Zbulohet! Enver Hoxha, djalė i Bimbashit
KASTRIOT MYFTARAJ
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=11587
Nė kėto 17 vite dje ėshtė hedhur nė tregun shqiptar botimi mė sensacional. Jeta e fshehtė e Enver Hoxhės, shkruar nga Kastriot Myftaraj, zbulon lindjen e errėt tė diktatorit shqiptar, si dhe fėmijėrinė e tij tė pėrbuzur, si djalė kopil i komandantit turk, Bimbashit. Historitė orale tė mbėrritura deri nė ditėt e sotme nga Gjirokastra e viteve 1908, si dhe dėshmitarė tė asaj kohe, por duke shfrytėzuar edhe nėnkuptimet e shkruara nga vetė Enver Hoxha nė librat, i kanė dhėnė mundėsi Myftarajt tė zbulojė pjesėn mė misterioze, tė panjohur deri mė sot, se cili ishte Enver Hoxha, nėna e tė cilit e lindi duke u bėrė dashnore e Bimbashit. Si e pėrjetoi Enveri fėmijėrinė e tij, pėrbuzja e tij pėr babanė zyrtar, Halil Hoxhėn dhe tallja e mėhallės si Enveri i dy Halilėve (Halil Musa Bej ishte emri i komandantit turk). Por ky libėr voluminoz prej 500 faqesh, nuk ndalet vetėm kėtu. E gjithė historia e vėrtetė e fshehur e jetės sė Enverit rrėfehet si dėshmi e munguar e biografisė sė diktatorit
Nė fillim tė vitit 1908, nė Gjirokastėr, ashtu si nė tė gjitha qytetet e Turqisė Evropiane kishte komitete tė fshehta xhonturke, tė cilėt kishin filluar tė bėheshin aktive, me synimin pėr tė marrė pushtetin me puē. Autoritetet osmane kishin rėnė nė gjurmė tė kėsaj veprimtarie dhe bėnin gjithēka pėr ti kapur konspiratorėt. Por, njė pjesė e madhe e zyrtarėve tė Turqisė Evropiane qenė, ose pjesė e konspiracionit xhonturk, ose dashamirės tė tij, ose thjesht nuk donin tė vepronin kundėr tij, sipas parimit oriental se sdihet ēsjell e nesėrmja, prandaj ta kemi mirė me tė dyja palėt. Nė shėnjestėr tė kėtyre komiteteve xhonturke qenė zyrtarėt osmanė, tė cilėt tregoheshin tė zellshėm nė pėrndjekjen e xhonturqve.
Njė zyrtar i tillė ishte Bimbashi i Gjirokastrės, komandanti i xhandarmėrisė, Halil Musa beu, njė boshnjak. Dihet se boshnjakėt qenė njerėzit mė besnikė tė sulltanit nė Turqinė Evropiane. Halil Musa beu ishte bėrė tmerri i xhonturqve dhe pas hetimeve tė tij pritej qė tė arrestonte gjithė konspiratorėt kryesorė xhonturq nė Gjirokastėr, tė cilėt do ta ēonin nė gjurmė tė krerėve tė konspiracionit nė Janinė, Manastir dhe Selanik, ku ishte koka e konspiracionit. Prandaj u mor vendim nga konspiratorėt qė bimbashi tė eliminohej. Por, vrasja duhej tė kamuflohej sikur bėhej pėr ēėshtje nderi nga shqiptarėt, qė tė largohej dyshimi nga xhonturqit.
Halil Musa beu, njė burrė i gjatė, i bukur, ezmer, ishte njė feminist i njohur, pėr tė cilin tregoheshin shumė histori rozė, kėshtu qė kjo gjė nuk ishte e vėshtirė tė sajohej njė legjendė e tillė. Nė janar 1908 konspiratorėt i ngritėn njė kurth Kazanovės boshnjak. Nuk ishte asfare gjė e lehtė tė kishe njė histori dashurie me njė femėr myslimane nė njė qytet me doke konservatore osmane, si Gjirokastra, ku femra mbahej mbyllur nė shtėpi, dhe jashtė shtėpisė dilte vetėm pėr tė shkuar pėr vizitė, nė mjedise femėrore tė caktuara, me raste e shoqėruar. Bimbashi pėr tė bėrė aventurat e tij tė dashurisė, pėrdorte njė mėnyrė dinake. Bimbashi rekrutonte si spiunė dhe bashkėpunėtorė shėrbėtorėt qė shoqėronin nuset e bukura dhe ata, nė bashkėpunim me nusen, i ēonin kėto nė takimin e dashurisė. Kjo ishte e lehtė, se femrat qenė tė mbuluara dhe nuk njiheshin. Njė nga kėta njerėz tė bimbashit qe edhe Mehmet evgjiti, shėrbėtori i familjes sė vėllezėrve Hysen dhe Halil Hoxha. Mehmet evgjitin e pėrmend edhe Enver Hoxha. Nė 12 prill 1979, Enver Hoxha, nė njė bisedė me Simon Stefanin, Sekretarin e parė tė Komitetit tė Partisė tė Pėrmetit, tha ndėr tė tjera:
Nė shtėpinė time, Ramon e Shamon qė ishin evgjitė, i kishim si tė shtėpisė. Plaku im, kur dėrgonte mėmėn time te nėna e saj, kur ajo ishte nuse e re e sapomartuar, i thoshte njėrit prej evgjitėve qė quhej Mehmet: Merre Gjylon dhe ēoje, pa pyetur ishte natė apo ditė, aq besim kishte.
Mehmet evgjiti e ēonte Gjulon, nusen e Halilit, nė takimet e dashurisė me bimbashin, i cili nė kėto raste maskohej si dervish. Gjuloja ishte njė grua e bukur, shtatgjatė, qė e kishin martuar qė nė djep, me njė burrė tė shkurtėr, tė shėmtuar, tė lehtė nga mendtė, tė cilin nuk e donte. Nė 27 prill 1979, Enver Hoxha do tė thoshte nė mbledhjen e sekretariatit tė Komitetit Qendror, duke folur pėr filmin shqiptar «Dollia e dasmės sime».
Nė filmin qė pėrmenda, tregohen nė mėnyrė prekėse zakonet e popullit tonė, tregohet jeta e nėnave tona, tė cilat i fejonin qė nė djep. Aty unė pashė edhe jetėn e nėnės sime. Njė ditė gjyshi im, babai i nėnės, siē mė kanė treguar, rrinte i mėrzitur nė kafe.
-Ēke more Jonuz, pse rri kėshtu i vrenjtur?, - e kishte pyetur vėllai i gjyshit tim nga ana e babait.
-Po ētė kemi, mė lindi vajzė, - i qe pėrgjigjur gjyshi.
-O..., punė e madhe, ta marr unė pėr djalin tim.
-Po ti ske djalė, - i ishte pėrgjigjur gjyshi.
-Nuk kam unė, por im vėlla, Nexhipi, ka Halilin -dhe aty pėr aty e kishin vendosur e i kishin dhėnė dorėn njėri-tjetrit! Gjyshi qe kthyer shpejt i gėzuar nė shtėpi dhe u kishte thėnė familjarėve: e fejova ēupėn me tė birin e Nexhip Hoxhės. Kaq e kishte pasur fejesa e nėnės sime me babanė tim. Tė tilla ngjarje na kujtohen nė kėtė film.
Ėshtė shumė domethėnėse se Enver Hoxha kėtu nuk tregon as respektin mė tė vogėl pėr babanė, duke thėnė diēka si: megjithėse nė kėtė rast nėnės sime i doli mirė, por nė shumicėn e rasteve kėto lloj fejesash qenė fatkeqe pėr vajzat. Merret vesh, kėtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe pėrēmimin e nėnės sė tij ndaj burrit tė saj, gjė tė cilėn Enveri e ka perceptuar qartė qė nė moshė tė vogėl.
Nėna e Enverit, tė cilėn e thėrrisnin shkurt «Gjulo», emrin e plotė e kishte Gjulistan, qė do tė thotė nė shqip «bahēe trėndafilash» (nė tė folmen gjirokastrite «bashtė»). Kur Gjuloja u rrit dhe u bė e gjatė (pėr standardet gjirokastrite ku pėrgjithėsisht njerėzit janė tė shkurtėr), dhe e bukur, ndėrsa Halili u bė i shkurtėr dhe i shėmtuar, gjirokastritėt filluan ti quajnė «Gjulistani dhe Bostani», sipas vargjeve tė Saadi Shirazit. Gruaja e re, kuptohet se ishte e gatshme pėr aventura me oficerin e bukur. Emri «Halil» nė arabisht do tė thotė «mik». Nėse Gjuloja kėrkonte njė mik, bimbashi dukej si i destinuar pėr kėtė. Konspiratorėt xhonturq qė i ranė nė gjurmė kėsaj historie dashurie, i sollėn punėt nė atė mėnyrė qė mulla Halili, burri i Gjulos, ta zbulonte ēiftin e dashnorėve. Dikush pagoi njė fėmijė pėr t i dhėnė mulla Halilit njė letėr tė shkruar turqisht ku i thuhej qė tė shkonte nė iks vend, se atje e shoqja e tij bėnte dashuri me Mehmet evgjitin. Halili shkoi nė vend, por atje gjeti bimbashin tė kamufluar. Bimbashi ishte i armatosur dhe Mulla Halili nuk ishte burrė trim. Bimbashi e kėrcėnoi dhe ai e mbylli gojėn. Por, ndėrkohė, nė vend ishin mbledhur njerėz, tė lajmėruar sdihet nga kush, qė prisnin tė shihnin se cilėt qenė dashnorėt. Bimbashi ēoi Mehmet evgjitin tė lajmėronte zėvendėsin e vet, kėshtu qė erdhi policia, e cila i largoi kureshtarėt dhe bimbashi doli i shoqėruar nga njerėzit e vet. Mė pas, kur u err, dolėn dhe Gjuloja e mbuluar me ēarēaf, me Mulla Halilin.
Kjo ngjarje u mėsua gjithandej. Njerėzit talleshin duke thėnė: «Halil pėr Halil, Gjuloja e shkretė u ngatėrrua». Njerėz tė dėrguar nga xhonturqit shkuan dhe i thanė mulla Halilit se duhet tė vepronte pėr tė vėnė nderin nė vend dhe i ofruan para, me nėnkuptim qė tė paguante njė vrasės, pėr tė vrarė bimbashin. Por mulla Halili nuk qe njeri i kėtyre punėve. Koka e bimbashit nuk qe si shalqinjtė qė ai provonte duke i qėlluar me thua. Mulla Halili nuk guxonte tė ndėshkonte as tė shoqen se familja e gruas ishte e pasur dhe e fuqishme, dhe nuk e duronte turpin. Aq mė tepėr qė tė afėrmit e Gjulos ndiheshin me faj qė njeriu me tė cilin e fejuan qė nė djep vajzėn e tyre qė kur u rrit u bė e bukur dhe e gjatė, doli njė xhuxh idiot dhe i shėmtuar. Atėherė xhonturqit i kėrkuan Ēerēiz Topullit, i cili qe i lidhur me xhonturqit, dhe nė vjeshtė do tė ishte bashkė me ta nė Manastir, qė ta vriste bimbashin, duke lėnė tė kuptohej se ishte vrasje pėr nder. Ēerēiz Topulli, i cili qe njė luftėtar trim dhe burrė i ndershėm pranoi, por nuk deshi tė ketė dorė vetė drejtpėrdrejt nė kėtė krim, prandaj dhe gjatė atentatit qėndroi larg, nė Bregun e Teqes. U gjendėn dy njerėz tė njohur si vrasės me pagesė, Hito Lekdushi, nga Lekdushi i Tepelenės dhe Bajram Ligu nga Prongjia, tė cilėt e qėlluan bimbashin nė orėn 11 e 15 minuta, nė 9 mars 1908 (25 shkurt sipas kalendarit tė vjetėr), para shtėpisė ku ai rrinte nė lagjen Hazmurat.
Nė fakt autoritetet osmane, njė pjesė e mirė e tė cilėve qenė njerėz tė xhonturqve, reaguan nė mėnyrė shumė tė ngathėt pas krimit tė bujshėm. Ata nuk bėnė represion pas vrasjes, madje nuk internuan as familjen e Ēerēiz Topullit. Lufta e famshme e Mashkullores, ku u rrethua Ēerēizi me njė pjesė tė ēetės (gjashtė vetė), ndodhi vetėm mė 18 mars, pra pas nėntė ditėsh, dhe jo si rezultat i njė operacioni kėrkimor, por pas njė informate. Fakti qė ēeta gjendej nė Mashkullorė, nė shtėpinė e pjesėtarit tė ēetės Zeman Haskaj (Mashkullore), kur shtėpitė e anėtarėve tė ēetės kaq pranė qytetit, sigurisht qė do tė mbaheshin nė mbikėqyrje, tregohen se ata nuk ndiheshin tė rrezikuar nga autoritetet osmane. Mėnyra se si u bė rrethimi, dhe se si u zhvillua lufta, tregon se ndėr rrethuesit kishte xhonturq qė nuk donin tu bėnin keq tė rrethuarve dhe tė tjerė qė donin ti kapnin, ose ti asgjėsonin, por qė nuk mund ta bėnin kėtė, derisa kishte tradhti brenda radhėve tė rrethuesve. Derisa ndėr tė rrethuarit nuk qe asnjė nga atentatorėt, kjo bėri qė turqit tė heqin rrethimin. Kėnga e famshme e betejės, nė versionin e parė ka qenė:
Te rrapi nė Mashkullorė,
foli Ēerēizi me gojė,
mylazim largo taborrė,
tė kuqemi, tė bėhemi me bojė,
pėr horrllėqe nuk e kem zakonė,
burra me namuz na thonė.
Fakti qė Ēerēizi me tė vetėt, madje hynė nė qytetin e Gjirokastrės pas dy ditėsh, tregon se ai qe nė marrėveshje me njė pjesė tė autoriteteve osmane. Gjirokastritėt qenė njerėz paqėsorė dhe atje nuk qe shkrehur kurrė njė pushkė kundėr forcave osmane. Prandaj, kjo luftė bėri bujė tė madhe. Gjirokastritėt Luftėn e Mashkullores e quajtėn thjesht «Lufta e Gjulos».
Muajt kaluan njėri pas tjetrit dhe nė verė u hap lajmi se Gjuloja ishte shtatzėnė. Pjesės mė tė madhe tė njerėzve kjo gjė iu duk si njė tjetėr shaka e rėndė. Derisa Gjuloja nuk kishte dalė mė ndėr shtėpitė e miqve dhe fqinjėve pas skandalit me bimbashin, ky thashethem vazhdoi tė fryhej. Tash njerėzit prisnin se kur do tė lindte Gjuloja, pėr tė bėrė llogari keqdashėse Nė rast se ajo do tė lindte nė tetor, atėherė nuk kishte dyshim qė fėmija do tė ishte i bimbashit, derisa nga shkurti nė tetor qenė pikėrisht nėntė muaj. Pikėrisht nė tetor, nėntė muaj pas skandalit tė Gjulos me bimbashin, Gjuloja lindi djalė. Pėr tė gjithė tashmė nuk kishte dyshim se fėmija ishte i biri i bimbashit.
Sipas traditės, tė porsalindurit duhet ti kishin vėnė emrin e gjyshit, Nexhip, derisa edhe vėllait tė madh tė tij, i patėn vėnė emrin Beqir, sipas emrit tė xhaxhait tė babait. Nexhmije Hoxha thotė se babai zyrtar i Enver Hoxhės, Mulla Halili donte ti vinte djalit tė parė tė Enverit emrin «Beqir»:
Unė me anenė ia kemi gjetur, duam tia vėmė Beqir (nė kujtim tė djalit, qė u kishte vdekur). Unė ngriva, smė pėlqente gjėkundi ky emėr. Me Enverin kishim rėnė dakord tia vinim Ilir. Enveri, duke qeshur, mė shkeli syrin dhe i tha: «Mirė, ia vėmė Beqir, por do t i vėmė edhe njė emėr tė dytė... Ilir». Xhaxhai e mori nė duar, i kėndoi diēka, njė «dua», qė nuk e morėm vesh se ēdonte tė thoshte dhe pastaj i foli nė vesh tri herė «Beqir, Beqir, Beqir».
Por, kur u lind Enveri, duke parė rrethanat e lindjes, nuk e gjetėn me vend ti vėnė emrin «Nexhip». Meqenėse porsa ishte bėrė revolucioni xhonturk (nė korrik) heroi i tė cilit ishte Enver beu, tė porsalindurit i vunė emrin «Enver». Emrin ia vuri Iljaz Hoxha, njė konspirator xhonturk, qė do tė ishte mėsuesi i Enver Hoxhės nė shkollėn fillore. Ėshtė domethėnėse qė Enver Hoxha edhe kur rrėfen nė kujtimet e veta episodin se si i vunė emrin, i referohet tregimit tė nėnės dhe jo tė babait:
Xha Iljazi ma kishte vėnė mua emrin kur linda. Pleqtė e thirrėn, siē mė ka thėnė aneja, dhe i thanė tė mė vinte emrin. Ai bisedoi me ta dhe sė toku zgjodhėn emrin «Enver». «Iljazi ta kėndoi nė vesh, pastaj e mbajtėm pėr drekė» mė thoshte aneja.
Nuk ėshtė ironi e vogėl qė, i porsalinduri i cili mori emrin e heroit tė revolucionit, ishte nė fakt i biri i mbrojtėsit fanatik tė ancient regime, bimbashit besnik tė sulltanit! Por, gjithsesi, nė njė sens tė sigurt, i porsalinduri e kishte merituar emrin, duke kontribuar nė revolucionin xhonturk, qė kur ishte nė barkun e nėnės. Nė Gjirokastėr tė porsalindurin e quajtėn me ironi «Enveri i Halilėve», meqenėse edhe babai i vet legal, edhe babai i vet biologjik, quheshin «Halil». Me kalimin e viteve gjirokastritėt do tė gjenin tek djali qė rritej shenjat se ai nuk qe i biri i Halil Hoxhės, por i Halilit tjetėr, bimbashit. Enver Hoxha do tė bėhej i gjatė, ndėrsa i ati legal ishte i shkurtėr. Enver Hoxha do tė bėhej ezmer ndėrsa i ati i tij qe i bardhė, ashtu dhe nėna. Enver Hoxha ėshtė nė realitet i biri i bimbashit Halil Musa beut. Nė fėmijėri ai i kishte vuajtur shumė talljet e shokėve pėr kėtė gjė, dhe kjo kishte bėrė qė tek ai tė kultivohej njė ndjenjė refuzimi ndaj tė atit, njė resentiment ndaj tij.
Enver Hoxha, nė kujtimet e veta, flet shumė dhe me dashuri pėr xhaxhanė, pėr tė cilin thotė se e thėrrisnin «baba», ndėrsa pėr babanė e vet legal nuk shpreh asnjė sentiment, me pėrjashtim tė njė episodi kur flet nė pėrgjithėsi pėr familjen, me rastin e ndarjes nga familja, kur shkoi nė Liceun e Korēės:
Mė nė fund dita e gėzuar erdhi, por megjithėkėtė zemrėn e kisha prapė tė trishtuar, pse mė vinte keq qė do tė lija vetėm xhaxhanė, anenė, Sanon, tė dashurit e mi, qė i doja dhe mė donin me gjithė shpirt. Ishte hera e parė qė ndahesha prej tyre, mė dukej sikur i lija nė mes tė katėr rrugėve. Ata vetėm mua mė kishin, nga mua pritnin, tek unė e shikonin tė ardhmen e tyre. E gjithė bota e tyre isha unė.
Ėshtė shumė interesante se Enver Hoxha, pėr babanė e vet nuk tregon asnjė episod qė ti ketė mbetur nė mendje nga fėmijėria dhe rinia. Nuk thotė as se si e pėrjetoi ikjen e babait zyrtar nė emigracion, nė SHBA, kur Enver Hoxha ishte 6 vjeē (diēka duhet tė mbante mend), as se e merrte malli pėr babanė, dhe as tregon pėr ndjenjat e tij kur babai u kthye nga SHBA nė 1919, kur Enver Hoxha ishte 11 vjeē. Nga kujtimet e veta pėr moshėn e vegjėlisė, kuptohet se Enveri i vogėl ishte krejt ndryshe nga fėmijėt e emigrantėve tė tjerė dhe nėna e tij qe krejt ndryshe nga gratė e emigrantėve. As nėna dhe as djali nuk kishin mall pėr burrin dhe babanė emigrant, qė gjendej pėrtej oqeanit nė SHBA. Enveri nuk tregon nė kujtimet e veta asnjė episod qė ai ta pyeste nėnėn se kur do tė vijė babai, ku tė thoshte se e ka marrė malli pėr babanė, ose qė nėna ti thoshte se sa bukur do tė ishte kur tė kthehej babai dhe sa gjėra tė mira do ti sillte. As mė pas nuk tregon asnjė episod pėr babanė. Nė kujtimet babanė e pėrmend shumė rrallė dhe vetėm kur ėshtė fjala pėr para. Kėshtu, ai shkruan pėr kohėn kur shkoi nė liceun e Korēės, nė 1927, nė moshėn 19 vjeē:
Xhaxhai mori borxh dhe mė bėri njė pallto tė trashė pėr dimėr dhe njė palė kėpucė.
Po pėr kėtė kohė, kur shkoi nė Liceun e Korēės, ai shkruan:
Mbetej kasketa, «uniforma» e vetme e liceut. Ia rropa kokėn xhaxhait dhe ai porositi babanė e Samuel Ēifutit qė ma solli nga Janina.
Dhe pėrsėri:
Xhaxhai, kur kishte, si tė ndodhte, mė jepte nga njė gjysmė o njė lek ditėn. Ky ishte gjithė «hashllėku» im i studentit.
Nė kujtimet e Enver Hoxhės biseda e parė me babanė legal ėshtė nė 1927, nė moshėn 19 vjeē, pėrsėri pėr para:
Xhaxhai nuk mungoi tė mė thoshte:
«Shih, Enver, ti e di qė ne jemi tė varfėr, pare nuk kemi tė tė dėrgojmė, prandaj nuk ke ēkėrkon nga ne. Unė do tė jap njė napolon hashllėk, ruaje mos e prish kije pėr ndonjė hall tė keq». Dhe me kėtė rast mė bėnte llogaritė qė «mora borxh kaq dhe kaq mė bėnė kėpucėt, kaq kėmishėt, kaq ēorapet, kaq kapelloja, kaq navlloja», «rruga deri nė Korēė» etj.
Por Enver Hoxha sjell nė kujtimet e veta shumė sentimente tė vetat tė fėmijėrisė dhe rinisė pėr njerėz tė ndryshėm tė rritur, tė moshės sė babait tė vet zyrtar, deri edhe pėr Vehip Qorrin, lypėsin qė i binte fyellit dhe bėnte bejte. Nė kujtimet e veta thotė se kur kthehej nė Gjirokastėr, me pushimet e shkollės, si kur ishte nė Lice nė Korēė, ashtu dhe kur ishte nė Francė, shkonte tė takonte Vehip Qorrin:
Vehipi kishte njė vesh tė ēuditshėm. Ai ma njihte zėrin edhe kur mė humbiste nga sytė pėr vite tė tėra. Kėshtu kur kthehesha nga Korēa apo nga Franca, bile edhe kur u ktheva nga lufta dhe vajta pas kaq vjetėsh nė Gjirokastėr, ngjiste e njėjta gjė me tė. Mjaftonte ti thosha:
-Vehip, si tė kam me shėndet?
Ai shtangej pėr njė moment nė vend, mė shikonte i gėzuar me ata sy tė zbrazėt dhe i gėzuar mė pėrgjigjej, pa i thėnė kush isha:
-Ah, erdhe Enver?
Asgjė kaq tė ndjerė nuk do tė gjeni nė kujtimet e Enver Hoxhės pėr babanė e vet zyrtar, Halilin, madje nuk do tė gjeni asgjė sadopak tė ndjerė. Enver Hoxha, nė ditarin e vet nuk shkruan asnjė rresht pėr vdekjen e babait, por shkruan pėr vdekjen e Iljaz Hoxhės, mėsuesit tė tij tė shkollės fillore dhe njėkohėsisht kushėririt tė babait tė vet. Mė 24 mars 1960, Enver Hoxha shkruan nė ditar:
Mė lajmėruan vdekjen e xha Iljaz Hoxhės (83 vjeē) nga Gjirokastra, mėsuesit tim tė parė. I dėrgova telegram ngushėllimi gruas sė tij.
Duket qartė se Enver Hoxha ka njė ndjenjė refuzimi, njė resentiment ndaj tė atit tė vet zyrtar. Enver Hoxha nuk e ka pėrmendur kurrė publikisht tė atin e vet, nė fjalimet e veta ndryshe nga ēka bėrė me nėnėn. Mė 27 maj 1969, Enver Hoxha, nė fjalimin qė mbajti nė mitingun nė fshatin Picar (fshati i Shefqet Peēit), nė pjesėn e Kurveleshit qė ėshtė nė Gjirokastėr, fjalim ky qė nė veprat e tij u botua me titullin: «Labėria- njė nga kolonat e ēelikta tė Partisė», tha:
Kur isha vogėl nėna mė thoshte: «Enver, o djalė, kėtė djathė, qumėsht e mish qė tė rritin, prodhojnė labėt; kėta drunj e kėtė kongjill qė po tė vė nė mangall pėr tė ngrohur duart nė dimėr, qė tė mund tė shkruash e tė mėsosh dhe qė kėtė dituri ta vėsh nė shėrbim tė popullit kur tė rritesh, bėjnė labėt; kėtė lesh me tė cilin tė bėj ēorapet e fanellat, si dhe leshin e palarė, qė, pasi ta spėrkat me raki, ta vė nė gjoks kur tė ftohesh, e marrim nga labėt». Tė gjitha kėto fjalė tė nėnės zienin nė atė kohė nė kokėn time tė vogėl, por dalėngadalė e duke u rritur fillova edhe unė tė kuptoja jetėn.
Por Enver Hoxha kėtu nuk thotė qė babai ti ketė folur pėr trimėrinė e lebėrve dhe historinė e tyre. Kjo ėshtė domethėnėse. Enver Hoxha, pėrveēse e pėrmend nė shumė episode tė ndjera, nė kujtimet e veta, e pėrmend publikisht nė letrėn e pėrshėndetjes qė i ēon nė 1963 shkollės sė vet (gjimnazit), me rastin e 40-vjetorit tė ēeljes. Ky resentiment i Enver Hoxhės ndaj tė atit ra nė sy dhe u bėnė dy sajesa nė 1983 dhe nė 1984 nė botimet e tij. Kur u botua vepra 38 e Enver Hoxhės, nė 1983, u pa se Enver Hoxha, nė 16 tetor 1968, kishte thėnė nė njė bisedė me njė grup grash mes tė cilave ishte dhe nėna e Pal Mėlyshit:
Edhe babai im, megjithėse plak, kur mori vesh se si u vra Pali tha: «I lumtė kėtij djali trim qė ra nė krye tė detyrės pėr mbrojtjen e interesave tė atdheut».
Po ē kishte tė bėnte kėtu fakti qė babai i tij ishte plak, apo se u lodh qė tha kėto fjalė? Gjithsesi, nuk duket e besueshme qė Mulla Halili tė kishte folur kėshtu. Ai nuk mori pjesė nė asnjė lloj mėnyre nė lėvizjen antiosmane edhe pse moshėn dhe shėndetin i kishte tė mirė pėr kėtė gjė.
Pastaj, duket se pėrsėri pėr tė kompensuar mungesėn, Enver Hoxha e pėrmend babanė nė njė libėr me kujtime tė botuar nė 1984, pėr njė episod qė ai ia kishte treguar kur Enver Hoxha u rikthye nė Tiranė, nė nėntor 1944:
Pak ditė pasi nė Berat qe krijuar e shpallur Qeveria jonė Demokratike, e kishte ndalur nė rrugė njė i njohur i vjetėr, ballist dhe gjithė qesėndi i kishte thėnė:
«E, o Halil, si e ndien veten tani qė u bėre babai i zotit kryeministėr?».
«Si gjithė vegjėlia», i qe pėrgjigjur qetė-qetė babai dhe, pa ia zgjatur, kishte bėrė tė vazhdonte udhėn, por ai e kishte zėnė pėr krahu. «Je qerrata i madh ti Halil, bėn mirė qė se vret pėrpjetė, se e di mirė qė Qeveria e djalit tėnd se ka tė gjatė». «Ēthua, more edepsėz!», ia kishte kthyer babai, por ballisti kishte vazhduar: «E pse, kjo qeveri, me nder, e bythėgrisurve qė po vijnė nga malet, kjo qeveri e rigonit do ta nxjerrė nė selamet Shqipėrinė!»
«Jazėk! Ia ktheva, - mė tregonte plaku. - Qeveria sėshtė e djalit tim, por e popullit, more edepsėz i edepsėzėve, dhe do tė rrojė sa tė rrojė populli!...».
E gjithė kjo ėshtė njė pikė uji nė kujtimet oqeanike tė Enver Hoxhės, por edhe kėtu nuk ka ndjenjė. Enver Hoxha nuk tregon asfare pėr takimin me tė atin pas kthimit nga lufta.
Gjithashtu, Enver Hoxha, edhe pse pėrmend nė kujtimet e veta gjyshen e vet nga babai, e cila thirrej Jeko, dhe qė jetonte gjatė fėmijėrisė sė tij, nuk pėrmend asgjė pėr vdekjen e saj dhe si e pėrjetoi atė. Sigurisht gjyshja nga babai, nuk shprehte ndonjė dashuri pėr Enverin e vogėl, tė cilin e shikonte si dėshmi tė turpit tė familjes, prandaj dhe Enveri nė kujtimet ia kthen me tė njėjtėn monedhė, duke pėrmendur me dashuri Rabo jevgėn dhe jo gjyshen e vet. Por ekzistojnė dhe gjėra tė tjera qė tė bėjnė tė besosh se Enver Hoxha ishte biri biologjik i bimbashit Halil Musa beu. Bashkėshortja e Enver Hoxhės, Nexhmije Hoxha shkruan nė kujtimet e saj:
Disa nga familjarėt e Enverit kishin pas vuajtur nga migrena (dhimbja e kokės), dy nga motrat e tij e kishin trashėguar, kurse Enveri fatmirėsisht jo.
Enver Hoxha kishte tre motra, dy nga tė cilat del se vuanin nga migrena. Derisa ai nuk vuante, ka shumė mundėsi qė migrenėn ato ta kishin trashėguar nga babai i tyre, ndėrsa Enveri nuk e kishte marrė, pėr shkak se ai nuk ishte i biri biologjik i Halil Hoxhės, por i Halilit tjetėr, bimbashit.
Nė moshėn 65 vjeē, Enver Hoxha pėsoi njė infarkt tė miokardit, gjė qė praktikisht e shkatėrroi shėndetin e tij deri nė fund tė jetės, pas 12 vjetėsh. Me kėtė ai nuk i ngjau babait tė tij qė pati shėndet tė mirė dhe jetoi 92 vjeē. Madje, kėtė gjė nuk mund tė thuhej se e trashėgoi nga nėna, e cila gjithashtu jetoi 92 vjeē.
Djali i porsalindur, me emrin qė i vunė, dukej sikur ishte njė revolucionar i predestinuar. Ai lindi nė njė vit revolucionar, mori emrin e njė prijėsi revolucionar dhe praktikisht kontribuoi nė revolucion, qė para se tė lindte. Por, duke konsideruar se ai qe biri biologjik i njė gardiani konservator tė ancient regime, tek djali i ri dukej se kishte mė tepėr njė predestinim falstafian. Rrethanat e lindjes sė tij dhe emri qė i dhanė duket se qenė njė kombinacion bizarr, ironik, qė parathoshte njė jetė prej revolucionari fals, nė njė dualitet «Taras»- «Herman».
Krijoni Kontakt