Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Konvertimet në Kosovë


    Numri i myslimanëve kosovarë të konvertuar në krishterim është duke u shtuar. Gazeta prestigjioze, The Economist, përmes artikullit të saj lidhur me fetë në Kosovë, tregon se të konvertuarit e fundit janë 38 banorët e Klinës. Ata u pagëzuan natën e Krishtlindjeve të fundit.


    Nga The Economist më 12.01.2009 në ora 9:10

    Një bredh krishtlindjesh duket në qendër të Prishtinës. Pak më tutje, po ndërtohet një katedrale katolike, shumë e madhe. Më larg qëndrojnë statujat e dy heronjve shqiptarë: Nëna Tereze e Kalkutës, një murgeshë katolike dhe Skënderbeu, princi mesjetar, i cili hoqi dorë nga islami për shkak të katolicizmit. Ende 95 për qind e shqiptarëve etnikë, prej popullatës 2-milionëshe që ka Kosova, janë myslimanë. Ndërkaq, Don Shan Zefi, një klerik katolik, tregon se janë vetëm 65 mijë katolikë në Kosovë.

    Nëse Don Zefi ka të drejtë, në të ardhmen do të ketë shumë më shumë. Në natën e Krishtlindjeve, 38 banorë të Klinës janë pagëzuar. Konvertimet në krishterim janë bërë të shpeshta (edhe pse kisha katolike nuk jep shifra të sakta lidhur me këtë). Don Zefi thotë se ai e di për një numër të madh, “më shumë se dhjetë fshatra”, të cilat dëshirojnë të konvertohen.


    Paraardhësit e tyre mund të jenë konvertuar në islam, pasi që ishin nën diktatit otoman, por, prapa dyerve të mbyllura ata i kanë mbajtur traditat katolike. Jahja Drançolli, një historian, shton se “religjioni gjithmonë ka qenë sekondar” për shqiptarët. Ai thotë se të konvertuarit dëshirojnë t’i kthehen fesë që besojnë se e kanë pasur dhe të tregojnë se ata janë “pjesë e trendit euroamerikan”.
    Nuk është aktive në Kosovë vetëm kisha katolike. Sipas Artur Krasniqit, prift protestant, që prej vitit 1985, më shumë se 15 mijë kosovarë janë kthyer në fenë protestante, ku 2 mijë prej tyre rregullisht shkojnë në kishë. Ai thotë se Kosova, përkundër faktit që shquhet për numër më të madh të myslimanëve, ajo nuk ka “identitet fetar”. Por ai shpreh shqetësim për rritjen e ndikimit të myslimanëve radikalë. Si ankohet se protestantët nuk mund ta kenë parcelën e tyre të veçantë në varreza, pasi që autoritetet nuk dëshirojnë të provokojnë grindje me myslimanët lokalë.

    Rreth ortodoksizmit? Afër zyrës së priftit Artur, qëndron Katedralja ortodokse serbe, e papërfunduar dhe e lënë pas dore. Serbët e Kosovës, të cilët janë ortodoksë, përbëjnë grupin më të madh të të krishterëve në Kosovë. Ata nuk jetojnë më në kryeqytet, por në veri të vendit, ose në enklavat dhe fshatrat e shpërndara. Që prej luftës së vitit 1999, shumë prej kishave të tyre janë shkatërruar. Edhe më keq, kisha ortodokse serbe është copëtuar nga ndasitë politike që ka bërë murgjit të grinden dhe të luftojnë në mes vete. Në Beograd, patriarku ortodoks serb, 94-vjeçari Pavle ka qenë i sëmurë rëndë dhe lufta vicioze është zhvilluar pandërprerë. Për momentin, format e tjera të krishterimit duken më shumë paqësore.

    Përktheu: Dafina Myrtaj

    http://www.gazetaexpress.com/index.p...exo/641/C4/C15
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Trendi euroamerikan
    Ky trend thot : Mbyll kishat , largoju Zotit , behu materialist.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  3. #3
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ca fatkeqesie e?Islami eshte duke u "rrit" ne bote pot fatkeqesisht po peson renie ekstreme ne trojet shqiptare.

    Allahu na shpetoft.

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ata sjan te konvertuar , vet thojn qe qenkan krishter , qe kan praktiku krishterimin fshehtas.
    Pra musliman skan qen asnjeher dhe bejn pjes ne ate shifren e tejrritur 65.000.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  5. #5
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Po po.Islamizmi po peson ngritje ekstreme edhe ne Shqiperi por ja qe nuk po e vejme re.

    Kur do duken pasojat?

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Por nese Shikojm se sa Investime jan bere ne Kosove nga e gjithe bota ne Misionar te Krishter ,qdo shifer e Konvertimeve nuk eshte e kenaqshme dhe nuk eshte ne proporcion me investimet e bera.

    Mirpo une mendoj se qdo Propagand Publike qe sinjazohet ne Opinion eshte Vetem Deklarat e Montuar ,sepse realiteti nuk existon.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    E kam thene dhe ne nje rast tjeter:

    Nje besimtar mysliman i bindur ne ate qe beson nuk do konvertohej kurre ne nje fe tjeter.

    Keta te konvertuarit nuk jane besimtare. O kane qene ndonje tip ateistash, qe s'kane besuar asgje dhe duan t'i bashkohen "trendit euroamerikan", o kane qene agnostike, dhe "e gjeten" fene bashke me Zotin.

    Besimtari i vertete nuk nderron fe asnjehere. Harrojeni fjalen KONVERTIM BESIMTARESH.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Besimtari i vertete nuk nderron fe asnjehere. Harrojeni fjalen KONVERTIM BESIMTARESH.
    Ne ishim pagane,u konvertuam ne krishtere,pastaj shumica ne muslimane,disa tani ja kane vare fare.Kush jane keto besimtare te vertete?

    Prit kur te dali ndonje fe e re qe ta perqafojme te gjithe.

    Pse nuk kthehemi te gjithe ne agnostike dhe biem rehat.Ca te keqe i vjen kombit shqiptar nga kjo gje?

    Biles mos them qe eshte dhe shpetim ose...ooopss....ne kemi qene perhere agnostike.

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Ne ishim pagane,u konvertuam ne krishtere,pastaj shumica ne muslimane,disa tani ja kane vare fare.Kush jane keto besimtare te vertete?

    Prit kur te dali ndonje fe e re qe ta perqafojme te gjithe.

    Pse nuk kthehemi te gjithe ne agnostike dhe biem rehat.Ca te keqe i vjen kombit shqiptar nga kjo gje?

    Biles mos them qe eshte dhe shpetim ose...ooopss....ne kemi qene perhere agnostike.
    White
    I bie qe s'kemi qene besimtare te vertete sa here qe jemi konvertuar, dhe vazhdimisht, kushdo qe konvertohet s'eshte besimtar i vertete.

    Ai qe eshte besimtar i vertete e ndjek fene me te gjitha rregullat - dhe ato rregullat nuk ia lejojne konvertimin.

    Sa e veshtire eshte kjo gje per t'u kuptuar?
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pse nuk kthehemi te gjithe ne agnostike dhe biem rehat.Ca te keqe i vjen kombit shqiptar nga kjo gje?
    Kush po te ndalon te kthehesh ne cfare te duash, kthehu ne besimin e indianeve qe besojnë ne lopë po deshe, po deshe kthehu ne femen, i lire je. Po mos me thuaj mua pse nuk kthehesh, se ti e 700 mijë shqiptare s'me detyrojnë mua te kthehem ne asgjë cka nuk dua unë. Mire jam kështu si jam.

    Ju qe s'po bëhuni rahat me fete e juaja ndërroni si çorapet unë mire jam Kështu kam le kështu dua te vdes, si myslimanë.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •