-
Leter e Ban Ki Mun pėr Tadic
http://kosova-aktuell.de/index.php?o...d=876&Itemid=1
Leter e Ban Ki Mun pėr Tadic
VINI RE!!! Sekretari i pergjithshem i OKB Ban Ki Mun nuk e njeh Fatmir Sejdiun si president te Kosoves. Ne letren qe sapo ka derguar Sejdiut dhe Tadic, nuk pėrmend funksionin e tij si president, por pėrdorė shprehjen joautoritare e tė pastatus shtetėrorė “Ekselencės sė Tij, z. Fatmir Sejdiu”, ndėrsa Boris Tadiēit i drejtohet si “President i Republikės sė Serbisė”. Gazetarucėt e UNMIK-ut kėtė letėr e quajnė "sukses dhe fitore e demokracisė", ndėrsa partiakucėt e quajnė "gabim"?!
Leter e Ban Ki Mun pėr Presidentin serb, Boris Tadic idhur me rikonfigurimin e UNMIK
I dashur z. President,
Qėndrimi i Kombeve tė Bashkuara rreth ēėshtjes sė statusit tė Kosovės ėshtė
qėndrim i prerė neutral. Pas shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt 2008, disa nga vendet anėtare tė OKB’sė kanė njohur Kosovėn si shtet sovran, tė tjerat jo. Rezoluta 1244 (1999) e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB’sė vazhdon
tė jetė nė fuqi derisa Kėshilli I Sigurimit tė vendosė ndryshe.
Nė mungesė tė udhėzimeve tjera nga Kėshilli i Sigurimit, dhe pas konsultimeve me Qeverinė tuaj dhe faktorėve tjerė tė rėndėsishėm, kam ndėrmend tė ushtrojė autoritetin qė mė takon nė bazė tė Rezolutės 1244 (1999), pėr tė rikonfiguruar prezencėn civile ndėrkombėtare sikur ceket nė raportin tim pėr Kėshillin e Sigurimit (S/2008/354). Gjithashtu, dispozitat nė vazhdim do tė jenė aranzhime tė pėrkohshme qė do tė vlenin pėr njė kohėzgjatje tė kufizuar dhe pa paragjykuar statusin e Kosovės.
1. Policia
Shėrbimi Policor i Kosovės qė operon nė rajonet e rėndėsishme me shumicė
serbe, duhet tė raportojė tek policia ndėrkombėtare nėn autoritetin e
pėrgjithshėm tė Pėrfaqėsuesit tim Special.
2. Gjykatat
Gjykata shtesė tė qarkut dhe lokale qė do tė shėrbenin nė hapėsirat me shumicė relevante serbe mund tė krijohen. Ato do tė veprojnė nė kuadėr tė sistemit tė gjykatave tė Kosovės, sipas ligjit qė aplikohet, pėrbrenda kornizės sė Rezolutės 1244 (1999).
3. Doganat
I dėrguari im i Posaēėm do tė pėrcaktojė, nė konsultim me faktorėt relevantė, njė strukturė organizative qė do t’i lejojė Kosovės tė vazhdojė tė funksionojė si njė vend i veēantė me dogana, qė do tė pėrfshijė garancitė pėr njė prezencė tė vazhdueshme tė zyrtarėve ndėrkombėtarė doganorė nė pikat e rėndėsishme tė doganave.
4. Transporti dhe infrastruktura
Njė Kėshill teknik koordinues, pėrfshirė Republikėn e Serbisė dhe faktorėt e tjerė tė rėndėsishėm, do tė krijohet nga Pėrfaqėsuesi im i Posaēėm, pėr tė drejtuar tė gjitha ēėshtjet teknike dhe kalimit tė vijave kufitare, duke marrė
parasysh punėn e grupit punues Prishtinė-Beograd nė kuadėr tė dialogut
teknik.
5. Vijat kufitare administrative
Nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 (1999), NATO’, si prezencė ndėrkombėtare
ushtarake, do tė do tė vazhdojė tė kryejė mandatin e saj ekzistues pėr sigurinė nė tėrė Kosovėn, pėrfshirė kufijtė administrativė, sė bashku me organizatat tjera ndėrkombėtare.
6. Trashėgimia serbe
Kishės Ortodokse Serbe (SOC) nė Kosovė duhet t’i jepet mbrojtje
ndėrkombėtare. SOC nė Kosovė do tė qėndrojnė nėn autoritetin direkt tė
selisė fetare tė saj nė Beograd. Ajo do tė ruajė tė drejtėn e veēantė tė mbrojė dhe rindėrtojė objektet e saj fetare, historike dhe kulturore nė Kosovė. Republika e Serbisė do tė vazhdoj bashkėpunimin e afėrt me Kombet e Bashkuara dhe tė gjithė trupat relevantė nė ofrimin e mbėshtetjes pėr njė mbrojtje tė tillė dhe aktivitetet e rindėrtimit. Sa i pėrket implementimit tė dispozitave mė lartė, i Dėrguari im i Posaēėm do tė dialogojė me Qeverinė tuaj.
Nė kėtė kontekst, i Dėrguari im i Posaēėm, gjithashtu do tė konsultohet me
vendimmarrėsit tjerė relevantė, pėrfshirė autoritetet nė Prishtinė. Nė
pajtueshmėri me paragrafin 6 tė rezolutės 1244, kam ndėrmend tė caktojė
Pėrfaqėsuesin e ri konform rikonfigurimit tė paraparė.
I vetėdijshėm pėr pėrkushtimin e Bashkimit Europian nė rajon, kam ndėr
mend tė konsultohem me Pėrfaqėsuesin e Lartė tė BE’sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, pėr tė caktuar njė rol operativ tė Bashkimit Europian nė implementimin e kushteve tė lartcekura pėrbrenda strukturės sė paanshmėrisė rreth statusit tė Kombeve tė Bashkuara.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt