Zgjedhjet 2013, sondazhi i parė
15/12/2012
Kur kanė mbetur edhe 6 muaj nga zgjedhjet e pėrgjithshme tė 23 Qershorit 2013, fondacioni 'Kult' nė Maqedoni ka hapur siparin e sondazheve elektorale.
Naim Zengu kryetar i kėtij fondacioni bėri publike nė Tiranė mesditėn e sė shtunės, rezultatet e njė sondazhi zhvilluar nga data 8-14 dhjetor, ku janė pyetur 1200 qyetarė nė mėnyrė tė rastėsishme, nė 100 qendra votimi tė shpėrndara nė tė gjithė Shqipėrinė.
Dy janė ēėshtjet pėr tė cilat janė pyetur tė anketuarit. Ajo e bashkimit mes Shqipėrisė dhe Kosovės dhe zgjedhjet e pėrgjithshme nė Shqipėri.
Pyetjes 'nė qoftė se zhvillohen zgjedhjet sot, a do tė votoni dhe a e keni ndarė mendjen se pėr cilėn parti do tė votoni?', 71 % janė pėrgjigjur se do tė votojnė dhe e kanė pėrcaktuar partinė pėr tė cilėn do tė votojnė,9 % nuk e kanė pėrcaktuar ende, 5 % s’janė tė sigurtė nėse do tė votojnė ndėrsa 15% nuk nuk do tė votojnė.
Nėse zgjedhjet do tė zhvilloheshin sot 36,5 % thonė se do t'ja besojnė votėn e tyre PS, ndėrsa 29.6 % PD. Paēka se ka vetėm dy vjet ekzistencė AK-ja e Kreshnik Spahiut nė kėtė sondazh renditet e treta me 14.1%. LSI renditet nė vend tė katėrt me 4.7% , ndėrsa FRD e Bamir Topit 4.1 %.
Nė lidhje me pyetjet qė lidhen me ēėshtjen kombėtare Naim Cengu shpjegon indicjen pėr pėrfshirjen e kėsaj tematike nė sondazh.
"Pas deklaratės qė Kryeministri shqiptar qė bėri nė Shkup me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė pėr Bashkim Kombėtar dhe Aleancės Kuqezi pėr njė referendum tė mundshėm, ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė ne si fondacion bėmė njė sondazh, fillimisht nė Shqipėri, pastaj do tė vazhdojmė nė Maqedoni dhe nė Kosovė, do tė shohim se sa janė shqiptarėt tė pėrgatitur pėr bashkim kombėtar", tha Cengu.
64% e tė pyeturve dėshirojnė qė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn tė ndodhė para bashkimit me Evropėn, ndėrsa 25 % janė kundra.
'Cila parti po bėn punėn mė konkrete pėr bashkimin sa mė tė shpejtė tė Shqipėrisė me Kosovėn?', eshtė njė tjetėr pyetje nė sodazh e cila ka prodhuar kėtė rezultat: AK, 39%, PD 32%, PS 19%, LSI 2%, PDIU 2%, ndėrsa 6 % thonė se nuk e dinė.
Tė kontaktuar nga Top Channel partitė politike kanė refuzuar pėr momentin tė komentojnė rezultatet e kėtij sondazhi.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=247964
Krijoni Kontakt