22 Prill 2011 - 07:35 | Shqiperi
Bovilla që i pimë ujin pa siguri, bagëtitë e mbeturinat në liqen
TIRANE-Liqeni i Bovillës, baseni më i madh i ujit që furnizon kryeqytetin me ujë të pijshëm, edhe pse është një objekt i një rëndësie të veçantë nuk ka asnjë masë sigurie. E perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon fakte tronditese qe pohojne se në ambientet e këtij baseni mund të hyjë kushdo dhe mund të hedhë çfarë të dojë në të, pasi asnjë punonjës nuk të ndalon.
Kjo për arsye se në digën e Bovillës kalon edhe rruga që të lidh me pjesën tjetër të zonës ku ka shtëpi banimi.
Banorë të zonës shprehen se gjatë verës ujërat e këtij baseni shndërrohen në plazhin e tyre privat. E vetmja pjesë ku nuk të lënë të hysh është zona e tunelit, ku është hyrja në dhomën e komandimit e nga ku hapen e mbyllen portat për furnizimin me ujë të kryeqytetit. Faktin që nuk e ruan kush këtë basen e dëshmojnë edhe bidonët plastikë që notojnë mbi ujë, apo bagëtitë që hyjnë lirisht e pinë aty ujë pasi nuk ka asnjë rrethim.
Gazeta Shqiptare sjell deshmi te banoreve te zones ku pohohet se ne Boville u jepen uje bagetive te zones si dhe kur kane vape lahen vete ne te. Ndersa nje tjeter pohon se vjet ne ujrat e Bovilles eshte gjetur dhe nje gomar i ngordhur.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt