O vellezer te nderuar, po secili ta kete besimin e tij dhe ta kritikoje ke te deshiron dhe ta qorton nese mendon se eshte gabim por mos krijoni percarje. Sa here ketu ne forum kam pare gjithfare shkrimesh kunder Bibles askend nuk e akuzova se po krijon percarje, as nuk e kercenova, shikoni disa shkrime te ateisteve dhe islamikeve lirshem kritikojne besimin tim dhe tallen me Jezusin, Biblen, Trinine dhe une gjithmone vetem u mundova qe t'ua shqaroj me fjale dhe vetem do t'i dua me shume bile e asesi te bej dicka tjeter. Nuk po dua te dal patriot por nuk duhet te kete vend per percarje ne mes shqiptareve (as ne pergjithesi ne mes njerzve) se jemi vllezer te nje gjaku dhe fete nuk duhet te krijojne asesi percarje. Edhe une kam kritikuar (me mire te them demaskuar) islamin dhe ateizmin por ndonjehere edhe katolicizmin edhe ortodoksizmin kur mendoj qe jane gabim por kjo nuk do te thote se e kam bere per inat, por vetem mendoj se jane gabim ne disa gjera. Plot forumiste krishtere te kishave tjera i kane quajtur protestantet heretike, dhe asnje forumist i besimit protestant nuk ka bo fyerje ndaj tyre por eshte munduar ta sqaroje duke perdorur vetem shkronjat.
Pershendetje dhe te gjitha te mirat
Krijoni Kontakt