Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 176
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Vizita e Karamanlis, Berisha: Marrëdhëniet politike me Greqinë të shkelqyera

    Berisha: Marredheniet politike me Greqine, te shkelqyera

    27/04/2009 14:30

    Berisha: Marredheniet politike me Greqine, te shkelqyera
    Arkiv
    Kryeministri Sali Berisha i vlereson marredheniet politike me Greqine, shume te shendetshme dhe te shkelqyera, ndersa homologu i tij, Karamanlis vlereson se Athina mbeshtet dhe inkurajon perspektiven europiane te Shqiperise.

    Berisha: Folem edhe per minoritetin grek

    Kryeministri Sali Berisha konfirmoi se ne takimin e tij me homologun grek bisedoi, vec bashkepunimit ekonomik ne shume fusha e luftes kunder korrupsionit, edhe per minoritetin grek ne vendin tone dhe emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin helen.

    "Ne jemi te kenaqur per progresin ne te gjitha aspektet. Une e sigurova kryeministrin Karamanlis se synimi i qeverise sime eshte te mbeshtese minitoritetin grek qe jeton ne Shqiperi", u shpreh Berisha.

    Po ashtu shefi i qeverise shqiptare theksoi se ministrite perkatese do te bashkepunojne ne kuader te sigurimit te pensioneve per emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi po edhe per shtetasit helene qe ndodhen ne Shqiperi.

    Ne konferencen e perbashket, fill pas nje takimi qe nisi prej ores 13:00 ne seline e kryeministrise, Berisha vleresoi marredheniet e shkelqyera politike qe jane mes Shqiperise dhe Greqise.

    Pasi konfirmoi se ka marre garancite se qeveria e Karamanlis eshte e gatshme te nxise me teper investitoret greke te vijne ne Shqiperi, Berisha falenderoi edhe per investimet e deritanishme greke, sidomos per ndertimin e autostrades nga Konispoli ne Sarande.



    Karamanlis: Mbeshtesim liberalizimin e vizave

    "Athina do ta mbeshtese dhe do te inkurajoje perspektiven europiane te Shqiperise". Keshtu u shpreh kryeministri grek, Kostas Karamanlis ne nje konference per shtyp me homologun Berisha.

    Kreu i qeverise greke theksoi se Greqia eshte nder vendet e para te BE-se qe shikon pozitivisht edhe perspektiven e liberalizimit te regjimit te vizave me Shqiperine. Karamanlisi permendi zhvillimin e zgjedhjeve te qeshorit sipas standarteve, luften kunder korrupsionit, si dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve, si kushte per afrimin e vendit me familjen europiane.

    “Vizita ime vjen ne nje kohe te rendesishme, kur Shqiperia u be anetare e NATO-s vetem pak jane me pare. Falenderoj qeverine per kete hap historik me rendesi per paqen, stabilitetin dhe fqinjesine e mire ne Ballkan”, tha Karamanlis.

    Kryeministri vleresoi hapat e bera nga dy vendet, duke theksuar se minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje nyje e rendesishme ne marredheniet mes fqinjeve. Sipas tij, emigrantet shqiptare japin nje kontribut te cmuar per ekonomine greke dhe shqiptare. “Do t’i pergjigjemi pozitivisht kerkeses se qeverise shqiptare per investime dypaleshe”, ka deklaruar Karamanlis.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-04-2009 më 16:08

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Kur do i vie dita Berishës të thotë : Marredheniet politike me Francën ose Spanjën ose Gjermaninë ose Arabinë ose ose ; të shkëlqyera . . . Shpresoj të vie shpejtë sepse me këto shtete na kënaqi me Maqedoninë , Greqinë etj. Na nevoiten shtete më të forta të cilat mund të na ndihmojnë shum më shumë në të gjitha aspektet.

  3. #3
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Pasi kan folur per dhjetra grek qe jetojn ne shqipri qe kan statusine minoritetit pse nuk kan folur edhe per minoritetin Shqiptar qe jetojn ne greqi
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Kur do i vie dita Berishës të thotë : [B][COLOR="Red"]Na nevoiten shtete më të forta të cilat mund të na ndihmojnë shum më shumë në të gjitha aspektet.
    Eshte ne interesin tone te kemi maredhenie te mira me fqinjet, aq me shume me Greqine qe ke me qindra mijera refugjate.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Eshte ne interesin tone te kemi maredhenie te mira me fqinjet, aq me shume me Greqine qe ke me qindra mijera refugjate.
    Por Më shumë kemi interes nga shtetet të cilat janë më të zhvilluara ekonomisht ,diturisht (heh) etj. Pasiqë duke u afruar me ta ( shtetet që përmenda më heret e edhe të tjera ) do na shtohet edhe ne dituria e nuk do e lëm Salihun Menxhues Shteti , udhëheqës , Kryeministër . Është më mirë për popullin që të vetëdijësohen. E kur ne (populli) jemi të vetëdijësuar atëherë edhe do të jemi më të mirë në aspekte të ndryshme shtetërore , dhe poashtu Saliu , Edi , Iliri etj. do e lëshojnë Shqipërinë dhe do rradhiten në nivelin : Psikopat .


    Me Rrespekt : ILMGAP

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Berisha: Marredheniet politike me Greqine, te shkelqyera
    27/04/2009 14:30

    Berisha: Marredheniet politike me Greqine, te shkelqyera
    Arkiv
    Kryeministri Sali Berisha i vlereson marredheniet politike me Greqine, shume te shendetshme dhe te shkelqyera, ndersa homologu i tij, Karamanlis vlereson se Athina mbeshtet dhe inkurajon perspektiven europiane te Shqiperise.

    Berisha: Folem edhe per minoritetin grek

    Kryeministri Sali Berisha konfirmoi se ne takimin e tij me homologun grek bisedoi, vec bashkepunimit ekonomik ne shume fusha e luftes kunder korrupsionit, edhe per minoritetin grek ne vendin tone dhe emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin helen.

    "Ne jemi te kenaqur per progresin ne te gjitha aspektet. Une e sigurova kryeministrin Karamanlis se synimi i qeverise sime eshte te mbeshtese minitoritetin grek qe jeton ne Shqiperi", u shpreh Berisha.

    Po ashtu shefi i qeverise shqiptare theksoi se ministrite perkatese do te bashkepunojne ne kuader te sigurimit te pensioneve per emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi po edhe per shtetasit helene qe ndodhen ne Shqiperi.

    Ne konferencen e perbashket, fill pas nje takimi qe nisi prej ores 13:00 ne seline e kryeministrise, Berisha vleresoi marredheniet e shkelqyera politike qe jane mes Shqiperise dhe Greqise.

    Pasi konfirmoi se ka marre garancite se qeveria e Karamanlis eshte e gatshme te nxise me teper investitoret greke te vijne ne Shqiperi, Berisha falenderoi edhe per investimet e deritanishme greke, sidomos per ndertimin e autostrades nga Konispoli ne Sarande.



    Karamanlis: Mbeshtesim liberalizimin e vizave

    "Athina do ta mbeshtese dhe do te inkurajoje perspektiven europiane te Shqiperise". Keshtu u shpreh kryeministri grek, Kostas Karamanlis ne nje konference per shtyp me homologun Berisha.

    Kreu i qeverise greke theksoi se Greqia eshte nder vendet e para te BE-se qe shikon pozitivisht edhe perspektiven e liberalizimit te regjimit te vizave me Shqiperine. Karamanlisi permendi zhvillimin e zgjedhjeve te qeshorit sipas standarteve, luften kunder korrupsionit, si dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve, si kushte per afrimin e vendit me familjen europiane.

    “Vizita ime vjen ne nje kohe te rendesishme, kur Shqiperia u be anetare e NATO-s vetem pak jane me pare. Falenderoj qeverine per kete hap historik me rendesi per paqen, stabilitetin dhe fqinjesine e mire ne Ballkan”, tha Karamanlis.

    Kryeministri vleresoi hapat e bera nga dy vendet, duke theksuar se minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje nyje e rendesishme ne marredheniet mes fqinjeve. Sipas tij, emigrantet shqiptare japin nje kontribut te cmuar per ekonomine greke dhe shqiptare. “Do t’i pergjigjemi pozitivisht kerkeses se qeverise shqiptare per investime dypaleshe”, ka deklaruar Karamanlis.
    Harrova te vendos burimin:
    http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=149922



    Ceshtja came jashte diskutimeve te Karamanlis
    27/04/2009 12:00

    Ceshtja came jashte diskutimeve te Karamanlis
    Para se kryeministri grek Kostas Karamanlis te mberrinte ne Tirane, mediat greke kane zbuluar disa nga detajet e diskutimit mes dy paleve.

    Sipas gazetes greke pro qeveritare “Eleftero Tipos”, kryeministri grek ka marre garanci se ne Tirane nuk do te permendet ceshtja came.

    Vizita pritet te zhvilloje marredheniet dypaleshe, ndersa Greqia do te mbeshtese Tiranen ne rrugen e saj per integrim.

    Para vizites jane zbuluar edhe prapaskenat, ku mesohet se jane zhvilluar takime ne nivelet me te larta te diplomateve per ato qe duhet dhe nuk duhet diskutuar.

    Tirana ka dhene garanci te plota se ceshtja e cameve nuk do te permendet ne asnje prej takimeve.

    Qendrimi i Athines eshte i qarte, se kush kerkon prona duhet t’i drejtohet gjykates dhe se zgjidhje politike per kete ceshtje nuk do te kete asnjehere.

    Po ashtu edhe per ceshtjen e shkollave shqiptare ne Greqi, Athina tashme ka dhene garanci se do te inkurajohen vetem iniciativat private, ndersa bashkite dhe komunat jane te lira te hapin klasa ku mesohet shqip.

    Nderkohe ne lidhje me denimin e Bollanos, Greqia preferoi te qendroje asnjeanese dhe te mos diskutoje vendimin e gjykates, por duket se Athines i ka pelqyer distancimi i kryeministrit Berisha.

    http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=149899

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232



    Ceshtja e Camerise nuk do te flitet me, as per nje gurre varri te perkujtohen.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,349
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministrit Berisha: Vizita e Kryeministrit Karamanlis, kontribut shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve

    - Kryeministri Karamanlis: Greqia mbetet një fqinj i mirë dhe mik i besueshëm, një aleat brenda familjes së NATO-s dhe një mbështetës i kursit të Shqipërisë drejt institucioneve europiane. Ne mbështesim dhe inkurajojmë perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Greqisë, z. Kostas Karamanlis dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Pas takimit mes tyre, në praninë e të dy Kryeministrave, u nënshkrua Marrëveshja midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, nga Ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, znj. Dora Bakojanis.

    Më pas, të dy Kryeministrat dhanë nga një deklaratë për mediat, në të cilën bënë këto komente:

    Kryeministri Berisha: “Dua të falënderoj nga zemra Kryeministrin e Greqisë, mikun tim Kosta Karamanlis, për këtë vizitë shumë të rëndësishme, e cila është pa dyshim është një kontribut shumë i madh për marrëdhëniet tona miqësore. Gjithashtu, kam rastin të falënderoj Kryeministrin e Greqisë dhe mikun tim Kostas Karamanlis për mbështetjen e madhe që vet Kryeministri, qeveria dhe vendi e tij, i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe progresin për integrimin europian.

    Siç i thashë mikut tim, vendi im ka pasur gjatë këtyre viteve solidaritetin më të jashtëzakonshëm nga Greqia, nga kombi grek dhe vende të tjera mike, pa të cilat progresi i Shqipërisë drejt NATO-s dhe progresi i saj drejt integrimit europian do të ishte i pamundur.

    Marrëdhëniet tona politike janë me të vërtetë të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe një tjetër është gati. Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit.

    Dy vendet tona po bashkëpunojnë plotësisht në të gjitha fushat. Greqia po inkurajon investitorët e saj të vijnë të investojnë në Shqipëri. Ne jemi shumë të lumtur që, më shumë se 1 miliard dollarë amerikanë janë investuar në Shqipëri nga investitorë grek dhe këto janë investuar në të gjitha fushat; telekomunikacion, shëndetësi, arsim, miniera, në çdo fushë. Gjithashtu, jemi shumë mirënjohës për financimet e Fondit Helenik për disa projekte shumë të rëndësishme, midis të cilave është autostrada Konispol-Sarandë, si dhe disa projekte të tjera të rëndësishme. Vendet tona po punojnë bashkërisht, në mënyrë të suksesshme, për të luftuar krimin e organizuar.

    Mes dy vendeve ka një bashkëpunim të ngushtë në sistemin e kujdesit shëndetësor, kulturor, arsim dhe çdo fushë tjetër. Gjithashtu, kemi bashkëpunim i rëndësishëm edhe në fushën e energjisë. Ne po punojmë në dy projekte të përbashkëta për energjinë.

    Kryeministri Karamanlis më siguroi se ai dhe qeveria e tij do të mbështesin ambiciet e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, sikurse, unë e sigurova atë se, për mua dhe qeverinë time, ky proces duhet të jetë i mbështetur në performancën e vendit, sepse kjo është në interesin e qytetarëve të Shqipërisë.

    I thashë mikut tim se nesër Shqipëria do të aplikojë për vendin kandidat në BE, e ftuar nga Presidenca Çeke. Dua të theksoj gjithashtu se Shqipëria po përmbush të gjitha kriteret dhe standardet për zgjedhje të lira dhe ne jemi shumë të angazhuar për këtë.

    Një çështje e diskutuar në takim ishte rënia dakord që ministritë tona të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e pensioneve, si për emigrantët tanë atje dhe për qytetarët grekë.

    Gjatë bisedimeve tona, diskutuam edhe për minoritetin grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptar në Greqi. Jemi shumë të gëzuar për progresin në të gjitha aspektet dhe pa dyshim e siguroj Kryeministrin se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për respekt të plotë, bashkëpunim dhe është fokusi i qeverisë sime të investojë dhe të mbështesë komunitetet minoritare, në mënyrë që të ndryshohet pozitivisht jeta në to. Falënderoj Kryeministrin dhe qeverinë e tij për investimet dhe ndihmën e dhënë në ato zona, si dhe zona të tjera në Shqipëri.

    Duke përfunduar, do doja të thosha se kjo vizitë shënon një kontribut shumë të rëndësishëm në lidhjet dhe marrëdhëniet tona miqësore".

    Kryeministri Karamanlis: “Jam shumë i gëzuar që jam në Tiranë sot, e pranova me kënaqësi ftesën e mikut tim Kryeministrit Berisha, për të ardhur në Shqipëri. E kam pasur këtë dëshire për disa kohë, për të bërë këtë vizitë shumë të rëndësishme. Kjo është një vizitë që bëhet në një kohë shumë të rëndësishme, Shqipëria është bërë anëtare e familjes së NATO-s vetëm disa javë më parë. Dua të uroj sërish Kryeministrin Berisha, qeverinë shqiptare dhe popullin mik shqiptar, për këtë hap historik përpara, një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë për paqen, stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira mes fqinjësh në rajonin e Ballkanit. Greqia mbetet një fqinj i mirë dhe mik i besueshëm, një aleat brenda familjes së NATO-s dhe një mbështetës i kursit të Shqipërisë drejt institucioneve europiane. Ne mbështesim dhe inkurajojmë perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Me të vërtetë, ne ishim një ndër anëtarët e parë të Bashkimit Evropian që e mbështetëm Shqipërinë. Greqia ishte gjithashtu midis të parëve që pa shumë pozitivisht perspektivën e liberalizimit të regjimit të vizave, ashtu sikurse është vënë në dukje në axhendën e Selanikut, në vitin 2003. Që nga ajo kohë, ne ripërsërisim angazhimin tonë dhe e kemi ndjekur nga afër progresin e bërë deri tani për aplikimin e reformave të nevojshme, që siç e dini është plotësimi i disa kritereve të caktuara.

    Gjithashtu, diskutuam me Kryeministrin Berisha për angazhimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, aplikimin e kritereve dhe kushteve sipas standardeve evropiane, vlerave evropiane, që do të lehtësojë afrimin drejt familjes evropiane.

    Zgjedhjet sipas standardeve evropiane, aplikimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, respekti i plotë i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve janë hapa shumë të rëndësishëm ne atë drejtim.

    Për sa i përket marrëdhënieve bilaterale, jam i gëzuar të nënvizoj se gjatë viteve të fundit kemi arritur një progres shumë të rëndësishëm dhe cilësor. Të dy vendet kanë bërë hapa të rëndësishëm për krijimin e një klime të re kuptimi dhe besimi, duke krijuar kështu perspektivën për një bashkëpunim më të gjerë bilateral.

    Në këtë frymë, minoriteti etnik grek në Shqipëri përbën një lidhje shumë të fortë me rëndësi jetësore midis vendeve tona.

    Sigurisht, që mund të arrihet më shumë në nivelin bilateral dhe në këtë frymë shumë konstruktive, e cila na lejon të përmbyllim dhe firmosim këtu në Tiranë, një marrëveshje shumë të rëndësishme, përvijimin e vijës kontinentale dhe zonës detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Fatmirësisht, e njëjta frymë bashkëpunimi është vërejtur për marrëveshjen e nënshkruar disa muaj me parë, për varrezat e ushtarëve grek që kanë vdekur në Shqipëri gjatë luftës së madhe italiane në 1940-1941.

    Ne besojmë se zhvillime të tilla përbëjnë hap cilësor përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe konfirmojmë vullnetin e fortë politik për forcimin e bashkëpunimit, në një nivel që kërkohet për aleatët brenda NATO-s dhe partnerëve të ardhshëm në familjen evropiane.

    Do doja të ndalesha në disa momente të tjera për sa i përket marrëdhënieve tona ekonomike. Nuk ka ndodhur aksidentalisht që marrëdhëniet tona të mira politike bilaterale i kanë lejuar Greqisë dhe Shqipërisë të jenë partnerë të mirë në tregti, pavarësisht gjendjes së vështirë në të cilën po kalojmë në një nivel ndërkombëtar. Ndihem i detyruar të përmend dhe theksoj rëndësinë ekonomike të emigrantëve shqiptar në Greqi, që kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në ekonominë greke dhe sigurisht nëpërmjet remitancave ndikojnë në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

    Me zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e forte të marrëdhënieve tona ekonomike bilaterale, ne mbështesim investimet në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të përgjigjemi shumë pozitivisht kërkesave të miqve tanë shqiptar për investime dhe mundësi biznesi të frytshme dypalëshe. Në këtë frymë, adresimi i vështirësive që mund të lindin dhe bashkëpunimi konstruktiv në këtë drejtim, do të lehtësojë përpjekjet e investitorëve grek.

    Përfundimisht, do doja të theksoja rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në atë që ne e quajmë procedura e Athinës, një iniciativë greke që ka të bëjë me krijimin e një tregu të përbashkët energjie në Evropën jug lindore.

    Me lejoni të falënderoj edhe një herë mikun tim, Kryeministrin Berisha për ftesën dhe pritjen e ngrohtë”.

    Kryeministria
    27/04/2009

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministrit Berisha: Vizita e Kryeministrit Karamanlis, kontribut shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve
    ...

    Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit.

    ...
    Kryeministria
    27/04/2009
    shume lire, shume lire, kuptohet ne kurriz te Shqiperise, Çameve, Kosoves etj po e shet lekuren or salis ... obsesionisht per te mbajtur ate karrigen e menderosur te krieministrit ... mashtruesi Nr 1 i popullit, prind hajdutesh me çizme qeveritaresh ... qen besnik i athin-beogradit ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Kesaj i thone te te rrahin dhe mos te qash.
    Nuk e kuptoj si mund te heshtet kaq gjate per genocidin grek ndaj Shqiptareve te Camerise!!!!!!!
    Kaq e veshtire eshte per qeveritaret tane te kerkojne DREJTESI.
    Po kta grek te 2009 kaq te veshtire e paskan te denojne krimet e zervisteve dhe tu kthejne borxhin Shqipetareve?!!!!
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •