Hiqet fjala "grekė" nga memorialet historikė
Nga : Artan Hoxha
E kanė ndryshuar kastile tė paudhėt se nuk ka qenė e shkruar ashtu siē ėshtė tani. Po ja, medemek donin ta bėnin mė tė mirė lapidarin dhe nė pllakatin e ri e kanė hequr fare fjalėn grek", na thotė njė ēoban i vjetėr nga Hormova qė e hasim nė anė tė rrugės nacionale, sapo kalon urėn e Leklit. Me duart kryq, mbėshtetur mbi krrabėn e gdhendur, ēobani hormovitė duket mė i sertė nga ē'ėshtė nė tė vėrtetė. Kur e pyesim se kush e ka bėrė njė gjė tė tillė, ai mendohet njė ēast, ngre kokėn lartė dhe pa folur asnjė fjalė, bėn me shenjė pėr tej nga i bie tė jetė kufiri me Greqinė. Pas pak ndėrron mendje dhe thotė:"Xhanėm e kanė bėrė grekėt?! E kanė bėrė kėta tanėt qė pėr pesė pare bėhen mė grekė se grekėt", thotė ēobani dhe u fishkėllen fort dhėnėve se kanė marrė sipėr brinjėn qė tė nxjerrė nė fshatin Kodėr. Nė tė vėrtetė lapidari i Hormovės, njė nga mė tė mirėmbajturit nė vend, tė detyron tia hedhėsh sytė nėse kalon nė rrugėn qė lidh Pėrmetin me pjesėn tjetėr tė vendit. Lapidari pėrbėhet nga njė fasadė prej afro 10 metrash katrorė, veshur me pllaka guri. Pasi hapim derėn e rrethimit me kangjella hekuri ngjisim disa shkallė tė vogla dhe ndalemi nė platformė. Nė pllakatin prej mermeri tė bardhė qė duket fringo i ri, me pėrmasa jo mė shumė se njė metėr katror, ėshtė shkruajtur me kujdes njė tekst qė shpjegon se kujt i dedikohet lapidari. Me gėrma blu dhe tė kuqe ėshtė skalitur, "Nė kujtim tė 217 hormovitėve masakruar pabesisht nga bandat shoviniste nė mars tė vitit 1914". Nė bėn pėrshtypje ky fakt, madje pėrpiqemi ta shohim me mosbesim versionin qė na dha ēobani nga Hormova, por nė tė vėrtetė nuk gjejmė dot diēka mė bindėse. Nuk ėshtė nevoja tė pyesėsh shumė nė Hormovė pėr tė marrė vesh se si ka qenė teksti pėrpara se lapidari tė rikonstruktohej. Por nuk gjejmė asnjė arsye pėr tė justifikuar ndryshimin e tekstit tė mėparshėm tė lapidarit dhe heqjen prej tij tė fjalės "grek". Dikush qė nuk ka kaluar kurrė mė parė nga kėto anė, qoftė ky shqiptar apo turist i huaj dhe qė nuk e njeh historinė e zonės do tė mbetej i befasuar. Vallė cilat banda paskan qenė kaq tė pėrbindshme sa kanė masakruar 217 burra nga njė fshat qė gati u shfaros i tėrė nga faqja e dheut? Mos vallė kanė qenė banda shqiptarėsh, nga ndonjė fshati apo zonė qė ka pasur mėri me hormovitėt, apo kanė qenė tė huaj qė kush e di ēfarė halli i ka degdisur nė kėto skėrka, rrėzė malit tė thepisur tė Golikut?
Kosina
Pasi kalon qėndrėn e fshatit Kosinė duhet tė ecėsh nja 300-400 metra nėpėr njė rrugicė tė ngushtė pėr tė dalė nė anė tė njė pėrroi tė vogėl. Nė njė shesh tė vogėl ku mezi qėndrojnė disa plugje traktorėsh tė kohės sė socializmit rastėsisht takojmė Bajram Jaupin. E pyesim se ku ėshtė vendi ku ka ndodhur masakra e 25 shkurtit 1914? "Nė fund tė asaj arrės sė madhe, atje afėr pėrroit ėshtė varri i pėrbashkėt i 75 burrave tė therur me thikė nga shovinistėt grekė. Si ka lėvizur njeri qė nga ajo kohė. Ca mė keq u kanė prishur dhe lapidarin pėrkujtimor", na tregon me dorėn drejtuar nga pema shekullore Bajrami. Ai ėshtė i ardhur nė Kosinė prej afro 25-vitesh, por i takoi pikėrisht atij si murator qė tė ndėrtonte mė 1982 lapidarin pėrkujtimor pėr masakrėn e 25 shkurtit 1914. "Lapidari ka qenė kėtu ku janė plugjet tani, po pas '90-ės njerėzit i kapi dalldia dhe e prishėn atė. Por me ē'kam dėgjuar nga pleqtė e vjetėr tė fshatit varri i pėrbashkėt duhet tė jetė atje tej, nja 100 metra mė larg", thotė Bajrami. Tek vendi qė na kanė treguar se duhet tė ndodhet varri masiv i masakrės sė 25 shkurtit, nuk ka asnjė shenjė apo objekt tė veēantė qė ta dėshmojė njė gjė tė tillė
Pacomiti
Nė atė qė mund tė quhet qėndra e Pacomitit tė bie nė sy njė lapidar i thjeshtė, i ndėrtuar prej betoni, pamja e tė cilit as qė krahasohet me lapidarin e Hormovės. Nė faqen ballore tė tij ėshtė vendosur njė pllakatė mermeri, dhe disa tufa lulesh. Teksti i shkruajtur mbi pllakat ėshtė me shumė gabime drejtshkrimore, por ai pėrmban me saktėsi datėn e ngjarjes, numrin e viktimave dhe autorėt e masakrės. Ata qė e kanė ndėrtuar kėtė lapidar nuk e kanė shmangur autorėsinė e masakrės, "shovinistėt grekė". Por njė gjė e tillė u ka nxjerrė tė tjera probleme. Askush nga titullarėt e pushtetit vendor nė rrethin e Pėrmetit dhe nė Qarkun e Gjirokastrės nuk ka shkuar ta pėrurojė. "U prish punė fjala `grekė'. Na kanė thėnė qė po ta heqim do tė vijnė ta pėrurojnė thotė Pėrparim Turabiu, personi qė i kėrkoi katėr vjetė mė parė kryetarit tė Komunės, qė tė mundėsonte ndėrtimin e njė lapidari nė pėrkujtim tė masakrės sė Kosinės. "Kjo ėshtė historia e vėrtetė dhe nuk mund ta ndryshojmė se i mbetet hatri dikujt, qoftė ky pushtetar i yni apo i huaj. Vetėm nga fisi im andartėt grekė kanė therur si bagėti 13 burra. Dhe po tė heqin tė gjitha pllakatet pėrkujtimore do tua lėmė amanet fėmijėve tanė qė tė mos e harrojnė se ēfarė ka ngjarė atė tė hėnė tė 25 shkurtit 1914", thotė me mllėf Turabiu. Lapidari i Hormovės nuk mund ta shtrembėrojė dot historinė me pamjen e tij tė bukur dhe veshjen me pllaka guri. Vetėm 35 kilometra mė tej lapidari modest i Pacomitit, me tekstin e skalitur keq, e shkruar me gabime drejtshkrimore, mbase nuk ėshtė aq i bukur sa ai, por dėshmon historinė e vėrtetė, kush janė martirėt dhe kasapėt e saj.
Marre nga Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt