Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Informacionet e fundit rrethe Browser-eve

    Per fillim mendova e qe te hap nje teme te veteme rrethe browsereve ne menyre qe te kete nje pasqyre Komplete

    Dhe mendova qe ti permbledhe informacionet e fundit sa i perket fushes se browsereve:




    Nese bie ndesh me rregulloret e forumit mund te fshihet tema:

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Microsoft: IE i ri mė i shpejtė se Firefox dhe Chrome

    Kompania Microsoft bėn tė ditur se shfletuesi i saj i ri Internet Explorer (IE8) ėshtė mė i shpejtė se Mozilla Firefox apo Google Chrome.

    Nė testimet e bėra nga vetė kompania Microsoft, nė hapjen e 25 faqeve, shfletuesi IE8 ishte mė i shpejti. I dyti u radhit Google Chrome, ndersa Mozilla Firefox doli e treta.

    Ndėrkohė qė nuk janė testuar shfletuesit e Apple dhe Opera. “Microsoft nuk i ka testuar shfletuesit e tjerė tė Apple dhe Opera, ngase dėshiron tė pėrqendrohet vetėm nė rivalėt qė kanė shtrirje tė mirė nė platformėn e Windows” – deklaroi James Pratt, menaxher i produkteve nė ekipin e hulumtuesve.

    Sipas Net Applications.inc, shfletuesit e Apple dhe Opera kanė mė pak se 1 pėrqind shtrirje, kėshtu qė ata nuk paraqesin ndonjė rrezik pėr Micorosoft.

  3. #3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Firefoxi i ri vjen vetėm nė muajin qershor

    Edhe pse versioni i radhės sė shfletuesit mė tė popullarizuar alternativ ka qenė i pėrcaktuar tė paraqitet gjatė pjesės sė parė tė vitit 2009, nga tabori i Mozillas raportojnė se Firefox 3.5 do tė vonohet paksa.

    Integrimi i mundėsive tė shumta dhe testimet shtesė janė shkaqet kryesore tė vonimit tė versionit tė ri Firefox 3.5. Mesi i vitit ėshtė kohė mė reale pėr paraqitjen e tij.

    Javėn e kaluar Mozilla ka ofruar Firefox 3.1 beta 3, mirėpo siē deklaron Chris Blizzard nga shėrbimi i taborit tė Mozillas, ky version ėshtė larg nga ai pėrfundimtar.

    Edhe pse versioni i ardhshėm i Firefoxit nė formė logjike do tė duhej tė barte shenjėn 3.1, nė Mozilla kanė vendosur qė shifra 3.5 do tė theksojė mė konkretisht tė gjitha shtojcat dhe risitė me tė cilat do tė vjen versioni i radhės i shfletuesit.

    Sipas paralajmėrimeve tė Mozillas, Firefox 3.5 do tė sjellė pėrmirėsime tė rėndėsishme gjatė ekzekutimit tė JavaScript-it dhe mundėsive multimediale tė shfletuesit pa pasur nevojė tė instalohen shtojcat e “palėve tė treta”, si Adobe apo Macromedia

  4. #4
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Apple krijon shfletuesin mė tė shpejtė nė botė Safari 4 Beta

    Apple ka hyrė nė luftėn e shfletuesve duke lanēuar shfketuesin mė tė ri Safari 4 beta. Kompania e ka cilėsuar atė si shfletuesin mė tė shpejtė nė botė duke i bėrė konkurrencė edhe shfletuesve tė njohur si Microsoft, Firefox dhe Google.

    Sipas Apple, Safari 4 beta mund tė hapė me shpejtėsi tė madhe ueb aplikacione si JavaScript. Ky shfletues ėshtė 4 herė mė i shpejtė se versioni i kaluar Safari 3.2, 30 herė mė i shpejtė se Internet Explorer 7 dhe 3 herė mė i shpejtė se Firefox 3 nė hapjen e ueb aplikacionit JavaScript.

    Ndėrkohė nė hapjen e HTML ueb faqeve, kompania thotė se Safari 4 beta ėshtė 3 herė mė i shpejtė se Internet Explorer 7 dhe Firefox 3.

    Safari 4 beta ėshtė i mundshėm pėr shkarkim edhe pėr sistemin operativ tė Windows dhe pėr atė Mac. Pėr tė punuar me kėtė shfletues, kompjuteri juaj duhet tė ketė nė pėrdorim tė paktėn Windows XP SP2 apo Vista. Ndėrkohė pėrdoruesit e Mac duhet tė pėrdorin Mac OS X Leopard 10.5.6 apo Mac X Tiger10.4.11.

  5. #5
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Google kthen shenjėn beta nė shfletuesin e vet Chrome

    Dorėn nė zemėr, versioni i fundit stabil i shfletuesit Chrome nga kompania Google nuk do tė bėhet me shenjėn beta. Ajo ėshtė larguar nga shfletuesi qysh nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, mirėpo tabori i gjigantit tė internetit ka vendosur qė sėrish tė kthej nė funksion programin e versioneve eksperimentale tė shfletuesve tė cilėt janė nė dispozicion tė publikut tė gjerė.

    Qė kur ėshtė larguar shenja nga shfletuesi i shfletuesit tė Google, kompania ka mbajtur dy kanale pėr shpėrndarje Chrome – stable (stabil), nė tė cilin ėshtė paraqitur versioni pėrfundimtar i shfletuesit dhe developer, i dedikuar pėr ekipet zhvilluese tė cilat kanė dashur tė eksperimentojnė mundėsitė e reja tė kėtij shfletuesi.

    Tani Google po e kthen nė jetė kanalin e emėruar beta, i cili tė gjithė pėrdoruesve u mundėson tė provojnė versionet e reja tė Chrome.

    Nė tė njėjtėn me kėtė risi nga Google ėshtė hapur edhe blogu zyrtar i Google Chrome, i cili i ėshtė dedikuar ekskluzivisht kėtij shfletuesi.

    Versionin beta tė Google Chromea mund ta shkarkoni nė kėtė adresė.

  6. #6
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Erdhi Internet Explorer 8

    Tabori Microsoftit ka publikuar lajmin se gjatė ditės sė djeshme (e enjte), rreth orės 18:00 sipas orės sonė, pėrdoruesve do t’u ofrojė versionin pėrfundimtar tė shfletuesit tė vet internetit Internet Explorer, i cili ka evoluar deri tek versioni 8.

    Pas pothuajse njė viti pėrgatitjes, Internet Explorer 8 do tė jetė nė dispozicionin tonė gjatė nga dje nė 25 gjuhė tė ndryshme botėrore, dhe atė nga faqet zyrtare tė Internet Eplorer apo nga Microsoft Download Centre, derisa tek pėrdoruesit tė cilėt e kanė tė kyēur opsionin Automatic Update shfletuesi do tė instalohet automatikisht.

    Nė tė njėjtėn kohė Microsoft ka publikuar edhe raportin e vet i cili thotė se Internet Explorer 8 gjoja ėshtė dukshėm mė i sigurt sesa shfletuesit konkurrentė nga Mozilla e Google.

    Raportin pėr Microsoftin e ka kryer kompania NSS Labs e cila ka publikuar se IE RC1 ėshtė madje 69 pėr qind mė i efektshėm nė njohjen e sulmeve tė ndryshme nga uebi tė cilat ēdo ditė i ngacmojnė pėrdoruesit, derisa nė vendin e dytė ėshtė kategorizuar Firefox, Safari nė tė tretin dhe Google Chrome nė vendin e katėrt.


    Ja edhe linku ku mund ta shkarkoni Internet Explorer 8

    http://www.microsoft.com/windows/int...e-9cd5cd36bb8d
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YlliRiaN : 20-03-2009 mė 07:48

  7. #7
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Google rrit shpejtėsinė e Chrome

    Google e ka acaruar edhe mė tej luftėn mes shfletuesve duke rritur shpejtėsinė e shfletuesit tė saj Google Chrome. Pėrveē shpejtėsisė, Google ka shtuar edhe tipare tė dobishme nė versionin e ri testues beta 2.0.

    Ndėrsa pėr ata qė nuk i pėlqejnė beta versionet, Google akoma e ofron versionin e qėndrueshėm pėr pėrdoruesit e pėrditshėm tė Chrome, e po ashtu edhe versionin pėr zhvillim.

    Sipas blogut zyrtar tė Google Chrome, versioni i ri beta e proceson JavaScript 25 herė mė shpejtė nė V8 benchmark (makina nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar Chrome) dhe 35 herė mė shpejtė nė Sunspider benchmark.

    Chrome po ashtu ka shtuar edhe forma si autofill, zoom qė kap jo vetėm tekstin por edhe fotografitė nė tėrė faqen, autoscroll kur ju e shtypni rrotėn e miut etj.

    Shpejtėsia dhe shtesat e kanė bėrė shfletuesin tė funksionojė mė shpejtė. Por shkarkuesit duhet tė kenė kujdes, ngase disa raporte bėjnė tė ditur se pėrdoruesit kanė pasur probleme me infektime gjatė shkarkimit.

  8. #8
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anėtarėsuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384

    Microsoft: IE i ri mė i shpejtė se Firefox dhe Chrome

    Kompania Microsoft bėn tė ditur se shfletuesi i saj i ri Internet Explorer (IE8) ėshtė mė i shpejtė se Mozilla Firefox apo Google Chrome.

    Nė testimet e bėra nga vetė kompania Microsoft, nė hapjen e 25 faqeve, shfletuesi IE8 ishte mė i shpejti. I dyti u radhit Google Chrome, ndersa Mozilla Firefox doli e treta.

    Ndėrkohė qė nuk janė testuar shfletuesit e Apple dhe Opera. “Microsoft nuk i ka testuar shfletuesit e tjerė tė Apple dhe Opera, ngase dėshiron tė pėrqendrohet vetėm nė rivalėt qė kanė shtrirje tė mirė nė platformėn e Windows” – deklaroi James Pratt, menaxher i produkteve nė ekipin e hulumtuesve.

    Sipas Net Applications.inc, shfletuesit e Apple dhe Opera kanė mė pak se 1 pėrqind shtrirje, kėshtu qė ata nuk paraqesin ndonjė rrezik pėr Micorosoft.
    ██████████████████████
    F . C . I n t e r n a z i o n a l e M i l a n o
    ██████████████████████

  9. #9
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Lojėrat funksionojnė mė shpejt nė Windows 7 sesa nė Vista

    Duket se sistemi operativ i radhės Windows 7 qysh tani ėshtė njė produkt i pėrpunuar bukur mirė; madje edhe lojėrat funksionojnė njėjtė mirė apo edhe mė shpejt sesa nė Vista.

    Djelmoshat nga faqja e portalit PC Perspective kanė bėrė njė nga testet mė tė detajuara sa u pėrket lojėrave nė Windows 7, duke pėrdorė lloj-lloj lojėrash dhe shtatė kartela tė ndryshme grafike. Rezultatet kanė befasuar kėndshėm; Windows 7 punon mė shpejt dhe mė besueshėm, pa u ndaluar, derisa lojėrat nė tė funksionojnė mė shpejt sesa nė sistemin e mėhershėm operativ - Windows Vista.

    Sa pėr rikujtim, edhe pse Vista kishte premtuar shumė gjėra kur bėhej fjalė pėr lojėrat kompjuterike, deri mė sot disa lojėra nė kėtė sistem operativ punojnė mė ngadalė sesa nė paraardhėsin e tij, Windows XP. Megjithatė, duket se Windows 7 do tė ndryshojė kėtė traditė, e madje tani pėr tani bėhet fjalė vetėm pėr versionin eksperimental tė tij!

  10. #10
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Microsoft do tė mundėsojė shkarkimin e Windows 7 RC nė Maj

    Korporata Microsoft do tė lėshojė njė release kandidate (RC) tė Windows 7 gjatė muajit Maj. Ueb faqja Technet e ka paraqitur muajin Maj si kohė pėr shkarkimin e Windows 7 RC.

    Ju nuk duhet tė nguteni ta shkarkoni Widows 7 ngase kohė pėr shkarkimin e tij do tė ketė deri nė Qershor, ndėrsa qė as numri shkarkimeve nuk do tė jetė i kufizuar.

    Kur Microsoft e pati lėshuar versionin beta tė Windows 7, drejtori ekzekutiv Steve Ballmer pati thėnė se shkarkimi do tė ishte i limituar nė kohė dhe nė numėr prej 2.5 milionė kopjeve.

    Kėshtu tė gjithė nxituan ta shkarkojnė Windows 7 qė nė ditėn e parė duke bėrė qė edhe serverėt e Microsoft tė mos punojnė prej ngarkesės sė madhe.

    Ndėrkohė qė versioni RC do tė ketė datė tjetėr tė skadimit. Microsoft do ta ofrojė Windows 7 nė gjuhėt si anglisht, japonisht, frėngjisht dhe spanjisht, ndėrsa do tė mundėsojė edhe shkarkimin me 32 dhe 64 bit.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krimet komuniste nė Shqiperi
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Puls
    Nga yjori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 245
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 09:57
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Puthja e fundit
    Nga Shėn Albani nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 03:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •