Kisha rebele e Kalasë,në Elbasan, edhe pse e pambështetur nga kleri aktual i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ka arritur të sigurojë fonde për restaurimin.
"Kreu u Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare,Hirësia e Tij, Anastas Janullatos, kishte kundërshtuar me forcë dhënien e fondit për rikonstruksionin e kishës sonë, por, fatmirësisht, qeveria me fondet e çelura po e kthen këtë në identitet", ka deklaruar, At Nikolla Marku, kryetar i Kishës Autoqefale Shën Mëria në lagjen "Kala" të qytetit të Elbasanit. Rreth 100 milionë lekë janë dhënë për rikonstruksionin e kishës më të vjetër bizantine, por e mbetur në thelb tërësisht shqiptare në "zemër" të qytetit të Elbasanit.
Kisha që ka më shumë se 15 vjet që lufton për pavarësinë e saj nga kreu grek i Kishës Ortodokse, Janullatosi, ka mundur më në fund të fitojë fondin prej 100 milionë lekësh për rikthimin e pjesës më të madhe të pamjes së jashtme dhe të brendshme në identitetin e 200 viteve më parë.
Dje, në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës kanë nisur dhe punimet për
restaurimin. Mjeshtërit më të zgjedhur të qytetit të Elbasanit kishin mundur të sillnin në pamjen origjinale fasadën prej guri të gdhendur të kishës së Kalasë. Është punuar me shumë kujdes për pastrimin e pasojave të agjentëve atmosferikë në gurë, si dhe për shpëlarjen e tyre me solucione të posaçme për sjelljen e mureve të jashtme të ndërtesës së kishës njësoj siç kanë qenë këtu e 200 vjet më parë. "Pas gjashtë muajsh kundërshtimesh nga zoti Janullatos, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës e panë me vend të akordojnë për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore dhe kishtare të Elbasanit, që megjithëse e fesë ortodokse, mbetet pasuri shpirtërore e gjithë qytetarëve të Elbasanit", ka shtuar At Nikolla Marku.
Sipas tij, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Janullatos, kishte premtuar disa herë më shumë fonde, por me kushtin që At Marku të largohej prej drejtimit të kishës dhe kjo kishë të deklaronte heqjen dorë prej autonomisë së vetëshpallur dhe të njohur ligjërisht që në vitin 1994. Sidoqoftë, fondi realizon fazën e parë të rikonstruksionit, pasi nevojiten edhe rreth 100 milionë lekë të tjera për restaurimin e mjediseve të brendshme në gjendjen e mëparshme. Punimet e kësaj fazemendohet të mbarojnë për Krishtlindje.
Pamje nga Kisha e Shen Merise ne Kala.
Marre nga gazeta Express
Cfare mendoni per kete aprovim fondi nga qeveria Shqiptare perkundrejt Kishes se kontrolluar nga Nikolla Marku?
A po merr Nikolla Marku mbeshtetje nga fraksione te caktuara ne qeverrine shqiptare apo thjesht fond per rikonstruksionin e kishes?
Krijoni Kontakt