Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Kostaq Duka

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Kostaq Duka

    Nga libri me poezi i poetit Kostaq Duka, "Trėndafili qė ēelte nė janar",

    BOTIMET TOENA, Tiranė, 2008


    Jemi larg dhe jemi afėr

    Jemi larg dhe jemi afėr
    Male s'shohim ne Ēikago
    E malet e Shqipėrisė i kemi mbi shpinė.
    Dhe kėngėt dhe burimet,
    Dhe dashuritė, dhimbjet e shpirtit,
    Zėrat e fqinjėve dhe varret e tė ikurve.
    Shqipėria
    Ėshtė kėtu te ty, tek unė
    Te ne tė gjithė.
    Ėshtė mall e ėshtė brengė,
    Herė lot e herė shpresė.
    Hej, mos e shaj
    E mos thuaj "Mos e pafsha kurrė!"
    Ky mallkim ėshtė pjellė e keqe shqiptare,
    Siē ėshtė reumatizmi,
    E ulēera e trashėguar nė stomak.
    Mos e shaj!
    Ajo tė solli nė jetė,
    Ajo qė nė tė parė, nė tė ecur,
    Nė tė urryer e dashuruar,
    Tė dha hirin e saj.


    Ajo kohė

    Na ishte njėherė
    Kur koha mė tirrej nėpėr duar,
    Tė gjithin mė mbėshtillte
    E dot s'i gjeja fillin...

    Na ishte njėherė
    Kur nė shtėpinė e vogėl nė rrugicė,
    Nė verandė gratė pinin kafe.
    Dhe unė,
    I tallur me kohėn u shihja filxhanin.

    Njė kryq,
    Njė pėllumb,
    Njė gjarpėr kokėposhtė,
    Dhe njė shteg fat i bardhė
    Pėr njė vajzė nė moshė arrirė.

    Shihja, shihja nė fundin e baltėt,
    Figura tė qena e tė paqena.
    E gratė sytė ndernin,
    E seriozisht mėrziteshin,
    lumturoheshin, a nėnqeshnin...

    Na ishte njėkohė
    Kur koha mė tepronte shumė.
    Tani kafen e rrufis nxituar me makinė,
    Cigaren e shuaj
    Pasi e thith vetėm dy herė.


    Sa herė trazohet malli

    Kur mbėrrita nė Amerikė,
    I hutuar e dalldisur,
    Njė valixhe e harrova
    diku mes lėvizjes pa mbarim.

    Pas ca ditėsh
    Ajo mbėrriti
    Dhe thashė: "Tani s'kam ē'pres mė nga Shėipėria".

    Por jo!
    Pėr gati jė dekadė
    Herė, herė nėpėr natė,
    Nuk di nga ē'linja tė ēuditshme
    Vijnė ca "mallra" harruar
    Qė s'pyesin pėr dyer koduar
    E dritare hermetike.

    Herė, herė njė imazh orkestre
    Dėgjuar diku nėpėr gjumė
    Nė njė hotel kryeqyteti a buzė deti.
    Njė copėz rrugice kalldrėmi,
    Me shtėpiza gurėsh e suva gjysmėrrėzuar.

    Herė, herė njė bisedė miqsh e papėrfunduar,
    Diku nė njė kthinė-kafene,
    Me dy tavolina e shumė karrige, ngucur, shtrėnguar.
    Njė puthje e trembur
    Nga njė vajzė fytyrė e pashembėllyer,
    Njė copėz debati i fryrė politik,
    Nė njė sfond revolte kaotike, shfytyruar.
    Herė, herė njė hap i pazėshėm nėne:
    "E bir, po fle a je zgjuar?!"

    Pėr valixhen e mbetur
    Zyrtarisht njoftova nė aeroport,
    Pėr kėto mallra shpirti harruar,
    S'ka nevojė,
    As pėr urdhėr,
    As pėr adresė tė saktė orientimi.
    Ato vijnė
    Sa herė trazohet e zjen si vullkan malli.


    Trėndafili qė ēelte nė janar

    Ai qeshte me dėborėn
    Qė shkiste butėsisht mbi petale.

    Ai qeshte me ngricėn
    Qė s'ndalte dot lėvizjen e lėngjeve
    Drejt bukurisė sė bardhė.

    Ai gjithnjė ēelur, buzagaz,
    I bėnte vizitorėt tė thoshin:
    Ėshtė maj apo janar?!

    Trėndafili im i shpresės,
    I gėzimit pėr jetėn,
    Edhe pse rritur nė tokė tė sertė!


    Ora e 100-vjeēarėve

    Jo, ata s'thonė
    U lodha sė ecuri...
    Merakun e kanė
    Tė mos ndalen ngultas mes rrugės pa fund.

    Jo, ata
    S'dremitin nė karrige,
    Me sy mbyllur lėvizin nė hapėsira tė tjera.

    Kur papritur
    Ndėrpesin komunikimin me botėn hyjnore
    Hapin sytė
    E bėjnė pyetje tokėsore:
    Hapur ėshtė restoranti tani, kam uri...
    Perėndimin e moshės e kanė mbi shpinė,
    Lindjen e ripėrtėrijnė veē nė sytė...


    Takim me njė frymėzues shpirtėror

    Nė qofsh ėngjėll
    Unė fatit tė ngrirė
    Do t'i jap udhė...
    Nė qofsh djall
    Pėr ty ėndėrra ime do tė kthehet nė mallkim.

    Kjo botė ėshtė e thjeshtė:
    Ditė ose natė
    Engjėll ose djall...
    S'e di
    Pres kohėn tė bėhet dėshmitar.


    Pronė e pacėnuar

    Thonė
    Ai humbi gjithēka,
    Nė njė pellg tė errėt
    Ra e s'del dot nė dritė...

    Thonė u bė i paemėr
    Dikush me xhinse e atlete pune...

    Thonė e ē'nuk thonė
    Ata qė me jetėn e tė tjerėve argėtohen pėr sė liri.

    Thonė, por le tė thonė...
    Tė tėra nė i humba
    Nė kėtė hapėsirė tė bardhė letre,
    Jam po aq mbret
    Sa mė i madhi i botės: Poet.

  2. #2
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Poezi me nje ndjenje te thelle dhe dashuri te madhe. Nje shpirt i bukur poeti shqiptar, i kudondodhur gjithnje shqiptar!
    Urime per krijimtarine, poetit Kostaq Duka!
    Faleminderit Mondi!
    astritkosturi.com

  3. #3
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Trėndafili qė ēelte nė janar

    Ai qeshte me dėborėn
    Qė shkiste butėsisht mbi petale.

    Ai qeshte me ngricėn
    Qė s'ndalte dot lėvizjen e lėngjeve
    Drejt bukurisė sė bardhė.

    Ai gjithnjė ēelur, buzagaz,
    I bėnte vizitorėt tė thoshin:
    Ėshtė maj apo janar?!

    Trėndafili im i shpresės,
    I gėzimit pėr jetėn,
    Edhe pse rritur nė tokė tė sertė!
    Po vecoj kete poezi midis te tjerave. Urime Kostaqit
    sereno

  4. #4
    Poezi plot mall dhe ndjenje. Urimet me te mira poetit!

    Mondishall faleminderit qe na dhe rastin t'i lexojme...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Mondi! Edhe une te falenderoj per keto prurje te poetit dhe gazetarit te larguar dhe tashme malluar sic duket dhe ne vargjet e tij,Kostaq Duka. Poezi te malluara si te cdo emigranti qe fizikisht eshte ne Europe , Australi,Greqi apo dhe ne Amerike si ne rastin konkret, por qe mendjen dhe zemren e kane ketu ne Atdhe dhe Kostaqi tek rrugicat me kalldrem...Suksese ish kolegut tim te gazetes...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I kam percjelle autorit vleresimet tuaja, adresen e ketushme, duke mare prej tij, falenderimet per ju.

    Ja dhe dy poezi te tjera te poetit Kostaq Duka

    Mė jepni njė shuplakė burri

    Hej, kam humbur orientimin.
    Nisem pėr nė lindje,
    Pėrfundoj nė perėndim.
    Hej, kam humbur shpresėn.
    Ditėn rrobtohem e grindem me jetėn,
    Natėn fle nė trembje me vdekjen.

    Hej, kam humbur dashurinė,
    Kur s'e kam e lus me padurim.
    Kur e prek, e nduk, e tkurr
    E gris si njė letėr pa vlerė.

    Hej, mė jepni njė shuplakė burri.
    Kėmba tė mė godasė tokė.
    Syri tė njomet me dritė burimi,
    Zemra tė pulsojė me rritėm besimi.


    Poezia

    Shpesh
    Nė ēaste zbrazėtire
    Mendoj se poezia
    Mė ka braktisur
    Njėherė e mirė...

    Ja, ashtu,
    Si ca dashurira
    Qė i ėndėrrova dhe s'i preka kurrė.

    Por, o Zot!
    Njė vėrshėllimė vjeshte
    Tė dridhet papritur,
    Njė ēast intimiteti
    Tė bulėzojė nė vrenjtėsirė,
    Poezia
    Nė ēast flakėron brenda trupit
    E pushton hapėsirė.
    --------------------------------------------------------
    Po gėnjeva veten nė kėtė jetė, kur do t'ja them pastaj tė vėrtetėn?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •