Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Diana Seitaj

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Diana Seitaj

    E Juaja

    Lexova diku disa fjalė…,
    ku parajsėn predikonte njė dorė djallėzore,
    njė shpirt qė me intrigėn ushqehej dhe jetonte…!
    Mbi dashuri tė vrara,puthte njė tjetėr viktimė
    dhe ngjitej nė altar me po ato duar,
    ku parajsėn predikonte ajo krijesė e pistė,
    ajo krijesė e shėmtuar,nėn njė dritė engjėllore…!
    Edhe sa tė mjerė….,
    edhe sa tė verbėr do ta ndjekin dhe
    besojnė,sa tė tjerė
    do tė thinjen atje, pa mundur tė dėshmojnė…!
    Me dhimbje grisa atė letėr,
    prej vetes e hoqa e tmerruar dhe nuk dija…,
    kujt t’i flisja dhe nuk dija…,ku tė shkoja !

    ***

    Gurėt e njė kėshtjelle

    Ka kohė …,shumė kohė qė prehet mbi shkėmbinjtė e bregut
    dhe oqeani pėrkund pėrmallshėm atė shkėlqim tė fjetur,
    pas humbjes sė tė zotit !
    Ai ēdo ditė e pėrshėndeste prej shkėmbit mė tė lartė,
    nėpėr krahė dallgėsh fluturonte mirėnjohja
    dhe uji.., nuk harroi !
    E njeh atė shkėlqim edhe qielli,mbi kulmet e errėt tė saj,
    kur zjarrin e pishtarėve dhe harrenė e festės,sa shumė adhuronte
    dhe yjet.., nuk harruan !
    Dhe nuk harruan jetėn,gurėt e kėshtjellės sė vjetėr
    me hirin e moshės mbuluar dhe fshihet atje njė ndjenjė,
    njė dėshirė pafund..,
    njė tingull i hershėm balade,pėr shpirtin qė s’mund tė varroset,
    dashurinė qė s’mund tė plaket,njė kėngė ende e pashkruar
    pėr dritėn e pėrjetshme !

    ***

    Atje jam unė

    Nuk di pėrse..,kėrkoj nga ti
    atė qė kurrė nuk e mėsove !
    Nuk di pėrse..,kėrkoj nga ti
    atė qė as nė ėndėrr nuk e preke !
    Dhe s’di pėrse..,kėrkoj tek ti,
    kur ajo dritė merr frymė
    vetėm brenda meje….

    ***

    Vdekja…

    Ėshtė porta e fundit qė mbyllet pas nesh,por ndoshta…,
    e para qė hapet pėrtej !
    Kėshtu mė pėlqen tė mendoj,sa herė pėrballem me tė….,
    pėr ta patur mė tė lehtė !

    ***

    Dimėr nė Korēė

    Kryqėzime tė bardha,mbysin brenda vetes
    hapa tė ērregullt kėmbėsorėsh…
    Strehėt si motra,me pikėzime monotone kallamash,
    tė kristaltė netėve zgjaten pėrsėri….
    Konture tė lagura avullojnė pėrgjumshėn
    mbi ngrohtėsinė e diellit dimėrak…
    Cicėrima urie trumcakėsh tė vetmuar,
    para se ngrirjen tė mbėshtjellin nė fole…
    Refreni i njohur i njė lopate nė duart e njė plaku,
    dekoron ngadalė dėborėn e pragut….
    Zėra tė bukur fėmijėsh sa fort tek unė trokasin,
    kur mbi stinėn e ftohtė rrėshqasin…
    Dhe ndjeva mes tyre,sa e doja atė qytet pranė malesh
    dhe pjalmin qiellor mbi krye…

    ***

    Jam Njeri

    Nė fund mbetėm tė ndarė, por s’mund tė bėhej ndryshe…,
    pėrse duhet jetėn tė mohoj dhe mbi natyrėn tė ngrihem!
    Kur bukurinė mė dhuroi,pėrse tė shkel mbi dashurinė,
    fytyrėn tė ējerr si ti edhe tė endem veshur me tatu…?!
    Ah prit..,mos shko,mė duket bishti tė mungon…,
    pa tė nė xhungėl s’hyn dot,nė hell do tė tė pjekin
    tė lidhur me zinxhirė,mbi ty tė egėr do tė hidhen
    dhe do tė hanė me thirrjen makabėr:”Vjen era njeri”!
    Ndėrsa ti guxon e pyet nėse mund tė vij me ty….,
    o marrėzi,tė zbres nė xhungėl,kur jam kaq lart..,jam njeri

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar artisti : Rrofsh qe ke sjelle nje poete te shkelqyeshme nga Korca dhe nga Chicago , poeten Diana Seiti .


    cdo te kerkosh nga eklipsi - emfizematik poete e nderuar !?

    " Kur ajo drite merr fryme
    vetem brenda m(t)eje..........."


    ... me pelqyen poezite. Ju deshiroj plot Postime ketu dhe krijimtari pafund autores !


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 19-08-2009 mė 22:45
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58
    Edhe disa poezi te tjera nga Diana Seitaj

    PAFAJĖSIA E LARGIMIT

    Ku je bir, mė prit, unė do tė vij.
    Ku je vėlla, kam mall pėr sytė e tu
    Edhe sa do endem, pa parė profilin qė dua, nuk di!
    Edhe sa do pres larg ledhatimit tė nėnės,
    Deri kur do tė flas trishtuar me ėndrėn... Nuk di!
    Dhimbje dhe dashuri mbi njė kukull pa emėr
    Mbi ballin e rudhur nga mendimi
    Mbi borėn e paprishur, mbi ditarin pa shprehje!
    Dhe zėri i dashur pėrcillet rreth botės
    Dhe bota..., mbeti veshur me pafajėsinė e largimit.


    SA KEQ...

    Sa keq sot pėr shumė shqiptarė
    Qė bukėn e pėrditshme me miellin e politikės hanė.
    Edhe pse mbi kokė ēatia ende pikon
    Edhe pse hiri i ftohtė zjarrin ėndėron
    Edhe pse stomaku mėson tė durojė.
    O Zot! Ē'ėshtė kjo skllavėri,
    Deri kur kėtu nė Shqipėri?!
    Shpėtona nga kjo fatkeqėsi...!

    EMRI I NJĖ VAJZE

    Emėr i ēuditshėm pėr njė vajzė artistėsh
    E mirė vėrtet ėshtė molla dhe shumė e dėshiruar,
    Mbret i frutave mbetet, -prindėrit e saj thanė
    Dhe ikėn buzėqeshur, pas njė puthje lanė!
    Tė jetė kaq e thjeshtė..., nuk duhet t'a besojmė
    Nuk ėshtė vetėm kjo pse emrin Molla zgjodhėn.
    Nuk di pse kėrkova Adamin edhe Evėn
    Me mollėn e ndaluar, ndoshta midis tyre ose,
    Ėshtė vėrtet njė zgjedhje e "rastėsishme."


    KAM MALL PĖR TY

    Prej vitesh larguar kėrkoj tė di pėr ty
    Dhe pyeta njė zė qė erdhi prej andej.
    I ftohtė ai mė tha, "atje ishte tmerr"!
    Nuk dua ta besoj, e fyer s'di pėrse,
    Por ēfarė po ndodh me mua, pėrse kjo ndjesi?!
    Mos dua tė mbjell lotė atje ku janė tharė?!
    Mos dua tė shfajėsojė njė botė tė marrė?!
    Po ē'ėshtė kėshtu me mua, pėrse kjo ndjesi?!
    Sa larg dhe po aq pranė tek ti
    Ėshtė malli pėr ty..., Shqipėri!


    A DUHET TĖ FAL?


    A duhet tė fal, kur fajtori njė tjetėr do ndėshkojė
    E keqja do ushqehet, e vėrteta do vritet, pas kėsaj!
    A duhet tė fal, kur asgjė nuk ndryshoi
    Dhe unė, kurrė nuk mund tė dua pas kėsaj prej vetes pėrbuzur!
    A duhet tė fal? Pyeta, kur vetė falja e di
    Nuk ėshtė as jashtė, as brenda meje..., pas kėsaj!

    E DUA SHIUN

    U kthye sėrish shpėtimtari pas njė stine tė thatė
    Dhe toka e etur buzėqeshi
    Dhe unė qesha,
    Atė ditė me shi kur mė the "Tė dua" nėn qiellin e errėt.
    E para herė qė vetėtimėn epashė drejt, me ty.


    PĖR KOSOVĖN

    Maratonė lufte dhe qendrese,
    Shpirt dhe energji e masakruar.
    Jemi kėtu moshatarė me legjendat
    Rrėnjėt tona me gjakun pėrzierė,
    Shtegėtimet mbarojnė tek fillojnė.
    Sa absurde! Tė thuash nuk jemi,
    Kur emrat kėtu lindin, kėtu vdesin.

    PABESIA

    Fshihet e ftohtė nė labirintet e intrigės,
    Shėmtimin mbulon me "mejkapin pafajėsi"
    Dhe dorėn zgjat pėrulur jashtė shpirtit helm
    Jeta nuk kupton.
    Sa shpesh jeta qan
    Dhe e vėrteta mbytet "padashur" nėn kėmbėt e ....


    HAKMARRJA...

    Nuk dihet kur filloi, nuk dihet ku dhe pse,
    Por ndoshta kush vritet fajin merr nėn dhe.
    Hija e rrėndė e tij tjetrin do tė ndjekė...
    "Dua tė marr gjak..., dua tė marr hak..."
    Dhe ēmenduaria lėviz e verbėr
    Ēmenduria nuk sheh ku shkel dhe pse,
    Kokėt e prera fajin marrin nėn dhe'
    Hija e rėndė e humbjes si korbat lėviz mbi ne!
    Jeta e gjymtuar kėrkon njė tjetėr strehė,
    Klithma tė reja nėpėr erė, nuk dihet ku dhe kur
    Hakmarrja do tė bjerė e egėr, pa sy, pa fre,
    Vdekjen sėrish do tė ushqejė
    Dhe shpirtrat enden nėpėr terr...


    TĖ DUA


    Hapėsirat rėndojnė mbi mua, kam mall pėr ty.
    O magji e ditėve tė mija, sepse tė dua!
    Kur ndjehesh vetėm mė thirr
    Dhe unė do tė vij edhe pse pa krahė,
    O muzikė e ditėve tė mija, sepse tė dua!
    Mes ngjyrash mbeti portreti yt
    Nuk munda, nuk mundem tė harroj
    Dhe kjo mė bėn tė vuaj..., sepse tė dua.

    KAM FTOHTĖ

    Eci dhe nuk shoh, nuk di ku shkel, ku shkoj,
    "Mė ndihmoni tė njoh, tė dua, tė besoj"
    Dhe realja e egėr si pėrbindėsh, njė Robinson
    Dhe frymorė tė pandreqshėm,
    Sa turp, mė ndiqni si tė jem aktor!
    Yjet na shohin, yjet na qeshin, yjet na qajnė
    Sa lart dhe..., sa larg prej nesh. Kam ftohtė!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Diana Seitaj nė sprovėn e saj letrare.

    Diana Seitaj nė sprovėn e saj letrare.

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Siē dihet, njė ndėr krimet e shumta tė regjimit komunist 50-tė vjeēar nė Shqipėri ishte edhe krimi ndaj letėrsisė shqiptare. Duke u izoluar totalisht nga letėrsia botėrore dhe kryeveprat e saj, nė Shqipėri u "instalua" Letėrsia e Realizmit Socialist, njė turp i madh dhe gėnjeshtėr e paskrupullt, ku u kėndohej njeriut tė ri, "heronjve" tė klasės punėtore heroike, njerėzve qė, edhe pse me shikimin tėrėsisht tė humbur "punonin", duke tejkaluar normėn nė punė, invalidėve, atyre "heronjve socialistė" qė "punonin" krah pėr krah shokėve tė tjerė edhe pse tė gjymtuar tėrėsisht... Pėrralla qesharake dhe tė neveritshme.
    E ashtuquajtura "Letėrsia e Realizmit Socialist" dėmtoi shumė jo vetėm Letėrsinė Shqiptare gjatė atyre 50-tė viteve, vetė shkrimtarėt dhe artistėt nė pėrgjithėsi, duke i quajtur "Ndihmės tė Partisė nė edukimin komunist tė masave", por edhe lexuesin e shumtė shqiptar, duke u edukuar me njė letėrsi tė imponuar nga partia pushtet.
    Shkrimtarėt dhe artistėt, ata ndihmės tė partisė, veēanėrisht mė tė zellshmit dhe tė preferuarit e asaj klase politike shqiptare, pėr t'i shėrbyer me devotshmėri, hynė nė njė maratonė tė gjatė dhe tė shpejtė kush mund tė shkruante sa mė shumė dhe sa mė shpejtė ēmendurisė komuniste shqiptare, gėnjeshtrat nga mė tė neveritshmet, duke shtrembėruar kėshtu realitetin e Shqipėrisė dhe popullit tė saj. Ai dėmtim qė iu bė Letėrsisė Shqiptare nė pėrgjithėsi dhe nga ai vrap maratonomaku krijuesish u "skalitėn" edhe emrat e shkrimtarėve dhe poetėve tė kohės si mė tė lexuarit dhe mė tė vlerėsuarit.
    Ishte ai dėmtim i madh qė skaliti edhe nė ndėrgjegjen e lexuesit tė ri, i imponuar pėr tė lexuar artin e realizmit socialist tė krijonte bindjen pėr X shkrimtar, duke u vėnė edhe epitete si "Shkrimtarė, poetė tė mėdhenj, i-e paarritshėm,..." Nė realitet, u bėnė ata krijuesa tė" paarritshėm", se tė aritshmėrit u dergjėn burgjeve dhe internimeve koministe shqiptare, u torturuan, u pushkatuan...
    Ėshtė kjo mbeturinė e sė kaluarės qė pėr fat tė keq vazhdon edhe sot nė ndėrgjegjen e disa njerėzve pėr t'i qendruar strikt atij mendimi tė vjetėruar nė vlerėsimin e shkrimtarėve dhe poetėve tė vjetėr tė djeshėm qė janė po tė njėjtėt ata shkrimtarė dhe poetė tė "rinj" sot. (Pėr dinakėrinė, paturpėsinė... e tyre dhe neverinė e tė tjerėve, vazhdojnė tė shkruajnė edhe sot tė kundėrtėn e atyre ēfarė kanė shkruar nė kohėn e vdekur...)
    Ėshtė kjo mbeturinė e sė kaluarės pėr emra tė tillė krijuesish edhe sot qė i bėn disa lexues tė vrapojmė drejt librashitjeve pėr tėrheqjen e librave kur shohin emrat e atyre krijuesve nė vitrinat e dyqaneve edhe pse tė tjerė krijues tė rinj dalin sot po aq tė suksesshėm, ndoshta edhe mė shumė se ata...
    Sot ka me shumicė nga ata poetė me pėrvojė disavjeēare tė priren nga mahnia e numrit tė librave tė tyre tė botuar, pavarėsisht se njė libėr i tyre me poezi, vjersha apo bejte ka 40-50 faqe dhe ēdo faqe libri ka katėr vargje poezi.
    Sot, pothuajse nė tė gjitha pikat ambulante librashitės nė qytetet shqiptare sheh pėrtokė edhe kryeveprat botėrore; nuk blihen dhe, njė ndėr arėsyet e mosblerjes ėshtė edhe ana ekonomike e qytetarit lexues. Por ajo qė ėshtė edhe mė kryesorja, sepse numri i krijuesėve dhe i shtėpive botuese ėshtė rritur nė masė.
    Jo ēdo krijim qė botohet ėshtė letėrsi. Jo ēdo krijues qė boton ėshtė shkrimtar apo poet. Megjithatė rruga pėr tė botuar dhe dėshira pėr tė shkruar kushdo ėshtė e hapur. Dėshira e cilitdo ėshtė tė krijojė dhe tė botojė, i pavetėdijshėm nėse do tė quhet shkrimtar apo poet. Thjesht, qė krijimtaria, dėshira, talenti i tij-saj tė pėrmblidhet nė njė libėr, si njė pasuri trashėgimore ndaj pasardhėsve tė tij-saj. Megjithatė ka edhe nga ata krijues tė rinj nė profesionin e bukur dhe tė vėshtirė tė tė krijuarit, por jo tė rinj nė moshė qė krijimet e tyre i kanė ruajtur nė sirtare dhe pėr arėsye tė ndryshme tė tyret nuk e kanė parė dritėn e botimeve kohė mė parė dhe, pavarėsisht se dalin para lexuesit me veprėn e tyre tė parė, tė dytė, mund tė zenė vendin e tyre nė letėrsi. Pavarėsisht numrit tė vėllimeve tė tyre tė botuara nėse do tė quhen shkrimtarė a poetė, kjo varret nga esenca krijuese qė kanė pėrdorur nė krijimtarinė e pėlqyer tė tyre dhe vlerėsimi qė i bėn lexuesi...
    Njė emėr i ri i vjen letėrsisė shqiptare kėto kohėt e fundit nga njė krijuese: Diana Seitaj.
    Nga mosnjohja e emrit tė kėsaj krijuese, jam i bindur se ē'dokush, po ta lexojė emrin e saj nė vitrinat e librashitjes nuk do merrte mundimin tė shkojė, tė blejė librin e saj, sepse...
    Krijuesja e "re" Diana Seitaj nė krijimtarinė e saj, por jo aq e re nė moshė sa vetė krijimtaria e saj, edhe pse e vonuar ka ditur me ēfarė tė dalė para lexuesit. Ajo i vjen lexuesit si poete dhe prozatore njėkohėsisht.
    Diana Seitaj na sjell dy botimet e saja; vėllimin me poezi "Pafajėsia e largimit" dhe vėllimin nė prozė "Nė krahėt e njė ėndre"

    Sapo shfleton faqet e para tė tė dy librave tė saja, ajo qė tė bie nė sy menjėherė ėshtė mungesa e emrit tė redaktorit tė librit.
    Ēdokush mund tė mbledhė pak buzėt nė shenjė habie dhe ėshtė kjo enigmė e sapoprezantuar nė faqen e parė tė librave, mungesa e redaktorit, pėr tė na shoqėruar nė ēdo varg tė shkruar prej saj. Emri i redaktorit nė libėr mungon, ndėrsa kujdesja redaktoriale na shoqėron deri nė fund tė leximit.
    Mrekulli. Sapo pėrfundon sė lexuari njėrin libėr i drejtohesh autores Seitaj: "Tė lumtė Diana, urime!"
    Poetja prozatore Diana Seitaj ėshtė edhe krijuese e kujdesshme, po aq edhe redaktore letrare. Ajo me pėrgjegjėsi dhe njė pėrkujdesje pėr ta pasur zili ka punuar mjeshtėrisht nė redaktimin e librave tė saj, pavarėsisht disa gjėrave tė vogla qė mud t'i kenė shpėtuar nė ndonjė vend, fenomene kėto qė ndodhin dhe njihen nė krijimtari. Poetja-prozatore Diana Seitaj shumė mirė mund tė jetė njė redaktore letrare, madje e suksesshme.
    Nė dy vėllimet e poetes-prozatore Diana Seitaj lexon mallin qė Ajo ka pėr vendin e saj dhe tonin bashkė, Shqipėrinė, dhimbjen, lexon dhimbsurinė e nėnės, karakterin e qendrueshėm tė femrės shqiptare sot, sukseset e asaj femre edhe pse e larguar mijėra kilometra larg vendit...
    Diana Seitaj vėllimin e saj poetik e hap me njė titull poezie shumė kuptimplote, titull qė mban edhe vetė libri: "Pafajėsia e largimit". Tė gjithė ne tė larguarit nga atdheu ynė jemi tė vetėdijshėm, tė pafajshėm pėr atė largesė.
    E lindur dhe e rritur nė qytetin e bukur, Korēė, nė djepin e kulturės sė lashtė, nė qytetin zbardhėllues tė pėrvitshėm me dėborė, Diana Seitaj nuk mund tė heshtė, pa i thurrur vargje edhe atij qyteti tė magjshėm dhe tė pastėr.
    Ajo nė njė poezi tė sajėn na sjell pranė "Dimrin nė Korēė". Edhe pse vetė poete-prozatorja sot jeton nė njė tjetėr qytet tė ftohtė, mijėra kilometra larg vendlindjes sė saj, nė Ēikago, dimri i Korēės sė saj dhe i tonės bashkė ka tė veēantėn e tij. Duart e njė plaku korēar nė refrenin e njohur tė njė lopate nė mes atij zbardhėllimi, dekorojnė ngadalė dėborėn e pragut.
    Si tė gjithė shqiptarėt edhe krijuesja Seitaj ka merakun e saj pėr Kosovėn, gjysmėtrupin e ndarė tė tokės sonė mėmė. Ajo, nė ato pak vargje tė krijuara pėr 'tė, por qė mbartin brenda gjithė lashtėsinė dhe historinė, tegon shpirtin e luftės dhe tė qendresės tė popullit shqiptar tė Kosovės, ku shpirti dhe energjia janė masakruar...
    Ja si shkruan poetja "Pėr Kosovėn": / Jemi kėtu moshatare me legjendat/ rrėnjėt tona me gjakun pėrzierė/ shtegėtimet mbarojnė tek fillojnė.../"
    Mes lotit dhe pendesės, mes urrejtjes dhe dashurisė, mes gėnjeshtrės dhe tė vėrtetės, mes tė bardhės dhe tė zezės... nė vėllimin e saj me poezi poetja Seitaj na jep njė mesazh madhėshtor, tepėr hyjnor, mesazhin e pėrjetshėm, Mesazhin e Paqes: " Mbi dhimbje plagėsh nata s'mund tė prehet / e bardha dhe e zeza pėrplasen dhe e shtyjnė / godasin, tėrhiqen, diku kapen dhe mbahen / urrejtja dhe dashuria zhyten nė baltė / krimi dhe virtyti nuk kanė ngjyrė/ besimi dhe zhgėnjimi hanė nė njė pjatė / disfata dhe fitorja janė mbytur nė gjak.../
    Poetja shkruan edhe pėr njė plagė tė thellė dhe tė vjetėr, pėr atė plagė qė dhimbjen e saj e ndjejmė tė gjithė, ajo plagė, qė ende nuk po i gjendet melhemi shėrues, hakmarrja. "Nuk dihet kur filloi, nuk dihet ku dhe pse.../ shkruan poetja plot dhimbje, pa marrė asnjė pėrgjgje. Ėshtė ajo ēmenduri qė lėviz e verbėr, qė nuk sheh ku shkel dhe pse.../ Dhimbjen e saj pėr hakmarrjen Poetja Seitaj e mbyll me vargjet:"Hakmarrja do tė bjerė, e egėr, pa sy, pa fre/ vdekjen sėrish do tė ushqejė dhe shpirtrat enden nėpėr terr.../

    Poete-prozatorja Diana Seitaj ashtu si nė vargun e saj poetik edhe nė prozė ėshtė mjeshtre, magjistare nė tė shkruar. Nė prozėn e saj Ajo me njė intuitė tė veēantė me mendime dhe vargje tė rrjedhshme tė gjykuara thellė, qė vetė ajo di t'i ndėrtojė aq bukur shkruan pėr ndjenjėn mė tė bukur njerėzore pa tė cilėn jeta s'ka kuptim, dashurinė. Dashuritė shqiptare tė dy kohėve, e vjetra qė perėndoi dhe e sotmja qė jetojmė zėnė vend kryesor nė librin me prozė tė Seitajt. Edhe prozatorėt me pėrvojė shumėvjeēare do t'i kenė zili mendimet e saja qė Ajo i ndėrton aq bukur, dhe i hedh aq mjeshtėrisht nė prozėn e saj.
    Nė mendimet e saja Ajo mban njė prirje tė spikatur dhe depėrton nė shpirtin njerėzor me ndjenjėn e mendimit. Nė ēdo varg, nė ēdo fjalė tė saj nė libra, Diana Seitaj tė befason. Mendimet e saja tė rruajtura me kujdes nė sirtaret e kohės dhe mendjes sė saj, duken sikur ato nuk mund tė durojnė tė rrinė tė fshehura dhe Diana... "shpėrrthen"..., sepse Ajo nuk ka dashur tė nxitohet, ose mė saktė, nuk guxonte pėr t'i dhėnė pėr botim..
    Jetėn e qyteteve, veēanėrisht qytetet e vegjėl shqiptarė, ku jeta e njerėzve ishte ndėrthurrur pjesėrisht mbi njė botėkuptim paradoksal dhe njė moral tė kufizuar me njė rritje tė fortė paragjykimesh, ėshtė njė tjetėr temė interesante nė prozėn e saj ,ku prozatorja Seitaj shprehet mjeshtėrisht.
    Sot, kur shkolla e lartė pėr njė pjesė tė njerėzve ėshtė bėrė mjeti dhe "arma" mė e rėndėsishme pėr tė treguar kulturėn e njėrit apo tjetrit dhe shumė "intelektualė" e mbajnė atė diplomė shkolle tė lartė pėr t'u vetėkėnaqur, ndėrsa aftėsitė pėr t'i shfrytėzuar ato njohuri shkolle janė nėn nivelin, ndoshta nė minimumin e njohurive tė tyre, shqetėsimi dhe mendimi i Diana Seitajt, ėshtė edhe i imi, ėshtė edhe i shumė tė tjerėve si unė.
    Tė gjithė jemi dėshmitarė sot sa njerėz "inteligjentė" i gėzohen asaj diplome me tituj tė ndryshėm qė mbajnė , pavarėsisht se nuk e ushtrojnė aspak dhe nuk janė tė aftė pėr ta ushtruar atė profesion qė i mban ajo diplomė.
    Tė gjithė e dimė dhe jemi dėshmitarė sa njerėz u "arėsimuan" nė universitetet e Shqipėrisė, sa "grada shkencore" mbajnė sot njė numėr i madh shqiptarėsh, sidomos pas rrėnies sė komunizmit; mjaftoje tė ishe militantė dhe pėrkrahės i partive nė pushtet, t'i ndiqje nga pas, tė ēirreshe duke bėrtitur nė mitingjet e tyre. Dhe tė gjithė e dimė dhe jemi dėshmitarė se ku janė dhe si kanė pėrfunduar ata "intelektualė tė arėsimuar", sidomos nė ato vite... Kėtė mendim shqetėsim tė saj, prozatorja Diana Seitaj nė librin e saj me prozė e shpreh: "... Shkolla e lartė nuk ėshtė ajo qė pėrcakton vlerat e njeriut nė tėrėsi, megjithėse mė vonė... nė rrethana tė tjera, ti mund ta bėsh edhe atė..."
    Nė tė dy librat e botuara nga Diana Seitaj gjejmė gėzimin, trishtimin, mallin, dashuritė ... e cilitdo ne, pėr jetėn e shkuar tė djeshmen dhe jetėn e sotme qė jetojmė, nė Shqipėri dhe nė mėrgim.
    Krijimtaria e Diana Seitaj-t ėshtė njė vepėr e mirėfilltė dhe bashkėkohore pėr ēdo gjė shkruar dhe trajtuar mjeshtėrisht nga Ajo dhe vlen tė lexohet nga tė gjithė. Me kėto dy vėllimet e botuara kohėt e fundit Diasporės Shqiptare nė Amerikė i shtohet edhe njė poete-prozatore tjetėr e suksesshme.
    Libri "Pafajėsia e largimit" ka 124 faqe ku pėrmblidhen poezi dhe tregime tė shkurtėra, ndėrsa libri tjetėr "Nė krahėt e njė ėndre" ka 150 faqe ku janė tė shkruara dy novela: "Nė krahėt e njė ėndre" dhe "Ishulli i Palmave"
    Tek novela "Ishulli i Palmave" edhe pse prozatorja Seitaj i ka pasqyruar mjeshtėrisht ngjarjet, bukurinė dhe njė pjesė jete nga ai ishull, mendimi im personal si lexues ėshtė qė edhe njė titull tjetėr do t'i shkonte mė pėr shtat. Nuk shquhem pėr gjetje titujsh, por meqenėse shkruhet edhe pėr dashuri tė tjera vajzash shqiptare, njė titull i ngjashėm me kėto do ishte njė zgjedhje e mirė...
    Vizitėn time tė parė nė qytetin e Korēės e kam bėrė nė Shkurtin e largėt tė vitit 1986. Pėr mua ka qenė njė dimėr shumė i ftohtė, i pamėsuar me dimrin e Korēės, ndėrsa korēarėve vetė tė mėsuar me dimra tė tillė u pėlqente, madje e cilėsojnė si dimėr tė ėmbėl...
    Ajo qė mė ka befasuar, mė ka mbetur nė mendje dhe qė shpesh herė e diskujtojė me shokė e miq si tė vijė biseda ėshtė pastėrtia shembullore e atij qyteti tė bukur dhe pėr kėtė kanė meritė qytetarėt korēarė, veēanėrisht femrat korēare.
    E kam thėnė dhe e them gjithmonė, nė rrugicat e kalldrėmta tė Korēės, sikur kishe pėrdorur fshesėn me korrent, shndrisnin nga pastėrtia...
    Megjithėse Diana Seitaj na ka sjellė pozi pėr Korēėn e bukur dhe tė ftohtė nė librat e saj, do ishin tė shumėmirėpritura edhe poezi tė tjera pėr atė qytet... me rrugicat e kalldrėmta, me kangjellat e bukura qė janė punuar mjeshtėrisht nga duarartėt korēarė...
    Tė dy librat e poetes-prozatore Diana Seitaj janė botuar nga Shtėpia Botuese "ALBIN" Tiranė, 2006, 2007.

    Kush ėshtė Diana Seitaj.

    Diana Seitaj ėshtė lindur nė qytetin e bukur, djep i kulturės sė lashtė, nė Korēė.
    E lindur dhe rritur nė njė familje me njerėz tė kulturuar dhe intelektualė, (Familja Borova) kaloi fėmijėrinė dhe rininė e saj pranė Familjes dhe Qytetit tė saj.
    Pas viteve 90-tė emigroi familiarisht, me bashkėshortin dhe dhe fėmijėt e saj nė SH.B.A., Illinois, ku jeton edhe sot.
    I uroj suksese poetes-prozatore Diana Seitaj pėr punėn dhe pėrkushtimin e saj qė ka bėrė nė shkrimet e kėtyre dy librave.
    E falenderoj pėr ēfarė na ka dhėnė me krijimtarinė e saj, duke e uruar edhe me krijime tė tjera tė bukura si kėto dy libra nė tė ardhmen.


    Pjesė tė shkėputura nga libri.

    "... Jo ēdo gjė ėshtė ashtu si dėshirojmė. Ndodh shpesh tė harrojmė veten dhe tė vlerėsojmė atė qė s'ėshtė e jona dhe padrejtėsisht kėrkojmė mė pas tė gjejmė shkakun e regresit shpirtėror, pa e dyshuar aspak te prirja e gabuar..."

    "... Edhe njė pasiguri, sado e vogėl sot, nesėr do tė jehojė gjatė. Mos u ngri asnjėherė mbi veten kur ajo nuk ėshtė e domosdoshme, sepse flijimi i ndjenjės do tė vrasė dashurinė..."

    "... Kush duhet t'i gjykojė fajtorėt dhe, a duhen trajtuar si tė tillė, ata qė synojnė tė krijojnė njė vizion tė gabuar? A duhet tė reagojmė ndaj kėtij fenomeni kur e prekim? Realiteti mbetet i vajtueshėm. Njeriu nuk mund tė shohė mė larg se mendimi dhe pikėrisht kėtu fillon sundimi i subjektivizmit, ngjyrat specifike dhe zgjedhja e pavarur e tė cilit, ndodh t'i paraprijnė njė shmbėlltimi tė rremė, sipėrfaqėsor dhe mediokėr..."

    "... Shkolla e lartė nuk ėshtė ajo qė pėrcakton vlerat e njeriut nė tėrėsi, megjithėse mė vonė... nė rrethana tė tjera, ti mund ta bėsh edhe atė..."

    "... Ndodh qė jeta tė bėhet e pakapshme dhe njeriu tė lėkundet nė njė gjendje tė turbullt, pa mundur tė njohė realitetin dhe pa ditur si tė kėrkojė ndihmė. Ndodh qė njeriu, si qenie tepėr komplekse tė zbulojė nė njė ēast tė vetėm vlerėn e vėrtetė tė jetės sė tij dhe tė njohė pozicionin e vetė brenda marėdhėnieve tė ndėrsjellta dhe, kur kjo bie ndesh me atė qė ka besuar deri nė momentin e fundit vepra disavjeēare shkatėrrohet nė disa sekonda dhe zhgėnjimi pėrcjell tek njeriu njė psikozė regresioni, e cila fillon e tė shfytyron tė konture tė pazakonshme..."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •