Platon,
Vie de Platon. Jeta e Tij (428-347)
Platoni rridhte nga nje familje aristokratike e Athines. Nga ana e nenes, ai ngjitej deri ne nje vella te Solonit ; nga babai tek mbreti Kodrus. Ishte pra, i lidhur ngushte me Athinen, kete qytet qe kishte prodhuar ligjet e Solonit, mundur Perset, shpetuar lirine, krijuar tragjedine dhe ndertuar Acropolin. Kjo origjine i jepte superioritetin, moskokēarjen, pavaresine shpirterore qe fshihnin disiplinen e rrepte te nje jete krejtesisht prodhuese.
20 vjeē ai u lidh me Sokratin. Sdihet mire ēfare beri te mundur kete miqesi, mes nje te riu aristokrat dhe nje qytetari modest, perveē qe ajo sgjati nga 408 deri ne 399, diten kur Sokrati u egzekutua. Ne vitet 389, 388 - Platon kishte 40 vjeē- kur ai vizitoi « Greqine e Madhe » dmth Italine meridionale dhe Siēiline. Atje u njoh me Pithagoricienet, tiranin e Sirakuzes, Denys lAncien.( plak) U njoh me Dionin, baxhanakun, nje te ri 20 vjeēar, i cili ju bashkua me entuziazem filozofit dhe ideve te tij. Ne kthim ( rreth 388), Platon formoi Akademine. Ai kishte 60 vjeē kur Aristoteli qe ishte 20 ju bashkua rrethit te nxenesve dhe miqve te tij, per te qendruar deri ne vdekjen e filozofit, ne 347.
Denys vdiq ne 367. djali tij Denys le Jeune ( i ri) dhe Dioni e theriten Platonin ne Sirakuze. Tirani donte te ndertonte nje shtet te ri, me pjesmarjen e filozofit. Ky qe nje rast unik qe Platoni te vinte ne jete idete e tij politike. Por qe gjate vizites se pare ne 366-365, midis tyre pati mosmarveshje. Pas pese vitesh, (361-360) Platonit i prishet prap mendja, megjithese edhe kete here pa rezultat. Ne ket kohe ai kishte 67 vjeē ; me vone Dioni rekrutoi nje ushtri duke dashur te formoje vete « shtetin platonik » por ate e vrane ne 354. Platon ne kete kohe kishte 74 vjeē. Miqesite e tij me te medha ishin me Sokratin, 40 vjeē me i madh ne moshe dhe me vone me Dionin, 20 vjeē me te ri. Mbas vdekjes se ketij te fundit, ai jetoi akoma dhe shtate vite.
Platoni lindi ne momentin kur Perikliu vdiq ; femije dhe me vone i ri, asistoi ne shkretimin e Athines, ne nderrime te partive e kushtetutave, ne ngjarjet e turbullta qe sollen katasrofen politike. Jeta e tij shtrihet ne prag te ndyshimeve te medha, qe do te transformonin jeten e Qytetit ne ate te nje Shteti te Madh, jeten greke ne ate hellene. Megjithe rrebeshin e ndryshimeve, ardhjen e shkaterimit, ai nuk e vuri re boten e re qe po lindte ne renojat e se pares. Ne keto rrethana shtyre nga tradita e familjes, djali i ri do te hidhej me pasion ne jeten politike, duke pranuar ne te njejten kohe qe situata ishte pa rrugedalje dhe e deshperuar.
Pas vdekjes se Sokratit, ai morri vendimin radikal te terhiqej nga politika, e te jetonte vetem per filozofine, i gatshem prapseprap te bashkepunonte neqoftese do te kishin nevoje per te, ne te tjera rrethana. Keto, vet ai i ben me dije ne nje leter drejtuar miqve te Dionit, pas vdekjes se ketij. Ne « letren e shtate »,(324 e) e vetmja leter ne te cilen ai hapet dhe shpreh pershtypjet e tija ne lidhje me politiken, se si ajo ne te ri do ta shpinte zhgenjim pas zhgenjimi. Menjehere pas katastrofes, ( 404) kishte pasur nje oligarki aristokratike, e cila ishte aq e eger, armike e ēdo lirie, sa gjendja e meparshme perpara saj ishte lule. Platoni nuk u perzie. Kur demokracia u vendos ne 403, i dha shprese per mundesi te reja, por ishte ajo qe do ta akuzonte dhe egzekutonte Sokratin. « arrij ne bindjen, thote Platoni, qe te gjitha shtetet aktuale, te marra bashke dhe veēmas jane te kequdhehequra .. sepse legjislacioni i tyre eshte pothuaj i pa efektshem, pa pergatitje energjike te ndihmuara nga rrethana shanci. » ( lettre VII, 326 a, cf. Rép. V,473 d.) « sme mbetet veē ti falem filozofise se vertete, te proklamoj qe vetem nen driten e saj ne mund te dallojme ku eshte drejtesia ne jeten publike e private, si dhe ne ate te individit. Pra hallet nuk do te perfundojne per njerezit derisa raca e filozofeve te vertete dhe autentike te mos arrije ne pushtet, ose kur shefat e qyteteve, nen ndikimin e qiejve, te mos vihen te filozofojne pernjimend. »
Kur rasti ju dha ( ne Siracuze), Platoni me guxim pati ndermarre aplikime politike, pa kompromis. Ai donte te organizonte nje qytet ( polis) ne teresine etij, sdonte te angazhohej ne nje politike te pjesshme, te ēfaredoshme, me vepru per te miren e njerezise kur i thone. O gjithēka, o asgje. E vetmja politike e drejte, i qe dukur ajo e cila te mund te formonte moralin e ri, duke ngritur njeriun te ndihej me te vertete njeri. Gjithmone mendimi i tij ka permbledhe edhe politiken. Vepra me e madhe, ne moshe te pjekur trajtonte Republiken ; me e gjera, qe e mbarroi ne pleqeri, trajtoi Ligjet. Por megjithese i lidhur me pasion me kete teme, politika nuk ishte per te qellimi final : kjo nuk pėrgohej veēse ne kerkimin per nje filozofi te vertete
Krijoni Kontakt