Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Post Universiteti i Korces nderon Janullatosin “Mik i Shqipërisë dhe i qytetit të Korçës”

    Korçë, universiteti nderon kryepeshkopin Janullatos
    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, është vlerësuar nga Universiteti i Korçës me titullin “Doktor Honoris Causa”. Me motivacionin për kontributin e tij të shquar akademik në fushën e teologjisë, si dhe për veprimtarinë shoqërore me vlera të mëdha në forcimin e dialogut dhe tolerancës fetare midis qytetërimeve, Kryepeshkopit Janullatos i është dorëzuar titulli në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit “Fan Noli”. Ka qenë një propozim i senatit të këtij universiteti që i ka akorduar këtë titull kreut të kishës ortodokse. Në ceremoninë e rastit është vlerësuar veprimtaria shkencore në fushën e teologjisë e kryepeshkopit, në praninë e pedagogëve, studentëve, përfaqësuesve të klerit dhe të pushtetit lokal. Janullatos ka mbajtur me këtë rast një leksion mbi bashkëjetesën fetare. Kryepeshkopi ka referuar studimin e tij me titull “Vlerat mbarënjerëzore të feve”, që është përshëndetur nga ana e drejtuesve të këtij universiteti. Nga ana e tij, rektori Gjergji Mero ka vlerësuar kontributin e Kryepeshkopit Janullatos si personalitet i shquar në fushën e teologjisë, por edhe si mik i Shqipërisë dhe i qytetit të Korçës.
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=57058
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Mendime të lira:
    Duke lexuar artikullin është befasi se si imazhi i Janullatos, i quajtur “Kali i Trojes” shndërroj tek një karakter i dënjë dhe dashamirës ndaj shqiptarëve e sidomos qytetarëve Korçarë. Pas analizimit të artikullit, shohim që shkolla dhe më sakte senati i universitetit “Fan Noli” flasin jo vetem per vëten e tyre, por flasin për të gjithë qytetarët e Korcës, edhe pse ata perfaqësojnë një pakicë të saj.
    Duhet të jemi të informuar për figurën e Anastas Janullatos para se ta gjykojmë këtë veniment si të drejte apo të nxituar. Megjithëse mund të jetë intelektual, dhe me horizont të gjërë, ky person, shpesh është vërtetuar që ka pasur qellime anti-shqiptare dhe jo “mik i Shqipërisë” sic është quajtur. Nuk ka arsye pse një person i zotit të merret me politikën, dhe aq më shumë me mardhëniet greko-shqiptare, në nje kohe kaq delikate për çeshjten e Epirit.
    Duke patur një njohuri të gjërë për Korçën, mund të theksoj që eshte qytet i kulturës, dhe njihet për harmoninë fetare, si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë. Por kohët e fundit kanë dalë udhëheqës dhe shqipfolës fanatikë ndaj fesë që shtyjnë përçarjen ndanj njëri-tjetrit edhe pse flasin për harmoninë e feve.
    Universitetet duhet të jenë neutral kur ka të bëjë me fenë apo me politikën, dhe jo të përkrahin dhe të nderojnë persona të caktuara, e sidomos kur në shumë qytete janë bërë protesta për ta larguar menjëherë këtë person për çeshtje anti-shqiptare.
    Kur ka qënë hera e fundit që në qytetin e Korçës i është dhënë një nderim kaq i lartë një qytetarit të saj? Vërtet Shqiptarët janë mikpritës dhe njihen për respektin dhe besën që ju japin mysafirëve të tyre por, a e meriton Anastas Janullatos të quhet figurë pozitive për Shqiperinë dhe sidomos qytetin e Korçës kur ushqen qe duhet te predikohet në gjuhën greke në nje qytet që greket e quajnë të tyren, kur në të njëjtin moment popullsia e Korçës është shqiptare?
    Si mendoni a është i drejtë gjith ky nderim për këtë person të dyshimshëm, apo ka dicka qe ende nuk jemi informuar ndërmjet mardhënjeve të Gjergji Mero me senatin, dhe Anastas Janullatos?


    nga http://rilindja.wordpress.com/2009/0...tit-te-korces/




    p.s Po keni mundesine lini komente dhe ne blog

  2. #2
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Seshte i drejt aspak,sjam kunder fese ne kete rast jame kunder ketij Janullatosit grek.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    1- Ku e ke degjuar ti qe kryepeskopi predikon per futjen e gjuhes greke ne liturgjite e kishave te korces?
    2- meqenese je njohes i madh i Korces, cilet jane keta "shqipfoles" qe jane fanatikë ndaj fesë dhe që shtyjnë përçarjen ndanj njëri-tjetrit edhe pse flasin për harmoninë e feve?
    3- Thua : "Duhet të jemi të informuar për figurën e Anastas Janullatos para se ta gjykojmë këtë veniment si të drejte apo të nxituar."- ti per vete sa i informuar je?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    1- Ku e ke degjuar ti qe kryepeskopi predikon per futjen e gjuhes greke ne liturgjite e kishave te korces?
    2- meqenese je njohes i madh i Korces, cilet jane keta "shqipfoles" qe jane fanatikë ndaj fesë dhe që shtyjnë përçarjen ndanj njëri-tjetrit edhe pse flasin për harmoninë e feve?
    3- Thua : "Duhet të jemi të informuar për figurën e Anastas Janullatos para se ta gjykojmë këtë veniment si të drejte apo të nxituar."- ti per vete sa i informuar je?
    ................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Collectivemind : 22-01-2009 më 15:13

  5. #5
    Nuk do ishte e pershtateshme te pergjigjem te 2(sepse nuk e kam shkruajtur une artikullin)
    Por le te shikojme pyetjet e tjera qe ke.
    A e di ti qe ne shkollat fetare te Korces, behet mesim ne gjuhen greke?
    A e di ti qe Janullatos, nga momenti qe u fut ne Shqiperi, punon per grekezimin e Jugut?
    Ne gjithe "postet" te larta, ka vene GREKE, qe punojne vetem kunder Shqiperise.
    A e di ti qe Janullatos, eshte nderuar nga "vorioepirotet"?
    Kam nje liste te madhe, vella, por ska asnje kuptim te vazhdoj.
    Kisha e Fan Nolit, duhet te mbetet kisha e Fan Nolit, jo te transformohet te kisha e minoritetit grekfoles
    Ndryshuar për herë të fundit nga Collectivemind : 22-01-2009 më 15:13

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po sikure ne krye te bashkise islame te vehej nje imam turk, ose ne krye te asaj katolike nje prift nga italia, cka do te thonit ju perkrahesit e Janullatosit?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    @Collectivemind...llafe ....llafe...llafe si ato grate e liga. Pergjigju ne pyetjet e pare se ta kthej une ne keto te dytat.
    @iliria e para
    Sa per katoliket, nuk e di ti qe kane Papen? Plot prifterinj te huaj ka ne Shqiperi dhe nuk kam pare ndonje orthodhoks te qahet se kush udheheq kishen katolike. Madje as qe na bie ndermend.

    Sa per bashkesine Islame, pse duhet te jete turk? arab, indonezian, afrikan ka ndonje problem?
    Une per vete nuk kam ndonje problem.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Po sikure ne krye te bashkise islame te vehej nje imam turk, ose ne krye te asaj katolike nje prift nga italia, cka do te thonit ju perkrahesit e Janullatosit?
    Asgje nuk do themi. Cdo komunitet e di vete se ke do te kete ne krye. Orthodhokset jane ne rregull me Janullatosin. Pse keni inat ju?
    Sa per muslimanet, mendoj se Arabia na eshte ulur kembekryq ne atdheun tone dhe nuk eshte nevoja per imam turk e arab, se po shkojne robt tane andej nga Arabia e Pakistani e po na behen hafiza... edhe me shume se kaq bile.

    Urime per titullin Hiresise se Tij.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Misionaret e huaj fetare te cfare do lloj feje, duhet te largohen nga shqiperia,po qe se nuk largohen keta sot, ather mos tju duket cudi neser,qe shqiperia mos te egzistoj fare si shtet, janullatosi nuk ka ca do ne shqiperi,nuk ka se si ta doje shqiperin kur en venat e tij ka gjak te huaj.po ashtu duhet me nje here te zhduken dhe hoxhallret qe predikojn gjuhe arabe e po e kthejn nje pjes te vendit sikur te ishim pjese arabe,vejeni mire ne kok, po nuk iken fete nga shqiperia nje here e mire nuk do ngelet me shqiperi;

    Ti hapesi i temes duket se sa tru ke kure thua JUGU ME PERCMIM.Un jam nga jugu edhe care do te thuash me kete se jam pro ketyre gjerva antikombtare,kujdes her tjeter me keto offendime krahinore.Nje patriot i mire nuk thote juge veri lindje perendim po thot thjeshte e bukur,SHQIPERI,te gjithe duhet te punojm per shpetimin e kombit e jo per percarejen e shkaterrimin e tij.Dhe shpetimi i kombit shqiptar vjen vetem duke eleminuar fete qe historia e tregon me ngjarje e fakte se kan qen dhe jan armiku kryesor i shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sulioti : 22-01-2009 më 18:07

  10. #10
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Nuk eshte shkrimi i hapesit te temes pasi kete artikull mund ta gjesh ketu...
    http://rilindja.wordpress.com/2009/0...tit-te-korces/

    Me duket komplet budallik ky dekorim.Ai nuk shpreh vullnetin e popullit korcar por te nje pakice...nejse...

    Te atyre qe bejne nje sy qorr dhe nje vesh shurdh...

    A e di ti qe ne shkollat fetare te Korces, behet mesim ne gjuhen greke?
    Ket nuk e di...

    A e di ti qe Janullatos, nga momenti qe u fut ne Shqiperi, punon per grekezimin e Jugut?
    Po

    Ne gjithe "postet" te larta, ka vene GREKE, qe punojne vetem kunder Shqiperise.
    Jo jane shqiptare,por filogrek.

    A e di ti qe Janullatos, eshte nderuar nga "vorioepirotet"?
    Me spec kjo pune...

    Kisha e Fan Nolit, duhet te mbetet kisha e Fan Nolit, jo te transformohet te kisha e minoritetit grekfoles
    Eshte problem tjeter ky s'ka te beje me dekorimin.Anastasi shkel statutin me qendrimin e tij si kryepeshkop, fenomen tjeter ky per te cilin kam postuar me dhjetra shkrime dhe nuk ia vlen te perseris me veten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 22-01-2009 më 18:51

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Bollano: Vorio-Epiri të jetë i pavarur si Kosova
    Nga forum126 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Çfarë ndodhi me shqiptarët në vitin 1967
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 08:54
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •