Varroset me nderime Ibrahim Halilaj (17) nga Tėrdefci i Drenasit. Nė kėtė ceremoni mortore, pėrveē tė afėrmeve, morėn pjesė edhe ambasadori i Gjermanisė nė Kosovė dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj. Ibrahimi ėshtė vrarė sė bashku me 13 persona tė tjerė nga bashkėmoshatari i tij, Tim Kretschmer.
Nga Selvije Bajrami mė 15.03.2009 nė ora 21:06
Arbenita, 15 vjeēe, tė dielėn nė mesditė, printe kortezhin prej qindra njerėzve qė nė kėtė ditė ajo dhe tė afėrmit e saj i dhanė lamtumirėn e fundit, Ibrahim Halilajt.
17-vjeēari Halilaj nga Tėrdefci i Drenasit ėshtė vrarė nga bashkėmoshatari i tij, Tim Kretschmer nė qytetin Winnenden tė Gjermanisė. Halilaj ka gjetur vdekjen bashkė me tetė shoqet e klasės, tri mėsueset dhe tre qytetarė tė tjerė gjermanė.
Veē fotografisė sė tė vėllait qė mbante Arbenita nė duar teksa i printe turmės sė njerėzve, njė tjetėr ishte vendosur nė hyrje tė oborrit tė shkollės sė fshatit Tėrdefc. Ky fshat ėshtė vendi i lindjes sė Ibrahimit, i cili nė moshėn 6 vjeēe kishte shkuar me nėnėn, dy motrat e vėllanė tjetėr, pėr t’iu bashkuar babait tė tij nė Gjermani.
Prapa fotos te shkolla ishin vendosur tre flamuj, ai i Kosovės, flamuri kombėtar si dhe flamuri i shtetit gjerman.
Burrat e fshatit prisnin njerėzit nė kėtė shkollė, derisa arkivoli me kufomė arriti rreth orės 13 e 30 nė familjen Halilaj nė Tėrdefc.
Arturi, vėllai i vogėl i Ibrahimit, nuk ndalte lotėt teksa shikonte fotografinė e bashkė me tė qanin edhe tė tjerėt. Babai i Ibrahimit, Shemsiu, mundohej tė mbahej, ndėrsa priste mysafirėt te dera e oborrit tė shkollės. Nė njėrėn nga klasat e kėsaj shkolle, pėr disa ēaste, Shemsiu ėshtė gjendur i ulur nė mes tė ambasadorit tė Gjermanisė nė Kosovė, Hans-Dieter Steinbach dhe ministrit tė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj. Nga kėta tė fundit, babai i tė ndjerit ka marrė ngushėllime pėr humbjen tragjike tė djalit, i cili nė ditėn tragjike, mė 11 mars, kishte shkuar nė shkollė me paterica dhe atė pėr herė tė parė pas dy javėve, pas njė intervenimi kirurgjik qė kishte pasur nė kėmbė.
Ambasadori Steinbach ndėrkaq ka marrė ngushėllimet nė emėr tė familjes Halilaj, edhe pėr 14 viktimat e tjera gjermane.
Veē pėrfaqėsuesit gjerman nė Kosovė dhe pėrfaqėsuesit nga Qeveria e Kosovės, familja Ibrahimaj ka marrė ngushėllime edhe nga kryetari i Komunės sė Drenasit, Nexhat Demaku si dhe pėrfaqėsuesi i familjes Jasharaj, Murat Jashari.
Kufoma ėshtė nisur pėr te varrezat e fshatit, ndėrsa turmė e madhe e njerėzve po e shoqėronin atė.
“I lehtė i qoftė dheu e i fuqishėm qoftė kujtimi pėr tė...”, tha mes tė tjerash para tė pranishmėve, ministri Enver Hoxhaj.
Edhe ambasadori gjerman ka shfaqur pikėllimin e tij nė lidhje me tragjedinė nė fjalė.
“Mė vjen vėshtirė tė gjej fjalė nė kėtė ditė tė vėshtirė pėr Gjermaninė dhe Kosovėn”, tha ai.
Teksa ka ngushėlluar tė pranishmit nė emėr tė qytetarėve tė Drenasit, kryetari i kėsaj komune, Nexhat Demaku ka njoftuar se shkolla e fshatit nuk do tė mbaj mėsim nė pesė ditėt vijuese, duke u solidarizuar kėshtu me shkollėn nė Gjermani, e cila ka humbur nxėnėsit e saj.
Pas kėtyre fjalimeve, ku ėshtė shquar figura e tė riut, si njė djalosh qė e donte shkollėn, vendlindjen e sportin, u krye edhe ceremonia e varrimit.
Kjo ceremoni ėshtė bėrė nė Kosovė, me kėrkesė tė familjes Halilaj, ndonėse autoritetet gjermane kishin kėrkuar qė njė gjė e tillė tė ndodhte nė Gjermani, ku do tė varrosen edhe 14 viktimat e tjera, tė tragjedisė nė tė cilėn i riu gjerman kishte shkrepur 112 plumba dhe nė fund ishte vetėvrarė.
Gazeta expres
Krijoni Kontakt