Berisha në Afganistan: Me zemër dhe mendje çdo ditë jam me ju, këtu
Kryeministri Berisha vizitoi bazën ushtarake ajrore të Kandaharit, ku u prit nga Komandanti i Njësisë Shqiptare, Nënkolonel Behar Mara dhe Zëvendëskomandanti i Komandës Rajonale Jugore Chriss Fields. Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH), Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi. Kryeministri mori vlerësimet më të larta për përformancën e shkëlqyer të ushtarakëve shqiptare dhe duke shfrytëzuar këtë vizitë, ata i ri shprehën Kryeministrit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së Kapiten Veti Voglit dhe vlerësimin më të madh për të si një oficer dhe mik i shkëlqyer.
http://botasot.info/reklama/April-15-18-2-37Herat.jpg
Nga kjo bazë, Kryeministri Berisha iu drejtua bazës operacionale Spin Buldog në Kandahar, në të cilën ndodhen të dislokuar së bashku me njësitë amerikane edhe kontingjenti “Eagle 4”, i përbërë nga 44 ushtarakë të Forcave Speciale të Republikës së Shqipërisë. Pjesë e këtij kontingjenti ishte edhe Kapiteni Feti Vogli.
Në vijim, në mjediset e bazës u zhvillua një ceremoni për nder të vizitës së Kryeministrit Berisha. Gjatë saj, Komandanti amerikan i bazës, Kolonel Johnson theksoi në fjalën e tij se ushtarakët shqiptare të Forcave Speciale “Eagle 4” që shërbejnë në Kandahar janë ndër ushtarakët më të mirë që ai ka njohur gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, të përkushtuar, luajalë e të vendosur. Unë, - tha Kolonel Johnson - ia kam besuar dhe do t’ia besoja jetën time, në çdo moment, këtyre ushtarakëve të shkëlqyer.
Koloneli Johnson, duke prezantuar para ushtarakëve amerikanë Kryeministrin Berisha, theksoi se është një nder i jashtëzakonshëm të kemi sot, mes nesh, një figure kaq të spikatur, që prej njëzet vjetësh i është përkushtuar tërësisht, me vizion e vendosmëri, konsolidimit të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Kjo vizite, tha ai, është një inspirim dhe një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ushtarakët që shërbejnë në këtë bazë.
http://botasot.info/reklama/April-15...arbriefing.jpg
Kryeministri u shprehu ushtarakëve tanë mirënjohjen më të thellë të tij, të qeverisë dhe popullit shqiptar për përfaqësimin me dinjitet të lartë të Shqipërisë, në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në mbështetje të popullit afgan.
http://botasot.info/reklama/April-15-18-2-59Herat2.jpg
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha zhvilloi takime edhe përfaqësuesin civil më të lartë të NATO-s në Shtabin e ISAF, ambasadorin Simon Gass, me Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Asistencës, njëkohësisht Komandant i Forcave Amerikane në Afganistan, Gjeneral John Allen, komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore Gjeneral Brigade Luigi Chapperini, Zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Jugore Gjeneral Majorin Javier Cabeza.BS
Krijoni Kontakt