Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Skënder Temali

    Shkodėr, 1999

    Kqyr majtas. Kqyr edhe djathtas. I duket se ai qė po vjen pėrballė e njeh. Pėrderisa e sheh si me vėmendje, me siguri qė e njeh.
    Duhet ta ketė patur nxėnės. Vėrtetė ishte ashtu. Ai e pėrshėndeti. I tha mirėmėngjezi profesor.
    Profesor zeza ecėn edhe pak. Mandej njė prapa ktheu. Tash duhet tė jetė mė i vėmendshėm. Po edhe mė i shpejtė.
    I afrohet magjypit qė shet kėpucė tė pėrdorura dhe prap, sapo ishte bėrė gati tė vendoste tė ndalej e t'i drejtohej qė ta pyeste pėr kėpucėt me qafa e me pushin pėrbrenda, njė tjetėr pėrshėndetje. Dreq o punė ! Po aniēka. Do tė bėjė edhe njė xhiro tė vogėl deri tek kthesa e radios lokale e mandej patjetėr qė do tė pyes magjypin pėr ato kėpucė. I ka parė qė dje dhe po qė dje i kanė pėlqyer. "Firma Gaba, firma Gaba po gjithė qyteti po vishet me mallrat e tyre" - i kish thėnė e shoqja dhe ai e dinte se nuk ishte taman-taman kėshtu. Kishte plot njerėz qė preferonin rroba e kėpucė tė kushtueshme, tepėr tė kushtueshme, aq sa rroga mujore e tij.
    Teksa po mirrte kthesen tek radioja ndeu qė dikush e thirri. Njohu zėrin e redaktorit tė radios. E thėrriste qė nga dritarja. Ndjeu njė si turbullirė. Dreq o punė, edhe ky na duhej tani.
    Polici i shėrbimit e lejoi qė tė afrohej e tė komunikonte tek dritarja. U kujtua qė kishte bėrė njė shkrim dhe me siguri qė redaktori i radios t'i thoshte diēka pėr tė. Po jo. Shkrimi ishte transmetuar dhe ai nuk e kishte dėgjuar nga qė kishin plot njė javė qė dritat herė vinin e herė shkonin. E thėrriti qė tė mirrte honorarin.
    Hyri nė radio me shpresėn se sė paku diēka do tė pėrballonte me atė honorar.
    - Pak, janė, profesor - i tha redaktori, - po mė mirė se aspak. Sa pėr tė blerė diēka tek Gaba.
    Tek Gaba...Po ec e afrohu tek Gaba, qė shet kėpucė pėrballė radios...Se tė ishte ndryshe, pėr njė fanellė apo njė triko, do tė vinte e shoqja...Po kėpucėt duhen provuar aty, se ndryshe magjypi nuk tė njeh si ka futur tė hollat nė xhep...
    Bėn sikur e ka kuptuar humorin e redaktorit, hedh firmėn pa e parė mirė se sa lekė ishin dhe si i ka futur ato nė xhep mendon tė shkojė diku nė ndonjė si rrugė qorre e t'i numrojė. Po, jo, s'do ta bėjė njė budallallėk tė tillė e tė tėrheqė vėmendjen e ndonjė hajduti...
    Mė e mirė do tė jetė tė presė sa tė dalin ata tė redaksisė pėr tė pirė kafenė dhe ai t'u afrohet kėpucėve. Nė fund tė fundit le ta shohin, po tė mos e shohin ata qė e njohin...
    Kėshtu bėn. Rri si nė skaj tė rrugės, medemek se po lexon njė artikull gazete. Dy-tre tė rinj qeshen me tė...
    "Ej, xhaxho, je duke e lexuar pėr sė mbrapshti...!".O Zot! Ku tė futej nga turpi...Ata ikėn me mendimin se ai nuk dinte tė lexonte...Djersė i kullonin tek sheh me vėrejte sa majtas-djathtas se mos e njohu kush...Por jo...Askush nuk e ka parė as e ka njohur...E ndofta tė rinjtė qė qeshėn me tė kėtė vit shkollor do t'i ketė studentė...
    Ja, vjen edhe ēasti i shumėpritur...redaktorėt dalin duke u fjalosur e futen me disa bashkėpunėtorė nė kafenė pėrballė...E si pėr fat tė tij, njė "Benz" frenon me tė shpejtė, pėrplaset me njė tjetėr, po pa ndonjė dėm tė madh, veēse gjithė ē'qenė erdhėn e u mblodhėn tej mizė lisi...Kaq desh...Mori zemėr dhe iu afrua togut tė kėpucėve...
    Magjypi e sheh...Ėshtė bėrė edhe ai profesor nė punėn e tij...Prandaj dhe rrogėn ia ka rritur pronari me dy mijė tė reja nė muaj...E kupton se karremi ėshtė hedhur...
    "Hė, zotni profesor!".
    Atij i ther fort nė zemėr! E din fort mirė se pėrderisa ėshtė kėtu, nuk ėshtė zotni. Se zotnitė nuk blejnė kėtu. Pėr zotnitė ėshtė njė dyqan pėrballė universitetit, edhe njė nė pijacė, edhe tek firma "Fishta"...
    Po ky kodosh magjypi ku e njohu qė ėshtė profesor?
    "Sa kushtojnė, kėto kėpucėt, zo..."
    Nuk ia qet goja fjalėn zotni, pėr magjypin...Po pa e nxjerrė mirė as fjalėn e parė, magjypi e ka kuptuar mirė thelbin e gjithēkaje dhe si njė artist ia ka sjellė sa ēel e mbyll sytė kėpucėt e lakmuara...
    "Merri, profesor, se i ke lirė falė, vetėm pesėqind lekė...".
    Magjypi nis tė flasė me tė madhe dhe ai e ndjen peshėn e turpit. Ėshtė hera e parė qė ble tek firma "Gaba", kur e dinte fort mirė se ē'ishin ato rroba. Po s'kishte rrugė tjetėr...E bija do tė shkonte nė gjimnaz dhe donte njė palė kėpucė...Po ato bėnin sa gjysma e rrogės sė tij...Pra ai dhe e shoqja do tė vishen nga "Gabi"...E di fort mirė se ato kėpucė i ka veshur disa herė njė kolegu i tij nė Vjenė, nė Stokholm, pastaj i ka hedhur se ka dalė njė model mė i mirė...
    "Mė lirė, pak mė lirė..." - sikur i mirret goja, si rėndom nxėnėsit nė provim, duke iu lutur magjypit qė t'ia ulė pak ēmimin.
    Magjypi e lot pjesėn qė i ka mbetur. Bėn sikur i thotė se kaq dhe janė falas, mandej sikur don t'ia tėrheqė, po profesori...Jo, duhet t'i marrė, se ndofta nesėr vjen dhe i merr dikush tjetėr...Tek e fundit kėtė dimėr e shtyn me ta...Mandej sikur i sillet rruga...Pėrballė shefi i katedrės...Ai dhe e shoqja mbaheshin aman o zot...Shpesh ai vishte rroba tė jashtme, sidomos nga Italia ku kishte njė baxhanakun e tij...S'dinte ku ta fuste vehten...Do ta gėnjente...Do t'i thoshte se po blinte njė palė kėpucė pėr tė punuar nė kopėsht...
    Shefi i afrohet togut tė kėpucėve tė firmės "Gabi" pa shikuar as majtas e as djathtas. Ėshtė i sigurt nė ēdo lėvizje, si ēdo shef...Profesorit i kanė mbetur nė duart qė i dridheshin kėpucėt...Ėshtė i bindur se shefi nuk do ia hajė gėnjeshtrėn...
    "More, po kam parė dje njė palė kėpucė me qafa, me push" - thotė sakaq shefi dhe magjypi pa njė e pa dy ia merr profesorit dhe ia vė nė duar shefit.
    "Sapo i la ky zotniiiaaa - sikur u tall magjypi. Urdhėro e merri."
    Shefi, s'kishte si ta shihte profesorin. Ai si ēdo shef shihte mallin qė do blinte, kėpucėt.
    "Aq sa mė the dje?!".
    "Aq. 500 lekė".
    "Epo, mirė!"
    Shefi paguan, i merr kėpucėt dhe niset nė punė tė tij.
    Nesėr ai do tė tregojė se i kishin ardhur nga baxhanaku i tij nė Itali.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Barbaritė komuniste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 08:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •