Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Myftiu dhe prifti, një kafe sëbashku në qytetin bregdetar!

    Pikërisht në qendër të qytetit të Durrësit, një dite e bukur plot rreze dielli pati një veçante. Në një nga kafet e kësaj qendre po pinin kafe së bashku myftiu i Durresit Ilir Vokshi me nje Prift të komunitetit ortodoks. Te gjitheve që ndodheshin të pranishëm iu ra në sy karakteri miqësor e dashamires i bisedës se tyre



    Durres-Një kafe në një lokal pas një feste religjioze siç është ajo e Kurban Bajramit, ështe një gjë normale për kedo dhe natyrisht që nuk perbën të veçantë, por një kafe e dy perfaqësuesve të feve të ndryshme në mengjesin e ditës tjetër pas festimit, sigurisht që tërheq vemëndjen e kujtdo që i shikon jo më si për një kafe të thjeshtë, por në ketë rast kjo kafe kthehet në një simbol të madh tolerance qytetare.

    Pikërisht në qendër të qytetit të Durrësit, një dite e bukur plot rreze dielli pati një veçante. Në një nga kafet e kësaj qendre po pinin kafe së bashku myftiu i Durresit Ilir Vokshi me nje Prift të komunitetit ortodoks. Te gjitheve që ndodheshin të pranishëm iu ra në sy karakteri miqësor e dashamires i bisedës se tyre.

    Natyrisht që në ortakeri përfaqësuesit e këtyre komuniteteve shihen shpesh në raste festash në shoqëri dhe me politikanët qëndrore ose rajonalë, por në këtë rast takimi i tyre ishte miqësor dhe jashte klisheve të pozimeve politike. Për këtë iu kërkuam lejë që tu bënim një foto që realisht per ne qytetin e Durresit nuk është e rrallë, por që reflekton mesazhe të mrekullueshme dashamiresie e tolerance jo vetëm në ketë zonë por edhe ne të gjithë boten e civilizuar dhe në ato vënd ku ky civilizim është më i mangët.

    Fotoja dhe mesazhi i saj janë edhe një apel civilizues që ju bëhet pikërisht pas festës së Bajramit, edhe grupeve fetare që u pergjakën në prag të kësaj feste në një shtet të madh afrikan si Nigeria. Po dhe shumë vendeve të tjera si ajo…

    Pasi qëndruan rreth një ore në miqësinë e njeri tjetrit ata u ndanë me shterngime duarsh dhe me siguri që kafenë që pinë duhet ta ketë paguar myftiu, pasi kishte festën e Bajramit.

    Shekulli
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Çfar ndjesie të bukur të krijon në shpirt, kur lexon një lajm të tillë.
    Kjo është krenaria e Shqiptarëve! Toleranca fetare.
    Gjithë bota mbarë duhet të mari shembull!

    Një lajm i till më bën krenar që jam Shqiptar!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Po mendojne rreth temes sime mbi debatin ateist-besimtar.

    hajde kenaqesi hajde.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Ky lajm mbase nuk do tu pelqej ekstremisteve te te gjitha ngjyrave,por ky eshte realiteti shqiptar.Toleranca dhe dashuria ka mbreteruar gjithmone ne trojet tona.Dhashte zoti e gjithmone keshu cofte.
    Edhe pse ne forum ndonjehere fitohet pershtypje tjeter,ne e duam njeritjetrin dhe respektojme njeri tjetrin.Ky eshte fakt i pamohueshem.

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Mua me duket perkulje i hoxhes karshi priftit, pasi sic e shof une prifti nuk e ka hjek kapelen si shenje tolerance si hoxha.






















    Pak shaka, te plasin keta extremistet fetar te forumit.

  6. #6
    Lajme te tilla me te vertete te bejne te ndihesh mire. Dhashte Zoti qe harmonia - toleranca fetare gjithmone te mbizoteroje ne trojet tona.
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  7. #7
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ka lezet, çuna të rinj që të dy.
    Si pëllumba!
    Nga ky brez i kemi sytë të gjithë.
    Sikur të ishte kështu dhe politika Shqiptare......
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Po mendojne rreth temes sime mbi debatin ateist-besimtar.

    hajde kenaqesi hajde.
    ...me keqardhje po e them, por:

    Kam pershtypjen se ca personave ketu ju pengon realiteti. Ju pengon toleranca fetare ne Shqiperi.

    Eshte e dhimbshme kjo gje.


    Ajo figura e myftiut dhe prifti eshte pasqyre e sakte e realitetit shqiptar.

    Pa marre parasysh a i pelqen apo s'i pelqen Vahabive.
    Pa marre parasysh a i pelqen apo s'i pelqen ateisteve.
    Pa marre parasysh a i pelqen apo s'i pelqen te nenshtruarve ndaj propagandave antishqiptare.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Toleranca fetare eshte nje tjeter term qe perdoret, fatkeqesisht, per t'i shtuar atributet socio-politike fese. Per mua cdo shqiptar te jete i bashkuar, por KURRE nen petkun e feve arabo-judaike.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597

    Smile

    "Ekstremistët islamik" me qindra e mijëra postime mundohën të ua shpjegojn që toleranca është pjes e besimit t'tyre.

    Ju si jo-besimtar nuk e kuptonit dot, u desht që edhe tua vizatonin për ta kuptuar me mir !

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Spiro Prifti, mjeku që shëroi me qindra pacientë ..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 03:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •