e madhe e pushtetit te qeverisur nga koalicioni PDK dhe LDK,te cilat qeverisin ne nivel qendror qe nga janari i vitit 2008.Karakteristike e te gjitha zgjedhjeve te deritashme te organizuara pas vitit 1999,eshte se jane organizuar nga OSBE dhe kane gezuar epitetin e zgjedhjeve shume korrekte dhe jane pranuar nga te gjitha partite politike pjesemarrese ne to.
Ne zgjedhjet e para lokale te organizuara ne tetor te vitit 2000,fituese apsolute e tyre ishte LDK e udhehequr nga Dr. Ibrahim Rugova.Ne keto zgjedhje paten marre pjese edhe disa parti te minoritetit serbe te cilat paten fituar pushtetin vendor ne Leposaviq,Shterce e Zvecan dhe paten fituar vende ne shume asamble komunale te qyteteve te Kosoves.
Zgjedhjet e para ne nivel qendror ,per Kuvendin e Kosoves te organizuara sipas Kornizes kushtetuese te majit 2001,u paten mbajte ne tetor te vitit 2001.
Risi e zgjedhjeve te sivjeme eshte edhe mbajtja e tyre ne pilot-komunat e reja te Hanit te Elezit,Junikut dhe Mamushes,fshat i mioritetit turqeli ne rrethinen e Prizrenit.Poashtu,do te duhej te organizohen zgjedhjet edhe ne Gracanice,Mitrovice te Veriut dhe Partesh,komuna keto qe pritet te formohen sipas Pakos se Ahtisarit,te banuara kryesisht me serbe lokal.Nuk dihet se a do te mbahen ne keto komuna te reja serbe,sepse keto vendbanime e kane kushtezuar pjesemarrjen ne to me shume kushte te cilat kerkojne kohe per tu permbushur dhe sipas te gjitha gjasave,ato do te votojne me vone kur te krijohen kushtet.
Sipas Ligjit per Zgjedhjet Lokale,cdo komune eshte nje njesi zgjedhore me shume qendra te votimit dhe qindra vendvotime.Ne nje vendvotim, votojne deri 950 qytetare(Udhezimi i fundit i KQZ-se).Cdo vendvotim ka nje komision, i cili organizon procesin e votimit,i perbere nga perfaqesues te te gjitha subjekteve politike te cilat ne zgjedhjet e fundit kane marre pjese ne zgjedhje.Ne keto vendvotime behet edhe numrimi i votave,nenshkrimi i procesverbaleve dhe i tere puneve tjera qe i perkete menaxhimit te vendvotimit.Ne nivel te Qendres se votimit,ka nje menaxher i qendres i cili eshte pergjegjes per mirevjtjen e procesit zgjedhor per te gjitha vendvotimet e asaj Qendre.Ne nivel komune,vepron nje Komision komunal zgjedhor i perbere nga perfaqesues te te gjitha partive politike qe garojne per vende ne Kuvend dhe per kryetar te komunes.Per anetaret e kuvendeve komunale,sistemi zgjedhor eshte proporcional i paster,ndersa per postin e kryetarit te komunes sistemi zgjedhor eshte mazhoritar i paster.Per kryetar fiton ai qe sigurone mbeshtetjen e 50 per qind plus nje vote te vlefshme,pa marre parasysh perqindjen e daljes se qyetatreve ne zgjedhje.Qe nga keto zgjedhje,mandati i kryetareve te komunave eshte kater vjecare me te drejte rizgjedhjeje edhe nje here.
Fushata parazgjedhore,sipas Ligjit zgjate 30 dite,cka do te thot se ajo zyrtarisht do te filloje me 14 tetor dhe do te perfundoje me 13 nentor ne ora 24 te ketij viti.
Numri i anetareve te kuvendeve te komunave varet nga numri qytareve qe jetojne ne to.Perjashtim bene kryeqyteti Prishtina,kuvendi i te cilit ka 51 anetare.
Nga 41 anetare kane kuvendet komunale te Prizrenit,Pejes,Mitrovices,Gjilanit,Ferizajit,Gjak oves,Podujeves etj.
Sot ne oret e mbremjes perfundon afati i paraqitjes se kandidaturave te mundeshme per kryetar komunash dhe anetare te kuvendeve komunale,kandidatura keto qe i nenshtrohen nje verifikimi nga ana e KQZ dhe strukturave tjera te parapara me ligj dhe cdo kandidature duhet te certifikohet para se te dilet ne zgjedhje.
Te nderuar forumiste,qellimi i hapjes se kesaj teme eshte te diskutojme per kandidaturat,per problemet reale te cdo mjedisi,personalitetet dhe programet e ofruara ,te metat e gjithsejcilit qe konkuron dhe profilin e cdo kandidati potencial per kryetar komunash.
Nuk besoj se duhet nenvizuar fakti se me legjislacionin aktual,kryetaret e komunave jane pushtetar te mirefillte me pergjegjesi te plota ne nje komune dhe jeta e perditeshme,cilesia e saj do te varen shume,shume nga ata qe do te fitojne besimin tone kete radhe.
Diskutim te mbare !
Krijoni Kontakt