Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175

    Ish-ushtarët e UÇK-së hyjnë në grevë, kërkojnë zbatimin e ligjit

    Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës do të hyjnë sot në grevë.

    Këshilli iniciues për mbrojtjen e të drejtave të ish-luftëtarëve iu ka bërë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve që të bashkohen në grevë. Ata kërkojnë zbatimin e Ligjit për Vlerat e Luftës së UÇK-së dhe përkujdesje për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

    Por Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë me shqetësim paralajmërimin e grevës. Zëdhënësi Memli Krasniqi ka thënë se këshilli që ka paralajmëruar grevën nuk është në mesin e partnerëve me të cilat bashkëpunon qeveria e vendit.

    Pakënaqësitë e një pjese të ish-ushtarëve të UÇK-së vijnë pas mosrespektimit të ligjeve në fuqi, që përcaktojnë mbrojtjen e vlerave të luftës dhe njerëzve që kanë pësuar nga ajo.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    fillun Enveristat ma ba rremuje,,,,,,,,,,,, ulni koken e punoni tash,,,,,, dembela

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Greva: Ish-ushtarë të UÇK-së kërkojnë kujdes institucional për vlerat e luftës

    Dhjetëra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë hyrë sot në grevë para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, si pasojë e mos zbatimit të Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së dhe mos përkujdesjes për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Sipas tyre deri më tani edhe përkundër takimit me kryeministrin, Hashim Thaçi, nuk ka asgjë konkrete.
    Kryetari i këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha se ajo që i ka shtyrë ata të hyjnë në greve është mos kujdesi institucional për vlerat e luftës.

    “Kemi ardhur këtu par ta mbrojtur gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e trupit të invalidëve të luftës edhe djersën e veteranëve të luftës që e kanë dhanë për këtë tokë. Tash para një ore kam patur një takim me kryeministrin, i cili është pajtuar me do kërkesa tona mirëpo nuk kemi arritur diçka konkrete edhe e presim edhe një takim më vonë”, ka thënë Qeriqi.


    Faik Fazliu, nga Zyra për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të luftës pranë Qeverisë, thotë se këto kategori do të gëzojnë respekt dhe beneficione institucionale përkundër të gjitha pengesave.

    “Qeveria e Kosovës e veçmas zyra do t’i përkrahë dhe ndihmojë ata sepse janë kategori e veçantë për të cilët duhet patur respekt dhe kujdes”, thotë Fazliu.

    Këshilli iniciues për mbrojtjen e të drejtave të ish-luftëtarëve iu ka bërë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve që t’i bashkohen grevës nëse nuk marrin përgjigje pozitive për kërkesat e tyre.


    | s.b & RTK staff |

    13 prill 2009 - 16:39:51
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Ka pare Hashimi mos e ngucni tash
    Qa pi vyjn "shokt" ma
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ndërpritet greva e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

    Prishtinë, 16 Prill 2009 (Kosovapress) Koha 23:16

    Ish-pjesëtarët e UÇK-së para disa momenteve i kanë dhënë fund grevës katërditore, pasi që Këshilli organizativ i grevistëve dhe Qeveria e Kosovës janë dakorduar që të realizohen kërkesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    EUPSYCHO si mision përendimor do të ishte opcion i mirë për shërim të stafit presidencial dhe qeveritar.. Një mision perëndimor detyrimisht psikologë përendimorë për asrye se pacientët e tillë më lehtë do të shëroheshin nga të tillë mjekë meqë i kanë obsesion përedimorët.
    Sigurisht që shumica absolute e popullit nuk ka nevojë për një mision imagjinar të tillë, ama për pjesën tjetër që permendëm më lart do të ishte qysh ata do të kishin dashur të thonin "MORE THAN WELCOME".

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    EUPSYCHO si mision përendimor do të ishte opcion i mirë për shërim të stafit presidencial dhe qeveritar.. Një mision perëndimor detyrimisht psikologë përendimorë për asrye se pacientët e tillë më lehtë do të shëroheshin nga të tillë mjekë meqë i kanë obsesion përedimorët.
    Sigurisht që shumica absolute e popullit nuk ka nevojë për një mision imagjinar të tillë, ama për pjesën tjetër që permendëm më lart do të ishte qysh ata do të kishin dashur të thonin "MORE THAN WELCOME".
    jo ska nevoj te huajt ti sheroin
    as te hargjoin per sherim jasht vendi
    te kemi ty falltor me hajmalija e me nji gjuh arapqe
    qe me nji te fryme ne by.th qe do tua besh ti
    ata me siguri do te bejn ma mire ose do te sherohen
    plotesisht
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    jo ska nevoj te huajt ti sheroin
    as te hargjoin per sherim jasht vendi
    te kemi ty falltor me hajmalija e me nji gjuh arapqe
    qe me nji te fryme ne by.th qe do tua besh ti
    ata me siguri do te bejn ma mire ose do te sherohen
    plotesisht
    "MORE THAN WELCOME"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Kujdes! Dëshmorët dëgjojnë dhe flasinE premte, 12 Qershor 2009 15:13
    Njëra prej shumë traditave të shkëlqyera të popullit shqiptarë është, edhe përkujtimi në mënyrë të organizuar, i dëshmorëve të kombit. Sidomos, pas luftës së Kosovës kjo traditë e shkëlqyer filloi të praktikohet me të madhe, sepse kishim emocione të freskëta, realiteti ynë i përditshëm, dukshëm u përputhte me flijimin e shqiptarëve për liri dhe barazi. Pastaj, rrodhi lufta në Kosovën Lindore, dhe çështja e kryengritjeve u finalizua me luftën në Maqedoni. Pas mbarimit të këtyre kryengritjeve manifestimet, homazhet përkujtimet, rivarrimet ishin bërë përditshmëri e popullit të sapodalë prej luftërave. Nëpër kujtime të përvjetorëve, merrnin pjesë shumë njerëz, kishte edhe prej atyre të cilit historikisht nuk qëndronin mirë me kauzën kombëtare shqiptare. Ata ishin njerëz të dyshim, dhe si justifikim të marrëzirave të mëhershme, e përdornin retorikën patriotike, e cila retorikë aspak nuk u përputhte me realitetin që flitej dhe punohej. Ata për t'i bindur njerëzit e tjerë se realisht janë penduar, u deklaroheshin si njerëz apartiak. Por, nuk duhet mohuar faktin se njerëz të dyshimt kishte, edhe brenda vet partive. Kurse, ish-ushtarët dhe invalidët e luftës, ata të dyshimtit i shikonin me syrin e zhgënjimit, kishin frikë t'i shikojnë me syrin e urrejtjes, sepse mund të pësonin keq e më keq. Të gjorët, ish-ushtarë e invalid të luftës, nuk kishin çfarë të bënin, të dyshimtit e posedonin shkathtësinë e maskimit! Ndodhte që homazhe i bënin dëshmorëve, kurse po të njëjtën ditë, ish-ushtarët shkonin për në Slloveni, për ta siguruar kafshatën e gojës për vete dhe për familjet e tyre, kurse invalidët dhe jetimë gjatë rrugës për në shtëpi mendonin sesi të vijnë deri te një kafshatë e bukës. Për njerëzit e retorikës nuk kemi çfarë të flasim, ata bisedonin rreth vendit super-modern të restorantit dhe ushqimin vitaminoz që është duke i pritur.

    Shpeshherë nëpër manifestime të dëshmorëve të kombit, iu dha fjalë rasti, edhe atyre të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me kauzën kombëtare shqiptare, apo thënë më mirë, në një kohë liridashësit, tashmë dëshmorët, ishin në zor prej tyre!

    Por, shtresa më e zgjedhur e popullit dhe e Zotit, këto padrejtësi dhe maskime është duke i përcjell për së afërmi. Ata që e dhanë më të shtrenjtën për këtë komb, pra jetën, janë të nderuar me një vend, brenda së cilit gjithçka është e shkëlqyer dhe e përkryer.

    Dëshmorët e kombit prej atij vendi të përkryer, janë duke na parë se çka në të vërtet, ne jemi duke bërë për ata. Dëshmorët e kombit nëpër përkujtime të tyre, për së afërmi janë duke i dëgjuar bisedat e disa funksionarëve politik rreth bizneseve të tyre. Ata janë duke i parë, edhe familjet e tyre, të cilët janë në luftë të vazhdueshme me mjerimin dhe varfrin. Dëshmorët janë duke i parë, edhe burgosjet e shokëve të idealit të tyre. Dëshmorët e kombit, ata të cilët nuk e shijuan fare dhimbjen e plumbit, ata të cilët i nderoi Zoti me, më të mirën e përjetshme, janë duke na parë, dëgjuar dhe folur neve për tmerret që janë duke na pritur në këtë botë, dhe në botën tjetër. Por, fatkeqësisht ne të gjorët, të cilët kemi sy por nuk shohim, kemi vesh por nuk dëgjojmë, kemi mendje por nuk logjikojmë, kemi ndjenja por nuk ndjejmë, kemi shqisa por nuk shijojmë, jemi përball mallkimit dhe në një katastrofë serioze. Edhe pse, dëshmorët nuk mallkojnë, sepse siç thamë gjenden në një vend të përkryer i mbushur përplot begati dhe paqe, por vepra e tyre, që dikush fatkeqësisht është duke e shfrytëzuar për biznes të kësaj bote, do të na mallkon të gjithëve një ditë, ndoshta shumë shpejtë, edhe neve të cilët pretendojmë se jemi të drejtë. Sepse, pjesa e shoqërisë së ndershme është duke heshtur përball këtyre krimeve dhe nëpërkëmbjeve. Maskarenjtë (disa të infiltruar në parti të ndryshme, dise të vet-quajtur apartiak) hapur janë duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, kurse ne shoqëria e drejtë (pa sherr) nuk jemi duke reaguar fare, as fshehur, e as hapur.

    Po më vjen keq që do e shpalosi një argument të hidhur, përpara juve të nderuar lexues! Një ditë, shkova në një fshat heroik, i pamposhtur në kohën e luftës, bëra homazhe dhe lutje pranë varrezave, përjetova një ndjenjë që kurrë në jetën time nuk e kisha përjetuar dhe prej atij vendi të bekuar dola tejet i mallëngjyer. Por, posa dola prej vendit ku ishin varrezat, rastësisht i dëgjova disa klithma çiftesh. Hiq më pak se 50 metra, përball varrezave ishte mali i dendur përplot lisa e bredha. Të pamoralshmit dhe të pamoralshmet, rrugën e cila të shpie deri tek varrezat e dëshmorëve të kombit, e kishin keqpërdorur në maksimum, e kishin shndërruar në vend takim partnerësh. Rruga e cila shpie në krenarin e përjetshme, ishte shndërruar në një rrugë e cila të shpie në kënaqësinë e përkohshme dhe fatale. Çmenduri apo jo, por e vërtet! Por, nuk kishte qenë ky i vetmi zhgënjim dhe dëshpërim për mua dhe gjithë-shqiptarët.

    Mua më ra rasti të jem prezent edhe në një tubim, ku për së afërmi i pash lojërat që bëhen në emër të dëshmorëve të kombit. Këtë lojë e bënin, ata të cilë asgjë nuk kishin të përbashkën me luftën, ata të cilët nuk e dinin se çka është të humbasësh ndonjë anëtarë të familjes në luftë, të kujdesesh për një jetim, apo invalid të luftës, bile disa shkuan aq largë sa që, dëshmorët, invalidët dhe jetimët i quajtën "të dëmtuarit dhe viktimat e konfliktit të 2001-shit".

    Por, mos të mashtrohemi, të mos vet-lajthitemi, sepse dëshmorët e kombit këto maskarallëqe janë duke i parë, edhe atë shumë më mirë se ne. Shumë shpejtë do të vijë koha, kur materialistët e kësaj botë do të dalin para Zotit dhe para dëshmorëve të kombit. Nuk do të gjejnë fjalë për arsyetim, përkundër oratorisë së shkëlqyer në këtë botë, nuk do të gjejnë truproja për mbrojte, përkundër truprojave të shumta në këtë botë, si dhe nuk do të gjejnë asgjë arsyetuese, përkundër arsyeve false të shumta në këtë botë.

    Pra, kujdes sepse dëshmorët dëgjojnë dhe flasin, ata flasin përmes gjurmëve dhe porosive te tyre, por nëpërkëmbja e veprave të tyre

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Pra, kujdes sepse dëshmorët dëgjojnë dhe flasin, ata flasin përmes gjurmëve dhe porosive te tyre, por nëpërkëmbja e veprave të tyre, shumë shpejt do të kthehet në mallkim për ne.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Kongresi i demokratëve: "Koha për ndryshim"
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 17:13
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •