Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Driton ZENKU

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Postime
    1

    Driton ZENKU

    MENDIME TĖ PATHĖNA

    Gurra e tmerrit ėshtė aty
    ku mendimi pėrfundon ku lind

    ku zėri lind tinguj memece
    ku mendja ngulfatet
    nė pallate mendimesh,
    ... tė pathėna

    PĖRULJE

    Me ngjyrėn e penės
    vizatoj njė botė,
    jetė,
    njeri
    shpirtin e hedh nė letėr
    t’i jap jetė
    botės,
    jetės,
    njeriut

    NUANCĖ

    Lapsit i kėrkova brushėn
    desha tė ngjyros fletėn e fjetur
    fleta u zgjua e kreshtuar
    me cinizėm mė foli:
    mos mė pirsh nuancėn,
    e ngjyrės sė bardhė

    PREMIERA

    Premiera e djeshme
    nė teatrin shqiptarė
    e ndjeja se mė ftonte
    eja,
    pranė meje sonte

    pasi qėllova atje
    tek miku im nė Shkup
    vendosėm asaj nate
    tė shkojmė...

    ...atje,
    heshtja fliste
    si nė hėnėn e largėt
    s’takuam as pamė njeri
    vetėm rojtarin,
    fjalėt e tij,
    premiera,
    ...nuk do tė shfaqet sonte

    DOSJE

    Kot qė kam penėn nė duar
    sa shkarravis letrat e pafajshme
    fjala nuk mė dėgjon
    vargu i katandisur
    udhėton nėpėr letėr
    mendime tė egra
    vjell para vetes
    neveritem,
    lėshoj penėn nga dora
    si me ēajin nė gotė,
    nxehem me mendimet e mia
    letrat e strukura nėn tavolinė,
    ...digjen

    MOTI I EGĖR

    Shkronjat e gazetės mė duken kėrmij
    nga fleta nė fletė
    mė shfaqet rubrika sport,
    lojtarėt rezervė tė skuadrave,
    rezultate me kompromis tė imponuar
    nga ndikimi i motit tė
    ...egėr

    ZGJUARJE

    Qetėsia e egėr e natės
    fle me gjumin tim
    unė syhapur
    pėrmbysem nėpėr letra,
    lexoj gazetėn e djeshme
    horoskopin gėnjeshtar
    ...kotem.




    KILOMETRA KOHE

    Numėroj duēat nė tabakė,
    minutat natės
    shoqėrohem me hėnėn
    pėrkrah qelqit tė dritares
    tretem mbi librin e Kadaresė
    “Ra ky mort e u pamė”
    me sy tė lodhura peshoj
    kilogramėt...
    e vrara tė kohės

    KRYEVEPRA

    Kokė zvarrė pranė lumit
    duhanin e bėnte tym
    poeti i tendosur me veten
    dje,
    nė tė njėjtin vend
    kishte hedhur letrėn nė lumė,
    letrėn me poezinė e shkruar
    ndoshta,
    kryeveprėn
    ...e kish bėrė anije

    FRENAT E ETURA

    Rrugėve pa zebra
    makinat nė pah
    frenat e etura
    gėlltisin pamėshirshėm
    ... shenjat e komunikacionit

    ĖNDRRA TĖ DALLDISURA

    Brenda manifestimit tė gjumit
    groposur isha
    ėndrrave tė dalldisura
    nėn strehėn e ēasteve tė luciferit
    kur qielli,
    ngjiti tokėn
    goja mė ecte gėrmadhave
    strukur nėn suke ...
    tė palltos sime


    JO, JO

    S’mundem tė qeshem
    buzėt mė janė plasaritur
    sytė le tė qeshen,
    le tė shikojnė,
    dėgjojnė,
    ...flasin
    unė,
    bashkė me veshėt
    do tė ikim
    ... nga kėtu

    VERBĖR

    Lotoj,
    shterem pėr pike
    se kisha ditur
    se jam syri i verbėr,
    nė kokėn e njeriut me bastun nė dorė
    trokit
    nė derėn e shtėpisė sė mbyllur
    duke menduar se ndodhet...
    para derės sė shtėpisė sė tij

    NDJENJĖ E AKULLT

    Veshur me petkun e kohės
    ndjehem i zhveshur
    kam tė ftohtė
    rrezet e diellit
    gjė tjetėr s’bėjnė
    terrin petkun e kohės
    sė kėndejmi mė braktisin
    shiut i shtrojnė rrugėt
    ... me qilim tė kuq

    MINUTA

    Sytė pinė kozmetikėn e kohės,
    diellin e terur,
    valėt e trazuara tė detit,
    shkopin magjik tė plakut
    ...sytė mė mbyllen njėherėsh,
    derisa lotojnė
    ... gjak e pluhur
    LECKĖ

    Leshin e botės mbarė
    si magnet e mbledh
    kjo leckė pantallonash
    pise,
    ...e kėtij shekulli

    NESĖR

    Ngushėllohem,
    nesėr ėshtė e diel
    ditė qė do tė vdesė
    ... nė qytetin tim

    EKSPOZITA IME

    Zemrėn e bėra galeri
    tė shumė pikturave
    ngjyrė vaji,
    korniza tė shformuara
    koka njerėzish
    pa veshė,
    pa sy

    RRUGĖN E RRUGĖVE

    Bashkė me rrugėt sonte vdesim,
    varrosemi nėn errėsirėn e natės
    kalimtarėve u kėrkojmė ndjesė
    ua vodhėm rrugėn time
    ... rrugėn e rrugėve

    ĒAST

    Vetėm pėr njė ēast
    ndryshoi ēdo gjė
    nga dikush askush
    vetėm
    ... pėr njė ēast

    KUFIRI ME ZĖRIN

    Zėrin e fundit lėshoj
    bashkė me lumin qė shteron
    dua tė them shumėēka,
    s’mundem
    buzėt mė mbyllen
    tek zėri aborton heshtjen
    ...lumi tretet

    PSE

    Pse,
    pėr se...
    jo, jo, jo...
    pėrgjigje s’ke...
    e di pse
    nga se,
    ...pse
    pėrse,
    pėrgjigje s’ke
    ...se

    KOHA ĖSHTĖ

    S’do mend se mė do,
    “koha ėshtė”
    e dija se do mė duash
    ėshtė koha
    ...kėtė ta thuash

    NĖ THOJZA

    Fjolla e dėborės
    s’arrin tė zbresė nė tokė
    e pret krahėhapur dashuria
    nė fijen e flokut tėnd

    VALLJA SADISTE

    Fis mė tė afėrt kam ėndrrat,
    shpresat,
    dėshirat...
    pėr popull ndjej zemrėn,
    shpirtin tim
    besoj se je jashtė valles sadiste
    besoj me droje
    se ti vret,
    shfaros
    dėshirat,
    ėndrrat,
    shpresat,
    shpirtin
    zemrėn time

    VEGIM

    Rruga,
    libri,
    kujtimet,
    ėndrrat
    mbathen me hijen tėnde...
    nxitje,
    prehje,
    puthje,
    dashuri,
    urrejtje
    ofron dhe ik
    dėshpėrimi,
    loti,
    shpresa
    ... mė mbeten nė duar

    VJEN

    Vjen nė ėndrrėn time
    si nė koncertin e yllit tė muzikės
    vallėzon me kėngėt e mia,
    dėfrehesh
    unė me rrobat e dhėndrit
    vėshtroj ulėsen e zbrazėt
    pres tė lodhesh,
    tė ulesh pranė meje
    kėnga i thotė valles hesht
    ti bėhesh me krahė,
    fluturon
    del nga ėndrra ime
    ... lartė

    LIGJI NĖ ĖNDĖRR

    Dua sonte tė mė zė gjumi
    tė mos zgjohem asnjėherė
    tė zhytem nė njė ėndėrr tė thellė
    tė gjatė sa jeta
    atje nė ėndėrr s’pyes kėnd,
    me kė dua do tė jetoj
    kush mė kundėrshton kėtė
    syhapur,
    vdekjen do t’ia tregoj
    pėr mua dėnim s’do tė ketė
    ... ligji nė ėndėrr nuk vlen

    BOTA E TRETĖ

    Numėroj botėt e shkuara
    e treta mė kujtohet
    kur unė linda,
    jetova
    vdiqa
    ishte kohė mbretėrore
    ekzistonte njė rob,
    njė mbretėreshė
    Kleopatėr
    ... ti ishe

    RRUGA

    Hyre,
    s’pyete
    tani ankohesh,
    pse jam nė zemrėn tėnde
    qarkullove dejeve tė mia
    vėrdallė
    si ujėvara
    nė shtratin sovran
    ndėrtove ishuj,
    oqeane
    thua s’kam faj
    lutem,
    ik nga hyre
    lėri gėrmadhat,
    le tė mbeten kujtime

    NJĖ FUND

    Pėrsėri njė fund
    nga fundet e shumta
    pėrsėri njė lojė,
    kult
    pėrsėri njė fillim,
    njė ndeshje sportive
    me humbės,
    fitues
    ...pritje
    ndeshje e ardhshme
    qėllimi
    njė humbės,
    njė fitues

    QĖNDRIM

    Sonte do tė vdes
    nesėr tė lindem pėrsėri
    engjėll tė mė thuash
    si sot nė mėngjes
    nėse duhet prapė,
    prapė do tė vdes
    deri sa Zoti t’ua ndalon rrugėn
    rrugėtimeve tė mia

    MĖKATARĖT

    Tre tė vetmuarit e natės
    unė,
    ti,
    hėna
    tretemi ndaras
    paguajmė mėkatet e bėra
    hėna ndaj diellit,
    unė ndaj teje,
    ti ndaj meje
    qė tė tre ndaj Zotit
    ... kujt i rrėfehem kėshtu
    kur askush nuk mė dėgjon
    hėnėn e ka tretur dita,
    ty tė ka marrė era
    kilometra
    ... masin rrugėt tona

    PORTRETI

    Mungon lulja nė vazo
    mungon vazoja nė tavolinė
    mungon,
    shumėēka mungon
    nė kėtė dhomė
    ku dielli dhe hėna,
    nuk duken
    mungon portreti i gjallė,
    ndjenja,
    gjumi,
    ėndrra
    mungon dita,
    nata,
    jeta
    ...mungon

    BULEVARDIT

    Bulevardit zotėroj rrugėt
    jo qė jam dikush,
    po jam i vetmi
    natės tek endem rrugėve
    rrugėve kaq vonė
    kur dhe engjėjt flenė
    unė numėroj shtyllat,
    pikat e shiut tek rigojnė
    sonte kėrkoj,
    dua tė gjej
    ėndrrėn,
    gjumin
    ty
    ... sonte sa fort kėrkoj

    VDES PARA VDEKJES

    Vdes para vdekjes
    jetoj ashtu,
    pa ndjenjėn e tė jetuarit
    ėshtė rėndė tė jetosh zbrazėt
    nga imazhi jetės,
    lumturisė

    SHKRONJA TĖ GDHENDURA

    Thonė
    koha shlyen ēdo gjė
    unė e them tė kundėrtėn
    ndoshta pa tė drejtė
    koha,
    s’mundet tė futet atje
    tė shlyej shkronjat e gdhendura,
    nė ledhin e zemrės

    NUK VDES

    Tani qė nuk takohemi mė
    dashuri mbeti rruga
    ku jeta ime vret kėmbėt,
    kohėn,
    fatin,
    shpresėn...
    vegimi nuk shuhet
    nga dita nė ditė,
    pėrcjell jetėn time
    kur dashurinė tėnde e kam nė zemėr,
    nuk vdes se s’jam me ty

    PA ZEMĖR

    Zemra ime mė s’dashuron
    sot e varrosa
    bashkė me ėndrrat,
    shpresat pėr jetė
    dhimbjet e fundit i mblodha
    nė zemėr i mbylla
    zemrėn e varrosa,
    pėr tė mos e pasur mė
    tani,
    do tė jetoj pa zemėr,
    pa dashurinė pėr ty
    dhe mė nuk do tė dashuroj
    perėndova nga bota e dashurisė
    ... pėr ty

    NĖ VARR

    Gjitha kėngėt,
    romanet
    fjalėt e shkruara pėr dashuri
    m’i sillni nė oborrin tim
    dua t’i varros
    tė shkruaj nė pėrmendore
    ...dashuria nuk ekziston
    roje,
    do tė bėhem,
    do tė qėndroj nė kėmbė,
    brenda nė varr
    ku fjala s’del tej gjeografisė sė njeriut

    PS: Pėrmbledhja me poezi e paraqitur ne kete portal, eshte perfshire ne librin me poezi te titullar "Rruga e Rrugeve" qe eshte botuar ne vitin 2008 ne Maqedoni

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dritonzenku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Driton,

    Nuk t'i lexova te gjitha (koha eshte me diell, si i thone fjales), por po ta them nje fjale. Ca poezi jane vertete te bukura. Me dukesh shume premtues, ose te them me mire, me dukesh dikush qe i pjell mendja.

    Suksese te metejshme.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Plot pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Poet i nderua Driton:

    Rrofsh qe ke hedh ca copa shpirti fragjil ne kete forum mozaik shume shpirtrash shqiptare nga gjithe globi, ke sjelle shume vargje te bukura ti poeti im me shpirtin purteke-delikat.
    Te bej nje lemsh rrumbullaksim, se ashtu i lexova me nje fryme se jam i lodhur para gjumit por as te shkoj pa i prek me dy tri fjale s'e le...se per pak minuta, do behet Neser ketu...dhe po ta le per neser mund edhe te te mbes borxh per leximin e vjedhur.

    ...Megjitheate Premiera u cfaq, ketu ne forumin shqiptar :
    "Rruga e rrugeve".. Le te vdesi vete vdekja ne rrugen per nje fund, ne theqafje le te shkoje , s'ka varr per kujtimet..le te mbesin kujtimet " Me Shkronja te gdhendura " si epitaf ne zemer...Mekatari i trete le te hedhi drite ku shkruan :" Ketu pushojne shume Mendime te pathena"...nuk pushoj une, as zemra!

    U kenaqa me vargjet!


    Naten e mire per sonte dhe miremengjes per Ty dhe krijimtarine tende!

    Suksese ne krijimtari ,dhe ne cdo segment jetesor !


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 19-08-2009 mė 23:29
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar bili99 pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •