Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1

    A mund të bëhet "boot" në LAN?

    Kam 10 pc te lidhur ne rrjett lokal LAN.
    Pas disa problemesh me nje pc me duhet ta formatoj por pc nuk ka cd-rom.
    A mund te behet bot nga LAN. Kur kam hyre ne bios e kam pare "boot from LAN..."
    NQS behet atehre mund te me tregoje ndonjeri si behet?

  2. #2
    Aman se dhe un kte dua po nuk po gjej gje.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    254

    Red face

    Vallai kurioz do isha dhe une po si t'ia bejme.?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    Si duket duhet disa pejs specifike dhe jo ato NIC kartat e rendomta, un nuk jam ekspert te flas per kete pun por sa munda te shfletoj kuptova qe nuk duket pun e let bootimi nga lan
    ketu i keni disa adressa ku mund te ju ndihmojn

    http://etherboot.org/wiki/index.php
    http://rom-o-matic.net/
    http://silent.gumph.org/content/4/7/...ndows-pxe.html
    http://www.msfn.org/board/index.php?showtopic=39928

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Postime
    833
    Francovice, nese pervec ketyre pc qe ke ne pa CD ROM ke dhe PC te tjere, me te njejtin motherboard dhe harddisk, atehere, merr nje CD Symantec Ghost, versioni nuk ka rendesi.
    GJithashtu te duhet nje Hardisk i jashtem me USB.
    Fute CD ne nje nga PC qe e ke ne rregull, dhe jepi boot nga CD dhe lidhe hardiskun e jashtem tek porta e USB qe ka kompjuteri qe ti ke futur CD.
    Supozohet qe kompjuteri ku ti ke futur CD e Symantec Ghost, eshte nje PC i mire, me Windows te mire dhe funksionon perse mbari.
    Boot nga CD dhe kliko Symantec Ghost To USB ose normal, per momentin nuk e kam mire te qarte, nuk e kam as cd ketu.
    Por po te shohesh me pas proceduren eshte e lehte....!
    vetem do kesh kujdes kur te besh hedhjen e imazhit nga Kompjuteri qe punon perse mbari tek Hardisku i jashtem, qe te mos besh te kunderten.
    dhe me pas ne te njejten menyre, por anasjelltas do besh me keto pc qe ke te paformatuar (po them une).
    dhe e ke ne rregull!

    Pac Fat!

  6. #6
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Boot nga lan eshte tjeter edhe Lan install jane tjeter. Boot lan do te thote qe kompjuteri jot punon i lidhur me lan pak a shume si nje Virtual Machine ose Terminal Services sic quhet ne Windows. Ndersa Insalimi ne Lan eshte mundesia qe u jepet personave te bejne instalimin e XP nepermjet nje serveri qofte ky RIS Remote installation Server ose PXE server. Per metoden e pare te duhet te kesh RIS ne Windows server 2000 ose 2003 ose 2008 te instaluar ne kompjuterin qe eshte Server. Ndersa metoda e dyte ka te beje me perdorimin e nje PXE server qe mund te jete Linux ose Windows popr normalisht ato te linux jane falas kurse per ato te windows duhet te paguash. Ne kete pjese do shpjegoj se cfare ju duhet per te bere nje Remote Installation me PXE servere. Fotot e infot i mora nga nje website pasi perhere kam perdorur RIS eshte hera e pare qe po setup nje PXE server.

    Cfare Nevoitet:

    Dy kompjutera njeri Server e tjetri client
    Te dy kompjuterat te paisur me NIC Network Interface Card
    NIC e clientit duhet te jete ne gjendje te beje boot nga lan. Me nje fjale te kete
    mundesine te beje veprime fillestare ne lan ku ndodhet marja e IP nga DHCP e disa
    komanda te rendomta.
    Nje CD i windows XP qe do instalojme ne kete kompjuter klient bashke me numrin serial
    Nje DHCP server qe mund te jete nga routeri ose nga serveri kryesor.
    Programi DVD Generator link http://winner.windowsdream.com/dl/DV...or-1.14-EN.exe
    Programi TFTPD32 qe mund te shkarkohet http://tftpd32.jounin.net/download/T...etup.exeFilet: pxelinux.0 kernel initdr.pz

    kjo procedure do ndahet ne dy pjese. Instalimi e krijimi i drejtorise se fileve tona edhe pjesa e dyte instalimi i PXE server.

    Krijimi i drejtorise me file:

    Pasi kemi shkarkuar edhe instaluar DVD Generator krijojme nje drejtori ne kompjuterin Server x:\OUTPUT ku X eshte shkronja e diskut qe ne do perdorim edhe pastaj e bejme kete drejtori Share ne te gjithe networkun tone. Nese nuk dini se si ta beni kete gje atehere pyesni po meqe kjo procedure do pak pervoje shumica e personave qe mund ta perdorin dine se si ta bejne. Me pas hapim DVD Generator.
    Ne kutine e pare "1. Select your output folder" shkruajme drejtorine qe ne krijuam x:\OUTPUT ku x eshte shkronja e driverit.
    ne kutine e dyte "2. Indicate your Windows XP source" shkojme tek drejtoria i386 e windows CD. Ne kutia 4 "4. Enter Windows Serial number" shkruajme serialin e windows nese do perdorim te njejte serial per te gjithe kompjuterat ose e leme bosh nese do u veme serialin nje nga nje cdo kompjuteri.
    chekoje kutine e shkrimit "Advanced users: I want to customize a lot more, and download a lot less" edhe si perfundim duhet te shifni dicka si ne figuren meposhte



    Me pas klikojme ne ne butonin "5. Generate the SYSANGEL DVD ISO" ku do krijohet nje .iso file qe ne nuk do e perdorim por ama kete e bejme qe programi te regulloje edhe te updetoje filet e windows sipas menyres se duhur. do kalojme ne nje figure si me poshte



    Ketu mund te shtojme driverat e aplikacjonet e nevojshme qe ne mund te perdorim ne kompjuterin e ri. Une personalisht nuk ju sygjeroj kete gje pasi keto mund te instalohen edhe me vone nese eshte e nevojshme. si perfundim klikoni ne "Finished the custom. Generate the ISO!" Prisni derisa te shikoni screen e perfundimit qe duket si ky me poshte



    Pasi kjo te mbaroje mund te digjin .iso file nje nje DVD ose mund te mbyllni programin e te shkoni ne drejtorine x:\OUTPUT e te beni dele file DVD.iso


    Pjesa 2 Vazhdon me Poshte
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #7
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Perpara se te startojme TFTPD32 clikojme me te djathten ne Start > All Programs > TFTPD32 > tftpd32 e shkojme ne properties ne dritaren general ne kutia Start in shkruajme x:\OUTPUT ku x eshte shkronja e diskut qe ne po perdorim. dhe klikojme apply pastaj klikojme ok. Krijojme drejtorine x:\OUTPUT\pxelinux.cfg\ ku x eshte shkronja e driverit qe ne do perdorim. Kopjojme file pxelinux.0 qe shkarkuam edhe e vendosim ne drejtorine x:\OUTPUT\ edhe neqoftese nuk jane krijuar copjojme edhe filet kernel edhe initrd.gz ne po te njejten drejtori. Ne vazhdim shkojme e startojme programin TFTPD32 e bejme konfigurimet e nevojshme. Selektojme NIC qe ne do perdorim nese kompjuteri server ka me shume se 1 karte networku duhet te selektoni karten qe lidhet me LAN jo karten qe lidhet me WAN. do duket dicka si ne figuren me poshte



    Nese routeri juaj ka nje DHCP server te konfiguruar mund ta konfiguroni njesoj si DHCP e Routerit po nese nuk ka atehere duhet te krijoni nje bazuar ne skemen e meposhteme. duke klikuar ne DHCP Server vendosni informacjoni e sakte per DNS, GATEWAY, MASK edhe IP Pool IP Pool eshte sasia e IP qe leshohen nga serveri i DHCP ku caktohet IP e fillimit edhe IP e Fundit. shif foton me poshte.



    Mos haroni te klikoni SAVE ne kete dritare

    Ne konfigurim e meposhtem klikoni ne settings edhe lereni sic eshte ne figuren me poshte vetem nese nuk doni te shikoni programin gjate punes se tij selektoni kutine perpara "Hide Window at Startup"



    klikoni OK edhe serveri PXE eshte i konfiguruar. Mund te testoni serverin duke provuar te hyni nga PXE Boot i clientit ne menyren e shpjeguar me poshte.
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  8. #8
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Psi kemi krijuar cdo gje qe nevoitet atehere startojme kompjuterin klient edhe zgjedhim menyren e boot PXE ose shtypim F12 pasi shumica e MoBo e kane kete opsjon. Presim derisa Kernel te ngarkohet ne sistem edhe kur del ekrani selektojme menyren e Graphical Interface. Selektojme opsjonin Install Windows si ne figuren me poshte.



    Ne faqene dyte do selektojme se cfare menyre duam te lidhemi me rjetin me DHCP apo Statike. Nese selektojme Yes atehere instalusi do mare nje IP nga DHCP ne te kundert do vendosim cdo info vete nese i dime te gjitha parametrat. Nese selektojme No qe eshte menyre me e sigurt edhe e shpejte ne dritaret me pas do vendosim ip, DNS, Gateway, MASk qe i nevoiten kompjuterit per tu lidhur. Ne faqen tjeter na pyet nese do i marim filet e windows nepermjet internetit apo brenda nje LAN. ne kete opsjon do zgjedhim NO pasi ne kemi krijuar ne share drejtori brenda LAN tone. Ne dritaren tjeter zgjedhim se si do i marim keto file nepermjet http, FTP ose ne rastin tome me share qe eshte SMB



    Ne dritaret ne vazhdim do na kerkoje per informacjonet e serverit si IP ku vendos ip e serverit. ne vazhdim vendosim emrin e share psh kur ne beme share drejtorine output normalisht windows i vendos emrin e share output kshu qe do shkruajme output. me pas shkruajme emrin e userit edhe passwordin qe ka akses ne ate server normalisht eshte useri i administratorit edhe passwordi po jo admin i internet kafe software pasi jane te ndryshme po user/password i windows. Me pas do kemi nje dritare ku thote path. nese keni bere nje share normale edhe sipas kesaj shpjegimi mjafton te vendosni / edhe jeni ne regull. Me pas nese nuk keni vendosur serialin e XP gjate procedures se pare fare do ju kerkohet seriali i XP nese jo nje dritare e tille nuk do dale fare.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Ardi_Pg_ID : 29-01-2009 më 02:52
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  9. #9
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Me pas fillon kostumizimi i windows ku vendoset emri i kompjuterit Emri i pronarit, kompania etj me pas do te te pyese per gjuhen. nese cd qe moret filet ishte anglisht atehere angllisht ka te gjitha MUI brenda e ketu mund te zgjidhni MUI e deshiruar. Nese zgjidhni shume gjuhe ateher ene ekranin tjeter ju jepet mundesia te zgjidhni gjuhen kryesore defoult. me pas kompjuteri do ju kerkoje nese doni apo jo te kompjoni drejtorine e windows i386 ne kompjuter une ju sygjeroj ta kopjoni po nese nuk keni vend ne hdd atehere lereni mos e kopjoni.



    Me pas do ju kerkohet nese doni te instaloni java SDK ose .NET SDK eshte deshira juaj nese i doni apo jo. Me pas programi do ju kerkoje se nese do beni formatim apo vetem repair te kompjuterit. Nese keni patur windows xp me perpara ne kete kompjuter e nuk doni te beni formatim atehere programi do beje vetem repair duke mbajtur MBA record edhe boot sektor te pa trazuar vetem do instaloje filet e reja ne menyre riparimi ku do deletet drejtoria Windows. nese selekton jo atehere do te te nxjere ne ekranin e zgjedhjes se sasise te particjonit.





    Perseri nese klikoni NO programi ju jep e nje mundesi tjeter per te vendosur nese do fshini BOOT Sector apop do ta mbani ate qe keni patur me perpara nese keni nje instalim windows ne kompjuterin tuaj. Nese keni patur me perpara nje boot record atehere mund te zgjidhni yes per te mbajtur recordin e boot qe eshte e rekomanduar nese keni nje boot record ne kete kompjuter zgjidhni no nese nuk keni patur windows me perpara ose nese nuk doni ta rezikoni instalimin
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  10. #10
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678


    Klikoni OK edhe fillon instalimi kjo ishte ajo e quajtura krijimi i nje Stand Alone install ose Unattended install qe do te thote instalimi i windows behet pa interaktim me instalusin. rini e prisni derisa instalimi te mbaroje edhe ne fund log in ne windows me username Administrator edhe pa asnje password.

    besoj se ndihmove ndonje ne kete menyre. Nese doni te lexoni faqen e informacjonit ne angllisht mund ta gjeni ne http://winner.windowsdream.com/winner/howto.html


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •