The Matrix of Philosophy
Courtney Schlosser
Nastradin Hoxha shekulli 12: Rrefyes i tregimeve Islame-Sufi
Mistiku Nastradin, hero i miteve folklorike, rrefyes i tregimeve, mendjeprehte dhe jashtezakonisht i menqur mesues i menqurise apo Mulla.
Megjithate, se a ka ekzistuar Nastradini apo jo nuk eshte e sigurte fare. Ne qofte se nuk ka jetuar, atehere eshte e sigurte se Sufinjte e kane shpikur ate qe te ua bene te mundshme njerezve qe me mire te kuptojne menyren se si ata te shikojne jeten, perjetimin njerezore, dhe boten.
Duke alternuar midis absurdeve dhe humorit, cuditjeve dhe ndjenjave te brendshme, atyre literale dhe imagjinore, perrallat e Nastradinit kane perballuar me gjenerata te njerezve brenda dhe jashte komuniteteve Islamike, me shekuj te tere, tek Rruga Sufiste e menqurise dhe iluminimit.
Qe ne menyre adekuate the rrefejme permbajtjet e perrallave te kendshme dhe avanturat e Nastradinit do te duhej me shume se nje liber, por nje nga keto tregime do e japim ketu.
Nje legjende per Nastradinin thote se ne qofte se njeri lexon me vemendje dhe me te vertete kupton shtate dhe vetem shtate rrefime mitike te zgjuarsise te atribuara atije, iluminimi do te pasoje si rezultate! Inkurajojme lexuesit qe te lexojne tregimet e tije te kompiluara ne edicionet e tanishme, dhe ta vene ne testim kete legjende, por nuk ka asnje garance qe kjo legjende eshte e vertete apo falsitet.
Nje tregim ndoshta i njohur dhe ngacmues ne trevat tona eshte si ne vijim:
Nje dite Nastradini e humbi qelesin. U perkule ne gjunje dhe ne duar, tek njera nga dritat me te aferta te rruges dhe filloi ta lemonte barin duke kerkuar qelesin. Nuk kaloi shume kohe dhe nje shoke i tije kaloi andej pari dhe e pyeti, Nastradin cfare ben ore?
Oh e humba qelesin Nastradini Ia kthen.
Shoku I tije bije ne gjunje dhe fillon te kerkoje qelesin ne bare gjithashtu. Mbas perafersisht 15 minutave, shoku I tije e pyet, Nastradin, ku ta merr mendja se e ke humbur qelesin?
Oh e kam humbur ne shtepi. Ia ktheu me seriozitet.
Pse pra po kerkojme ketu? e pyet shoku I tije I cuditur.
Sepse ketu ka me shume Drite, Nastradini ia kthen duke bere me gisht tek drita e rruges.
Jane tregime te llojit te tille qe jane mesuar permendesh me shekuj te tere dhe nganjehere te treguara qe tu pershtaten kushteve shoqerore dhe personale, ne menyre qe te ilustrojne moralin dhe mesimet spirituale te Nastradinit, shkelqesise Sufi.
Krijoni Kontakt