-
Vėrejtje
Pothuajse nė cdo temė politike postohen aritkuj gazetash nga papagejtė e forumit tė cilat nuk pasohen nga ndonjė koment.
Forumi, sipas mendimit tim, ėshtė vėnd ku diskutohet dhe ku cdokush ėshtė i lirė tė japė mendimin e tij. Fakti qė tema tė tėra mbushen me artikuj, qė nė shumicėn e rasteve janė plotėsisht propagandistike, ėshtė shqetėsues pasi niveli diskutimeve edhe i pjesmarrėsve nė diskutime detyrimisht bie dhe shmangja nga tema tė con deri nė atė pikė ku debatet degjenerojnė deri nė ofendime.
Papagejtė pėr mendimit tim duhet tė pėrdorin mė shumė trurin e tyre nė vėnd qė tė na sjellin nė forum nė cdo temė shkrime tė pa vlera propagandistike qė nuk i besojnė as ata qė i shkruajnė.
Nė njė temė qė ja vlen tė diskutohet duhet tė kalosh dhjetra faqe tė mbushura vetėm me copy paste artikuj gazetash derisa tė lexosh komentin e parė. Mendoj se ky ėshtė absurditet.
-
-
Edhe ti i shkel rregullat e forumit me artikujt propagandistike qe sjell.
Disa rregulla te thjeshta per te qene konform rregullores se forumit:
1. Kur sjell nje shkrim nga nje gazete ne forum, mos i shto "zbukurime" te tuat propagandistike, pasi propaganda nuk lejohet ne forumin shqiptar dhe je duke shkelur me te dyja kembet edhe te drejten e autorit te atij qe ka shkruajtur ate artikull/koment: nuk mund ti shtosh, zbukurosh apo rrotullosh sipas qejfit mendimin e tjetrit. Ti vetem mund ta sjellesh ne forum per diskutim.
2. Mos bej komentin tend per artikullin/komentin qe ke sjelle ne te njejtin postim me artikullin. Posto artikullin, vendos burimin nga eshte marre, dhe bej nje postim tjeter ne vazhdim duke cituar nga artikulli mendimin tend.
3. Jo cdo artikull qe shkruhet ne gazete detyrimisht duhet te sillet ne forum. Ne forum sillen vetem ata artikuj qe jane problema kryesore e dites; artikujt qe perbejne shqetesimet kryesore te opinionit publik shqiptar. Mundesisht artikulli hapes i temes duhet te japi sa me shume informacion mbi temen per diskutim, dhe postimet ne vazhdim mund te jene komente nga shtypi apo nga anetaret. Anetaret nuk kane se si te japin mendim per nje teme pa u mireinformuar me pare se per cfare behet fjale ne temen ne fjale.
4. Shpreh mendimin tend per temen dhe lexo edhe mendimin e anetareve te tjere per temen. Forumi nuk u jep vetem mundesi te postoni, por edhe te lexoni e mesoni mendimin e bashkeatdhetareve. Prandaj qendroni larg replikave te kota duke i "mbushur mendjen" njeri-tjetrit se kush e ka mire e kush e ka gabim, dhe lexoni ne heshtje mendimin e anetareve te tjere. Ne kete menyre do te zgjeroni edhe botekuptimin tuaj me larmine e mendimeve qe do lexoni.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt