Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Dylan Thomas

  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Dylan Thomas

    Thuajse verė

    Thuajse verė, dhe djalli
    Ende vjen tė vizitojė sojin e tij tė mjerė,
    Nė jo vetė dėrgon tė keqen e tij pafund
    Me lajmės, fluturim zogjsh
    Qė shkruajnė kryq e tėrthor qiellit tė tijat lajmet e djallit,
    Stina qan, mbushur me njoftimet e tij.
    Ai ka gjithė fushėn tani, zotat shkuan
    Kush s’mund ti numėrojė farat qė mbolli,
    Ligji i’a lejon
    Dehjet e egra, dhe buzėt e tij
    Mbajtur nė veshin e gatshėm
    Pėr tė pėshpėritur, kur ai do, luftėn e ndjenjave,
    A tė shtrijė thashethemin e ndjenjave.
    Djalli i mirėseardhur vjen si mik,
    Vjedh ē’ėshtė e mirė – shkėlqimin e trupit-
    Dhunon, largohet si i humbur (amoristi!),
    Numuron nė grusht
    Gjithė sa ka korrur nė habi.

    Djalli i mirėserardhur vjen i ftuar,
    I dyshimtė por kjo shpejt kalon.
    Qajnė tė rrėmbehen, dhe djalli thyen
    Gjithēka qė ende nuk ėshtė thyer,
    E lė atė midis bishtash cigaresh dhe gotash.

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dora qė firmosi letrėn

    Dora qė firmosi letrėn dorėzoi njė qytet;
    Pesė gishtat sovrane frymėn taksuan,
    Dyfishuan globin e tė vdekurve dhe gjysmuan njė shtet;
    Kėta pesė mbretėr njė mbret nė vdekje ēuan.

    Dora e pushtetshme njė sup tė varur shkund,
    Nyjet e gishtave mbushen me shkumės;
    Njė pendė pate vrasjes i ka dhėnė fund
    Kjo i jep fund bisedės.

    Dora qė firmosi traktatin shtirri njė ethe,
    Dhe uria pllaksoi, dhe karkalecat mbritėn;
    E madhe ėshtė dora qė mban nėn vete
    Burrin kur njė emėr shkarravitėn.

    Pesė mbretėrit numėruan tė vdekurit por nuk zbutėn
    Plagėn me kore, ballin as pėr ta ledhatuar;
    Njė dorė jep mėshirėn si njė dorė jep parajsėn;
    Duart s’kanė lotė pėr tė lotuar.

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kenge

    Me dashuro, jo si infermieret e pergjumura
    mushkerite e mia te rena, as si qiparisi
    ne moshen qe ka argjilin e vashes.
    Me dashuro dhe ngrije masken.

    Me dashuro, jo si vajzat e parajses
    dashnoret e tyre ajrore, as si marmeida
    dashnoret e saj te kripur ne det.
    Me dashuro dhe ngrije masken.

    Me dashuro, jo si pellumbi i shpupurisur
    majat e pemeve, as si legjioni
    i pulebardhave buzen e valeve.
    Me dashuro dhe ngrije masken.

    Me dashuro, si dashuron urithi erresiren
    dhe dreri i ndrojtur tigreshen:
    urrejtja dhe frika te jene dy dashurite e tua.
    Me dashuro dhe ngrije masken.

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Njė letėr hallės sime pėr tė diskutuar qasjen e drejtė nė poezinė moderne

    Pėr ty, halla ime, qė dėshiroje
    Ēėnklij Borėn letrar tė zbuloje,
    Shtigjet janė tė zorshme, se ti nuk je
    Njė Hottentot literature
    Por veē njė damė e sjellshme e kulturuar
    Qė s’njeh Eliotin (pėr tu turpėruar).
    Turp pėr ty, hallė, si nuk sheh ti
    Gjeni tek Dejvid Xhi.,
    As formėn elementare e tingėllimin
    Nė T.S.E. dhe Ezra Paundin.
    Turp pėr ty, hallė! Do tė tregoj tek e qysh
    Vetullėn e mesit pėrpjetė ta shtysh,
    Dhe si shkallėve lart tu shkosh
    Nga lartėsitė e Parnasit modernist tė shikosh.

    Sė pari bli njė kapelė, jo model Parisiani
    Por nga ato qė vė kur piskat Zvicerani,
    Lloj republike me njė a dy
    Pendė qė tė tė pengojnė nė sy;
    Dhe pastaj me sandale merr udhėt
    (Gjithė piktorėt modernė pėrdorin kėmbėt
    pėr tė pikturuar, nė kanavacet e tyre rripa,
    gratė apo mamatė e tyre, kofshė - pa).

    Mbase do tė jetė mirė nėse
    Ti do tė krijosh diēka tė re,
    Njė novelė tė ndyrė shkruar nė Irlandesēe
    A shkruar mbrapsh nė vargje Uellsēe,
    A piktura nė shpinė tė jelekėve,
    A psalme Sanskrite nė gjokse tė lepėrve.
    Por nė kjo provohet e paaritėshme
    Mbase do jetė po aq e dobishme,
    Se atėherė mund tė shkruash ē’tė duash vetė,
    Se vargu modern bėhet lehtė.

    Mos harro se “ēalues” rimon
    Me “zhurmues” nė kohėn e vėshtirė tonė,
    Dhe presjet janė krimi qė mė shumė rėndon;
    Pak kuptojnė punėt e Kumingsit,
    Dhe pak barakat mendore tė Xhejms Xhojsit,
    Dhe pak ēuēurisjet e koduara tė Audenit tė ri,
    Por atėhere, ėshtė kjo pak qė ka rėndėsi.
    Kurrė mos ji e kthjellėt, kurrė mos shpall,
    Nėse do tė vlerėsohesh madhore hallė,
    Mendimin a ndjenjėn mė tė thjeshtė
    (se mendimi, e dimė, dekadent ėshtė);
    Kurrė mos mėnjano fjalė kaq jetėsore
    Si bark, gjenitale dhe ----
    Se kėto janė gjėra qė luajnė njė pjesė
    (dhe ēfarė pjese) nė gjithė artin e mirė.
    Kujto kėtė: ēdo trėndafil ėshtė krimbor
    Dhe ēdo grua e dashur mikrobeore
    Kujto kėtė: se dashuria varet nga
    Se si do tė pėrkulen Galiket shkronja;
    Kujto, gjithashtu, se jeta ėshtė ferr
    Se edhe parajsa seē vjen njė erė
    Ėngjėjsh tė kalbur, qė ja, ashtu,
    Lėshojnė klithma vdeksore nė blu.
    Kėto gjėra kujtuar, ēfarė ta pengojė
    Njė poet qė nė majė tė shkojė?

    Njė fjalė tė fundit: pėrpara se tė fillosh
    Ngėrēin e artit tėnd tė lėshosh
    Hiqi trutė, zemrėn shkule pėrposh’,
    Pa kėto mallkime, do tė jesh ti
    Njė gjeni si Dejvid Xhi.

    Merr guxim, hallė, dhe nisja ato punė
    Xhefri Grigsonit me urime nga unė,
    Lus tė rroj sa sytė mahni tė mė marrin
    Nga sa mirė poezitė e tua ndezin zjarrin.

  5. #5
    Dylan Thomas

    Lindur 27 tetor 1914
    Vendlindja Uplands, Swansea, Glamorgan, Uells
    Vdekur 9 Nėntor 1953
    Vendvdekja New York, Shtetet e Bashkuara
    Okupimi Poet dhe shkrimtar
    Lėvizja Letrare Modernizmi, Romanticismi


    Martuar Caitlin Macnamara Dylan Marlais Thomas ishte njė poet uellsian dhe shkrimtar, i cili shkruajti ekskluzivisht nė Anglisht. Pėrveē poezisė, ai shkroi tregime tė shkurtėra dhe skripte pėr filma dhe radio qė zakonisht i interpretonte po vetė. Leximet e tij publike, veēanėrisht nė Amerikė, merituan shumė duartrokitje, ndėrsa zėri i tij melodioz me njė kadencė tė lehtė uellsiane, u bė po kaq i famshėm pėr atė kohė. Njė nga punėt e tij mė tė njohura ėshtė “Deaths and Entrances” botuar mė 1946, e cila shėrbeu edhe si njė pikė kthese pėr krijimtarinė e Thomas. Kritiku W. J. Turner komentoi nė The Spectator pėr tė se “Edhe vetėm ky libėr e rendit atė si njė poet tė madh “. Thomas ishte njė lexues dinamik dhe tepėr i njohur nė kohėn e tij por mė sė shumti pėr vetė veprat e tij tė poezisė. Ai bėri rreth 200 transmetime pėr BBC-nė. Pėrmbledhja e fundit e Thomas e viteve 19341952, botuar kur ishte 38 vjeē, meritoi ēmimin Foyle. Stili verbal i Tomas shkonte kundėr formave strikte tė vargut. Imazhet e tij ishin tė ndėrtuar me kujdes nė struktura tė rregullta dhe tema e tij kryesore mbetet uniteti i jetės, procesi pandalim i vetė saj dhe vdekjes dhe jeta e re qė lidhet me brezat njerėzorė. Thomas e pa biologjinė si njė transformim magjik qė prodhonte unitetin jashtė diversitetit dhe nė poezinė e tij kėrkon njė ritual poetik pėr tė kremtuar kėtė unitet. Ai i shikon burrat dhe gratė bashkuar nė njė rreth rritje, dashurie, prokrijimi, rritje tė re, vdekje dhe sėrish njė jete. “Do tė thosha se doja tė shkruaja poezi qė nė fillim sepse kisha rėnė nė dashuri me fjalėt…”, do shprehej njėherė.

    Dylan Thomas

    Qėnia si njerėzit

    Qėnia ėshtė si njerėzit, kur ecim drejt pemėve
    Frikuar, duke i zbutur ngapak rrokjet
    prej ankthit tė zgjimit tė mėllenjave
    E nga tutja e mbėrritjes
    Pazhurmshėm nė njė botė prapaskenash dhe lotėsh.

    E nėse do tishim fėmijė do mund tė ngjiteshim,
    Ti kapnim mėllenjat e fjetura pa thyer degėzat,
    Dhe, pas njė ngjitje plot kujdes
    Teksa thyenim kokat mbi degė
    Do tu mrekulloheshim yjeve tparėna.

    Tej ngatėrrimit, ashtu si vetė udha
    Dhe mrekullia qė njeriu e kupton,
    Jashtė kaosit do prisnim harenė

    Kjo atėherė do thoshim ėshtė dashuria
    Si fėmijėt nė mrekullimin e soditjes sė yjeve
    Do mbetej tek i fundit qėllimi

    Qėnia si njerėzit, kur ne ecim drejt pemėve

    Vdekje dhe hyrje

    Gati nė prag tė turbullirės
    Tė disa si gati vdekjeve
    Kur njė nga tė paktėn ata, mė tė dashurit e afėrt
    Dhe si gjithmonė mė i njohuri, i duhet tė ikė.
    Luanė dhe zjarre tė duhmės sė tij fluturuese
    Me miqtė tuaj tė pavdekshėm
    Do ngrenė organet e njė pluhurize tė qartė
    Pėr tė goditur dhe kėnduar lėvdimin tuaj
    E dikush qė vikat tejet thellė do ruajė paqen e tij
    Qė smund tė zhytet apo tė ndalojė
    Pafundėsisht drejt plagės sė tij
    Nė hidhėrimin e shumtė tė asaj pjese aq tlargėt tė Londrės

    Gati nė prag tė turbullirės
    Kur nė buzėt e tua dhe tek ēelėsat
    Tė mbyllura, tė hapura tpėrvijohet i huaji i masakruar
    Dikushi mė i njohuri
    Fqinji juaj polestar, dielli i njė udhe tjetėr
    Do tė mbytet nė vetė lotėt e tij
    Ai do ta lajė gjakun qė i ngrihet nė kėtdet mashkullor
    I cili ēapitet me hapa tė mėdhenj pėr tėnden vdekje
    Dhe frymon globin e tij jashtė kėrcėnimit tė ujit
    Dhe ngarkon hyrjen e guackave
    Me vajtimin prej dritės
    Ndriēojnė mė sė pari pėrmes syve tė tij si rrufe

    Gati nė prag tė turbullirės
    Tė vdekjeve dhe hyrjeve
    Kur nga afėr i huaji plagosur mbi valėt londineze
    Ka kėrkuar varrin tuaj tė vetėm
    Njė armik, nga ata tė shumėt, qė mirė e di
    Se zemra jote ėshtė shkėlqyese
    Ne errėsirėn e vėzhguar, dridhmuar pėrmes kyēeve dhe guvave
    Do t i shkrepė bubullimat
    Pėr tė goditur diellin, i zhytur, atje me ēelėsat e tij tė errėsuar
    Dhe pėrcėllimėn vetėm pėr atė kalorėsin tej
    Derisa, tė paktėn, ai qė dashuron
    Samsonin e fundit tė Zodiakut tėnd pėrvijon


    Dhe vdekja s do tė sundojė

    Dhe vdekja s do tė sundojė.
    Cullak, njerėzit e vdekur, tė vetmit do tmbeten
    Bashkė me njeriun nė erė dhe Hėnėn perėndimore;
    Kur eshtrat e tyre tė ruajtura dhe tė pastra tlargohen,
    Ato do mbartin yjėza nė bėrryla dhe kėmbė;
    Megjithėse do ēmėnden do tna duken normale,
    Megjithėse do zhyten nė det, do tna ngrihen sėrish;
    Megjithėse tė dashurit humbin, dashuria smundet;
    Dhe vdekja sdo tė ketė sundim

    Dhe vdekja sdo tė ketė sundim
    Nėn shtjellat e detit
    Ato qė pėrgjatė do shtrihen nuk do vdesin stuhishėm;
    Pėrdredhur drejt njė rrote, kur tejzat hapin udhė,
    Lidhur mbas njė karroce, sėrish sdo tė kėputen;
    Besimi nė duart e tyre do tė kėrcasė,
    Dhe djalli njėbrirėshi do i pėrshkojė pėrmes;
    Ndarė deri nė fund ato smund tė plasariten;
    Dhe vdekja sdo ketė sundim

    Dhe vdekja s do tė ketė sundim
    sdo mund tu vajtojnė mė ēafkat ndėr veshė
    Apo valėt tu thyhen zhurmshėm mbi brigje;
    Ku lulėzimi i njė luleje sdo quhet mė lule
    Teksa do ngrerė kokėn pas njė shfryrje shiu;
    Megjithėse mund tė jenė ēmendur dhe vdekur si thonjtė,
    Kokat e karaktereve do godasin sėrish podiumeve;
    Pėrthyer tej nė diell ndėrsa ai do bjerė,
    Dhe vdekja sdo tė ketė sundim

    Dora qė firmosi letrėn (1935)

    Dora qė trazoi njė qytet, letrėn firmosi;
    Pesė gishtėrinj sovranė masin frymėn,
    Dyfishojnė globin e tė vdekurve dhe gjysmojnė vendin
    Po, kėto pesė gishta bėjnė njė mbret tė vdesė

    Dora e fuqishme drejtohet drejt njė shpatulle tė rrėnuar,
    Lidhja e gishtit ėshtė e mpirė nga njė shkumės
    Penda e patės njė fund pėr vrasje ka blatuar
    Ajo i vendos njė fund edhe bisedės

    Dora qė firmosi traktatin ngjall njė ethe
    Dhe uria rritet dhe karkalecėt mbėrrijnė
    E madhe ėshtė dora qė e mban sundimin
    E kėtij njeriu nga emri i shkarravitur

    Tė pesė mbretėrit llogarisin tė vdekurin por nuk zbutin
    Plagėt e mbuluara jo pėrkėdhelja e ballit;
    Dora qė sundon mėshirėn sundon edhe qiellin;
    Por duart skanė lot pėr tė rrjedhur

    Jam i dėshiruar shumė tė largohem 1935

    Jam i dėshiruar shumė tė largohem
    Nga fėrshėllima e njė gėnjeshtre tė shkuar
    Dhe vajtimi i vjetėr terrorizues qė smbaron
    Rritur shumė mė tmerrshėm... ndėrsa dita
    Tutje mbi kodrėn shkon e drejt pastaj detit tė thellė
    Jam dėshiruar shumė tė largohem
    Nga pėrsėritja e pėrshėndetjeve
    Ngaqė atje mbetėn fantazma nė ajėr
    Bashkė me jehonat fantomatike mbi letra
    Tej gjėmimit tė thirrjeve dhe shėnimeve

    Jam dėshiruar shumė tė largohem por i frikėsuar mbetem
    Disa jetė, ende tė pashlyera, mund tė shpėrthejnė
    Jashtė njė gėnjeshtre tė vjetėr qė digjet mbi tokė
    Dhe plasaritet drejt ajrit duke mė lėnė gjysmė tė verbėr
    Aq edhe nga frika e vjetėr e natės,
    Ndarja e kapeles nga flokėt,
    Buzėt e holla tek marrėsi
    Apo pupla e vdekur tė mė bjerė
    Por pėr kėto smund tė kujdesem pėr tė vdekur
    Nė kėtė gjysmė traditė dhe njė si gjysmė gėnjeshtėr

    Pėrktheu Ben Andon
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Poeme [E jotja fryme u derdh]

    E jotja fryme u derdh
    Te padukshme te bente
    Rreth jo-t'vdekurit plot njolla
    Naten per hir tim

    Udha me shi
    E pakapshme prej tyre
    Kafshuese dhemb e bisht
    Daullja forme rrjete

    Nje thellesi po aq sa erresira
    E imja dashuri nje dallge e rrotullt
    Qe per t’I fshehur ujqerit e gjumit
    Maskon varrin

  7. #7

    Dylan Thomas

    Dylan Thomas u lind nė 1914 nė Swansea, Uells. Djali i njė profesori anglishteje, nė 1934 boton pėrmbledhjen e parė me vargje, tetėmbėdhjetė poezi, qė lėnė shenjė menjėherė nė ambientin letrar anglez tė kohės duke befasuar kritikė e poetė tė afirmuar. Nė 1940 dalin tregimet autobiografike dhe nė 1946, libri me poezi “Vdekje dhe hyrje” qė do e radhisė pėrfundimisht pėrkrah poetėve mė tė mėdhenj anglosaksonė tė tė gjitha kohrave. Ka jetuar ndėrmjet Anglisė dhe Amerikės duke punuar edhe si aktor, libretist, gazetar. Vdiq nė New York nė 1953, i shkatėrruar nga alkooli.

    Pėrktheu: BEN MEĒE
    Bolonjė, Itali


    TĖ NDRIĒONIN KANDILA...

    Tė ndriēonin kandila, fytyra e shenjtė,
    E kapur nė njė tetėkėndėsh tė njė tė ēuditshmeje dritė,
    Do tė plakej, dhe dashnori i ri
    Do tė hezitonte, pėrpara se tė bėnte dashuri.
    Linjat, nė errėsirėn e tyre sekrete,
    Janė prej mishi, po lini tė hyjė dritėn fallco
    Dhe nga buzėt do t’i rrėzohen pigmente shkarpash,
    Ēarēafi i mumies do tė lėrė tė duket njė gji antik.

    Mė qe thėnė: arsyeto me zemrėn;
    Po zemra, ashtu si koka, ėshtė njė udhėheqėse e kotė.
    Mė qe thėnė: arsyeto me pulsin;
    Po, kur pėrshpejtohet, alteroj hapin e veprimeve
    Derisa ēatia me fushėn nivelohen, njėsoj,
    Kaq shpejt iki, duke sfiduar kohėn, xhentėlmeni i qetė,
    Sa qė i bėn shenja me mjekėr erės egjiptiane.

    Kam dėgjuar shumė vite fjalėsh, dhe shumė vite
    Mund tė tė ēojnė nė mutacion.

    Topi qė gjuajta duke lozur te parku
    Nuk ka rėnė akoma nė tokė.

    PASHĖ NĖ ĖNDĖR GJENEZĖN TIME

    Pashė nė ėndėr gjenezėn time nėn djersėt e gjumit, duke ēpuar
    Lėvoren qė rrotullohej, tė fortė si muskuli
    I njė motori nė trapano, duke u transportuar
    Te shėmbėllimi dhe te trari i nervit.

    Prej gjymtyrėsh tė bėra me pėrmasa krimbi, i hequr qafe
    Prej mishit kryeneē, i limuar
    Nga tė gjitha veglat e barit, metal
    Prej diejsh nė natėn qė njerėzit shkrin.

    Trashėgimtar i venave ku valon pika e dashurisė,
    E shtrenjtė nė kockat e mia njė qenie, unė
    Bėra xhiron e globit tė trashėgimisė sime, udhėtim
    Nė klasė tė parė, te njeriu qė u ingranua gjatė natės.

    Pash nė ėndėr gjenezėn time dhe prapė vdiqa, shrapnel
    I ngulur nė zemrėn nė lėvizje, e grisur
    Nė plagėn e qepur dhe erė e mpiksur, vdekje
    Me maskė nė gojėn qė gėlltiti gazin.

    Esnaf nė vdekjen time tė dytė dallova lartėsitė,
    Vjelje thikash dhe bimėsh helmuese, ndryshk
    Gjaku im mbi tė vdekurit e temperuar, duke forcuar
    Luftėn time tė dytė pėr tu shkėputur nga bari.

    Dhe nė lindjen time ishte infektues pushteti, i dyti
    Rresureksion i skeletit dhe
    Veshje e re pėr shpirtin lakuriq. Virilitet
    Rrodhi nga e dhimbshmja dhimbje.

    Pashė nė ėndėr gjenezėn time nėn djersėt e vdekjes, i rėnė
    Dy herė nė detin qė ushqen, jo mė i freskėt
    Nė ujin e kripur tė Adamit derisa, shėmbėllim
    I njė force tė reje njerėzore, unė tė kėrkoj diellin.

    KĖTU NĖ PRANVERĖ

    Kėtu nė pranverė, yjet lundrojnė nė boshllėk;
    Kėtu nė dimrin ornamental
    Lakuriqi qiell zbret poshtė me breshėrimė;
    Vera varros zogjtė e lindur nė pranverė.

    Shenjat vinė nga largimi i ngadaltė i vitit
    Brigjet e katėr stinėve;
    Zjarre tė tre stinėve na mėsojnė nė vjeshtė
    Dhe natė e katėr zogjve.

    Duhet tė dalloj verėn e pemėve, krimbat
    Kur duan, na rrėfejnė furtunat e dimrit
    Apo funeralin e diellit;
    Duhet ta njoh pranverėn nga kėnga e qyqes
    Dhe kėrmilli duhet tė mė shpjegojė shkatėrrimin.

    Njė krimb e rrėfen verėn mė mirė se ora,
    Kėrmilli ėshtė njė kalendar jetėsor i ditėve
    Ēfarė do tė thotė njė insekt pa kohė
    Tregon se bota avash-avash po konsumohet?

    PREJ PSHERĖTIMAVE

    Prej psherėtimave lind diēka,
    Jo frikė, kėtė e kam anuluar
    Para agonisė; shpirti rritet,
    Harron, qan;
    Lind njė kotėsi qė, po ta provosh, ėshtė e mirė;
    Jo ēdo gjė mund tė deziluziononte;
    Ka, falė Zotit, disa qartėsira:
    Qė nuk ėshtė dashuri, kur nuk dashurohet mirė,
    Kjo ėshtė e vėrtetė pas njė humbjeje tė plotė.

    Pas njė tė tille lufte, ashtu siē e di mė i dobėti,
    Ka mė tepėr se sa tė vdesėsh;
    Lė dhimbjet e mėdha, apo mbyll plagėn,
    Akoma pėr shumė kohė ai duhet tė vuaj,
    Dhe jo prej pendimit tė tė lėnit tė njė gruaje nė pritje
    Tė ushtarit tė saj tėrė fjalė tė pista
    Qė shpėrndajnė gjak aq tė hidhur.

    Po tė mjaftonte, po tė mjaftonte kjo pėr tė lehtėsuar dhimbjen,
    tė provosh pendim pėr diēka tė humbur
    qė mė bėnte tė isha i lumtur nėn diell,
    Sa e lumtur koha qė zgjaste,
    Po tė mjaftonte dykuptimshmi dhe bollėku i gėnjeshtrave tė ėmbla,
    Do tė mundnin fjalėt e boshta pėr tė pėrballuar gjithė dhimbjen
    E tė mė shėronin nga e keqja.

    Po tė mjaftonte kjo, kocka, delli, gjaku,
    Truri i bėrė gongėl, beli i bukur,
    Duke kėrkuar me duar materien poshtė kusisė sė qenit,
    Njeriu mund tė shėrohej nga sėmundja e qenit.
    Ēdo gjė qė duhet tė thuhet, unė e ofroj:
    Thėrrmijėza, stallėn, frerėt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •