Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të
Nga libri "Si na është zbuluar Zoti"
4. Jezusi bëri shumë mrekullira!
Gjatë veprimtarisë publike të tij Jezusi bëri shumë mrekullira. Çdo gjë që bëri Jezusi ishte e pasuruar me hir dhe me dije në sherbim të popullit, kështu që njerëzit thoshin te mrekulluar "gjithçka e beri mire" (Mt 7, 37). Mrekullitë janë ngjarje të jashtëzakonshme, të cilat besimtarët i kuptojnë porsi shenjë veprimtarie të përsosur hyjnore. Kur është fjala për mrekulli "qellimi" primar nuk është të tregohet fuqia e Hyjit, por që Hyji deshiron t'i shpetojë të gjithë njerëzit.
Mrekullitë janë shenja të kesaj natyre. Mrekullia nuk është ngjarje per vete, me qellim në vete dhe për vete, por është pjesë e planit shperblyes të Hyjit. Prandaj mrekullitë hyjnë ne planin shperblyes të Hyjit dhe i sherbejnë zbulimit dhe zbatimit të këtij plani. Me mrekulli bëhet e ditur se me Jezusin dhe veprat e tij, arriti Mbreteria e Hyjit, por edhe shihet se çfare natyre ka Mbretëria Hyjnore.
Mrekullite janë te pandara me personin e Jezusit Zot dhe Njeri. Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të: Shërimi i sëmundjeve, i të paralizuarëve, të lindur me të meta, dëbimi i djajve, por mbi të gjitha falja e mëkateve tregon se Jezusi ka pushtet Hyjnor. Tami kur ecen mbi uje, ushqen popullin, urdhëron natyren, mbi të gjitha ringjallja e të vdkekurve tregohet qartë se Jezusi është Zot dhe Njeri.
vazhdon-->
Krijoni Kontakt