Po mirë, pajtohem se pasuli(fasula me e kendshme behet kur zihet ngadale per 4 ore, por a e keni llogaritur se sa energji elektrike apo gaz apo dru duhen per nje grusht fasule ?
juve ndoshta nuke e keni mbrri epoken e vjeter kur fasulen e zienim ne vegsh e direkt ne oxhake te shtepise, atehere nuke kushtonte asgje se drut i merrnim ne male e fasulen ne ara por sot veshtire eshte te pergatitet fasulja si dikur per te dalur e shieshme si duhet.
Meqense pasuulja ka origjinen njashtu si edhe misri e patatatet nga amerika, sot pasulja eshte ushqim i te varfere qe e me se shumti ushqehen meksikanet, turqit, arabet dhe nje pjes e amerikes latine por ne europe shume pakez...
Pasulin e kendshem siç e permenda e bene vegshi i dheut, taman vegsha te moçem te trash qe rezistojne temperaturen e zjarrit shume gjate dhe krypa e detit, jo kryp te imet te minjerave.
Para se te hedhet pasuli ne vegsh hedhet nje grusht kryp te trash te detit dhe e len te nxehet gjysem ore e pastaj hidhet pasuli duke e perzier me luge druri(kurrsesi te hekurit) sepse kontakti i hekurit humb shijen e gati çdo gjelles....
Pas dy oresh pergatitet fyrterja(tigani) me vaj lule dielli ose tlyn e vaji i ullirit nuke e don fare me fasule prandaj evitohet...
Qepet nuke duhet grire ne katrore si rekllamojne ne tv kuizinjeret por per se gjati dhe pasi qe te ngohet mire vaji ne tigan hidhen qepet e jo menjehere si e bejne disa... sepse qepa nuke shkrumitet(digjet) por ziehet dhe nuke lirone fare aromen e saj...
Kur e vreni se qepet jane skuqur atehere i hedh sallcen(dikur hidhnim ne ne drenice vetem biber te kuq te specave) por tani ben edhe Dupllo koncetrat te tomateve dhe i perzien vazhdimishte pa i lene qe te djegen...(ne fakte organizmi i njerit ka nevoj edhe per qymyr, carbon per pastrimin e gjakut) keshtuqe nuke ka deme edhe djegëja e qepve...
Pasi e keni shijuar pasulin se me te vertete eshte zier sa duhet atehere e largon nga zjarri dhe ia kthen tiganin me qep duke e perzier vazhdimishte dhe elene se paku 20 minuta qe pasuli te merre shijen e salces e pastaj fillon shtruarja e tavolines.
Ju befte mire.
Krijoni Kontakt