Imami Krasniqi
Imami Krasniqi: Të votosh Vetëvendosjen, mëkat
03-02-2011 10:13 CET
Imami kontrovers i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e ligjëruesit islam, duke përzier fenë me politikën, ka folur ashpër kundër Lëvizjes “Vetëvendosje” të Albin Kurtit, duke e quajtur atë enveriste dhe duke thënë se myslimanët që votuan për të, bënë një mëkat të madh.
“Vetëvendosja është një lëvizje enveriste dhe myslimanët duhet me qenë larg saj. Është mëkat me ia dhanë votën Vetëvendosjes, por ne nuk kemi punuar për ta sqaruar mendimin e Islamit për “Vetëvendosjen”, sepse nuk ka pasur kohë. “Vetëvendosjes” është haram, është mëkat me ja dhanë votën. Kaq”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.
Krasniqi nuk sheh jetë të gjatë për Lëvizjen e Kurtit duke thënë se votat këtë herë kanë qenë euforike, dhe se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mund të fitojë shumë.
Ai ka shprehur keqardhjen që koalicioni i AKR-së së Behgjet Pacollit, të cilit i ka dhënë përkrahje publike, nuk ka fituar më shumë vota.
Gjithashtu, imami Krasniqi ka paralajmëruar PDK-në të mos mendojë se mund të qëndrojë në pushtet gjithmonë, sepse mund t’i ndodhë një situatë si e Egjiptit.
Krijoni Kontakt