Muajin qe vjen do te mbahen zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera parlamentare te mbajtura me pare ne Shqiperi, keto zgjedhje bejne dallim pasi dy nga problemet me te kundershtuara nga pozita dhe opozita ne keto 17 vjet kane marre nje zgjidhje me kompromis nga te dyja palet: kodi i ri zgjedhor ne parlament u votua me mirekuptim si nga pozita edhe nga opozita; gjithashtu e vecanta tjeter e ketyre zgjedhjeve eshte se shqiptaret do te shkojne te votojne me kartat e reja te identitetit qe jane moderne dhe u parandalojne abuzimet e manipulimet e votave qe kane ndodhur ne te shkuaren.
E vecanta tjeter e ketyre zgjedhjeve eshte sepse ato mbahen ne nje moment historik per historine e shtetit dhe popullit shqiptar: Shqiperia eshte tashme nje shtet anetar me te drejta te plota ne NATO dhe qeveria shqiptare vetem nje muaj me pare ka bere depozitimin e kerkeses zyrtare ne Bruksel per anetaresim me te drejta te plota edhe ne Bashkimin Evropian. Zgjedhjet parlamentare te muajit qe vjen shihen nga vezhguesit e brendshem e te huaj si testi me i mire i konsolidimit te demokracise se re shqiptare dhe maturimit te elektoratit dhe klases politike shqiptare.
Sic eshte kthyer ne nje tradite tashme ne Forumin Shqiptar, sondazhi yne eshte sondazhi me i gjere e me transparent, rezultati i te cilit ka qene gjithmone me prane rezultatit real te zgjedhjeve se cdo sondazh tjeter zgjedhor mbajtur nga mediat shqiptare. Sondazhi yne eshte i thjeshte: cdo anetar i regjistruar i forumit jep voten e tij mbi zgjedhjet parlamentare dhe argumenton me nje mesazh ne vazhdim se perse votoi per ate alternative.
Cilen alternative politike do te mbeshtesni me voten tuaj ne zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi?
Cilat jane arsyet qe ju shtyne qe te zgjidhni kete alternative?
Si ne cdo sondazh, jeni te lutur qe pasi te votoni te beni edhe nje postim te vetem ne te cilin argumentoni zgjedhjen tuaj. Nuk ka nevoje te replikoni voten dhe argumentet e njeri-tjetrit, secili ka voten e tij dhe mendimin e tyre. Ky eshte nje sondazh dhe jo nje teme per diskutim, ka plot tema te tjera per diskutim ne forumin shqiptar.
Suksese te gjitha forcave politike qe marrin pjese ne gare,
Albo
Krijoni Kontakt