Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27

Tema: Dalan Luzaj

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Dalan Luzaj

    Mbi jeten e Dalan Luzaj nuk kam informacione (pervec faktit se ka qene i denuar politik gjate periudhes enveriste) dhe do isha shume mirenjohese nq se ndonjeri nga ju (vizitoret e kesaj faqeje) i/e cili/a ka njohuri apo materiale mbi te, te shkruante dicka mbi jeten dhe krijimtarine e D. Luzaj, ne pergjithesi.

    Fjala

    Ne qafen e holle te fjales
    nje zilke e ngjyrosur troket;
    fryn ere neper vite,
    zilken as shpata se pret.


    Shpella

    Asnje rreze djelli nuk le te hyje brenda;
    bragtisur ne shpella: myshk lageshti;
    ne barkun e erret bluan njolla te renda,
    komite, pirate, vrau ne tradheti.

    Vjega erresiren pjell e rrit,
    buzeplasur a e pa goje,veten fsheh;
    kur tinez hyn e hap hone ne shpirt,
    Tomorri ne prag, ti s'e sheh.

    *Marre nga libri me poezi - Pa rruge.


    Pantallonat e Iternimit

    Pantallonat e mia
    te mbytura ne andre,
    i lante Burbi,
    pa mundur t'ua hiqte dot vuajtejn.

    Pantallonat e mia si dite te shngjyrosura,
    varur tek dere e kooperatives,
    ne gozhden e dryshkur te internimit.

    Era se largu m'i perkund ne kujtese
    fytyre e pashlyer e mjerimit.


    Nje Dite me Diell

    Kjo eshte per ty qe mbete larg;

    ne mund ta sjellesh pak nder mend
    nje shpirt i ri qe digjej flake,
    nje gur qe ende s'ka zene vend.

    Me vjen e shkuara nder kujtime,
    ekran i mjergullt, me pake nate;
    nje dite me diell ish jeta ime
    kur ty te njoha.
    Cast i arte.


    Grate e Poeteve

    O grate te bardha, patet fat,
    se me vullkanin ju jetoni,
    kur niset llava lume i arte,
    perbrenda saj dhe ju ndriconi.

    Poeti eshte dhe s'eshte i juaj,
    kur ngjall nje lule a shkrep stuhine,
    kur perballe nates rri sy zgjuar.
    Nje shpirt qe digjet per njerine.


    Nje Nene

    Sa lot kish derdhur ne vetmi,
    sa "ah"! tek zoti pat derguar,
    kete vec shpirti i saj e di
    dhe zoti lart n'e paste degjuar.

    Gjithshka qe prekte behej lot
    dhe loti ndriste syte e tretur;
    ah, mrekullite qe kish kjo bote,
    kaq mizorisht ia pati fshehur.

    Gjithe zine e mbledhur neper jete
    a thua vdekja do t'ia trese?
    E luti vdekjen "eja shpejt"-
    dhe vdekja s'mund te mos e merrte.


    Drita

    Drite quhej nena ime,
    E mjera drite nuk pa kurre,
    helmin qe la pas s'e ka as gjarperi nen gure.

    Lodhje. Plage. Trishtim.
    Te njohu emrin qe le pas,
    te njohu brenga e shpirtit tim.
    me ligje vdekja qan mbi ty;
    tani je larg, moj e shkrete,
    mbi ballin tend hedh hijen nje selvi.
    Nene e braktisur... Pese femije...
    Dheu s'te tret,
    nga dheu me ben drite.


    Syte

    Gjithcka vjeterohet,
    qofte nje mrekulli e rralle.
    Vetem syte jane te rinj.

    Shikome dhe nje here
    ne pac meshire te mbetem i gjalle.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume e bukur poezia e fundit "SYTE".
    Ēudi, si nuk plaken kurre syte....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vertete poezi te bukura..shume te bukura..

    Hera pare qe degjoj emrin e ketij poeti.
    Ndoshta ka te beje me isuf luzajn, profesor vlonjat qe jetoi ne Usa gjate viteve te PPSH-se. Kjo ndoshta eshte dhe arsye pse ky poeti ka bere burg.
    Duke ju a futur ne Burgje te afermit..PPSH arrinte te asfiksonte emigracionin politik te atyre viteve.
    E kush eshte ai qe ben politik kunder nji qeverie kur kjo qeveri i ka ne dore te afermit ose te dashurit e zemrave.
    Te gjithe kapitullojne..
    Prandaj PPSH jetoi gjate.

    Ja psh a mundem un te kundershtoj Bushin?
    Jo!
    Pse?
    Sepse me ka ne dore.
    Ai e di qe une e kam xhan Corazonin dhe ma mbledh rrup sup.
    Psh i rras gjoba cdo dite asaj te makina dhe ma merzit gocen..
    Aman plasem me kto diktaturat...lol


    Ah moj ti me sy te zi...
    Edhe floket si geshtenj
    Ku ke gjetur bojen ti
    Qe ste njoha une mbrem..

    tara ra ra raaa..

    Kendon sabrija..e ska faj..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Njeh dikush ndonje gje per jeten e Dalan Luzajt ?????

    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  5. #5
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Dalan Luzaj eshte i biri i Filozofit te njohur shqiptar Prof. emeritus Z. Isuf Luzaj, mik i Sartre-it.
    Neser do tu postoj nje biografi te shkurter te tij sepse e njoh dhe personalisht. (bashkefshatare).

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dalan Luzaj u lind nė Vlorė. Babai Isufi qe njė nga krerėt e organizatės sė Ballit Kombėtar Shqiptar. Pas ardhjes sė Enver Hoxhės nė pushtet Isuf Luzaj u largua nga Shqipėria dhe nė vend tė tij familja u ndoq dhe u persekutua.
    Dalani publikoi poezi pėr herė tė parė nė revistėn Nėntori nė moshėn 18-vjeēare. Shtatė vjet mė vonė ai dhe gjithė familja e tij u internuan dhe qėndruan pėr 22 vjet tė izoluar. Nė 1990 emigroi nė Itali dhe tani jeton nė Ēikago.

    “Jeta mė gjeti vetėm” u publikua nė 1995; “Diejt tė largėt” nė 1996 dhe “Pa rrugė” nė 2002. Njė vėllim i ri pritet tė dalė nė verėn e 2003.




    Vitrinė


    Xhepa tė ftohtė,
    Xhepa tė shpuar,
    Era e mėngjesit i flladit,
    Era e mbrėmjes u hedh pikėllim.

    Digjet shtrati nga avujt e nxehtė,
    Ndėsra buka
    Shkėlqen
    Nė vitrinė.





    I qasem lules


    I qasem lules.

    Kur e mbaj nė duar
    ėshtė e gjitha e imja.

    E mund t’i jap hije atje ku ka dritė,
    E mund t’i jap dritė atje ku ka hije.

    Duke belbėzuar fjalė prej fėmije.




    Emigranti


    Kur hyn nė orbitėn e vrulli dhe shpresės
    Njeh forcėn shtytėse qė kurrė s’ndalon,
    Sado qė t’i qepet maratonės sė jetės,
    Ngelet nė pjesėn qė gabon.





    Plagė


    Erdhi keta e mė gjeti vetėm,
    Jashtė rrugėve, tė heshtur, syhapur,
    I prita goditjet me pamje tė qetė,
    Me buzagazin e dhimbjes sė zgjatur.

    Erdhi jeta e mė gjeti vetėm,
    Tė dal prej vetmisė s’kam se si.
    Nuk mė rinon as i gjithė kontinenti,
    Plagėt, kur vėrenjten, mė therin nė gji.





    Ku t’i vendos simbolet


    Ku ta vendos simbolin e Nderit dhe tė
    Drejtėsisė?
    Ku ta vendos simbolin e Pritjes dhe tė
    Dhimbjes?
    Ku ta vendos simbolin e Dashurisė`?

    Piedestalet e kohėve moderne.
    Bėhen copė e thėrrime.
    Po i vendos
    Mbi varr tė nėnės sime.





    Puthje e nxehtė


    Puthuni lehtė
    Gjithsesi jo rėndė,
    Pas buzėve janė dhėmbėt,
    Herė si sharra
    Herė thika tė mprehta.
    Puthuni lehtė
    Siē puthen presidentėt plot jetė.

    Bymehen shtetet
    Derdhet gjaku i nxhehtė.





    Do vij tė trokas


    Si flutur
    Nė mbrėmje
    Do tė vijė shpirti im,

    Ē’ngjyrė do tė ketė
    Nuk e di.

    Kudo qė tė jeni
    Do vij tė trokas.
    Me brengėn qė erdha, ika
    Dhe s’munda t’ju flas.





    Mė fal poezi


    U nisa drejt teje nė agimin e jetės,
    Si fėmijė i larė e i ndėrruar.
    Ecja shpresat ushqeja: njė ditė do tė mbėrrija tek ti.
    Cikloni i tmerrshėm ma mjegulloj rrugėn.
    Mė fal, poezi.





    Ku presim


    Me sytė e ndritshėm,
    Mėsoja si ngrihej njė
    Balon,

    Lojra fėmije,
    Lojra njerėzore as nis as mbaron
    Maska dritė-hije.
    Tė mjerėt
    Presim tė vėrtetėn.
    Nė rrugėt ku s’kalon.




    !!!!


    Nė kufijtė e pamundėsisė
    Mbijetuam;
    Diellit tė lirisė
    S’u barazuam





    Lėrja baltės


    Toka eshtrėn e ha ngadalė,
    As pluhur
    As hi
    Vetėm tokė.
    Mbi dhe eshtra bluhet me fjalė;
    Tė lutem,
    Lėrja baltės pjesėn mė tė fort.





    Pa rrugė


    Mes rrugėsh
    Rrugė nga tė katėr anėt
    Rrugė me fund,
    Rrugė pa fund,
    Ti mes rrugėsh mbete pa rrugė.

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Dalan Luzaj u lind nė Vlorė. Babai Isufi qe njė nga krerėt e organizatės sė Ballit Kombėtar Shqiptar. Pas ardhjes sė Enver Hoxhės nė pushtet Isuf Luzaj u largua nga Shqipėria dhe nė vend tė tij familja u ndoq dhe u persekutua.
    Dalani publikoi poezi pėr herė tė parė nė revistėn Nėntori nė moshėn 18-vjeēare. Shtatė vjet mė vonė ai dhe gjithė familja e tij u internuan dhe qėndruan pėr 22 vjet tė izoluar. Nė 1990 emigroi nė Itali dhe tani jeton nė Ēikago.

    “Jeta mė gjeti vetėm” u publikua nė 1995; “Diejt tė largėt” nė 1996 dhe “Pa rrugė” nė 2002. Njė vėllim i ri pritet tė dalė nė verėn e 2003.
    Shume e sakt.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "Jeta me gjeti Vetem" - Dalan Luzaj

    Me prit

    Me prit ne shtegun ku rri ndarja,
    kur dallandyshet nderrojne fole;
    ne s'ardsha une, te vjen fjala,
    si fund
    apo si nisje e re.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 19-01-2005 mė 14:37

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "diej te larget" - Dalan Luzaj

    Brenda teje

    Bisedo me qindvjecaret:
    As ere
    As varre
    As eshter.

    Brenda gjakut tend gurgullojne
    Ata
    Dhe te tjeret...

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "diej te larget" - Dalan Luzaj

    Ylberi i moshes

    Pranveres, dashurise sate i rriteshin
    qindra lule.
    Qelqit shpresat pikonin ngazellim.
    Brenda rritej krenaria ylber.
    Kush pritet te vije?
    Te shumtit, s'kthejne,
    Te gjallet i shplau shiu i perbuzjes.
    Zbret shkallet e vetmise bukuria
    Pershendet dimrin e saj.
    Ylberet vyshkur nen kembe;
    Thirr lotet e qaj.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •