Postuar më parë nga
angert
Biografia
Behxhet Pacolli u lind në Marec, fshat jo larg prishtine
është i biri i Isa dhe Nazmije Pacollit.
Pas shkollës fillore dhe të mesme, Pacolli kaloi në Prishtinë
që të vazhdonte shkollimin e tij.
Pas katër viteve ai përfundoi nivelin e Gjimnazit dhe Pedagogjisë.
Në vitin 1970 Pacolli shkoi në Hamburg ku diplomoi në Ekonomi – Marketing dhe Menaxhim.
Karriera në biznes
Në vitin 1974, Pacolli përfundoi shërbimin ushtarak dhe u kthye në Kosovë.
Në vitin 1976 Pacolli shkoi nga Kosova për të punuar si menaxher i shitjes për kompaninë austriake Peter Zimmer.
Prej vitit 1977 deri në vitin 1990 Pacolli ka punuar në Interplastica Engineering si menaxher i lartë.
Në vitin 1982 Pacolli specializoi në Marketing dhe Menaxhim në Moessinger Institute, Cyrih.
Në vitin 1990, pas një marrëveshjeje paqësore me shokun dhe ish shefin e tij Max Gygax, Pacolli la Interplastikën që ta krijonte Mabetex Project Management (më vonë e njohur si Mabetex Group).
Pacolli sot është kryetar dhe CEO i Mabetex Group, një kompani që si aktivitet themelor ka studimin, planifikimin, projektimin dhe ndërtimtarinë globale dhe e cila ka 19 përfaqësi anembanë botës, duke përfshirë Amerikën, Evropën, Afrikën dhe Azinë.
Më 1992, gjatë realizimit të projekteve ndërtimore në Yakutsk, Rusi, Pacolli bashkëpunoi me kryetarin e komunës të Yakutsk Pavel Borodin.
Më 1993, pasi Borodini u emërua menaxher i pronave presidenciale, Mabetex-it iu ofrua një kontratë ndërtimore për renovimin e Kremlinit të Moskës.
Gjatë viteve 1998-1999 prokurori i përgjithshëm i Rusisë Yury Skuratov filloi një hetim kundër anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Jelcin për të cilët dyshohej për marrje të mitos edhe nga Mabetex-i.
Ky hetim u hodh poshtë pas mandatit të tij.
Në vitin 2000, Pacolli paditi Skuratovin për shpifje dhe fitoi gjyqin.
Gjatë viteve 2000-2001, përderisa hetohej rasti i shpëlarjes së parave ndaj Borodinit, i cili u arrestua në SHBA,
Pacolli u përfol për dhënie të mitos zyrtarëve të lartë rusë dhe vetëm njëherë u thirr në bisedë në hetuesinë Zvicerane.
Akuzat u tërhoqën në mungesë të dëshmive
Inkuadrimi në politikë
Kohëve të fundit Pacolli u inkuadrua në politikën kosovare. Më 17 Mars 2007 ai e themeloi partinë Aleanca Kosova e Re, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 u rradhit si partia e tretë më e votuar. Ajo fitoi 13 vende në Parlamentin e Kosovës.
[redakto] Jeta personale
Në vitin 1996 Pacolli u martua me këngëtaren italiane me prejardhje shqiptare Anna Oxa. Kjo martesë zgjati deri në vitin 2002. Pacolli është baba i një djali dhe tri vajzave. Ai posedon dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare.
Aktivitetet kryesore
Pacolli punoi në ndërtimin e qytetit verior të Rusisë, Yakutsk. Në vitin 1992 ai shkoi në Yakutsk në republikën më të madhe veriore të Federatës Ruse që të merrej me aktivitetet e ndërtimit, duke filluar nga spitali i madh modern Qendra Shëndetësore për Nëna dhe Fëmijë (Yakutsk). Në këtë mënyrë ai ra në kontakt me Pavel Borodinin, i cili u emërua menaxher i pronave presidenciale ai kontaktoi Pacollin për fillimin e punëve ndërtimore në Moskë, duke filluar me renovimin komplet të ish Parlamentit të Federatës Ruse "Shtëpia e Bardhë", pas bombardimit në Moskë (Shtator 1993 – Qershor 1994), renovimin e Ndërtesës së Këshillit Federativ të Rusisë dhe të Dumës Shtetërore (Shtator 1993 – deri në fund të 1994), renovimin e hotelit të parë luksoz në epokën e re ruse, Swiss Diamond Hotel Moscow (1995 – 1997), si dhe renovimin e kompleksit të ndërtesave historike në Kremlin (1995 – 1996). Në Norilsk dhe Stary Oskol ai ndërtoi spitaliet e përgjithshme.
Përpos Rusisë, aktivitetet e tij ndërtuese u zvilluan edhe në Itali, Kazakistan dhe Uzbekistan. Pacolli bëri projektin për renovimin e teatrit La Fenice pas djegies së tij. Në Kazakistan, ai bëri ndërtimin e qendrave kryesore qeveritare të kryeqytetit të ri, Astana. Projekti i tij, pallati presidencial “Akkorda” u shpërblye nga Qeveria e Kazakistanit [7]. Në Kazakistan Pacolli gjithashtu bëri ndërtimin e disa qendrave spitalore, universitare dhe sportive. Në Uzbekistan Pacolli u shpërblye për ndërtimin cilësor të ndërtesës së Komunës së Tashkentit.
[redakto] Aktivitetet tjera
Pacolli dha ndihmën humanitare në kampin e refugjatëve në Mal të Zi dhe në Kukës si dhe ndihmën e koordinuar në Kosovë pas mbarimit të luftës. Përveç kësaj, Pacolli dhuroi 5.1 milion euro për ndërtimin dhe furnizimin komplet të Universitetit Amerikan në Prishtinë[8]. Në vitin 2004, Pacolli bëri të mundur lirimin e tre punëtorëve të OKB-së të marrur peng në Afganistan (Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan) [9]. Në vitin 2006 ai gjithashtu ndihmoi në lirimin e korrespondentit italian Gabriele Torsellos i cili ishte rrëmbyer në Afganistan [10] [11]. Pacolli kontriboi në zgjerimin e ndërtesës qëndrore të Universitetit të Prishtinës. Ai bëri edhe restaurimin e Xhamisë së Llapit, monument ky i shekullit XIV.
Fondacionet e Behgjet Pacollit
* Fondacioni Humanitar Behgjet Pacolli [12]
* Fork (Fondacioni për Organizimin dhe Ristrukturimin e Kosovës)
* Fondacioni Ibrahim Kodra
* Fondacioni SEED (Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore) financim dhe mbështetje për Konferencat Ndërkombëtare dhe Logjistikë
* AKR – Aleanca Kosova e Re, Organizata për lobim (Alliance For New Kosovo) në Washington D.C. Deri 2007 veproi për lobim për pavarësinë e Kosovës.
Krijoni Kontakt